Bunkeri 800 metra i gjatë, muze i Luftës së Ftohtë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tuneli, i cili përshkon pjesën e poshtme të shkëmbinjve mbi të cilët ngrihet Kalaja e qytetit të Gjirokastrës, është ndërtuar më 1970 si vendstrehim për udhëheqjen. Ai përbëhet nga 80 dhoma, disa salla mbledhjesh, ambiente pune, vendpushime, madje pjesë e tij janë edhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm, centrali elektrik etj.
1315229673-bunkeri.jpg
Bunkeri 800 metra i gjatë, muze i Luftës së Ftohtë

Krahas vlerave të saj historike dhe arkitektonike, Gjirokastra e UNESCO-s po ofron për grupet turistike edhe një veçanësi tjetër, simbolet e ngelura nga periudha e komunizmit dhe Luftës së Ftohtë. Simbolet e komunizmit po zgjerojnë guidat turistike të grupeve të vizitorëve, duke e bërë Gjirokastrën edhe më tërheqëse në tregun e turizmit. Në këtë drejtim Organizata për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës Historike ka ndërmarrë një iniciativë për shndërrimin e një vendstrehimi luftarak prej betoni në muze të Luftës së Ftohtë. Në intervistën e mëposhtme drejtori i kësaj organizate, Sadi Petrela, jep disa detaje në lidhje me këtë projekt.

Zoti Petrela, a mund të thoni diçka më tepër në lidhje me shndërrimin e këtij bunkeri të komunizmit në muze?

Iniciativa jonë ka si synim kthimin e një vendstrehimi prej betoni të kohës së komunizmit në një muze të Luftës së Ftohtë, çka do të shtonte edhe më shumë interesimin e turistëve për të vizituar qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Vendstrehimi në fjalë, i ndërtuar i gjithi prej betoni, ndodhet pas godinës së bashkisë së qytetit. Ky vendstrehim luftarak u ndërtua në fillim të viteve 1970 dhe kishte si qëllim akomodimin në rast sulmi luftarak, të ish-udhëheqjes lokale të qytetit të atyre viteve, madje për të qenë sa më efikas në këtë drejtim njëra prej hyrjeve të tunelit, ndodhet fare pranë godinës së ish-Komitetit të Partisë, ku aktualisht është vendosur Bashkia e Gjirokastrës.

Tuneli, i cili përshkon pjesën e poshtme të shkëmbinjve mbi të cilët ngrihet Kalaja e qytetit, është i gjatë rreth 800 metra. Në mjediset e brendshme të tij janë ndërtuar një sërë aksesorësh të cilët do të shërbenin për akomodimin e ish-udhëheqjes komuniste lokale të atyre viteve në rast të një sulmi eventual nga jashtë. Vendstrehimi përbëhet prej 80 dhomash, salla mbledhjesh, ambiente pune, pushimi, madje pjesë e tij janë edhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm, centrali elektrik etj.

Mendoni se konkretizimi i kësaj ideje do të tërheqë interesimin

e grupeve turistike?

Grupet turistike të huaja që mbërrijnë në Gjirokastër porsa marrin informacionin e nevojshëm për vendstrehimin luftarak, preferojnë të nxitojnë për të parë nga afër këtë objekt të ndërtuar gjatë viteve të Luftës së Ftohtë. Duket se ata vazhdon t’i tërheqë kurioziteti dhe kërshëria për të parë nga afër këtë “qytezë” nëntokësore, e gjitha me beton, e ndërtuar për të përballuar kontradiktat e Luftës së Ftohtë. Tashmë të gjitha këto mjedise të derdhura në beton, edhe pse të braktisura dhe të harruara nga destinacioni fillestar, vazhdojnë të tërheqin grupet turistike që vizitojnë qytetin e gurtë. Vendndodhja e tij, pranë sheshit “اerçiz Topulli”, ku dhe parkohen autobusët e grupeve turistike, bën që ai të jetë një pikë interesante për t’u parë nga afër nga grupet e vizitorëve.

Cila është eksperienca e vendeve të tjera në këtë drejtim?

Në lidhje me këtë projekt ne jemi konsultuar edhe me specialistë të huaj. Tashmë njihen mjaft raste kur vendstrehimet e ngelura nga Lufta e Ftohtë, qoftë në Europën Lindore, por edhe në vende të ndryshme perëndimore, janë shndërruar në qendra të veçanta, muzeume, mjedise akomodimi etj. në mbështetje të turizmit. Një vendstrehim i tillë luftarak në ish-Gjermaninë Lindore, pas zbulimit,, u vendos që të mbahej hapur për vizitorët për tre muaj rresht dhe më pas të mbulohet përgjithmonë me beton.

A do të ofrojë ky muze, krahas vlerave turistike, edhe informacion në lidhje me periudhën e komunizmit?

Historiku i këtij ish-vendstrehimi luftarak, i gërshetuar me gjithë historinë e Luftës së Ftohtë, krahas të qenit një element atraktiv turistik, shërben edhe si informacioni i vlefshëm historik për atë periudhë. Projekti në fjalë parashikon pastrimin dhe sistemimin e gjithë gjatësisë së vendstrehimit, riparimin e rrjetit të ndriçimit etj. Në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal, mendojmë ta vendosim këtë vendstrehim të Luftës së Ftohtë në shërbim të zhvillimit të turizmit në Gjirokastër. Turistët dëshirojnë ta përshkojnë me këmbë këtë tunel, i ndërtuar i gjithi me beton, duke parë nga afër edhe dhomat dhe mjediset që ish-udhëheqja komuniste lokale kishte parashikuar për t’u akomoduar gjatë një sulmi eventual nga jashtë në periudhën e Luftës së Ftohtë. اelja e një muzeu të Luftës së Ftohtë në këto mjedise do të pasuronte me elemente të reja guidat turistike të qyteti të Gjirokastrës, duke e bërë atë edhe më tërheqës për grupet e vizitorëve vendas dhe të huaj./Bledar Shehu
 
Pe: Bunkeri 800 metra i gjatë, muze i Luftës së Ftohtë

Une i kam bere nje vizite te gjate e te imtesishme kesaj kalaje dhe ketij tuneli duke pasur fatin e mire te kisha si guide nje shoqen time gjirokastrite dhe aty ka me te vertete c`te shohesh si nga ana arkitekturiale ashtu edhe nga pasuria e muzeut brenda kalase dhe poshte kalase.Atyre qe i bie rruga andej do kalojne nje paradite ose pasdite shlodhese nese do e vizitojne :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top