Celulari i ri do të hap dyert e automjetit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Telefoni i ri celular japonez automatikisht do të hap dyert e automjeteve të pronarëve të tyre dhe vozitësit do të mund të ndezin motorin pa përdorur çelësin.

Telefoni është produkt i kompanisë Sharp Corp. derisa gjatë përpunimit të tij është përdorur teknologjia të cilën më herët e ka zhvilluar kompania Nissan Motor. Kjo teknologji e cila është emëruar “اelësi inteligjent” i mundëson vozitësit që të hyj në automjet dhe të ndez motorin pa pasur nevojë të përdorë çelësin.

Sistemi i ashtuquajtur i ndjeshmërisë, me të cilin, siç porosisin nga Nissan, janë pajisur mbi një milion automjete në Japoni, mundëson këto veprime “abrakadabra”. Në fakt, kur çelësi përkatës është në afërsi, sistemi “e ndjen” praninë e tij dhe automatikisht hap dyert, që pasi të futet çelësi në brendësinë e automjetit të ndez edhe motorin.

Telefoni japonez është i bazuar pikërisht në teknologjinë e përmendur, dhe ky sistem do të mund të punojë në rrjetin e operatorit më të madh të telefonisë mobile në Japoni NTT DoCoMo Inc, njofton AP.

Nga kompania Sharp porosisin që telefoni dhe teknologjia do të paraqiten në konferencën e madhe të teknologjive CEATEC, mbajtja e së cilës është paralajmëruar për javën e ardhshme në Japoni.

Paraqitja e “telefonit magjistar” në treg pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2009.


r.spekter*
 

Attachments

  • Celulari_i_ri_do_te_hap_dyert_e_automjetit.jpg
    Celulari_i_ri_do_te_hap_dyert_e_automjetit.jpg
    77.4 KB · Shikime: 20
Te blej nje here makinen une, po nuk lodhem ta hap me celes! :D Dhe jo me nje po me 5 :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top