Buzeqeshja

ymer

Antar Aktiv
Flitet se arma më e fuqishme e shumë njerëzve është buzëqeshja. Me qeshje lirohet një sasi e madhe e energjisë nervore. Qeshja i zbutë pasojat e stresit çfarëdo lloji qoftë ajo. Sikur për këtë na dëshmojnë me mjaftë sukses aktoret e famshme si Gjulia Roberts pastaj Katarina Zeta Gjonsi të cilat vërtet kanë një buzëqeshje mrekullisht të bukur dhe të gjerë. Shumë njerëz gjatë bisedës së tyre plotësisht i kushtojnë vëmendje fjalëve përderisa si për çudi gati pothuajse në tërësi e lënë anash gjuhën trupore, ato lëvizje të trupit dhe të fytyrës. Përkundrazi, nëse dikush dëshiron të arrij përshtypje të mirë te pala tjetër, duhet të mësoj se kjo në mas të madhe varet nga buzëqeshja si dhe nga mimika.

Ata që miren me studimin e mimikës na bëjnë me dije se ekzistojnë disa tipe të buzëqeshjes dhe secila e ka domethënjen e vet. Ajo mjaft mirë mund të na e zbulojë karakterin e një njeriu. Shumë njerëz buyëqeshjen e përdorin si maskë për t'i fshehur emocionet e veta. Me siguri keni patur rast në jetën tuaj t'ia parashtroni dikuj ndonjë pyetje dhe si përgjigje ka pasuar buzëqeshja dhe ndërrimi i temës. Kjo tregon se keni ngacmuar fuqishëm emocionet e personit dhe për ta mbajtur kontrollin ju është përgjigjur me buzëqeshje. Disa hulumtues theksojnë se personat që qeshen edhe atëherë kur nuk kanë arsye për një gjë të tillë me këtë tregojnë se nuk kanë siguri në vete. Nëse dikush qeshet fort edhe nëse ia tregoni ndonjë mahi të pakripë, me këtë ju e zbuloni sensin e dobët për humor të tij.
Gjith neve na kujtohet ajo buzëqeshje misterioze e Mona Lizës nga piktura e Leonardo Da Vinçit. Buzët e mbledhur në buzëqeshje enigmatike të cilat mezi puthiten e që fare pak vërehen. Personat e tillë që kanë këtë buzëqeshje, thonë psikologët, janë të kujdesshëm dhe të pasigurt.
Buzëqeshja e hapur dhe e ngrohtë, shumë emotive është karakteristikë e personave shumë pozitivë. Personat e tillë janë me atë tregojnë se sa janë të lumtur që takohen me dikë. Buzëqeshja e tillë është shumë joshëse.
Buzëqeshja plotësisht e hapur gati infektive është ajo që dominon në gjithë fytyrën. Mollëzat e faqeve janë të ngritura, këndet e buzëve të ngrehura e sytë shkëlqejnë si yje.


Buzëqeshja ka efekte terapeutike

Sa herë qe njeriu qeshet, truri liron një materie që quhet endorfin, hormon ky që të bënë të lumtur dhe me elan. Posa të qesheni bëheni të lumtur, e kur njeriu është i lumtur, qeshet edhe më shumë. Si foshnje njeriu mësohet të komunikoj përmes qeshjes. Kur nëna qeshet, edhe foshnja qeshet. Për ta vërtetuar efektin terapeutik të buzëqeshjes, mjafton të përmendim se sa mirë ndjehet njeriu kur dikush i fal buzëqeshje. Ndjeni nevojë që edhe ju t'i buzëqeshni. Disponimi i juaj barazohet me disponimin e njeriut që u ka dhuruar buzëqeshje, pasiguria dhe dyshimi humbet dhe aty për aty krijohet njëfar lidhje e këndshme në raportet tuaja. Paramendoni se me sa dëshirë do të bisedonit me personin e mrolur.

Buzëqeshja e sinqertë dhe e gjerë mund të jetë shumë e dobishme në miqësi. Me një buzëqeshje të sinqertë mund t'ia ktheni disponimin dikuj nga pikëllimi. Paramendoni dikë që e njihni të shqetësuar e që qanë pa kontroll. Pasi t'ju tregoj arsyen dhuroni vetëm një buzëqeshje dhe pak mahituni në logarinë tuaj, do të ndryshoj edhe disponimi e palës tjetër. Me kët në të vërtet ia bëni me dije se me vëmendje e keni dëgjuar dhe jeni të interesuar për problemet e saj/tij.
Buzëqeshja e sinqertë vërtet është armë shumë e fuqishme joshëse mes qifteve. Për t'i lërë mbresa partnerit tuaj, buzëqeshja është e rëndësishme sikurse ajri për mushkëri. Ajo hapë rrugët e komunikimit dhe zbutë edhe zemrat me të ngurta, madje edhe të atyre që janë "Macho meshkuj". Psikologët thonë se nëse mashkulli buzëqesh, me këtë u jepë shenjë të kaloni në aksion, e nëse edhe ju ia ktheni buzëqeshjen, plotësisht e keni ç'armatosur.
Nëse vërtet dëshironi ta joshni simpatinë tuaj, ja një mënyrë e buzëqeshjes që do ta mbaj mend gjatë: Shikoni anash, pastaj shikoni simpatinë tuaj pa e lëvizur kokën dhe buzëqeshni që shkëlqimi të vërehet në sytë tuaj kur ta vendosni kontaktin me sytë e simpatisë. ثshtë me rëndësi të mos aktroni gjatë kësaj, po të buzëqeshni nga zemra. Nuk është mirë asnjëherë të aktrohet gjatë buzëqeshjes. Hipokrizia shumë shpejtë kuptohet nga njerëzit tjerë dhe vërtet dallohet nga buzëqeshja e ngrohtë dhe e sinqertë, ngase sytë në vend se të shkëlqejnë mbeten të ngrirë dhe të ftohtë. Nëse arrini të buzëqeshni ngrohtë, mund të fitoni gjithçka që dëshironi nga njerëzit tjerë.
Prandaj, le ta përkujtojmë sërish një pjesë të një lutjeje irlandeze që thotë: Gjej kohë për buzëqeshje - buzëqeshja është muzikë e shpirtit.
 
Fuqia në buzëqeshje

Të buzëqeshësh nuk është diçka e thjeshtë ,është një art i veçantë dhe jo të gjithë e posedojnë këtë talent. Sipas hulumtuesit dhe psikologut H.G Watson buzëqeshja ka një fuqi të parezistueshme.

Me një buzëqeshje të kthjellët e të sinqertë sipas tij,ju do të krijoni një përshtypje të mirë dhe do të bëni për vete personat që ju synoni ti përvetësoni. Ajo është çelësi I zemrave dhe I suksesit.

Watson konstaton se nuk është e lehtë të buzëqeshësh sepse ekzistojnë një numër pambarim buzëqeshjesh,prandaj duhet të kemi kujdes qe buzëqeshja jonë të mos jetë boshe, sterile, fallco, cinike por të jetë e e sinqertë, joshëse, inteligjente, denjuese, një buzëqeshje që lidh, vëllazëron, zbut, që të bënë për vete,që ngjallë tek të tjerët dëshirën për tu afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj,madje edhe kur shkojmë në një mort (rast vdekjeje ) duhet të dimë të buzëqeshim por është fjala për një buzëqeshje prekëse, dashamirëse, ngushëlluese, të ëmbël.

Një biznesmen i famshëm thoshte: ,,Unë jam një dhelpër plak që do të ishte shumë e vështirë të zihesha në lak por kur pala hynë në studion time me një buzëqeshje, maxhepsem sepse më krijohet përshtypja se diçka e gëzueshme dhe optimiste po përhapet në ajër,, e një mbret anuloi urdhrin për të pushkatuar një grup çifutësh, sepse një nga vajzat që ishin para pushkatimit I buzëqeshi me dhembshuri, ai tha;,,për atë buzëqeshje do t’i liroja të gjithë çifutët e Evropës.

Një gazetë e njohur amerikane në një anketë të bërë me 147 mijë femra se cilin tip burri preferoni 1. burrin serioz,të matur, të rënd apo 2. të hareshëm,alegro me buzëqeshje në buzë në çdo rrethanë të jetës,93% ishin për tipin e dytë. Kujdes pra,mos u bëni prej atyre që nuk mund t’ia shkulësh një buzëqeshje as me pincat e dentistit por edhe kujdes se jo çdo zbardhje dhëmbësh është buzëqeshje.



Dale Carnegie, njohës I mire I psikologjisë njerëzore na ka lënë të shkruar këto këshilla që nuk duhet shlyer nga kujtesa:


-Buzëqeshja asgjë nuk kushton por ka një domethënie të madhe.

-Ajo I pasuron ata që e pranojnë por nuk I varfëron ata që e japin

-ثshtë e shkurtër si rrufeja por mbetët në kujtesë përgjithmonë

-Askush nuk është aq I pasur sa të mos I nevojitet një buzëqeshje dhe askush aq I varfër sa që buzëqeshja të mos e pasuronte

-Buzëqeshja është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtët, diell për të mërziturit dhe terapi për të sëmurët

-Buzëqeshja fut gëzim brenda pragut të derës e kënaqësi në marrëdhëniet njerëzore. Ajo është formula e miqësisë

-ثshtë e pamundshme të blihet,të lypet,të huazohet apo të vidhet sepse buron nga zemra

-Buzëqeshja askujt nuk I nevojitet aq sa pikërisht atyre të cilët asgjë tjetër nuk mund të na dhurojnë si shpërblim.



r.spekter
 
Buzeqesh ......edhe pse buzeqeshja jote eshte e trishtuar
Se me e trishtuar ........se nje buzeqeshje e trishtuar ,
eshte trishtimi qe nuk buzeqesh kurre....
 
Instikt apo sjellje e mësuar - Në gjurmë të të qeshurës së njeriut

Edhe shkencëtarët thonë se qeshja bën mirë për shëndetin. Po a është vërtet kaq e thjeshtë sa thuhet? Gelotologen, pra shkencëtarët që studiojnë të qeshurën, janë duke studiuar seriozisht të qeshurën që prej 20 vjetësh.

Një prej tyre shkencëtarëve në kërkim të të qeshurës është biologu Profesor Carl Niemitz i Universitetit të Lirë të Berlinit. Për të është krejt e qartë se ku lind qeshja: „Pra, fillimin të qeshura e ka natyrisht në tru. Sepse njeriut i vjen për të qeshur për diçka. Pastaj kalon tek buzët dhe sytë."

Pastaj shihet tjetri në sy, dhe ja kalon dhe atij të qeshurit. Pastaj bëhet një frymëmarrje e thellë.

„Buzët hapen shumë shpejt dhe në të njëjtën sekondë, është marrë frymë dhe fillon e qeshura. Që do të thotë se merret frymë në mënyrë të çuditshme : Hahaha. Nuk është Haaahaaahaaa. Nuk hapet goja dhe pritet, por gjithshka zhvillohet shumë shpejt."

Kur qeshet ajri del nga mushkëritë me shpejtësi 100 kilometra në orë. Njeriu e nxjerr ajrin duke bërë njëra pas tjetrës disa nxjerrje frymeje. Pastaj merret sërish frymë thellë. Krahas mushkërive, e qeshura vë në lëvizje edhe muskujt, shpjegon profesori biolog Carl Niemitz nga Universiteti i Lirë i Berlinit:„Për shembull vetëm në fytyrë lëvizin 40 muskuj. Pastaj fillojnë të lëvizin muskujt e kraharorit. 150 deri 200."

Disa njerëz përkulen nga përpara kur janë në këmbë dhe qeshin. Kjo ndodh sepse disa muskuj zbuten kur ka shpërthyer e qeshura. Edhe muskulatura e organeve urinare tensionohet dhe këmbimi i lëngjeve rritet. Prandaj disa e bëjnë në brekë kur qeshin shumë.

„Gjatë të qeshurës gjithshka zhvillohet automatikisht. Dhe do të thotë që e kemi në gen, pra e kemi të trashëguar prej miliona vjetësh. Shprehja jonë e fytyrës nga njëra anë, por edhe tonet që nxjerrim kur qeshim. Këto janë të lindura."

Njerëzit në gjithë botën qeshin me zë pas muajit të katër të lindjes, pa ja mësuar njeri të qeshurën. Por, ata nuk qeshin njësoj në çdo moshe, thotë studiuesi i të qeshurit Carl Niemitz. Kur janë të rritur njerëzit qeshin më pak, pothuajse 20 herë në ditë dhe kur janë fëmijë të vegjël gati 300 herë në ditë.

Por e qeshura e fëmijëve është e qeshur krejt tjetër, nga e qeshura që bëjnë njerëzit kur kënaqen me njeri tjetrin. Me të qeshurën e tij fëmija i vogël do të thotë : 'Unë jam i mirë, jam i dashur, ji dhe ti i dashur me mua."

E qeshura e një fëmije është një xhest qetësues. Ky xhest jepet nga natyra. E qeshura e shpeshtë lehtëson integrimin në grup. Fëmijët e vegjël qeshin edhe kur luajnë: "„Fëmijët që nuk shkojnë në shkollë qeshin shumë kur luajnë me njeri tjetrin. Me këtë ata duan të thonë se janë shokë, se e duan njëri tjetrin."

Këtë mënyrë të sjelluri njërezit e kanë fituar prej miliona vjetësh. Ky është përfundimi që kanë arritur gelotologët nga vëshgimet e tyre, si ato që ka bërë Professor Niemitz tek majmunët e kopshtit zoologjik në Berlin. Ai i ka studiuar dhjetë vjet me rradhë kafshët, dhe ka parë sidomos : „Kur luajnë me njëri tjetrën, ato kanë të njëjtën shprehje fytyre si tek njeriu. Një fytyrë të qeshur, ku shihen edhe dhëmbët. Gjatë kohës që luajnë ata qeshin dhe marrin frymë në mënyrë ritmike. Dëgjohet kështu : Hehehe."

Majmunët mund t`i japin shprehjen e qeshur fytyrës, sepse i kanë muskujt e nevojshëm për këtë. Arinjtë, për shembull nuk mund të qeshin sepse nuk kanë muskujt e duhur.

Të qeshësh së bashku do të thotë shoqërim. Prandaj „servilosen" ngjanjëherë fëmijët e rritur ose të rriturit qeshin nganjëherë edhe kur nuk ka gjë për të qeshur: „Nëse për shembull Kryetari i Bashkisë tregon ndonjë shaka, atëherë qeshin të gjithë burrat që e rrethojnë."

Por kjo është një gjë që mund të shihet. Këtë eksperiment ne e kemi bërë fillimisht në Universitet dhe kemi parë se nëse njëri nuk qesh menjëherë atëherë tjetri mendon "aha ky është duke u menduar a do apo jo të qeshë." Dhe ata që qeshin sa për mirësjellje qeshin shumë pak. Fytyra e tyre nuk ndryshon shumë."

Testet kanë treguar se shumica e njerëzve i dallojnë të qeshurat artificiale në mënyrë intuitive. Por nëse pyetet, se nga e dallojnë atëherë testuesit nuk dinë të japin përgjigje të saktë. Kjo sepse e qeshura është një sjellje e pandërgjegjshme, që njohja nëse është e vërtetë apo artificiale bëhet në nënndërgjegje. Karakteri i pandërgjegjshëm i të qeshurit e forcon një grup nga brenda dhe shërben si armë e grupit kundër atyre që nuk bëjnë pjesë në grup: „Për shembull dikush hyn në derë sepse ka dëgjuar të qeshura në dhomë dhe pyet, "اfarë ka për të qeshur?" Dhe ata që janë në dhomë thonë: „Asgjë, kështu kot." Atëherë ai mendon, që ata që ndodhen në dhomë nuk duan të qeshin me të, nuk duan ta bëjnë atë pjesë të grupit. E qeshura mund të përdoret edhe për të vendosur kufijtë. Kjo është diçka që mund ta bëjnë vetëm njerëzit."

Pra e qeshura nuk është vetëm pozitive. Për njerëzit e qeshura është e rëndësishme sepse ajo i ndihmon ata që të dallojnë miqtë dhe armiqtë . Por nganjëherë është qeshet edhe vetëm për kënaqësi. Prandaj majmunëve të vegjël dhe fëmijëve u pëlqen të gudulisen.



r.spekter
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top