Bulevardi i Tiranës, hapet tenderi ndërkombëtar për 61 milionë euro

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
maketi-studio-21.jpg


Hapet tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61 milionë eurosh për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects”, për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur më datë 21 prill 2013, me vlerë 54 milionë euro, si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7 milionë euro. Në fazën e parë të punimeve, që nis nga Stacioni i Trenit, përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj. Korridori i lëvizjes përgjatë bulevardit veri – jug si dhe Unaza veriore e qytetit do të sjellin zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e qytetit, në lidhje me transportin, trafikun, infrastrukturën urbane, dhe mbetet zgjidhja e vetme për një mjedis sa më ekologjik. “Ky projekt, përveçse dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit”, bën me dije Bashkia e Tiranës. Sipas saj, aktualisht lumi i Tiranës është një zonë e lënë pas dore dhe në disa vende është kthyer në vend grumbullimi të mbetjeve të ndryshme urbane. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 kilometra katrorë. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë: krijimin e vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit, zhvillimin ekonomik të zonës dhe vlerësimin e pronës. Gjithashtu, në sajë të tij do të mundësohet rritja e kapaciteteve të komunitetit për të aksesuar financime të ndryshme. “Do të bëhet e mundur gjithashtu rritja e të ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve të reja përgjatë këtij korridori”, sqaron Bashkia e Tiranës. Studioja arkitekturore e kontraktuar për hartimin e master-planit të kësaj zone ka dorëzuar në datën 30 mars 2013 projektin final të zbatimit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi me juri ndërkombëtare, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës dhe ku u përzgjodh fituese studioja britanike “Grimshaw Architects”.
panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top