Çelet sezoni turistik, Vlora “thyen” karantinën, plazhet gati të heqin maskat dhe dorezat

vlora-696x365-1.jpg

Advertisment
Bashkia e Vlorës ka deklaruar të hapur sezonin turistik, në një ceremoni dhe situatë të pazakontë. Kreu i bashkisë Dritan Leli u shpreh se Vlora është gati për të pritur pushuesit, por gjithmonë duke respektuar protokollohet për sigurinë e shëndetit.



Premtimet për një sezon të suksesshëm janë për t’u parë pasi nëse vetë takimi përurues i çeljes së sezonit u desh të organizohej nën masa të rrepta, pikëpyetja shtrohet sa staf do duhet për ta bërë të mundur këtë në çdo metër katror plazh të Vlorës.


“Të fillojmë nga sot një sezon turistik te suksesshëm, aq sa kushtet do të na lejojnë ta kemi”, tha Leli.


Kreu i operatorëve të jugut të vendit, Vasil Bedinaj, kërkoi përfshirjen në draft të hapjes së plazheve dhe kufijve me rajonin. Problemi përveç frikës nga virusi dhe frikës a do vijnë pushuesit, mbetet gjetja dhe vlerësimi i stafit që do të përballet çdo minutë me pushuesit.




“Duhet ta kthejmë çelësin nga situata alarmante, e stresit dhe frikës, tek një më shumë optimiste”, tha Bedinaj.


Bashkia e Vlorës edhe pse në kushte kur asgjë nuk parashikohet dot, nuk ka ngurruar të bëjë thirrje për pushuesit që të zgjedhin pikërisht Vlorën për të kaluar pushimet.
 

Attachments

  • vlora-696x365-1.jpg
    vlora-696x365-1.jpg
    61.3 KB · Shikime: 0
  • vlora-696x365-1.jpg
    vlora-696x365-1.jpg
    61.3 KB · Shikime: 0
auto_Plazhi1589294559.jpg


Ilustrim
Të shumtë janë qytetarët e Kosovës të cilët pushimet verore i kalojnë në Shqipëri, e sidomos në Durrës. Mirëpo, për shkak të situatës me COVID-19, pushimet e kësaj vere janë ende në pikëpyetje. Megjithatë, Shqipëria duket se është gati për sezonin turistik. Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, në një lidhje direkte ka treguar se Durrësi është gati për të pritur turistët nga Kosova prej datës 15 qershor
Tahiri tha se situata në Shqipëri është drejt stabilizimit. Si theksoi se janë duke u bërë përgatitjet për sezonin turistik.

“Në përgjithësi situata në Shqipëri është drejt stabilizimit. Ne si bashki jemi duke bërë përgatitjet për sezonin e ri turistik, të hënën me datën 18 hapen të gjitha baret dhe restorantet. Të gjithë janë duke bërë riparimet e vogla dhe punimet paraprake për të pritur turistët”, ka thënë Tahiri.
“Jam besimplotë se kufijtë në mes Shqipërisë dhe Kosovës do të hapen me siguri, ndërsa sa iu përket masave nga ana e bashkisë së Durrësit ne kemi filluar me pastrimin e plazhit. Çdo gjë është gati, shumë shpejt do të fillojë edhe përpunimi i rërës. Janë kryer edhe parcelizimin e plazhit duke vendosur tiketat ku janë plazhet publike dhe private. Janë duke u përgatitur masat nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të cilat po merren pikërisht me masat sa u përket të gjithë operatorëve turistikë që duhet të respektohen. Duke filluar edhe nga distancomi social”, ka deklaruar nënkryetari i Bashkisë së Durrësit në një lidhje direkte.


Ai tha se nuk presin numër të madh të turistëve si në vitet tjera, për shkak të pandemisë me COVID-19.
“Numri i turistëve nuk do të jetë si në vitet e tjera, pasi pandemia është problem global. Por, sidomos me ardhjen e shqiptarëve të Kosovës do të jetë një sezon i suksesshëm për kushtet që jemi. Është herët për të dhënë statistika sepse situata është e tillë, por përveç vëllezërve tanë nga Kosova të cilët mezi po i presim, kanë konfirmuar disa hotele se edhe nga vendet skandimave apo baltike por edhe Bjellorusia dhe Ukraina, kanë konfirmuar prenotimet në Durrës. Me 15 qershor besojmë se do të hapet sezoni turistik në Durrës”, ka thënë Tahiri.
Ai tha se Durrësi është duke iu kthyer normalitetit sa i përket situatës me COVID-19.
“Për një periudhë prej më shumë se dy javë nuk ka qenë asnjë i infektuar. Durrësi ka pasur 5 raste me vdekje nga COVID-19. Në qytetin tonë janë respektuar masat dhe s’ka pasur shumë probleme”, deklaroi Tahiri.
 

Attachments

  • auto_Plazhi1589294559.jpg
    auto_Plazhi1589294559.jpg
    67.8 KB · Shikime: 0
  • auto_Plazhi1589294559.jpg
    auto_Plazhi1589294559.jpg
    67.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top