Cfare Eshte Psikologjia???

WxP

Staf në FV.AL
Ne shpeshhere perdorim fjale te tilla si:psikologji,filozofi,personalitet,karakter, etj., por perkufizimin tamam te sakte akoma nuk e dime. Ja dy fjale per psikologjia, cfare eshte dhe interesi ndaj saj.
Psikologjia eshte nje subjekt i popullarizuar i cili koheve te fundit eshte duke u rritur interesimi per studimin e saj. Fjala psikologji per te paren here eshte paraqitur ne Angli me 1693 por nuk eshte perdorur dhe nuk eshte kuptuar nje kohe te gjate deri ne vitet 1800. Eshte sinonim i perbere nga dy fjale greke "psyche" dhe "logos". Psyche ne menyre origjinale nenkupton frymarrje(respiracion) por me vone eshte nenkuptuar si shpirt sepse frymarrja eshte indikuar shpirtit e cila ende nuk e ka leshuar trupin. Ne mitologjine greke Psicho ka qene nje grua e cila ka qene ne mardhenie dashurie me perendine e dashurise Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte nje kushte ndaj saj qe mos t'ia shikonte fytyren e tij kurr. Por nga kuriziteti Psichoja-nje ante vendosi nje qiri per tja shikuar fytyren ne momentin kur ekupton Erosi athere e magjepse ate. Per t'ia arritur ngadhenjimit eshte dashur te beje nje lufte te madhe me perplot rreziqe por ne fund ajo eshte transfromuar ne perendeshe dhe i'u eshte bashkangjitur Erosit ne parajse. Psycha slimbolizon shpirtin njerezor. Gjate shekullit te shtatembdhjete kuptimi i fjles psiche eshte shenderruar ne kuptimin e mendjes. Logos nje fjale tjeter greke ka nenkuptuar shkencen ose arsyen. Sipas rrugeve Greke psikologjia nje kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.

PSIKOLOGJIA
"asgje ( qe njeriu punon ose krijon) nuk mund te kuptohet pa psikologji "
Psikologjia si disipline shkencore,qe per objekt studimi ka njeriunm,eshte mjaft e re.Psikologjia si shkence nga pikepamja e veqante,na i ndricon aktivitetet dhe sjelljet e njerzve si dhe na ben te mundshme ti kuptojme me lehte e me mire sjelljet dhe veprimet e njerezve.Pra psikologjia studion realitetin psikik dhe jeten psikike.Psikologjia duhet ti pergjigjet tri pyetjeve te cilat jane: اKA ? SI ? dhe PSE ?
Fjala psikologji rrjedh nga gjuha e vjeter greke qe don te thot psiko-shpirt dhe logos-shkence.
"Askush nuk ka te drejte te nençmoj shkencen , te cilen nuk e njeh "
PARAPSIKOLOGJIA -
Eshte dege e psikologjise, e cila merret me studimin e dukurive te cilat jan jashte forces se te kuptuarit te shqisave njerezore e shpesh i kalojne edhe ligjet ekzistueze te shkences bashkekohore e qe ne popull merren si qudira.
SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI
" Forca e imagjinates eshte me e rendesishme se dituria "
Me sugjestion nenkuptojme pranimin e nje ideje apo mendimi te huaj lehte,pa u munduar dhe pa pjesmarrjen e deshires.Psh: nje femije eshte ne gjendje ta nderprej tere orkestren,ne qofte se para tyre befas lepin ndonje limon.Eshte i madh perdorimi i sugjestioneve edhe ne mjeksi, per sherimin e neurozave,te thatit ne bark etj. Pra sugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin force, e cila me veprimin e vet shume here tejkalon te gjitha prirjet tona, por nuk duhet harruar se kjo force mund te jete e drejtuar si ne kahjen pozitive ashtu eshte ne ate negative.Sugjestioni dhe autosugjestioni gjithashtu luajne rol te rendesishem ne krijimin dhe formimin e opinioneve te individualtitetit personal ose kolektiv.Andaj q'do fjal apo fjali qe e perdorim gjate te shprehurit ne jeten e perditshme duhet ti kushtojme rendesi shume te madhe.
 
Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

ا'ثSHTث PSIKOLOGJIA?
“Asgjë (që njeriu punon ose krijon) nuk mund të kuptohet pa psikologji”
Sigmund Freud

Psikologjia si disiplinë shkencore, që për objekt studimi ka njeriun është mjaftë e re. Ajo, siç thotë psikologu gjerman Ebinghaus, e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.
Psikologjia si shkencë, nga pikëpamjet e veçanta, na i ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve si dhe na bënë të mundshme t’i kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet dhe veprimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë - në rrugë, në shkollë, në shtëpi etj. Pra, psikologjia studion realitetin psikik dhe jetën psikike. Me veçoritë psikike, nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, nevojat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen në reagimet dhe sjelljet e njerëzve.
Psikologjia, siç thonë disa psikolog, duhet të na përgjigjet në tri pyetje, të cilat janë: “اka?”, respektivisht ajo duhet t’i paraqesë dhe t’i përshkruaj në mënyrë të plotë dukuritë psikike; “Si?”, respektivisht të tregoj si zhvillohen proceset psikike dhe si formohen cilësitë psikike; “Pse?”, respektivisht t’i zbuloj shkaqet e dukurive psikike veç e veç dhe t’i shpjegoj sjelljet dhe veprimet e njerëzve.
Detyra praktike e psikologjisë qëndron në të zbatuarit e rezultateve të gjurmimeve teorike, me qëllim të kryerjes sa më me sukses të veprimtarive të ndryshme të njerëzve. Kështu p.sh. rezultatet e gjurmimeve psikologjike zbatohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, apo për punë sa më të suksesshme mësimore dhe edukative, ose për të larguar pengesat psikike të njerëzve, të cilët e vështirësojnë kryerjen e punëve apo kontaktin me njerëz e të tjera.

Pra, ç’ rëndësi ka psikologjia?
Psikologjia na bënë të mundshme t’i njohim njerëzit, vetveten dhe jetën në përgjithësi, duke na treguar rrugën se si të veprojmë në situata të ndryshme, që t’i evitojmë të metat dhe t’i zbatojmë cilësitë pozitive. Pra, na tregon rrugën e formimit të vetive psikike të personalitetit.
image002.jpg
Psika dhe Erosi
Fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (Psyche) - shpirt dhe “logos” - shkencë. Kjo fjalë lidhet me mitin e vjetër për Psikën dhe Erosin të cilin e shënoi historiani romak, Apulei. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psika, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, nëna e Erosit, zonja e dashurisë, Venera, e xhelozonte këtë dashuri dhe me çdo kusht mundohej ta shkatërronte, duke proklamuar se një djalë nga familja e zotëve nuk mund të marrë një vajzë nga shtresa e ultë. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe spekulimeve, kryezoti Zeusi vendosi që edhe Psika të pranohet në Olimp, në mesin e zotëve dhe kështu e bëri të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, pra triumfoi mbi të gjitha, kurse ky mit mbeti nëpër shekuj si inspirim për artistë, të cilët zakonisht Psikën e paraqesin si një vajzë shumë të bukur me krahë të fluturës (Rafaeli, Rodeni, La Fonteni etj.), ndërsa Frojdi thotë se Psika paraqet fluturën e cila fluturon nga lulja në lule dhe jeton nga nektari dhe dashuria. Më vonë fjala “psikë” (psycho) përdoret për fjalën shpirt, duke përmbajtur atë kuptim deri në ditët tona, duke hyrë kështu me këtë kuptim në shkencën mbi shpirtin, psikologjinë. Ndërsa miti mbi Psikën dhe Erosin mbeten edhe si tregues simbolik në kuptim të dashurisë për shpirtin njerëzor. Ndërsa Erosi, më vonë, nga Frojdi, do të hyjë në psikologji, si një ndër nocionet më karakteristike për jetën, dashurinë, bashkëpunimin, krijimtarinë etj.

Në të vërtet ç’është psikologjia?
ثshtë shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion që do t’i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më tani prej saj. Nëse nisemi nga shpjegim etimologjik i fjalës: “psiko” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri etj., del se psikologjia është shkencë që studion shpirtin! Mirëpo, pasi fjala shpirt është nocion që ka prioritet religjioz - filozofik, emërtimi shkencorë mbi psikologjinë do të mund të na keq orientonte se psikologjia ka të bëjë me probleme të ndryshme e të llojllojshme metafizike, me të cila shkenca e sotme, de fakto, as nuk merret as nuk i pranon.
Psikologjisë moderne, sot nuk i interesojnë çështjet siç janë: “ç’është shpirti?”, “a është shpirti material apo jomaterial?”, “a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”, pastaj “në çfarë marrëdhënie është ndaj trupit?” etj. Rreth këtyre pyetjeve janë bërë polemika të ashpra, që nga kohët e lashta e deri më sot, nga ana e idealistëve dhe materialistëve. Derisa idealistët mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Platoni), materialistët përkundrazi, mendonin se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati). Definicion të plotë mbi këtë edhe sot e kësaj dite nuk kemi.
Sot psikologjia është shkencë universale, kurse zhvillimi i sajë në jetën e njeriut bashkëkohorë është shumë i madh. Edhe pse enden në zhvillim e sipër, asaj ia hapin dyer të gjitha fushat e jetës. Kohëve të fundit ajo ka depërtuar edhe në industri, tregti, armatë, politikë etj. Njëkohësisht, ajo ka kontribuar në zhvillimin më të shpejtë të këtyre lëmive, duke u dhënë atyre kuptim më të thellë, e në masë më të madhe ka kontribuar në humanizimin e tyre. Sabir Krasniqi
 
Attachments

  • image002.jpg
    image002.jpg
    5.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

KEQPثRDORIMI I PSIKOLOGJISث
Duke pasur parasysh forcën e madhe të veprimit, të ndikimeve të ndryshme psikologjike në sjelljet dhe disponimin e njerëzve, psikologjia kur të keqpërdoret mund të bëhet armë e fortë në luftë kundër individit ose grupacioneve më të mëdha të njerëzve, madje edhe kundër gjithë një nacionaliteti.

Sot në botë ekzistojnë institucione, në të cilat përveç punës psikologjike dhe profileve tjera shkencore, punohet në gjetjen e metodave për manipulime me njeriun. Këto institucione punojnë për nevoja të armatës dhe shërbimeve kundërinformative dhe financohen prej tyre, ndërsa zbulimet e reja ruhen si top sekrete shumë të rëndësishme, kështu që deri te ato vështirë mund të arrihet para se efekti i tyre të zbatohet në praktikë.
image002.jpg
Qendrat kryesore për studimin dhe modifikimin e sjelljeve janë universitetet dhe institucione të ndryshme në mbarë botën, e sidomos në SHBA dhe Rusi. Problemet që i trajtojnë këto institucione janë të lloj-llojshme, ndërsa ekspertet që punojnë në to janë të specializuar për çështje specifike. Një ndër ekspertet medicinal më eminent, që punon për nevojat e CIA-së është Mathan Kline, me detyrë kryesore që t’i stërvitë operatorët, ndërsa në projektin ndërkombëtar, dirigjimin e mendimeve. Përndryshe Kline është i njohur si kryetar i komitetit ndërkombëtar kundër mentale (ICAMI), një ndër planet e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekt antidepresiv të porsalindurve, te të cilët duhej të veprojnë deri në fund të jetës së tyre. Kline nga diktatori i dikurshëm i Haiti P. Duvalier, mori mirënjohje më të lartë për pastrimin e trurit të haitasve. Ekzistojnë fakte se organizata ICAMI me ndihmën e narkotikëve i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta mentale, si forcë pune në industri.
Keqpërdorimi i psikologjisë bëri që ajo sot, në duart e disa vendeve të zhvilluara dhe diktatorëve të ndryshëm, të bëhet armë me pasoja të paparashikueshme, madje një shkencëtar deklaron hapur se bomba atomike është lodër fëmijësh në krahasim me mundësit e metodave të reja psikologjike në luftë kundër njeriut.
Më poshtë po i parashtrojmë disa nga metodat, përmes së cilave mund të manipulohet me qenien njeri.

Shpëlarja e trurit

ثshtë metodë e cila nuk shërben vetëm për pranimin e informatave të rëndësishme nga armiku, por edhe që t’i ndryshohen qëndrimet, mendimet dhe bindjet e tij. Përveç mundësisë së pranimit të informatave dhe ndryshimit të pikëpamjeve, kjo metodë shërben edhe për kthimin e armikut në një bashkëpunëtor aktiv, në mënyrë që armiku merr pjesë në mediume të shkruara e sidomos elektronike, me pohime të rrejshme, pra aktivizohet në propagandën e kundërshtarit ndaj nacionalitetit të vet.

Hipnoza
image004.gif

Sot është pranuar qëndrimi se hipnoza paraqet koncentrim specifik të vetëdijes, e cila është shumë më e madhe se ajo në gjendje të zgjuar, dhe mundëson pranim më të mirë të sugjestioneve që vijnë nga jashtë. Përndryshe, hipnoza kur përdoret nga ekspertët, shfrytëzohet me shumë sukses si metodë ndihmëse e psikoterapisë për shërimin e neurozave dhe psikozave.
Hipnoza është një ndër faktorët më bindës për ekzistimin e motiveve të pavetëdijshme dhe ndikimeve të tyre në sjelljet e njerëzve. Nëpërmjet sugjestioneve hipnotike është e mundur që të zbulohen e shqyrtohen motivet më të thella të sjelljeve të njerëzve, të korrigjohen ose ndryshohen e rrënjosen shprehitë e personalitetit dhe kështu, në vend të tyre, të regjistrohen të tjera, të reja. Kjo metodë më vonë u quajt edhe si “serumi i së vërtetës”, që zakonisht keqpërdorej në “biseda informative” të policisë. Për tu arritur gjendja hipnotike, përveç metodave klasike, përdorën e substanca kimike, pra lëndë narkotike.

ESB

Stimulimi elektrik i trurit (Elektrical Stimulation of the Brain), ose si e quajnë nga një herë, radio-stimulator, është metode e re e psikofizikës për drejtimin e sjelljeve të njerëzve. Një ndër iniciatorët e keqpërdorimit të ESB-së është edhe njëri ndër themeluesit e organizatës ndërkombëtare për kërkimin e trurit, Deligardo, i cili u parashtron metodën e vetë të interesuarve, sepse siç thotë ai, mund të ndaloj “parregulluesit politike” në baza fiziologjike përmes stimulimit të trurit. Nëpërmjet ESB-së mund t’i kontrollojmë sjelljet e cilitdo personi ose grupi njerëzish, dhe në atë mënyrë të ndikojmë indirekt në ndryshime publike.

Narkotikët

Janë të njohura edhe metodat, që me anë të llojeve të ndryshme të drogave si: kokaina, heroina, hashashi, alkooli, LSD-ja etj., të depërtojmë në personalitete me qëllim të marrjes së informatave të caktuara. CIA për qëllime të veta përdor zakonisht LSD-në por edhe disa lloje drogash të reja, që ende janë të panjohura, së paku për opinion. ثshtë e ditur se CIA është e interesuar për rreth 50 lloje drogash, dhe ka kryer e kryen edhe sot e kësaj dite eksperimente të ndryshme me njerëz, për të vërtetuar ndikimin e drogave në ndërdijen e tyre. Këtë e dëshmon edhe Timot Liri, i cili i tregoi shkrimtarit dhe estetit Volter Bovar, se një kohë të gjatë ka punuar si agjentë në CIA (deri sa nuk është burgosur) dhe se në Amerikë ekzistojnë afër 30.000 njerëz të cilët me ndihmën e drogës i kontrollon CIA.
Po e marrim vetëm një shembull sa për ilustrim për efektin e drogës LSD-25. Një sabotues me dy çanta udhëtimi të mbushura me këtë lëndë, nëpërmjet ujësjellësit, mund të paaftësojë përkohësisht të gjithë njerëzit e Evropës.
image006.jpg
Udhëheqësit ushtarak konsiderojnë se lufta me ndihmën e substancave psikoaktive është mënyra më humane e luftës. Përdorimet për paaftësimin e materies paralizojnë përkohësisht vetëm rezistencën aktive dhe nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejt vdekjeprurëse për kundërshtarin. Fabrikat, mjetet e komunikimit, transportit etj., mbetën të padëmtuara, ndërkaq njerëzit, brenda 24 orëve, prapë riaftësohen për drejtimin e tyre. Do të jetojnë edhe më tej në vendbanimet e tyre të padëmtuara... por në qoftë se mënjanojmë humbjen më të madhe - lirinë personale dhe kolektive, atëherë kjo luftë ndoshta edhe do të mund të quhej si “humane”.
Numri i njerëzve të kontrolluar me anë të këtyre metodave, padyshim është i madh, dhe atë në mbarë rruzullin tokësor. Gjithashtu, këto metoda u përdorën edhe në luftërat e fundit në Ballkan, ku policëve dhe ushtarëve serb, nëpërmjet substancave të ndryshme narkotike u rritej morali luftarak, iu humbiste frika, iu ndryshoheshin sjelljet etj., duke i kthyer ata në njerëz të dëgjuar, pra në një lloj njerëzish “Zombi”, në duart e udhëheqësve të tyre, për të kryer krime nga më barbare që ka mundur të njehë ndonjëherë bota.
Ser Johan Acches, i cili për punë shkencore mori اmimin Nobel për Medicinë, konsideron se kërkimi i trurit është problem themelor me të cilin është ballafaquar ndonjëherë njeriu. Atë, si shkencëtar dhe humanist, e shqetëson thellë edhe parashikimi, se kërkimi i trurit ndoshta do të na zbulojë veprimet me të cilat njerëzit mund të bëhen anëtarë të dëgjueshëm të sistemeve totalitare, të cilët, pa protesta do t’i zbatojnë gjithnjë ato që u urdhërohen. Të gjitha kërkimet në këtë drejtim i duken më të rrezikshme se bomba atomike. Sabir Krasniqi
 
Attachments

  • image002.jpg
    image002.jpg
    13.8 KB · Shikime: 0
  • image004.gif
    image004.gif
    7.4 KB · Shikime: 0
  • image006.jpg
    image006.jpg
    21.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

[h=1]اFARث ثSHTث PSIKOLOGJIA[/h]
PIER DAKO​
Libri “ا’është psikologjia” është shkruar nga psikologu belg me famë botërore Pier Dako, i cili nëpërmjet qindra shembujve të seancave reale të takimeve midis pacientit dhe mjekut u jep përgjigje shumë pyetjeve fondamentale: ا’është psikologjia? اfarë ndryshimi ka midis psikoanalizës dhe psikologjisë? Si të bëjmë dallimin midis neurozave dhe temperamentit? A është efikase mjekësia psikomatike? Autori trajton probleme të lidhura me personalitetin e njeriut që nga adoleshenca e deri te raportet midis prindërve dhe fëmijëve; që nga druajtja e deri te problemet seksuale; që nga çrregullimet nervore të karakterit e deri te sëmundjet e mirëfillta mendore. Kjo vepër, ashtu siç uronte autori, ka mundur të familjarizojë me psikologjinë një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, duke e çliruar atë nga ajo atmosferë magjie dhe opinionesh false që shpesh e kanë rrethuar atë.
Një guidë shumë e dobishme, një përmbledhje esenciale që informon dhe të mëson të shfrytëzosh në mënyrë të plotë mundësinë për të përmirësuar mirëqenien psikike të ofruar nga shkenca e psikologjisë.

NJث TEKNIKث E MADHE NJERثZORE: JOGA
Joga është një mjet i mrekullueshëm i kulturës njerëzore. Prej shumë shekujsh tashmë praktikohet në Indi dhe në fillim përfshinte disiplina qoftë fizike, qoftë psikologjike. Me kalimin e kohës ka ardhur duke u degëzuar në komponentë të shumtë që i korrespondojnë secilit prej aspekteve të veçanta të natyrës njerëzore. Do ta trajtojmë në këtë vepër jogën nën aspektin e sistemit të zhvillimit si fizik, ashtu dhe psikik. ثshtë me të vërtetë një instrument interesant dhe lehtësisht e praktikueshme edhe nga ne europianët. Rezultatet, për sa i takon shëndetit, ekuilibri dhe ndriçueshmëria mendore janë sigurisht superiore ndaj atyre të kulturave të ndryshme fizike europiane. Disa forma të jogës bëjnë të mundur arritjen e rezultateve shumë të mira psikologjike, duke ia dalë me vënë në jetë një seri mundësish të fshehta dhe të papërdorura.
Joga është veçanërisht një ushtrim fizik, sepse dëlirësia e shpirtit ka si bazë harmoninë e trupit. Ushtrimet e jogës vënë në lëvizje organe të ndryshme, nëpërmjet kontraktimeve dhe përdredhjeve muskulore dhe të gjymtyrëve. Kanë një ndikim të madh mbi funksionimin e gjëndrave endokrine, mbi qarkullimin e gjakut dhe mbi kolonën vertebrale.
Cili është principi i saj themelor? Ndërmjet tërë pjesëve të trupit tonë ka një bashkim të përsosur që rrok fizikun dhe psikiken. Mjafton që një pjesë e vetme e kësaj sinteze të mos vijë dhe e tërë bashkësia lëkundet. Nëse, në të kundërt, ia dilet mbanë që të stabilizohet një ekuilibër, organizmi njerëzor është i shëndoshë në kuptimin më të gjerë. ثshtë, pra, harmonik, i qetë, arrin natyrshmërinë dhe vullnetin e vërtetë.
Disa sëmundje janë shprehje e një shqetësimi psikik i transmetuar tek organet nëpërmjet sistemit neuro-vegjetativ. Përveç kësaj, relacionet afektive kontribuojnë për t’ia transmetuar këto shqetësime fëmijëve dhe tërë shoqërisë.
Nëse shëndeti i njerëzve është vazhdimisht i vënë në rrezik nga disa shqetësime dhe asnjë trajtim organik nuk ia del që t’i eliminojë, është e qartë që nevojitet përdorimi i ndihmave të tjera… ثshtë kjo baza e mjekësisë psikosomatike dhe e vetë jogës; këto teknika kërkojnë që të korrigjojnë një sjellje psikologjike të defektshme.
Nuk janë vetëm sëmundjet e rënda; ekzistojnë dhe një sërë cenesh fizike dhe psikologjike që e zvogëlojnë shumë fuqinë normale të një individi. Të mendojmë për një çast për nervozët, për emotivët. Ushtrimet e jogës shpesh ia dalin mbanë t’i eliminojnë këto cene të pjesshme, pa kërkuar nga subjekti sforcime mbinjerëzore. Janë për këtë burim shëndeti për shumë persona. Disa ushtrime, pas një praktike disamujore, janë të mjaftueshme për të eliminuar disa çekuilibrime, për t’i dhënë zotërimin e vetes; nevojitet që ta praktikosh jogën për të njohur transformimet që mund të bëhen me këtë teknike.
Joga, argument i shkrimit tonë, bazohet në dy faktorë: pozicionet dhe frymëmarrja. Para se të paraqes këtë formë (Hata-Joga = Joga e energjisë trupore), janë linja të mëdha Raja – Joga që është synimi final, drejt të cilit janë adresuar të gjithë llojet.
Disiplinat e Raja-Jogës përfshijnë tetë pika themelore tashmë klasike:
1) Yama: është freni dhe kontrolli i dëshirave.
2) Niyama: e adreson mendjen drejt unitetit të të gjitha gjërave.
3) Ananas: pozicionet e veçanta të trupit që do t’i ilustrojmë në vazhdim; janë baza e meditimit.
4) Pranayama: një nga disiplinat më të rëndësishme të jogës që po studiohet shkencërisht tani në Perëndim.
5) Pratyahara: senset nuk duhet të jenë të shqetësuara; njeriu çlirohet nga ndjesitë e jashtme dhe iluzore.
6) Dharana: mendimi përqendrohet mbi një pikë pa asnjë sforcim. Objekti i përqendrimit mund të jetë çfarëdolloj realiteti i jashtëm, një pjese e trupit, ose absolutja.
7) Dyana: ndjek përqendrimin; asimilon objektin mbi të cilin jemi përqendruar, duke penetruar në thelbin e tij të thellë.
icon_cool.gif
Samadhi: është shkrirja totale me objektin e menduar; është njësimi i shpirtit individual me absoluten. ثshtë fjala për një stad psikologjik shumë të ngritur.
POZICIONET
Kjo degë e jogës është e bazuar mbi principin e ngadalësisë dhe të harmonisë. një lëvizje, në joga, nuk duhet kurrë me qenë e beftë ose e shpejtë. Tjetër ligj i madh: nuk duhet të ketë aspak shpirt gare.
Një person që e praktikon jogën duhet të jetë tërësisht i thithur nga ajo që po bën. Duhet të marrë vetëdije për veprimin e tij dhe asgjë më tepër. Ndërmjet kulturës fizike perëndimore dhe jogës ka pra bash një humnerë të vërtetë. E para, në fakt, shumë shpesh është e bazuar mbi këtë princip: që t’ia dalësh në krye çdo lloj ushtrimi më mirë se të tjerët; që të arrish i pari; të jesh më i forti. ثshtë e pamundur për ne perëndimorët të mendojmë për një ndeshje tenisi, pa një rezultat që të sanksionojë fitoren e këtij dhe humbjen e atij lojtari, për një ndeshje, d.m.th., të bazuar vetëm mbi dëfrimin dhe admirimin e lëvizjeve elegante dhe të lojës së përsosur.
Joga është kështu qëllim në vetvete; të eliminohet shpirti i garës është rezultati final i çlirimit nga vetja… Kështu që, duke nisur çdo lloj teknike të jogës, shpirti duhet paraprakisht të çlirohet nga çdo vullnet për të luftuar që t’ia dalë mbanë garës me çdo kusht, si dhe të çlirohet nga çfarëdolloj ndjenje inferioriteti.
Nuk ka asnjë rëndësi, nëse një farë pozicioni vjen i mangët ose i parealizuar.
Individi nuk duhet kurrë të bëjë garë me veten e tij, as të provojë inat ose ta humbasë kurajën.
Atmosfera e jogës është një atmosferë qetësie dhe paqeje. Një instruktor gjimnastike pranë nesh shumë herë pozicionohet pas një qëndrimi ushtarak.
Atëherë i komandon në mënyrë “perandorake” nxënësit…; që humbin praktikisht personalitetin e tyre. Kurse te joga nxënësi e konservon të paprekur personalitetin e tij që përhapet progresivisht. Një mësues i jogës nuk duhet kurrë as të qortojë, as të lavdërojë, duhet vetëm të konstatojë nëse një ushtrim është ose jo i dalë me sukses. Në praktikën e pozicioneve të ndryshme nuk duhet kurrë me qenë në garë me një “kundërshtar” dhe duhet sidomos t’i eliminosh armiqtë e brendshëm. Joga ka si synim zotërimin e përsosur të vetes, jo dominimin e botës së jashtme.
Të gjitha leksionet zhvillohen në një shtendosje të plotë. Nxënësi duhet të bëjë kujdes për atë që po bën, nuk duhet me pyetur ankthshëm veten për “atë që mendon mësuesi për të”. Instruktori jep disa udhëzime shumë të sakta; kurrë urdhra. Në këtë mënyrë nxënësi nuk ndihet kurrë në gabim dhe nuk e përfundon asnjëherë një leksion i zhgënjyer.

SHTENDOSJA
ثshtë shumë e rëndësishme dhe e pëlqyeshme të arrish të çlodhesh me kënaqësi në vazhdim të një dite. Te joga ajo është e domosdoshme. Ndërsa jeta moderne na shtyn vazhdimisht drejt një tensioni muskulor.
Edhe në gjumë disa persona janë në një gjendje gjysmë tensioni muskulor dhe konsumojnë kështu një sasi të madhe energjie… Flenë, por nuk pushojnë mjaftueshëm. Mjafton të vëzhgohen shumë persona rreth nesh; janë vazhdimisht në një gjendje tensioni dhe mbrojtjeje. Janë në rojë kundër sulmeve imagjinare, kundër mossukseseve të mundshme, kundër të tjerëve. ثshtë e qartë që ky tension i përjetshëm është shenja e një dobësie të madhe dhe frike.
Të mësosh të shtendosesh ka një synim: t’u japësh muskujve një tension normal në masën e punës që është për t’u kryer. Të japësh, gjatë orëve të gjumit, një shtendosje të përsosur që të bëjë të mundur një pushim të plotë dhe riparues. Të mësosh të shtriqesh qetëson sistemin nervor dhe përfundon me të dhënët e personit zotërimin dhe vetëdijen e vetes. Shtendosja eliminon lodhjen e grumbulluar në punë; kohëzgjatja është në raport me rezultatin që dëshirohet të arrihet.
Një praktikë e mirë e shtendosjes bën të mundur edhe zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj dhimbjes. Frymëmarrja bëhet më e rregullt, pulsi ngadalësohet; pakësohet refleksi i kupës së gjurit, ose mund edhe të zhduket. Në pjesë të madhe zhduket dhe aktiviteti psikik. ثshtë interesante edhe shtendosja parashikuese; mund të hyhet në një gjendje indiference të plotë përballë emocioneve të ardhshme, personave armiqësorë etj.
Ka shumë teknika të shtendosjes. Joga praktikohet në këtë mënyrë:
- Duhet mbuluar dyshemeja me një qilim, një kuvertë, një dyshek të fortë.
- Duhet të shtrihesh, duke e mbështetur pjesën e pasme të kokës dhe me pushuar; duhet zgjatur trupi dhe këmbët; duart e hapura të mbështetura me pëllëmbët mbi dysheme.
- Duhen shtendosur gradualisht muskujt, në maksimum. ثshtë fjala thjesht me e lënë veten të shkojë. ثshtë pika më e vështirë që kërkon shpesh praninë e instruktorit. Mënyra është shumë e ngjashme me autosugjestionin dhe subjekti merr gjithnjë e më tepër vetëdije mbi trupin e tij. Duke e përqendruar mendimin në maksimum, nevojitet shtrirja e lëkurës së kokës, ballin, qepallat, vrimat e hundës, nofullat, gishtat, krahët, këmbët e kështu me radhë.
Të mësohesh të shtendosesh është pak a shumë e lehtë; gjithçka varet nga personaliteti i subjektit. Në përgjithësi një fëmijë shtendoset me shpejtësi dhe përsosmërish. Në raste të tjera, instruktori tërheq vëmendjen mbi gjendjen e tensionit muskulor, derisa subjekti të mos marrë vetëdije të plotë. Shtendosja vjen progresivisht; subjekti duhet të ndihet si një peshë që pak nga pak zhytet në tokë; truri është plotësisht i lirë nga pamja; mendja është pezull dhe mendimi nuk ia del të fiksohet mbi asgjë të saktë. ثshtë një mirëqenie e përgjithshme; subjekti i shtendosur nuk ka më vetëdije të jetë vetja e tij. ثshtë në një gjendje pushimi absolut, në të cilin rezervat e energjisë rikuperojnë humbjet e pësuara nga organizmi.
Në përgjithësi shtendosja nis e mbaron serinë e pozicioneve.

KONTROLLI I FRYMثMARRJES
ثshtë kjo njëra nga disiplinat më të rëndësishme të jogës, e quajtur Prana = teknika e frymëmarrjes. Që prej kohësh që s’mbahen mend, India e di që ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet frymëmarrjes dhe gjendjeve psikologjike dhe emotive. Frymëmarrja është në fakt e ndikuar nga sistemi nervor dhe ndien edhe më të voglin emocion. Provën për këtë kushdo prej nesh mund ta ketë vazhdimisht, duke menduar pikërisht për eksperiencën e tij. Përveç kësaj, ka fëmijë të shumtë që kanë zakone të këqija frymëmarrjeje; mushkëritë e tyre nuk janë mjaftueshmërish të ajrosur dhe atje qëndron pa lëvizur një depozitë ajri e prishur.
Ritmi frymëmarrës në përgjithësi është tepër i ngadaltë, tepër i shpejtë ose i paplotë. Të mos harrojmë në fakt që, kur marrim frymë, hyjnë në funksion shumë muskuj të pavullnetshëm dhe që, nëse e përqendrojmë vëmendjen mbi frymëmarrjen, mundemi praktikisht t’i kontrollojmë të gjithë këta muskuj. Natyrisht kjo është e mundur pas një ushtrimi pak a shumë të gjatë.
Një praktikë e mirë e frymëmarrjes iu bën të mundur shumë personave të arrijnë gjendje të vetëdijes të paarritura kurrë më parë; është një etapë drejt njësimit të individit.
Atëherë marrim vesh këtë: nëpërmjet udhësh të ndryshme mjekësia perëndimore dhe urtësia e madhe lindore arrijnë të njëjtin rezultat… Vetëm prej disa vjetësh mjekësia e vendeve tona po studion efektet e një frymëmarrjeje të veçantë. Dhe është motiv gëzimi për të gjithë ata që duan të posedojnë një zotërim të plotë të vetes.
اdonjëri prej nesh merr frymë keq… Përse? Sepse merr frymë pavetëdijshmërish. Pjesa më e madhe prej nesh merr frymë automatikisht. Kurse frymëmarrja është një shkencë; ndoshta shkenca më e rëndësishme e jetës.
Ritmi frymëmarrës është shumë më i rëndësishëm, sepse është i lidhur me gjendjen emotive. Nga mjetet më të mira për të dominuar afektivitetin tonë është, me gjasë, kontrollimi i frymëmarrjes, i mundshëm pas një ushtrimi të gjatë. Në përgjithësi, teknikat e frymëmarrjes janë të praktikuara njëkohësisht me realizimin e disa posturave.
Sasia e ajrit e thithur me një ritëm të veçantë modifikon kualitetin dhe zgjatjen e vetë jetës. Në fakt, mund ta dozojmë, kontrollojmë apo ta ndalojmë energjinë që depozitojmë nëpërmjet flegrave të hundës, e tëra kjo sipas vullnetit tonë. Pra, nevojitet, para së gjithash, me marrë vetëdije për mënyrën në të cilën marrim frymë… le të bëjmë një provë.
Uluni dhe qëndroni të qetë. Merrni frymë ngadalë dhe thellësisht. Lëvizja duhet të jetë e ndjekur me harmoni dhe pa nxitim. Mbajeni ajrin për dy ose tri sekonda. Nxirreni jashtë pastaj me hundë, ngadalë të gjithë ajrin. Përsëriteni shumë herë njëra pas tjetrës, duke përqendruar mendimin tuaj mbi udhën që përshkon ajri: flegrat e hundës, zgavrat e hundës, trakeja, mushkëritë, ulja e diafragmës, zgjerimi i toraksit, pastaj udhën e kundërt gjatë nxjerrjes së frymës. ثshtë fjala për një marrje vetëdije shumë elementare për frymëmarrjen, që megjithatë ka rëndësinë e vet.
I
Uluni rehat, më mirë akoma se përtokë. Kolona vertebrale dhe zverku janë në pozicion vertikal, e dyta mbi zgjatjen e së parës. Përqendrohuni mbi frymëmarrjen që jeni duke bërë, duke eliminuar çfarëdolloj ideje tjetër. Merrini frymë ngadalë dhe deri në fund, duke i numëruar me mendje sekondat. Filloni me dy sekonda frymëmarrjeje; mbajeni ajrin për një zgjatje katërfish = 8 sekonda. Nxirreni deri në fund, ngadalë për një zgjatje të dyfishtë në krahasim me frymëmarrjen = 4 sekonda.
Duke e përsëritur këtë ushtrim për dy ose tri herë, shtoni kohëzgjatjen. Ritmi duhet të bazohet mbi kohëzgjatjen e frymëmarrjes. Ajri do të duhet të mbahet për një kohë katërfish, nxjerrja e ajrit do të duhet të bëhet saktësisht për një kohë dopio në krahasim me atë të frymëmarrjes.
Do të kemi:
Thithje e ajrit – Mbajtje e ajrit – Nxjerrje e ajrit
2 sekonda 8 sekonda 4 sekonda
3 sekonda 12 sekonda 6 sekonda
4 sekonda 16 sekonda 8 sekonda
ثshtë e nevojshme të kihet parasysh:
a) Maksimumi i ngadalësisë në ekzekutim
b) Maksimumi i përqendrimit
II
Frymëmarrja dhe nxjerrja e frymës duhet të jenë të ekzekutuara vetëm me një flegër të hundës. Uluni. Mbështetni gishtin e mesëm dhe tregues ndërmjet vetullave; përdorni gishtin e madh dhe të unazës për të mbyllur flegrën tjetër.
Përqendrohuni. Në përgjithësi instruktori udhëzon t’i mbani sytë mbyllur.
Adaptoni, për shembull, këtë ritëm frymëmarrjeje:
3 sekonda frymëmarrje
12 sekonda mbajtjeje të frymës
6 sekonda nxjerrje të frymës
(të supozojmë që gishti i mesëm dhe tregues të jenë të mbështetur ndërmjet vetullave). Bllokoni flegrën e djathtë me gishtin e madh. Merrni frymë ngadalë për tri sekonda (me flegrën e majtë). Përqendrohuni mbi udhën e ajrit. Pastaj mbyllni flegrën e majtë me gishtin e unazës. Mbajeni ajrin për dymbëdhjetë sekonda. Lirojeni flegrën e djathtë.
Nxirreni ajrin pastaj me flegrën e djathtë për gjashtë sekonda.
Rifillojeni ushtrimin, duke nisur kësaj here me flegrën e djathtë dhe duke e nxjerrë ajrin me atë të majtën.
Këto ushtrime ju mësojnë të merrni frymë ngadalë, duke favorizuar funksionimin e mirë të të gjithë hojeve polmonare.
Ritmi: 3-6-12 sekonda është më i lehti për t’u mbajtur. Nga ana tjetër, tri sekonda janë minimumi i domosdoshëm, me qëllim që të mund të kryhet një frymëmarrje e thelle. Të mbash ajrin për dymbëdhjetë sekonda nuk është aspak e vështirë.
Ushtrimet e frymëmarrjes e shtojnë progresivisht kohëzgjatjen e tyre.
Frymëmarrja “mesatare” është e mëposhtmja:
Frymëmarrje = 16 sekonda
Mbajtja e frymës = 64 sekonda
Nxjerrja e frymës = 32 sekonda
Ushtrimet e frymëmarrjes kanë një efekt tonik të jashtëzakonshëm mbi organizmin dhe bëjnë me shpejtësi ndryshime të konsiderueshme. Favorizojnë në mënyrë të pabesueshme aktivitetin intelektual. Megjithatë duhet të jenë nën kontrollin e një mjeku.
Ka pastaj teknika të tjera të frymëmarrjes që ndjekin qëllime të sakta (fizike dhe mendore). Janë gjithnjë të lidhura me postura të veçanta.
Frymëmarrja është kështu në lidhje pak a shumë të ngushtë me pothuajse të gjitha funksionet e tjera të organizmit tonë. E furnizon organizmin tonë me oksigjenin dhe energjinë për të cilën ka nevojë. Rregullon ekuilibrin tonë të humorit, lufton shqetësimet nervore, emotive, funksionale dhe organike.
Një frymëmarrje e kontrolluar vepron mbi psikikën tonë, jep forcë, ekuilibër dhe gëzim. Ka ndikim mbi qarkullimin e gjakut, ritmin kardiak, tretjen e ushqimit, veshkat, metabolizmin. Eliminon spazmat, pagjumësinë, depresionin, irritueshmërinë. Natyrisht është e nevojshme një stërvitje e mirë, me qenë nën kontrollin e personave kompetentë. Kështu që mund të pohohet që lindorët kanë goditur në shenjë, kur i kanë atribuuar frymëmarrjes vullnetare veti “mrekulluese”.
Duke konkluduar: Joga edukon mirëkuptimin superior dhe është një ndihmë e fuqishme për jetën e përditshme. Nga pikëpamja fizike, mund ta transformojë një person në pak muaj. Le të kujtojmë akoma dhe njëherë që ushtrimet duhet të jenë praktikuar me maksimumin e përqendrimit dhe pa shpirtin më të vogël të garës. Të gjithë njerëzit kanë të njëjtën dëshirë: të çlirohen nga mekanizmat e tyre, nga torturat dhe nga emocionet e helmet. Joga e ndihmon njeriun të njohë vetveten, të zbulojë gjithçka që ndodhet jashtë Unit tonë…
 
Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

Duhet studjuar qe ta kuptosh thelle e thelle, lidhet me Historine dhe Origjinen .
Psikologjia eshte shkenca qe studjon trurin dhe funksionimin e tij, per njerezimin sjellja dhe forma e saj eshte evidenca kryesore ku mund te mbeshtetemi.
 
Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

shkenca qe studjon trurin dhe funksionimin e tij

Kjo qe po pershkruan ti eshte Anatomia/Neurologji.

Psikologjia eshte shume e veshtire per tu shpjeguar me disa rreshta. Qe ta kuptosh mire
duhet te nisesh nga filozofet e pare qe te arrish tek Psikologjia qe e njohim ne sot.
 
Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

po vete Psikologjia ndahet ne dege te ndryshme, por ne pergjithesi ka te beje me studimin e trurit, dhe ka lidhje shume te thella me Historine dhe Origjinen,
 
Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

po vete Psikologjia ndahet ne dege te ndryshme, por ne pergjithesi ka te beje me studimin e trurit, dhe ka lidhje shume te thella me Historine dhe Origjinen,

Per ca historie eke fjalen dhe cfare origjine?Pasi historia dhe origjina jane dy gjera krejt te ndryshme me psikologjine...Psikologjia vertet ndahet ne shume dege te ndryshme e smund ta perkufizosh me nje fjali se me cfare merret ajo...Psikologjia merret me personalitetin,vlera emocionale,karakterin e njerezve,dhe ka nje perzierje me filozofine ne rangun e kuptimit dhe pjekjes te me tejshme me emocionet e njerezve...
 
Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

psikologjiamujo .jpg
Psikologjia është shkenca mbi shpirtin.

Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike
të individit.

Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike.

Objekti i interesimit të psikologëve përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, të mësuarit dhe kujtesën, intelegjencinë, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritën dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në grupe të ndryshme dhe në organizata shoqërore.

PSIKOLOGJIA SI SHKENCث

Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, përpiqet t'i përshkruajë, sqarojë, parashohë
dhe kontrollojë dukuritë që i studion. Pra, psikologjia përpiqet të përshkruajë, sqarojë,
parashohë dhe kontrollojë sjelljen dhe proceset psikike.

Kurdoherë që kjo është e mundur, emërtimet dhe nocionet përshkruese lidhen me
teorinë. Teoritë paraqesin formësimin e tërësishëm të raporteve të qarta midis dukurive
të vrojtuara. Teoritë psikologjike mbështeten në supozimet mbi sjelljen dhe proceset
psikike, përmbajnë pohime mbi parimet dhe ligjshmëritë që sundojnë midis tyre dhe na
bëjnë të mundshëm paraqitjen e sqarimeve dhe të parashikimeve.

Teoritë psikologjike mund t'i ndërlidhin pohimet mbi sjelljen (siç është të ushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siç janë qëndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike.

Për shembull, shumë prej reaksioneve tona ndaj drogës sikurse ndaj alkoolit apo marihuanës, mund të maten kur manifestohen në sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik të drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre.
Psikologët verifikojnë, gjithashtu, teoritë e veta të përpiluara me kujdes me anë të metodave hulumtuese, siç janë hulumtimet dhe eksperimentet në terren.

Teoria e kënaqshme psikologjike na i bën të mundshme parashikimet. Për shembull, teoria e kënaqshme mbi urinë do të na bëjë të mundshëm parashikimin kur do të hanë njerëzit e kur jo.

Mirëpo, në psikologji për shumë teori është konstatuar se nuk janë të afta të
sqarojnë ose parashikojnë atë që është vërejtur. Për këtë arsye, ato teori janë braktisur
ose janë ndryshuar.

Nocioni i kontrollimit të sjelljeve dhe të proceseve psikike është kontravers. Disa njerëz gabimisht mendojnë se psikologët kërkojnë mënyra që t'i shtyjnë njerëzit e tjerë ta bëjnë atë që u urdhërohet - sikurse kukullave në pe. Kjo nuk është ashtu.

Psikologët janë të prirur të besojnë në dinjitetin e qenieve njerëzore, kurse dinjiteti i njeriut kërkon që njerëzit të jenë të lirë të marrin vendime të veta dhe të zgjedhin sjelljen e vet. Tërë kohën psikologët mësojnë gjithnjë e më shumë për ndikimet në sjelljen e njeriut, por atë dijeni ata e aplikojnë vetëm në bazë të kërkesës dhe për t'u ndihmuar njerëzve në realizimin e
nevojave të tyre..
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

2..

PSIKOLOGJIA E APLIKUAR

Psikologët kanë interesim të shprehur të përbashkët për sjelljen, por mund të
dallohen shumë mes veti.

Disa psikologë në radhë të parë janë të angazhuar në hulumtime themelore (që ndonjëherë quhen bazike ose teorike apo hulumtime të pastra).

Hulumtimet themelore nuk kanë aplikim të drejtpërdrejtë në problemet personale
ose shoqërore, prandaj për këtë arsye konsiderohen hulumtime që kanë vetveten për
qëllim.

Psikologët e tjerë merren me hulumtime aplikative, që i dedikohen kërkimit të zgjidhjeve për problemet specifike personale ose shoqërore. Megjithëse hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dëshira për dije dhe mirëkuptim, hulumtimet e sotme themelore shpeshherë përmirësojnë mënyrën e nesërme të jetesës.

Për shembull, hulumtimet themelore të të mësuarit dhe të motivimit të kryera ndaj kafshëve në fillim të këtij shekulli kanë gjetur një aplikim të gjerë në sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet themelore të veprimit të sistemit nervor i kanë zgjeruar njohuritë mbi çrregullimet siç janë epilepsia, sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e Alzheimerit.

Shumë psikologë nuk janë inkuadruar në kurrfarë hulumtimesh. Në vend të kësaj, ata aplikojnë njohuritë psikologjike që t'ju ndihmojnë njerëzve të ndryshojnë sjelljen e vet në mënyrë që të mund t'i arrijnë në mënyrë më të efektshme qëllimet e veta.

Psikologë të shumtë merren kryesisht me mësim. Ata i zgjerojnë njohuritë psikologjike
në klasë, seminare dhe punishte të ndryshme.

Mirëpo, të shumtë janë psikologët e inkuadruar në të gjitha këto aktivitete: hulumtim, këshillim dhe mësim. Për shembull, profesorët e psikologjisë zakonisht zbatojnë hulumtime të pastra ose të aplikuara, u japin këshilla klientëve individualë ose industrialë dhe i mësojnë.

Psikologët klinikë dhe psikologët këshillëdhënës

Psikologët klinikë u ndihmojnë njerëzve që kanë probleme psikologjike në
përshtatjen ndaj kërkesave jetësore. Problemet e klientëve mund të shkojnë nga ankthi
dhe depresioni, vështirësitë në jetën seksuale e deri te humbja e qëllimeve jetësore.
Psikologët klinikë i vlerësojnë problemet me anë të intervistave strukturore dhe të
testeve psikologjike. U ndihmojnë klientëve të vet në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe
në ndryshimin e sjelljes së papërshtatshme me aplikimin e psikoterapisë dhe të
terapisë biheviorale.

Psikologët shkollorë dhe arsimorë

Psikologët shkollorë janë të punësuar në sistemin shkollor dhe u ndihmojnë
atyre që kanë të bëjnë me problemet që e pengojnë të mësuarit. Problemet e tilla
përfshijnë problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vështërsitë
specifike të të mësuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxënësve me anë të
intervistës me mësuesit, prindërit dhe vetë nxënësit.

Psikologët zhvillimor

Psikologët zhvillimor i studiojnë ndryshimet - trupore, emocionale, kognitive dhe
sociale - që ndodhin gjatë tërë jetës. Ata përpiqen të veçojnë ndikimin relativ të
trashëgimisë (natyrës) nga rrethina (edukimi) në zhvillim. Psikologët zhvillimor zbatojnë
hulumtime mbi ndikimin e përdorimit të drogës nga ana e nënës në embrion,
përfundimet e formave të ndryshme të edukimit të fëmijëve, njohuritë e fëmijëve mbi
hapësirën dhe kohën, konfliktet e adoleshentëve, përshtatjen e njerëzve më të moshuar.

Psikologët që merren me personalitetin dhe psikologët socialë
Psikologët që merren me personalitetin e njeriut përpiqen t'i caktojnë tiparet
njerëzore; të përcaktojnë se çka ndikon në proceset mendore të njeriut, ndjenjat dhe
sjelljet, si dhe t'i sqarojnë çrregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet e
njeriut sikur janë ankthi dhe agresioni, si dhe me çështjet e roleve gjinore.

Psikologët socialë në rend të parë orientohen në natyrën dhe në shkaqet e të menduarit dhe të ndjenjave të individëve dhe në sjelljen e tyre në situatat sociale. Psikologët që studiojnë personalitetin përpiqen që brenda personit t'i gjejnë disa interpretime të sjelljes, kurse psikologët socialë orientohen në ndikimet shoqërore ose të jashtme. Në sjellje veprojnë edhe ndikimet e brendshme dhe të jashtme.

Psikologët industrialë

Psikologët industrialë janë të orientuar në raportet midis njeriut dhe punës. Psikologët e organizatave studiojnë sjelljen e njerëzve në organizata siç janë ndërmarrjet e ndryshme. Mirëpo, shumë psikologë janë të arsimuar për të dy fushat.

Psikologët industrialë dhe ata të organizatave janë të punësuar në organizatat afariste me detyrë që t'i përmirësojnë kushtet e punës, të shtojnë produktivitetin dhe - nëse kanë arsimim për këshillime - punojnë me të punësuarit që kanë probleme në punë. Ndihmojnë gjatë punësimit, arsimimit dhe përparimit..
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

ZHVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISث

Psikologjia ka një të kaluar të gjatë, por një histori të shkurtër.

Megjithëse duket që rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnë pamjen e psikologjisë gjatë çdo disa viteve, projektin e këtij teksti mësimor ka mundur ta shkruajë filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit).

Një nga veprat e Aristotelit është quajtur Peri Psyches, që do të mund të përkthehej si "Mbi psikën". Peri Psyches, si edhe ky libër, fillon me historinë e psikologjisë së të menduarit dhe pikëpamjet historike mbi natyrën e psikikës dhe të sjelljes.

Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerëzit janë të motivuar në mënyrë bazike që të
kërkojnë kënaqësinë dhe t'i shmangen dhembjes, qëndrim ky që e ka shfrytëzuar teoria
moderne psikodinamike dhe teoritë e të mësuarit.

Ekzistojnë edhe kontribute të tjera të grekëve të vjetër. Demokriti (rreth viteve
460-370 para Krishtit), për shembull, ka theksuar se sjellja jonë është nën ndikimin e
ngacmimeve të jashtme. Ai ka qenë një nga të parët që ka parashtruar çështjen se a ekziston diçka e tillë siç është vullneti i lirë ose zgjedhja.

Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxënës i Sokratit (rreth viteve 470- 399 para Krishtit), ka shënuar këshillën e Sokratit "njihe vetveten". Që nga atëherë kjo është motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund të arrijmë njohjen e plotë të vetvetes me anë të ndjenjave tona sepse ato nuk janë shprehje e saktë e realitetit.

Edhe sot dallojmë ngacmimet që veprojnë në receptorët tonë të ndijimit nga percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherë të shtrembëruara. Pasi që ndijimet e bëjnë të mundshme njohjen e papërkryer, Sokrati ka propozuar që ta studiojmë vetveten me anë të të menduarit racional dhe të introspeksionit.

Mirëpo, le t'i kthehemi zhvillimit të psikologjisë si shkencë laboratorike në
gjysmën e dytë të shekullit 19. Disa historianë vejnë datën e fillimit në vitin 1860.
Atëherë Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin që është gur kufitar në
psikologji: "Elementet e psikofizikës".

Ajo ka treguar se në çfarë raporti janë dukuritë fizike (siç janë drita dhe zëri) me dukuritë psikologjike të ndijimit dhe të percepcionit. Fechner gjithashtu ka treguar se si mund të masim shkencërisht efektet e atyre dukurive. Shumica e historianëve e vendos fillimin e psikologjisë moderne si shkencë laboratorike në vitin 1879. Atë vit Wilhelm Wund (1832-1920) ka themeluar laboratorin e parë psikologjik në Leipzig të Gjermanisë.

DREJTIMET Mث Tث RثNDثSISHME PSIKOLOGJIKE

Strukturalizmi

"Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika është dukuri natyrore, që mund të studiohet shkencërisht si dhe drita, ngrohtësia dhe qarkullimi i gjakut. Wundt ka shfrytëzuar introspeksionin duke u përpjekur t'i zbulojë elementet themelore të përjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj të ndryshëm, ai dhe kolegët e tij kanë vrojtuar vetveten se si do t'i përshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.

Wundi dhe nxënësit e tij e kanë themeluar shkollën psikologjike të njohur si
strukturalizëm. Strukturalizmi përpiqej të caktonte organizimin e përjetimeve të
vetëdijshme.

E ka zbërthyer përjetimin në ndijime objektive siç janë të parit ose të vullnetit dhe të shijimi dhe ndjenjat subjektive ose të vullnetit dhe të parafytyrimeve mentale (për shembull kujtimet ose ëndrrat).

Strukturalistët besonin se mendja funksionon me kombinimin kreativ të elementeve të përjetimit.

Një nga nxënësit amerikan të Wundtit ka qenë edhe G. Stanley Hall (1844-1924).

Interesimi kryesor i Hallit përfshinte zhvillimin psikologjik në fëmijëri, adoleshencë dhe në moshën më të shtyrë. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushës së psikologjisë së fëmijëve. Ai është edhe themelues i Shoqatës psikologjike amerikane(APA).

Funksionalizmi
Kam dëshiruar që, duke vepruar me psikologjinë si me shkencë natyrore, t'i ndihmoj të bëhet e tillë.

WILLIAM JAMES

Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vëllai i shkrimtarit Henry
James, miraton një pikëpamje të gjerë mbi psikologjinë, duke u orientuar në raportet
midis përjetimit dhe sjelljes.

James pohon se ekziston një rrymë e pandërprerë e rrjedhës së vetëdijes. Introspeksioni e ka bindur se përjetimi nuk mund të zbërthehet në njësi, siç mendonin strukturalistët.

James ka themeluar shkollën e funksionalizmit që merret me sjelljen si dhe me vetëdijen. Funksionalizmi shqyrton mënyrat me të cilat përjetimet dhe përvoja na mundësojnë përshtatjen e sjelljes ndaj rrethinës në të cilën gjendemi.

Funksionalizmi shfrytëzon vrojtimet laboratorike si plotësim i introspeksionit. Strukturalistët praktikonin të pyetnin: "Cilat janë pjesët e proceseve psikike?", kurse funksionalistët ishin më të prirur të pyetnin: "Cili është qëllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janë efektet e tyre?".

Funksionalistët mendojnë se ndërthurjet adaptative të sjelljes janë të mësuara dhe të pandryshueshme. Sjellja e papërshtatur anon kah zhdukja ose ndërprerja. Veprimi i përshtatur anon kah përsëritja dhe bëhet shprehi. James ka shkruar se "shprehia është një rrotë jashtëzakonisht balancuese e shoqërisë". Shprehia e mban shoqërinë nga dita në ditë.

Krijimi i shprehive pasqyrohet në veprimet siç janë futja e lugës në gojë ose shtypja e dorëzës së derës.

Së pari, ato veprime kërkojnë kujdes të plotë. Nëse jeni në dilemë, ndaluni me facoletën e letrës në dorë dhe vështroni pak fëmijën gjatë përpjekjes së tij që për herë të parë të ushqehet vetë. Me anë të përsëritjes, veprimi që paraqet të ushqyerit e pavarur bëhet automatik, d.m.th. bëhet shprehi. Veprimtaria e shumëfishtë e përfshirë në të mësuarit e drejtimit të automjetit me anë të përsëritjes bëhet gjithashtu rutinore. Pas kësaj mund ta realizojmë pa ndonjë kujdes të veçantë.

Atëherë lirisht mund të orientohemi në konverzim interesant ose në ndonjë radio emision. Ideja mbi të mësuarit me anë të përsëritjes është ide themelore edhe për traditën bihevioriste..
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

Psikologjia është një subjekt i popullarizuar, që kohëve të fundit është duke u rritur interesimi për studimin e saj.

Fjala psikologji për të parën herë është paraqitur në Angli më 1693, por nuk është përdorur dhe nuk është kuptuar një kohë të gjatë, deri në vitet 1800. ثshtë kuptim i përbërë nga dy fjalë greke “psycho” dhe “logos”.

Psycho në mënyrë origjinale nën kupton frymëmarrje (respiracion), por më vonë është kuptuar si shpirt, sepse frymëmarrja është ndikuar shpirti, i cili ende nuk e ka lëshuar trupin.

Në mitologjinë greke Psicho ka qenë nje grua, e cila ka qe në në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë, Eros. Ai ishte dashnor i saj, por kishte një kusht ndaj saj: që mos t’i shikonte fytyrën e tij kurrë. Por, nga kureshtja, Psichoja një natë vendosi një qiri për t’ia shikuar fytyrën.

Në momentin kur e kupton Erosi, atëherë e magjeps atë. Për të arritur cakun, është dashur të bënte një luftë të madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe i ishte bashkangjitur Erosit në parajsë.

Psycho simbolizon shpirtin njerëzor. Gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë, kuptimi i fjalës psicho është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, ka nënkuptuar shkencën, ose arsyen. Sipas rrugëve Greke, psikologjia është një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, apo siç thuhet sot studimi - mbi mendjen.

Psikoanaliza

Psikanaliza u formua nga Sigmund Freud, i cili edhe e krijoi atë duke u bazuar së pari në mendimet e tij personale dhe pastaj që ta dijë vetë se si dhe perse ai ishte i frikësuar nga vdekja , fobia dhe dhimbja.

Ai illoj duke e analizuar së pari veten e tij, çka e shpuri më vonë deri të ajo , kur ky illoi edhe t’i analizonte njerëzit e tjerë, pra pacientet e tij.
Psikanaliza është vetëm ajo që të tregojë dhe hulumtojë se përse njerëzit sillen në mënyra të ndryshme tërë jetën dhe se do të ishte mirë që të dihet përse njeriu frikohet nga lashtësia, errësira, nga insektet etj., por do të ishte edhe mirë që të dihej nga kjo se, përse njerëzit kanë nganjëherë edhe sjellje kriminale dhe çka fshihet prapa tyre.

E tëra u pasqyrua në një pjesë të madhe të njerëzve për shkak të psikikës së tyre të sëmurë, por edhe të gjendjes së përgjithshme psikike. Psikanaliza i përkushtohet njohurisë dhe shpirtit të njeriut.
Freud ishte vetë mjek dhe gjendjet neurotike të pacienteve të tij për të ishin shumë interesante për t’i studiuar.

Psikanaliza i sqaron ankthet dhe ankthet e detyruara si një lloj përjetimi të tronditjes. të cilat kanë lënë gjurmë qysh në fëmijëri.

Njeriu nuk duhet që të ketë probleme të mëdha, ose thjeshtë të jetë i sëmurë psikik që të kërkojë ndihmë nga Psikologu për trajtim në ndonjë terapi. Por, shumica e njerëzve e kanë një frikë në veten e tyre që të mos jenë si të shënuar ose regjistruar, mendojnë se kjo është një punë që duhet të mbahet sekrete.

E vërteta është se psikoterapia në të shumtën e rasteve merret me problemet e jetës së përditshme të psikologjisë njerë zore, të cilat probleme, çdo njeri i njeh për veten e vetë, por lufton kundër tyre duke i mbajtur si sekrete në brendësinë e vetë.

Por psikoterapia ka të bëjë më se shumti me mjekimin e lirë mental sesa me atë të psikiatrisë, qe në çdo rast qëllimi i tërë kësaj është që njeriu të jetë mirë dhe i mençur me veten e vetë, ta zbulojë “unin” e vetë, sesa të mjekohet me medikamente ose tek ndonjë lloj qendre psikiatrike pa nevojë.

Brenda këtyre viteve, shumica më kanë kontaktuar dhe thuaja se çdo njëri ka thënë se “Unë nuk kam probleme të mëdha psikike që të kërkoj mjekim në psikoterapi.” dhe nga kjo ka re zultuar se ata nuk e kanë marrë si rast serioz nevojën e mjekimit të tyre në ketë drejtim, por në illim janë mbyllur në vete, duke i ikur të vërtetë, dhe më pas, pas një kohe, kur nuk kanë mundur të rezistojnë, janë lajmëruar prapë që të kërkojnë ndihmë.
Psikoterapia nuk është asgjë tjetër vetëm terapi e lirë dhe udhëzim për mirëqenien shpirtërore. ثshtë normale të jetë jonormale.
Shumica e njerëzve kanë një marrëdhënie të mirë, siç edhe e quajnë: marrëdhënie dhe dije normale. Të jesh sikur që je vetë dhe të kesh një vetëbesim të plotë, kërkohet që njeriu të lar gohet nga ai mendim duke e bërë në vete këtë që ta vlerësojë veten si të tjerët dhe të illojë t’i bëjë pyetje vetvetes se kush në të vërtetë është ai ose ajo, ose kush jam unë.

ثshtë e pamundur që njeriu të ketë mundësi që të jetë sikur ata të tjerët, sepse këtu njeriu bie
ndesh me origjinalitetin e tij personal. Nëse ti mendon se je si të gjithë të tjerët, nuk duhet harruar se ti je më ndryshe nga të tjerët dhe origjinal në veten tënde.

Edhe nëse je i sëmurë psikikisht, ke të drejtë të llogaritësh se je një pjesë e njerëzimit dhe kërkon respekt nga rrethi, pavarësisht nga bindja jote njerëzore ose nga momentet e ndonjë lloj sëmundjeje në jetën tënde.

اdo njeri vlen aq sa edhe tjetri. Një Psikoterapeut mundet të të ndihmojë ty që të kuptosh dobësitë e tua dhe të mësohesh të jetosh me një pengesë tënden, të cilën e mban të fshehtë,
ose në anën izike të trupit, me një fjalë, të mësohesh të jetosh edhe si hendikepuar, sepse je qenie njerëzore, si të gjithë.

Nëse ke problem serioz, do të ishte më mirë që ta kuptosh natyrën e atij problemi dhe si të tjeret e kuptojnë këtë lloj problemi, e jo të rrish i fshehur në hijen e turpit ose të luftosh me veten tënde dhe me ajrin që të rrethon.

Mendimet jorelektuese
Një pjesë e mendimeve tona formulohen në një kohë të largët, ose të harruar, dhe nga një situatë e vështirë e fëmijërisë;kjo është një shenjë e përshtypjes infantile, dhe këto mendime mund të na bëjnë një errësirë dhe mungesë vullneti që të planiikojmë të ardhmen tonë dhe mundësitë tona në jetën e mëtutjeshme.

Këto mendime, me te cilat as nuk mundemi të mendojmë, na vijnë në kokë pa dëshiruar dhe këto e bëjnë një lloj bllokade, me ç’rast ne nuk mundemi të relektojmë më për së afërmi, nëse ndonjë person tjetër nuk na këshillon që të llogarisim ardhmërinë tonë, sepse këto mendime të lartë zotërojnë mbi ndjenjat tona në mënyrë mekanike dhe në atë automatike; por edhe zvogëlojnë dëshirën tonë për jetë.

Këto janë mendime që nuk bën të mendojmë për to. Procesi i mendimit ndalet dhe futen mendime që në mënyrë të pakontrolluar sillen vetëm në një rreth, nuk shkojnë më përpara, por vetëm aty, ndërsa ne bëhemi të papjekur që të mësohemi nga përvoja e hidhur.
Nganjëherë, këto lloje të mendimeve janë larg nesh dhe nuk gjenden me ne për të mirën e uni-t tonë, por vijnë në kokat tona aq shpejt në cikle të papërshtatshme, kur as ne nuk e dimë se çfarë po ndodh vërtet me ne.

Ne “dimë” se çdo herë jemi pafat, dhe se nuk është ide e mirë që te provojmë të ndryshojmë, sepse ne nuk mund t’i bëjmë disa gjëra, se të tjerët kanë çdo herë të drejtë, se te gjitha femrat janë joreale (falso); burrat janë zullumqarë, dhe të tjerët largohen nga ne; nëse ata na njohin në brendësinë tonë se çka fshehim dhe çfarë mbajmë në vete.

Në këto rrethana nuk lind asgjë më shumë se vetëbesimi i ulët, i cili atëherë patjetër duhet të kërkojë këshillën dhe ndihmën e Psikoterapeutit.
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

Psikologjia është shkenca mbi shpirtin.
Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit.
Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike.
Objekti i interesimit të psikologëve përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, të mësuarit dhe kujtesën, intelegjencinë, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritën dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në grupe të ndryshme dhe në organizata shoqërore.

PSIKOLOGJIA SI SHKENCث

Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, përpiqet t'i përshkruajë, sqarojë, parashohë dhe kontrollojë dukuritë që i studion. Pra, psikologjia përpiqet të përshkruajë, sqarojë, parashohë dhe kontrollojë sjelljen dhe proceset psikike.
Kurdoherë që kjo është e mundur, emërtimet dhe nocionet përshkruese lidhen meteorinë. Teoritë paraqesin formësimin e tërësishëm të raporteve të qarta midis dukurive të vrojtuara. Teoritë psikologjike mbështeten në supozimet mbi sjelljen dhe proceset psikike, përmbajnë pohime mbi parimet dhe ligjshmëritë që sundojnë midis tyre dhe na bëjnë të mundshëm paraqitjen e sqarimeve dhe të parashikimeve.
Teoritë psikologjike mund t'i ndërlidhin pohimet mbi sjelljen (siç është të ushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siç janë qëndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike.
Për shembull, shumë prej reaksioneve tona ndaj drogës sikurse ndaj alkoolit apo marihuanës, mund të maten kur manifestohen në sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik të drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre.
Psikologët verifikojnë, gjithashtu, teoritë e veta të përpiluara me kujdes me anë të metodave hulumtuese, siç janë hulumtimet dhe eksperimentet në terren.
Teoria e kënaqshme psikologjike na i bën të mundshme parashikimet. Për shembull, teoria e kënaqshme mbi urinë do të na bëjë të mundshëm parashikimin kur do të hanë njerëzit e kur jo.
Mirëpo, në psikologji për shumë teori është konstatuar se nuk janë të afta të sqarojnë ose parashikojnë atë që është vërejtur. Për këtë arsye, ato teori janë braktisur ose janë ndryshuar.
Nocioni i kontrollimit të sjelljeve dhe të proceseve psikike është kontravers. Disa njerëz gabimisht mendojnë se psikologët kërkojnë mënyra që t'i shtyjnë njerëzit e tjerë ta bëjnë atë që u urdhërohet - sikurse kukullave në pe. Kjo nuk është ashtu.
Psikologët janë të prirur të besojnë në dinjitetin e qenieve njerëzore, kurse dinjiteti i njeriut kërkon që njerëzit të jenë të lirë të marrin vendime të veta dhe të zgjedhin sjelljen e vet. Tërë kohën psikologët mësojnë gjithnjë e më shumë për ndikimet në sjelljen e njeriut, por atë dijeni ata e aplikojnë vetëm në bazë të kërkesës dhe për t'u ndihmuar njerëzve në realizimin e
nevojave të tyre.
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

ZHVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISE
Psikologjia ka një të kaluar të gjatë, por një histori të shkurtër.
Megjithëse duket që rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnë pamjen e psikologjisë gjatë çdo disa viteve, projektin e këtij teksti mësimor ka mundur ta shkruajë filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit).
Një nga veprat e Aristotelit është quajtur Peri Psyches, që do të mund të përkthehej si "Mbi psikën". Peri Psyches, si edhe ky libër, fillon me historinë e psikologjisë së të menduarit dhe pikëpamjet historike mbi natyrën e psikikës dhe të sjelljes.
Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerëzit janë të motivuar në mënyrë bazike që të kërkojnë kënaqësinë dhe t'i shmangen dhembjes, qëndrim ky që e ka shfrytëzuar teoria moderne psikodinamike dhe teoritë e të mësuarit.
Ekzistojnë edhe kontribute të tjera të grekëve të vjetër. Demokriti (rreth viteve 460-370 para Krishtit), për shembull, ka theksuar se sjellja jonë është nën ndikimin e ngacmimeve të jashtme. Ai ka qenë një nga të parët që ka parashtruar çështjen se a ekziston diçka e tillë siç është vullneti i lirë ose zgjedhja.
Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxënës i Sokratit (rreth viteve 470- 399 para Krishtit), ka shënuar këshillën e Sokratit "njihe vetveten". Që nga atëherë kjo është motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund të arrijmë njohjen e plotë të vetvetes me anë të ndjenjave tona sepse ato nuk janë shprehje e saktë e realitetit.
Edhe sot dallojmë ngacmimet që veprojnë në receptorët tonë të ndijimit nga percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherë të shtrembëruara. Pasi që ndijimet e bëjnë të mundshme njohjen e papërkryer, Sokrati ka propozuar që ta studiojmë vetveten me anë të të menduarit racional dhe të introspeksionit.
Mirëpo, le t'i kthehemi zhvillimit të psikologjisë si shkencë laboratorike në gjysmën e dytë të shekullit 19. Disa historianë vejnë datën e fillimit në vitin 1860.Atëherë Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin që është gur kufitar në
psikologji: "Elementet e psikofizikës".
Ajo ka treguar se në çfarë raporti janë dukuritë fizike (siç janë drita dhe zëri) me dukuritë psikologjike të ndijimit dhe të percepcionit. Fechner gjithashtu ka treguar se si mund të masim shkencërisht efektet e atyre dukurive. Shumica e historianëve e vendos fillimin e psikologjisë moderne si shkencë laboratorike në vitin 1879. Atë vit Wilhelm Wund (1832-1920) ka themeluar laboratorin e parë psikologjik në Leipzig të Gjermanisë.

DREJTIMET Mث Tث RثNDثSISHME PSIKOLOGJIKE

Strukturalizmi
"Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika është dukuri natyrore, që mund të studiohet shkencërisht si dhe drita, ngrohtësia dhe qarkullimi i gjakut. Wundt ka shfrytëzuar introspeksionin duke u përpjekur t'i zbulojë elementet themelore të përjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj të ndryshëm, ai dhe kolegët e tij kanë vrojtuar vetveten se si do t'i përshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.
Wundi dhe nxënësit e tij e kanë themeluar shkollën psikologjike të njohur si strukturalizëm. Strukturalizmi përpiqej të caktonte organizimin e përjetimeve të vetëdijshme.
E ka zbërthyer përjetimin në ndijime objektive siç janë të parit ose të vullnetit dhe të shijimi dhe ndjenjat subjektive ose të vullnetit dhe të parafytyrimeve mentale (për shembull kujtimet ose ëndrrat).
Strukturalistët besonin se mendja funksionon me kombinimin kreativ të elementeve të përjetimit.
Një nga nxënësit amerikan të Wundtit ka qenë edhe G. Stanley Hall (1844-1924).
Interesimi kryesor i Hallit përfshinte zhvillimin psikologjik në fëmijëri, adoleshencë dhe në moshën më të shtyrë. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushës së psikologjisë së fëmijëve. Ai është edhe themelues i Shoqatës psikologjike amerikane(APA).

Funksionalizmi
Kam dëshiruar që, duke vepruar me psikologjinë si me shkencë natyrore, t'i ndihmoj të bëhet e tillë.
WILLIAM JAMES

Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vëllai i shkrimtarit Henry James, miraton një pikëpamje të gjerë mbi psikologjinë, duke u orientuar në raportet midis përjetimit dhe sjelljes.
James pohon se ekziston një rrymë e pandërprerë e rrjedhës së vetëdijes. Introspeksioni e ka bindur se përjetimi nuk mund të zbërthehet në njësi, siç mendonin strukturalistët.
James ka themeluar shkollën e funksionalizmit që merret me sjelljen si dhe me vetëdijen. Funksionalizmi shqyrton mënyrat me të cilat përjetimet dhe përvoja na mundësojnë përshtatjen e sjelljes ndaj rrethinës në të cilën gjendemi.
Funksionalizmi shfrytëzon vrojtimet laboratorike si plotësim i introspeksionit. Strukturalistët praktikonin të pyetnin: "Cilat janë pjesët e proceseve psikike?", kurse funksionalistët ishin më të prirur të pyetnin: "Cili është qëllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janë efektet e tyre?".
Funksionalistët mendojnë se ndërthurjet adaptative të sjelljes janë të mësuara dhe të pandryshueshme. Sjellja e papërshtatur anon kah zhdukja ose ndërprerja. Veprimi i përshtatur anon kah përsëritja dhe bëhet shprehi. James ka shkruar se "shprehia është një rrotë jashtëzakonisht balancuese e shoqërisë". Shprehia e mban shoqërinë nga dita në ditë.
Krijimi i shprehive pasqyrohet në veprimet siç janë futja e lugës në gojë ose shtypja e dorëzës së derës.
Së pari, ato veprime kërkojnë kujdes të plotë. Nëse jeni në dilemë, ndaluni me facoletën e letrës në dorë dhe vështroni pak fëmijën gjatë përpjekjes së tij që për herë të parë të ushqehet vetë. Me anë të përsëritjes, veprimi që paraqet të ushqyerit e pavarur bëhet automatik, d.m.th. bëhet shprehi. Veprimtaria e shumëfishtë e përfshirë në të mësuarit e drejtimit të automjetit me anë të përsëritjes bëhet gjithashtu rutinore. Pas kësaj mund ta realizojmë pa ndonjë kujdes të veçantë.
Atëherë lirisht mund të orientohemi në konverzim interesant ose në ndonjë radio emision. Ideja mbi të mësuarit me anë të përsëritjes është ide themelore edhe për traditën bihevioriste.
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

TELEPATIA.

Telepatia është manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibel e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rastë është pranuesi.
Këto mendime që emetohen vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, janë të "shpërndara" në hapësirë, ashtu që me shqisat normale të komunikimit nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, telepatia është komunikim i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht nga largësia e tyre.
Fjala "telepati" rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: "tele"- largësi dha "pathe"- ndjeshmëri. Themeluesi i saj është F. Majers, një ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike më 1882.
Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësin e emetimit të neuro-rrezeve, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht dhe shpirtërisht, siç janë binjakët, nëna dhe fëmija, motra e vëllai, burri e gruaja etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin e formimit të mardhënieve midis prindit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike dhe këto janë posaçërisht të theksuara në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk di të flasë. Gjithashtu, gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur vdes i dashuri i tyre, në mënyrë të ndryshme e ndjejnë këtë. Në popull këto quhen "isharete" (arab, isara- shenjë).
Kërkimet e ndryshme, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, P. Zhanes. Sh. Rishes etj. Eksperimente intensive në fillim të viteve 30 zhvilloi edhe shkrimtari A. Sinkler me të shoqën. Sinkleri vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t'i pranonte në mënyrë telepatike dhe t'i reprodukonte.
Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimentet e Sinklerit ishin nën kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte aq e saktë, sa që A. Ajnshtajni që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps aq shumë, sa që ia shkroi edhe parathënien e librit të Sinklerit "Radioja mentale", në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.
Me eksperimente telepatike u muarën edhe U. Keringtoni, Dr. Rajni, Tajeri etj, ndërsa për eksperimente ata shfrytëzonin kompletet e letrave të: Zenerit, Lazanovit dhe të Manczarskit. Ndër më të njohuar janë ato të Zenerit që përbëhen nga 25 letra, të ndara në 5 pjesë, dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik.
Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç bëhet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë me frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trurin e pranuesit deshifrohen.
Zbulimi i një numri të madh grimcash elementare në fizikën atomike kishte rëndësi dhe për psikotronikën. Kështu, A. Kestler në veprën "Rrënjet e koincidencës" solli mendimin e disa fizikantëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur "psitron", e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtshqisore.
G. Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e mardhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshme psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë "normale".
Sipas teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuritë me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti.
Fenomenet sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dhe janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore etj. Teoria e Sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr "fjalën nga goja", etj.
Si përfundim mund të thuhet kjo: Shumica e eksperimenteve psikotronike tregojnë se perceptimet jashtshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na sjell në supozim se telepatia është proces themelor i intraksionit tonë me rrethin, eventualisht me i vjetër se sa komunikimi verbal.
Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit ishin më të përshtatshme për komunikim dhe veprim në rreth. Megjithatë, perceptimet jashtshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan. Në gjendje kur humbet kontrolli i qendrave të larta të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella, traumat e paparashikuara, hipnoza etj., këto funksione dhe mekanizma jashtshqisore, të lëna anash, aktivizohen
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

Problemi teorik themelor është se si telepatia mund të funksionoj, ndonëse ka barriera hapësinore e materiale, të cilat pengojnë format tjera të komunikimit.
Shumica e kërkimeve sjellin si përfundim se për telepatinë nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund të vendosen me subjekt edhe në nëndetëse, në thellësi deri në 3000 metra, si dhe në largësi nga dërguesi disa mijëra kilometra.
Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve.
Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
Një variant i kësaj teorie është hipoteza e Kozinskit, sipas së cilës themelore në telepati është elektroinduksioni, në të cilin valët elektromagnetike indukojnë gjendjen e dëshiruar në trurin pranues.
Këtë teori e demanton plotësisht me eksperimentet e tij Leonid Vasiljev, më 1963. Vasiljev i hipnotizonte subjektet dhe i fuste në kafazin e Faradeit, i cili eliminon plotësisht bartjen e valëve elektromagnetike.
Kjo situatë nuk ndikonte fare në sugjestionet telepatike, kështu që sot teoria elektromagnetike mbi telepatinë konsiderohet si e pavlerë.
Roli, më 1966, në veprën e tij “Perceptimet jashtëshqisore dhe të mbajturit mend” jep teorinë e fushës psikike.
Sipas asaj teorie secili objekt dhe secila qenie e gjallë e ka fushën psikike, ngjashëm me gravitacionin (fusha gravituese ndikon pa marrë parasysh pengesat dhe izolimet). Ajo çfarë ndodh në një fushë psikike, dyfishohet në fushën tjetër. Dobësia e vetme e kësaj teorie qëndron në atë se njëra dukuri - telepatia, shpjegohet me dukurinë tjetër - gravitacionin, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është i sqaruar plotësisht.
Zbulimi i një numri të madh të grimcave elementare në fizikën atomike kishte rëndësi edhe për psikotronikën. Kështu, Artur Kestler në veprën, “Rrënjët e koincidencës” solli mendimin e disa fizikanëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur PSITRON, e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. Me gjithë arritjet e fizikës moderne atomike, kjo hipotezë nuk na afron drejt sqarimit derisa të mos zbulohet ajo grimcë.
Gardner Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike.
Gjendja e ndryshuar psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë “normale”.
Marfi posaçërisht thekson se dërguesi dhe pranuesi, respektivisht vetë mundësia e manifestimit të telepatisë, paraqet një fazë më të thellë të organizmit të përgjithshëm të vetëdijeve tona si dhe nivelin e ndikimit intim në shtresat më të thella, në të cilat fenomenet paranormale ndodhin.
Duke u thelluar në shtresat e thella, të vetat, individi largohet nga e vetëdijshmja, me ç’rastë shfaqen horizonte e përmasa të reja, të mjaftueshme për arritjen e kontaktit me dukuri reale, të cilat e tejkalojnë kohën dhe hapësirën.
Sipas Teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi C. G. Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë të kuptimit.
Sipas Jungut, i cili në formulimin e kësaj teorie u frymëzua nga sistemi i vjetër kinez “JI-Xhing”, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti.
Fenomene sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dje janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore e të ngjashme.
Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dha pranuesit në telepati janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy.
Teoria e sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr “fjalën nga goja”, etj.
Edhe pse kjo teori në këtë periudhë është njëra nga më të pranuarat në kuadrin e teorive tjera, prapëseprapë është larg sqarimit të plotë të fenomenit të quajtur telepati.
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

Kenaqesia

Janë shkruar dhe botuar mijra libra rreth konceptit të lumturisë, duke e cilësuar këtë, si një gjëndje gjatë së cilës, qënja humane ndihet në ekuilibër me ambientin dhe veten. Për rrjedhojë biologjikisht kjo gjëndje, pra lumturia, presupozon një moment, një periudhë të shkurtër, kur proceset e natyrshme kontradiktore brenda nesh, ekuilibrohen dhe po ashtu, ekuilibrojnë (apo kështu na duket) edhe proceset e tjera që na rrethojnë. Kështu ato krijojnë mikroambientin ku ne jemi në ekzistencë.
Sipas shumicës së hulumtuesve, lumturia nuk është një proces i jashtëm. Eksteriori luan rol sigurisht, por është pikërisht interiori, bota e brendëshme pra, ajo që prodhon lumturinë. Sipas kësaj teorie, e cila është edhe teoria dominuese sot, manipulimi, përpunimi dhe menaxhimi i botës sonë të brendëshme mund të krijojë çaste lumturie.
Sigurisht, por së pari duhet thenë që lumturia nuk eshte nje concept fiks, matematik. Ajo është shume relative. Për të njëjtin nxitës, ne përgjigjemi me shkallë të ndryshme lumturie (kënaqesie). Në ditë të ndryshme, interieri ynë ka mundesi të ndryshme për t’u përgjigjur ndaj ngacmuesve të jashtëm.
Mbi gjithshka, ne duhet që të mësojme si t’a menaxhojme lumturinë, kënaqësinë, mirëqënjen. Kjo ndjenje kaq solide , e kërkuar dhe njëkohësisht, kaq fraxhile, ka karakter shumë të fisme. Ajo duhet thirrur, kërkuar dhe pastaj duhet shijuar ngadalë dhe me kujdes.
Le të shohim një rast të zakonshëm: Po të dëgjosh një këngë të bukur popullore, le të themi të kënduar nga Vaçe Zela, do të ndjesh(kjo varet shume nga individi) një kënaqësi që klasifikohet, le te themi me notën “10”. Po ashtu pas pak kohe, degjojmë një melodi klasike të Verdit dhe po ashtu i japim edhe kesaj noten “10”. Lumturia, pra kënaqësia në të dy rastet është e arritur. Por…sikur të dëgjojme meloditë sëbashu, në mënyre simultane pra, kjo nuk do të thotë aspak 10+10=20. Rezultati i klasifikimit do të jetë sigurisht më pak së “10”. Kënaqësia nuk sumohet, nuk mblidhet. Ajo duhet shijuar e veçuar. Ajo duhet kërkuar dhe pastaj si të jesh fokusuar në të… të kërkosh që ta ndjesh.
Lumturia është një ndjenjë labile, jo konstante. Ajo ka ngritje dhe ulje të pafundme. Kur ne jemi me dhimbje (fizike apo shpirterore), kjo nuk do të thotë se nuk duhet, nuk kemi mundesi që të ndjejme kënaqësi. Jo, së pari të qënit nen ndjesinë e dhimbjes, na jep “vizën” qe të jemi njerëz. Vetëm të vdekurit dhe disa të sëmurë nuk ndjejnë në përgjithësi dhe janë pa dhimbje veçanërisht. Pra duke pasur dhuratën e madhe që të ndjejmë dhimbje, për rrjedhojë duke qënë njerëz, ne kemi edhe mundësinë për të ndjerë lumturinë, kënaqësinë.
اdo humbje, çdo dhimbje dhe privim, na mëson që të kuptojmë, që edhe ana tjetër është atje diku. Ne pra duhet ta gjejmë. Eshtë e njohur shprehja e antikitetit:”Dështo, që të mësosh dhe mësohu që të dështosh”.
Po të shohim një njeri të sëmurë nga një sëmundje e rëndë, e cila j’a shkurton jetën, dhe ta analizojmë gjëndjen e tij shpirtërore dhe fizike do të kuptojme shumë. Njeriu i dënuar me vdekje, nga një sëmundje apo nga gjykatesi, i mpreh në mënyre të pavetedijshme shqisat e të ndjerit dhe sidomos, ai njeri mpreh shqisat e të ndjerit të kënaqesisë duke frenuar ato të vuajtjes. I sëmuri me kancer megjithse është nën dhimbje dhe nënefektin e sëmundjes, jeton jetë tepër sensibile. Ai ndjen dhe qan për një zog të vrarë, apo për një melodi të bukur, si kurrë nuk do te kishte bërë më parë. Sikur sëmundja të vihet nën kontrroll dhe mjekët t’i thonë që je i shëruar, ky i sëmurë do të jetojë një tjetër jetë, më të mirë, më kënaqesisjellëse se ajo që do të kishte jetuar më parë.
Gjenerozitet apo altruizem?

Unë jam me të parën. Ne duhet që të jemi gjenerosë, pra të japim kënaqësi, që të kemi edhe mundësinë të marim po atë. Altruizmi, presupozon dhënje pa nevojë për të marrë. Altruizmi është vetësakrifikim.
Mora shkas për këtë shkrim nga një libër i prof. të Harvardit Tal Ben-Shahar titulluar: “Happier”, Learn the Secrets to Daily Joy and Lasting Fulfillment.
Këtë bisedë e konsumova me një mikun tim të mirë. Kënaqësia ishte e dyanshme. Dhe nuk mund të rri pa shtuar që do të doja që t’i bëja prof. Ben-Shahar të njëjtën pyetje që më bëri miku im, pyetje që korespondon me një ide mjaft të përhapur në katedrën e psikologjisë së Harvardit, ide e hedhur pikërisht nga profesori i Ben-Shahar:
A është e mundur që të gjithë njerzit të përfitojnë nga ky libër, pra te rrisin shkallën e kënaqësisë, gjë që i përshtatet edhe titullit të librit.
Për çudi profesori………i profesorit Ben-Shahar ështe kundër kesaj ideje. Jo, pra të gjithë njerzit janë të aftë për të ndjellë këtë ndjenjë hyjnore, lumturinë. Te gjithë njerzit kanë nevojë për lumturine, kenaqësinë, por jo të gjithë kanë aftësinë për ta afuar, tërhequr atë….Cedrus
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

Psikologjia e internetit

Ne disa studime qe kam pare psikologet kane vleresuar disa aspekte te qendrimit te gjate ne internet, (ketu perfshihen shume lloj aktivitetesh te internetit)
Nje nga keto ka te beje me perhumbjen, qetesine ne dukje te tyre. Edhe kur jane ne jete reale vazhdojne mendojne per nje aspect te nje bisede te lene pergjysem,
Kjo ka dy ane:
Mpreh trurin
Te largon nga bota reale dhe problemet e saj.

-Modifikim i gjendjes shpirterore.

Ndjenja e nje gjendjeje ”high" kur jane Log on. Ne menyre paradoksale ndihen me deformim te gjedjes shpirterore kur jane ne internet dhe edhe kur nuk jane.

Kane nje aftesi qe vjen duke u rritur per te qendruar ne biseda chati edhe vetem me nje njeri apo me nje faqe interneti duke kerkuar pa nderprerje fakte te natyres pop.
Abstinence ne mungese te internetit qe shkon deri ne dridhje te duarve, mosperqendrim apo edhe prishje te pamotivuar te jetes normale.
Konflikti interpersonal. Ketu futen puna, jeta personale, deshirat e ndryshme si muzika, letersia, ose sporti.
Rikthimi edhe kur nderpritet per nje fare kohe, mund te rikthehesh me forca te reja serisht.
 
Titulli: Pe: Titulli: Cfare Eshte Psikologjia???

KEQPERDORIMI I PSIKOLOGJISE.

Sot në botë ekzistojnë institucione, në të cilat përveç punës psikologjike dhe profileve tjera shkencore, punohet në gjetjen e metodave për manipulime me njeriun. Këto institucione punojnë për nevoja të armatës dhe shërbimeve kundërinformative dhe financohen prej tyre, ndërsa zbulimet e reja ruhen si top sekrete shumë të rëndësishme, kështu që deri te ato vështirë mund të arrihet para se efekti i tyre të zbatohet në praktikë.
Qendrat kryesore për studimin dhe modifikimin e sjelljeve janë universitetet dhe institucione të ndryshme në mbarë botën, e sidomos në SHBA dhe Rusi. Problemet që i trajtojnë këto institucione janë të lloj-llojshme, ndërsa ekspertet që punojnë në to janë të specializuar për çështje specifike. Një ndër ekspertet medicinal më eminent, që punon për nevojat e CIA-së është Mathan Kline, me detyrë kryesore që t’i stërvitë operatorët, ndërsa në projektin ndërkombëtar, dirigjimin e mendimeve. Përndryshe Kline është i njohur si kryetar i komitetit ndërkombëtar kundër mentale (ICAMI), një ndër planet e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekt antidepresiv të porsalindurve, te të cilët duhej të veprojnë deri në fund të jetës së tyre. Kline nga diktatori i dikurshëm i Haiti P. Duvalier, mori mirënjohje më të lartë për pastrimin e trurit të haitasve. Ekzistojnë fakte se organizata ICAMI me ndihmën e narkotikëve i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta mentale, si forcë pune në industri.
Keqpërdorimi i psikologjisë bëri që ajo sot, në duart e disa vendeve të zhvilluara dhe diktatorëve të ndryshëm, të bëhet armë me pasoja të paparashikueshme, madje një shkencëtar deklaron hapur se bomba atomike është lodër fëmijësh në krahasim me mundësit e metodave të reja psikologjike në luftë kundër njeriut.
Më poshtë po i parashtrojmë disa nga metodat, përmes së cilave mund të manipulohet me qenien njeri.

Shpëlarja e trurit

ثshtë metodë e cila nuk shërben vetëm për pranimin e informatave të rëndësishme nga armiku, por edhe që t’i ndryshohen qëndrimet, mendimet dhe bindjet e tij. Përveç mundësisë së pranimit të informatave dhe ndryshimit të pikëpamjeve, kjo metodë shërben edhe për kthimin e armikut në një bashkëpunëtor aktiv, në mënyrë që armiku merr pjesë në mediume të shkruara e sidomos elektronike, me pohime të rrejshme, pra aktivizohet në propagandën e kundërshtarit ndaj nacionalitetit të vet.
Hipnoza
Sot është pranuar qëndrimi se hipnoza paraqet koncentrim specifik të vetëdijes, e cila është shumë më e madhe se ajo në gjendje të zgjuar, dhe mundëson pranim më të mirë të sugjestioneve që vijnë nga jashtë. Përndryshe, hipnoza kur përdoret nga ekspertët, shfrytëzohet me shumë sukses si metodë ndihmëse e psikoterapisë për shërimin e neurozave dhe psikozave.
Hipnoza është një ndër faktorët më bindës për ekzistimin e motiveve të pavetëdijshme dhe ndikimeve të tyre në sjelljet e njerëzve. Nëpërmjet sugjestioneve hipnotike është e mundur që të zbulohen e shqyrtohen motivet më të thella të sjelljeve të njerëzve, të korrigjohen ose ndryshohen e rrënjosen shprehitë e personalitetit dhe kështu, në vend të tyre, të regjistrohen të tjera, të reja. Kjo metodë më vonë u quajt edhe si “serumi i së vërtetës”, që zakonisht keqpërdorej në “biseda informative” të policisë. Për tu arritur gjendja hipnotike, përveç metodave klasike, përdorën e substanca kimike, pra lëndë narkotike.

ESB

Stimulimi elektrik i trurit (Elektrical Stimulation of the Brain), ose si e quajnë nga një herë, radio-stimulator, është metode e re e psikofizikës për drejtimin e sjelljeve të njerëzve. Një ndër iniciatorët e keqpërdorimit të ESB-së është edhe njëri ndër themeluesit e organizatës ndërkombëtare për kërkimin e trurit, Deligardo, i cili u parashtron metodën e vetë të interesuarve, sepse siç thotë ai, mund të ndaloj “parregulluesit politike” në baza fiziologjike përmes stimulimit të trurit. Nëpërmjet ESB-së mund t’i kontrollojmë sjelljet e cilitdo personi ose grupi njerëzish, dhe në atë mënyrë të ndikojmë indirekt në ndryshime publike.
Narkotikët

Janë të njohura edhe metodat, që me anë të llojeve të ndryshme të drogave si: kokaina, heroina, hashashi, alkooli, LSD-ja etj., të depërtojmë në personalitete me qëllim të marrjes së informatave të caktuara. CIA për qëllime të veta përdor zakonisht LSD-në por edhe disa lloje drogash të reja, që ende janë të panjohura, së paku për opinion. ثshtë e ditur se CIA është e interesuar për rreth 50 lloje drogash, dhe ka kryer e kryen edhe sot e kësaj dite eksperimente të ndryshme me njerëz, për të vërtetuar ndikimin e drogave në ndërdijen e tyre. Këtë e dëshmon edhe Timot Liri, i cili i tregoi shkrimtarit dhe estetit Volter Bovar, se një kohë të gjatë ka punuar si agjentë në CIA (deri sa nuk është burgosur) dhe se në Amerikë ekzistojnë afër 30.000 njerëz të cilët me ndihmën e drogës i kontrollon CIA.
Po e marrim vetëm një shembull sa për ilustrim për efektin e drogës LSD-25. Një sabotues me dy çanta udhëtimi të mbushura me këtë lëndë, nëpërmjet ujësjellësit, mund të paaftësojë përkohësisht të gjithë njerëzit e Evropës.
Udhëheqësit ushtarak konsiderojnë se lufta me ndihmën e substancave psikoaktive është mënyra më humane e luftës. Përdorimet për paaftësimin e materies paralizojnë përkohësisht vetëm rezistencën aktive dhe nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejt vdekjeprurëse për kundërshtarin. Fabrikat, mjetet e komunikimit, transportit etj., mbetën të padëmtuara, ndërkaq njerëzit, brenda 24 orëve, prapë riaftësohen për drejtimin e tyre. Do të jetojnë edhe më tej në vendbanimet e tyre të padëmtuara... por në qoftë se mënjanojmë humbjen më të madhe - lirinë personale dhe kolektive, atëherë kjo luftë ndoshta edhe do të mund të quhej si “humane”.
Numri i njerëzve të kontrolluar me anë të këtyre metodave, padyshim është i madh, dhe atë në mbarë rruzullin tokësor. Gjithashtu, këto metoda u përdorën edhe në luftërat e fundit në Ballkan, ku policëve dhe ushtarëve serb, nëpërmjet substancave të ndryshme narkotike u rritej morali luftarak, iu humbiste frika, iu ndryshoheshin sjelljet etj., duke i kthyer ata në njerëz të dëgjuar, pra në një lloj njerëzish “Zombi”, në duart e udhëheqësve të tyre, për të kryer krime nga më barbare që ka mundur të njehë ndonjëherë bota.
Ser Johan Acches, i cili për punë shkencore mori اmimin Nobel për Medicinë, konsideron se kërkimi i trurit është problem themelor me të cilin është ballafaquar ndonjëherë njeriu. Atë, si shkencëtar dhe humanist, e shqetëson thellë edhe parashikimi, se kërkimi i trurit ndoshta do të na zbulojë veprimet me të cilat njerëzit mund të bëhen anëtarë të dëgjueshëm të sistemeve totalitare, të cilët, pa protesta do t’i zbatojnë gjithnjë ato që u urdhërohen. Të gjitha kërkimet në këtë drejtim i duken më të rrezikshme se bomba atomike.
 
Meqense jam ne shpi do kem kohe te sjell fragmente interesante te psikologjise . Disa fjale apo fjali qe perbledhin nje kuptim te thjeshte por te vlereshme per botekuptimin njerezor.
 
Psikollogjia nje opsion mendimi,qe o te perkeqeson o permireson jeten tende.
 
Fjala psikologji qe vjen nga greqishja e vjeter, ku psyche do te thote "shpirt" ose "mendje dhe logia "studim ose "vleresim", perfshin gjithe rrezen e gjere te subjektit, mirepo sot ajo pershkruan " shkencen e mendjes e te sjelljes.
Psikologjia mund te shihet edhe si nje ure mes filozofise e fiziologjise. Ndersa fiziologjia pershkruan dhe shpjegon ndertimin fizik te trurit dhe te sistemit nervor, psikologjia shqyrton proceset mendore qe ndodhin brenda tyre dhe menyren se si shperfaqen ato te mendimet, te fjalet dhe te sjellja jone; po ashtu ndersa filozofia merret me mendimet dhe idete, psikologjia studion se si lindin ato dhe cfare na thone per menyren se si funksionon mendja jone.
Te gjithe shkencat jane zhvilluar prej filozofise, duke zbatuar metodat shkencore mbi pyetjet filozofike, por per psikologjine, natyra e pakuptueshme e disa subjekteve, si ndergjegja, perceptimi dhe kujtesa, e ngadalesoi procesin e kalimit nga arsyetimi filozofik ne praktien shkencore. Ne disa universitete vecanerisht ne SHBA dega e psikologjise perfshihej ne departamentin e filozofise, ndersa ne disa te tjera sidomos ne Gjermani, ishte dege e fakultetit te shkencave. Por vetem ne fund te shkekullit XIX, psikologjia u percaktua e u njoh si disipline e pavarur shkencore.
 
Redaktimi i fundit:
Dy qasje

Ne vitet 1890, fiziologu rus, Ivan Pavlov, kreu eksperimente qe u quajten jetike per zhvillimin e psikologjise si ne Evrope, edhe ne SHBA. Ai vertetoi se kafshet mund te sterviten per te reaguar ne nje menyre te caktuar. Kjo ide u be themeli i levizjes se re, te quajtur bihejviorizem. Bihejvioristet, e kishin te pamundur te studionin objektivisht proceset mendore, por zbuluan se mund te vezhgonin dhe te matnin sjelljen me treguesin e ketyre proceseve. Ata pergatiten eksperimente qe mund te kryheshin ne laboratore, fillimisht te kafshet, per te krijuar nje perceptim mbi psikologjine njerezore dhe pastaj mund te zbatoheshin edhe te njerezit.
Studimet bihejvioriste u perqendruan pothuajse vetem te menyra e formimit te sjelljes ne nderveprim me mjedisin. Kjo teori, e quajtur "ngacmim-reagim", beri emer permes puneve te Xhon Uotsonit. Nderkohe, ne Evrope dhe ne SHBA filluan te lulezonin teori te reja, te cilat terhoqen vemendjen e publikut te gjere.
Por, kur ne SHBA po perhapej bihejviorizmi, ne Vjene, nje neurolog i ri filloi te zvillonte nje teori te mendjes, qe do ta permbyste mendimin bashkekohor dhe do te frymezonte nje qendrim krejt tjeter. Duke vezhguar pacientin dhe duke u bazuar te anamneza, e jo tek eksperimentet laboratorike, teoria psikanalitike te 'Zigmund Frojdit shenoi rikthimin ne studimin e pervojave subjektive. Atij i ngjallnin interes kujtimet, femijeria, marredheniet e individit me te te tjeret dhe theksonte rendesine e se pandergjegjshmes ne percaktimin e sjelljes. Packa se ishin revolucionare per kohen, idete e tij u perqafuan shpejt e gjeresisht . Madje koncepti i "terapise se fjales" vazhdon edhe sot ne forma te ndryshme te psikoterapive.
 
Tani e lexova kete :)
Keshtuqe i bie qe Ridi qe ti ben eksperiemente bihejvioristesh me njerezit.
Je perceptues i mire i sjelljeve ti?
 
Të harxhosh edhe ato pak neurone për të provuar të kuptosh diçka që e di se kurrë s’do e kuptosh.
By me.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top