Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë, as zani i naltë nuk t’ban burrë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Burrë nuk bahesh veç pse e ki nji femër n’krevat, as burrninë nuk ta shton mardhanja me to.
Burrë bahesh e je kur respekti mbi grun tande e dashnia për to, m’poshtë çdo gja,
Burrë je nëse grues tande i shkëlqejnë sytë prej lumturisë që ti ja ofron.

Jo, mos e quj vetën burrë nëse e dashura jote, ma shumë qanë se qeshë me ty,
Mos thuj jam burrë e jam i fortë, nëse karshi saj shet trimni.

Mos u kreno po e lëndove e ja mbushe sytë me lotë n’pikë t’natës
E as mos thuj unë jam burrë’ e baj çka du,
Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë
As zani i naltë nuk t’ban burrë
Ti je i dobt, e ma i dobët s’bahesh kurrë!

Mos u ndij i lumtur, po e bane nji gru tjetër me buzqeshë, në vend të asaj,
As mos u ndij i plotsum,
Ti je flliqësire, e ma flliqësirë nuk bahesh kurrë!

Në vend të saj, po i dërgove lule dikujt tjetër
E po e bane dikan tjetër t’ndihet mirë
Mos u kreno, turpërohu!

Kur ajo kërkon diçka, mos u mburr po s’ja plotësove kërkesat
Mos e mëbshtet burrninë në nji veprim të tillë
Egërsirë bahesh!

Po u turpërove me dal me njeriun e jetës tande, në nji drekë
Po u turpërove, ta duash, ta respektosh, e ta vlersosh
E po ngurrove t’i tregosh gjithë botës se nuk ka diçka n’jetë ma t’rëndësishme se ajo
Vdis ma mirë!

Autore: Doruntinë F. Ferati
 
Keto vargjet keshtu me zgjojne nje ndjesi shume te keqe.
Qe mos te jemi lexues te tyre,duhet ne si shoqeri te krijojme nje shoqeri me parametra te barabarte mundesie per te dy gjinit.
PErse te dhunoj mashkulli femren,dhe jo femra mashkullin?!
Se kuptoj kete rrotacionin sprapthi gjithnje. :p
 
Po u turpërove me dal me njeriun e jetës tande, në nji drekë
Po u turpërove, ta duash, ta respektosh, e ta vlersosh
E po ngurrove t’i tregosh gjithë botës se nuk ka diçka n’jetë ma t’rëndësishme se ajo
Vdis ma mirë!


Autore: Doruntinë F. Ferati
Madje, madje, bile, bile burri qe eshte burre nuk del vetem me gruan e vet por me sa me shume gra te mundet, duhet te jete burre altruist, te lumturoje sa me shume gra te kete mundesi.
 
Amin!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top