Bundesliga, “çmenden” Schalke e Hannover, 5-4

cent

...Lontano
Kryesuesit e Ligue 1 janë bllokuar në një barazim pa gola ndaj Evian-it: Ancelotti mund të rikthehet në krye të renditjes, nëse arrin të fitojë ndaj Bordeaux, të dielën, duke qenë se ndodhen 3 pikë pas Lionit.

2lvz47n.jpg

Ndërkohë, Bundesliga rinis me një spektakël golash në “Gelsenkirchen”, plot 9 të tillë, në ndeshjen Schalke-Hannover, që përfundoi me fitoren e vendasve 5-4.

Ishte takimi i parë për fazën e dytë, apo për javën e 18-të të kampionatit gjerman. Vendasit kalojnë në avantazh në të 44’-tën, me Farfan, ndërsa në pjesën e dytë ndodh “çmenduria”.

Në fillim dyfishojnë vendasit, me Draxler (49’). Në harkun e 5 minutave, Hannover vendos gjithçka në ekuilibër, pikërisht me Pinto-n në të 55’-tën dhe Huszti në të 60’-n.

Rivendos sërish diktatin Schalke, në fillim me Hoger (64’) dhe më pas me Marica (67’), një avantazh në dukje i sigurt, por Huszti rihap gjithçka pas vetëm 1 minute.

Gjithsesi, vendasit shënojnë me Holtby-n golin e 5-të (5-3) dhe vetëm në minutat shtesë (91’) Diouf shkurton distancën në 5-4.

Në klasifikim, Schalke ngjitet në vendin e 6-të me 28 pikë, 2 më pak nga vendi i tretë, që vlen një vend në Champions League. Hannover mbetet në kuotën e 23 pikëve./Tch
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top