Cameron Diaz e trishtuar mbas ndarjes

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Diaz.jpg
New York – Aktorja e mirënjohur Cameron Diaz është fotografuar me një pamje aspak të mirë gjatë kësaj fundjave. 38 vjeçarja duket qartë që po vuanndarjen nga i dashuri Alex Rodriguez.

Pamja e trishtueshme, e lodhur dhe me shikim të humbur në mendime është mjaft e qartë. Megjithëse ka shkuar në sallonin e bukurisë për të rregulluar thonjtë e saj, as kjo gjë nuk e ka bërë të ndihet mirë e t’i dhurojë një buzëqeshje.
Vetëm përpara dy javësh çifti dha lajmin e ndarjes, lajm të cilin e dha Alex duke thënë:
“Unë e dua shumë Cameron. Ne do të jemi gjithnjë miq me njëri-tjetrin.”
Tani mbas ndarjes së tyre, lojtari i Yankee-s është shpërngulur në një shtëpi të re prej 24 milion dollarësh. Punimet në shtëpinë e tij të re filluan që kur ai ndodhej akoma në shtëpinë e aktores Diaz.
Duket se Diaz po i eviton takimet me ish të dashurin e saj, pasi në festën për bamirësi që organizoi Jay-Z, pikërisht në lagjen e saj, ajo nuk u duk fare kur Alex Rodrigues erdhi dhe kontribuoi për fondacionin e tij. (LajmeShqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top