Busta Rhymes ‘e ndez’ Prishtinën

ida angel

:)
V.I.P
Pas shumë dilemave rreth mbajtjes së koncertit të tij, Busta Rhymes më në fund ka performuar para publikut kosovar për të krijuar një atmosferë ‘të nxehtë’ në skenën e sallës “1 Tetori” në Prishtinë.
f.0427110823686_m.jpg

Afro 4 mijë fansa të muzikës hip-hop ishin mbledhur mbrëmë në sallë për të dytën natë radhazi, pasi koncerti i reperit amerikan dështoi një ditë më parë.

Busta Rhymes u ngjit në skenë afro gjysmë ore pas mesnate (00:30) dhe fjalët e tij të para ishin: “Kosovë mirë se ju gjeta”.

“Ata u munduan të na ndalin. Na lanë të presim në Aeroportin e Romës në Itali për 15 orë. Mirëpo askush nuk mund të më ndalojë të vij në këtë vend të bukur si Kosova”, ka thënë Busta, derisa publiku kosovar filloi të merrte ‘flakë’.

Ai ka performuar në skenë disa prej hiteve të tij më të mëdha, si “Break Ya Neck”, “Touch it”, “Gimme Some More”, “Arab Money”, e të tjera, duke vazhduar shoun e tij deri rreth orës 02:00 pas mesnate, kohë pas kohe duke përcjellë edhe mesazhe të ndryshme për publikun kosovar.

“ثshtë nata më e mirë gjatë 20 viteve të karrierës sime, nuk do ta harroj Kosovën kurrë dhe ju premtoj që do të shihemi sërish”, është shprehur Rhymes.

Performanca e reperit amerikan nuk ka humbur ritmin në asnjë moment dhe ai së bashku me publikun kosovar vazhduan kërcimin poshtë e lartë pa u lodhur fare. /Telegrafi/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Busta Rhymes ‘e ndez’ Prishtinën

Shume bukur ,sa zili i kam kosovaret,po ne Shqiperi pse nuk vijne keta :/
 
Pe: Busta Rhymes ‘e ndez’ Prishtinën

Shyqyr me ne fund paska arrit :p
 
Pe: Busta Rhymes ‘e ndez’ Prishtinën

sheke shekeeeeeeeee
 
Pe: Busta Rhymes ‘e ndez’ Prishtinën

Shume bukur ,sa zili i kam kosovaret,po ne Shqiperi pse nuk vijne keta :/

Sepse ne jemi gjithmone te zene me dicka..Para zgjedhjeve jemi me fushate zgjedhjesh,pas zgjedhjesh jemi me hapjen e kutive...Kemi kohe per keta neve??..Kurr....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top