Bujar Muçaj

mondsha

Anëtar i ri
Nga Bujar Muçaj

Bujar Muçaj


Me Stalinin dhe në…




“Me Stalinin” ka shkruar më duket mua një libër goxha të trashë ai i madhi fare, por edhe unë me që jam me një këmbë në varr po i lë popullit ca tufëza të shpërndara kujtimesh, se aman ete s’kam ç’të lë,-nisi tregimin e tij xha اomja.
Që thua ti, ka qënë pesëdhjetenjëshi kur i hipëm anijes luftarake e shkuam në Sevastopul. Atëhere unë isha kapiten anije. Shkollë nuk kisha, por ashtu vjedhurazi kisha mundur të mësoja dhe gjer në atë kohë s’kisha ndjerë ndonjë pengesë serioze nga shkolla. Me që anija do të rrinte dy tre muaj sa t’i vinte radha për rimont, ne bënim shpesh vizita nëpër fabrika e uzina të ndryshme në qytete të shumë republikave sovjetike. I hipëm trenit o vëlla e ec e ec e s’ka të sosur me ditë e me netë mezi arritëm në Moskë. Hajde Moskë për kokën e Moskës. Një ditë futemi për vizitë në Kremlinin e veshur me mure e jeshillëk në çdo cep, kur ç’të shikoj, ulur në një stol të drunjtë , nën një bredh , vetë babai i proletarëve Stalini po tumoste me çibuk, duke më kujtuar në çast të vetmin personazh që njihja nga letërsia ruse Taras Bulbën. Do të thoni ju, dhe ti krahësim gjete të bëje more اome. Ku Stalini i madh dhe ku Taraz Bulba.
-Do ta takoj, - i them shokut nga Lushnja që e kisha dhe zëvëndës kapiten, me të cilin ndodhesha atë ditë.
-Mos se do të na marrësh më qafë, do të hamë ndonjë plumb nga rojet e tij, është kokë bote Stalini e s’është do ku do.
-Lushnjari iku, duke më humbur nga sytë midis pemëve të shumta ndërsa unë u nisa ballëlartë.
Kur isha afruar rreth pesë metra dy ushtarë, shula të gjatë kryqëzuan pushkët e tyre përpara meje, për të mos më lënë që ë ecja më tej.
-Lëreni, tha Stalini, -dhe tundi të dyja duart drejt meje në shënjë mikpritje.
U përqafuam gjatë sikur të njiheshim prej një kohe të moçme.
-Nga je?-më pyeti.
-E nga të jem a mos qofsha, nga vendi i shqiponjave jam, اome më quajnë, me gjithë opinga i gjatë 157 -i thashë.
-Mos je nga fshati me tre gërma, -më tha duke e shoqëruar fjalën e tij me një të qeshur të lehtë, gjë që i nxori në pah disa dhëmbë të veshur me flori.
-Jo! Unë s’jam që andej, por afër e kam – i ktheva përgjigje jo pak i çuditur.
-Në anët tuaja më kanë thënë more اome se e pinë rakinë me çizme.
Qesha dhe i thashë aty për aty:
-Jo me çizme more baba Stalin, por me opingë! Megjithatë po më çudit se ku i dini ju gjithë këto hollësira.
-Ai i madhi, juaji, Verua, sa herë takohemi këtë punë bënë. Do të bëjë, më thotë një ekspoze të shkurtër të historisë së Shqipërisë dhe ja fut dy a tri orë, sa mua shpesh, që më vjen turp ta them, më zë gjumi.
Pas disa minutash vjen një bionde e bukue e gjithë delikatesë na pyet se ç’dëshironim të pinim:






-Mirserrini, ç’dëshëroni të pini shoku Stalin dhe shoku...!?
-اome-plotësova unë fjalët e bukuroshes.
-Mikun pyet të parin, -ndërhyri Stalini.
-Një dopio koçimare,- i thashë biondes duke i shkelur syrin.
-ا’është kjo koçimare more اome!?-u bë kureshtar Stalini duke lëvizur paksa trupin.
-Ja si them,-nisa shpjegimin,-është një pije kombëtare shqiptare, që kur e tepron në të pirë pas dy javësh të del pija, dhe kokën duhet ta lidhësh me peshqir se s’të lëshon lehtë dhimbja.
-Koçomelo për fat të keq nuk ka, ose mund të themi s’ia kemi dëgjuar emrin,-qeshi në fund të asaj ligjërate e ëmbla bionde nga shqiptimi jo i drejtë i pijes së famshme.
Kështu që desha s’desha pimë të dy ç’porositi Stalini , vermuth nga Skocia.
Me që u bëra i njohur në Kremlin, një ditë me katër shokë ja morëm siç dimë ne këngës që u tronditën njerëzit dhe muret e lashta. Një nga kokat e udhëheqjes ruse më duket se Malenkovi vete me vrap drejt e tek Stalini dhe i thotë ashtu i mbytur në djersë:
-Shqiptarët i ka gjetur një gjëmë e madhe dhe janë mbledhur kokë më kokë e po qajnë aty poshtë nën hijen e bredhave. T’i dëgjosh të këputet shpirti. Duhet të bëjmë diçka që t’iu lehtësojmë dhimbjen.
Stalini që ndonjëherë më kishte pyetur edhe për doket e zakonet tona, s’kishte harruar të më pyeste edhe për këngët, kishte vënë buzën në gaz dhe i qe drejtuar Malenkovit:
-Di t’ia bësh eeeeeeee ti Malenkov! Në di shko e bëjë iso me ta, pastaj është mirë t’i lësh në hall të tyre, se kështu e kanë ata, kur qajnë duhet të mendosh të kundërtën, - më ka treguar اomja shumë të fshehta e të pafshehta të tyre, ndaj di një çikë më tepër se ty unë.
Në një takimet e shpeshta me të në një kopshtet e vilave të tij në Krime, ku zakonisht kalonte verën, e dini ç’më tha:
-Kemi vendosur more اome që me rastin e festave të tetorit të dekorojmë. Do të japim dy dekorata, atë të luftëtarit trim të luftës së parë e të luftës s ë dytë.
-Dakort jam –hyra në bisedë unë, por atë dekoratën e luftës së parë nuk e dua, se atë vit kam lindur.
Stalini më pa n ë sy me qortim, pastaj vazhdoi qetësisht fillin e nisur të bisedës së tij.
-Të takon o اome se je sua trimi, të takon e ta gëzosh!
-Po qe ashtu, - u hodha, -më jepni dhe dekoratën e luftës së tretë botërore.
Plasi e qeshura.
-Dëgjo!-më tha,-dekoratat do t’i verë në gjoks vetë ai i madhi juaj në Tiranë, dëgjova thuaj, -dhe Stalini u ngrit dhe dy hapa më tej shkundi çibukun në trungun e një peme që s’ia mësova emrin ndonjëherë. Kur u kthye pa u ulur ende e pyes:
-E vërtetë është se e ke goditur Nikita Krushovin me çibuk në kokë?
-Dëgjo!- më tha se të kam si Leninin, ja kam frikën atij rrufjani Hrushov, një e goditur me çibuk s’është gjë, ai meriton karamangjollën. I aprovova në heshtje gjithë ato që tha për Nikitën dhe pasi pashë se atë po e vinte gjumi poshtë ua bëra me shënjë rojeve ta merrnin brenda.
Pasi u largova nga përfundimisht nga Rusia, shkëmbyem nja dy-tre herë letra e telograme, por vetëm kaq. Më pas ai vdiq dhe me dekoratat e mia nuk di seç u bë. Më kanë thënë se njërën atë më të madhen në peshë e mori Enveri ynë dhe tjetrën ia dha shoferit t ë tij. Kur vdiq Stalini zia e madhe që pushtoi rruzullin hodhi flatrat edhe në fshatin tonë. Nëna ime e gjorë Hafizeja e lidhi shamininë e zezë kokës, të cilën e mbajti për dyzet ditë dhe vuri kujën në shtëpi sikur ta kishte djalën e saj:
Të keqen nëna o Stalin.
Shokë i ngushtë me اomen tim.
Me këto dy vargje shumë domethënëse e mbylli bisedën اome shekullori, duke më dhënë dorën për tu larguar në shtëpinë e tij. Dhe unë s’
kam ç’të shtoj tjetër në letër. Ndonjë ditë të mirë kur të jetë “esëll” do ta “kurdis” mbase më tregon ndonjë ndodhi tjetër me kripë e piper nga jeta e tij apo nga lidhjet e tij me të mëdhenjtë që shpesh nga kokat e tyre të mëdha varej fati i kokave të vogla që nga stepat mongole deri në Adriatikun tonë.



...Kinë me Maon



“Do të shkosh اome, do të shkosh, Partia ka besim të veçantë tek ty, e dimë që s’ke haber nga këto punë, por me ndihmën e Partisë do t’ia dalësh mbanë. Pastaj ke ke pak përvojë nga vizita që bëre në Bashkimin Sovjetik këtu e vite të shkuara.”
Këto më tha ministri pa portofol në zyrën e tij atë ditë shtatori të gjashtëdhjetreshit.
U nisëm me ballonë. Që të mos kisha të përziera piva hapje për gjumë, kështu që se ndjeva udhëtimin. Në Pekin na pritën një lumë i stërmadh njerëzish me banderola e lule të shumta dhe të gjithë këndonin në kor, “Lindja është e kuqe”. Midis mijra porttreteve të Babaxhanit tonë e të Maos dallova dhe tre apo katër portete të mitë.
Eh, اome, اome i fola vetes, deri në Kinë të vajti fama dhe nami. Më vonë mora vesh se ato portrete i kishin mbajtur në dorë për të më bërë qejfin punonjësit e ambasadës sonë në Pekin. Pas dy ditësh u rregullua të takoheshim me kryetarin Mao se ditën e ardhjes sonë kishte qënë për peshk.
Erdhi dhe çasti i shumëpritur. U futa me ndrojtje pas shoqëruesit اen, një kinez topolak që kishte mbaruar studimet në Tiranë. ا’të shikoj, Maoja qe shtrirë mbi një divan si i vdekur. Desha të jepja kujën, por gishti tregues i اenit tek hunda më bënë që të mos e merrja një veprim të tillë. Pastaj Mao u ngrit, hapi të dyja krahët, lëvizi këmbën e djathëtë si të godiste topin, më pas me të majtën, u hodh me të dyja këmbët mbledhur pupthi dhe në vazhdim u sul drejt nesh si të bënte luftë me shpata. Unë rrija si buf i ngrirë në mes të dhomës dhe po prisja të merrja sinjal nga shoqëruesi se ç çdo bëja më tej. اeni mu afrua duke më thënë në rrëzë të veshit:
-Tani me të vërtetë mbaroi.
-Si mbaroi!,-sa nuk ulërita unë, -sot e gjeti për të ma lënë peng tërë jetën.
-Shët- ma bëri me shënjë اeni, duke më pëshpëritur: -mbaroi gjimnastikën desha të them, ushtrimet marciale që bënë shpesh herë në ditë.
-Këtë më thuaj o të pifsha dollinë, ju ktheva duke i shtreguar dorën.
Pasi u bë ceromonia e njohjes e stërnjohjes, ç’ta zgjasim më tej, Maoja i tha اenit:
-Na lërë vetëm me اomen.
Unë s’prita të fillonte ai, por i zgjata përpara një listë të madhe me kërkesa, nga që se kisha palosur dot se ishte tepër e madhe e kisha bërë në formë ruloni.
-اe këtë,-u habit ai,-dacibao!
Lista rulon u hap duke zënë krejt tavolinën.
-Ma dha qeveria, jepja kryetarit Mao këto kërkesa.
Maoja qeshi dhe më pas asaj qeshje ironike vazhdoi:
-Nuk i lexoj fare o اome, se i di përmendësh që nga pesdhjetegjashta më duket, që jemi lidhur si mishi me kockën me ju, por kjo listë që ke prurë ti si shumë e madhe dhe e fryrë është!
-Deomos -ju përgjigja unë, -prandaj jemi miq.Hallet me miqtë do t’i qajmë.
-Do t’iua dërgojmë të gjitha o اome, do t’iu dërgojmë një kombinat tekstili, por do të m’i thuash atij Cekes së Beratit, e de Ceke qerosit që kur të kem vdekur unë mos ta këndoj atë këngën me qesëndi, “O Berat ç’e pate fat, bëre goxha kombinat”, jo vetëm atij, por të gjithëve ju, dhe ty o اome, se byçën doku i atij kombinati do t’ua mbulojë.
-ا’është ky Cekja më qafsh,! -shpreha habinë unë,- ta kap e t’ia bëjë veshët si lëpushka misri.
-Lëre, lëre, -më qetësoi kryetari, -tani është me baluke, por më vonë do t’i ketë tullë, të thashë njëherë, kur të kem vdekur unë, aty pas shtatëdhjetetetës.
-Prapë s’po të kuptoj! -ndërhyra, ku e di se ç’do të ndoth më vonë?
-I di o اome, i di kryetari, i di të gjitha, vërtetë jam komunist, por jam edhe magjistar. Tek unë kanë fole të gjithë që nga Konfuci e deri tek Stalini. E parashkoj të ardhmen unë. Ja e shikon këtë qelq si rruzull, këtu më dalin të gjitha. Edhe armiqtë që këtu i zbuloj unë. Edhe se’ç ndihmë do t’iu jap, ky rruzull do të më thotë, sa dhe kur ose kurrë!
-Për Fierin dhe Lushnjën se i bie të jem komshi me ta ç’do të bësh? Të lutem vërë dorën në zemër o kryetar,- fillova unë të qaesha dhe me këtë rast t’i kërkoja një nga pikat që më kishte dhënë qeveria në atë listën rulon. Domosdo më takonte të këmbgulja si zëvëndësministër i industri - minierave që isha paraqitur(komanduar sa për vizitën) ndërsa merresha me të vërtetë pas ikjes nga kapitenllëku i anijes, me shpërndarjen e kuadrove të lartë nga veriu në jug, atje ku kishte nevojë vendi, sa do që isha vetëm me shkollën e dyfekut.
-Dëgjo këtu,-e mori fjalën kësaj here më butë. -Për Fierin të jap fjalën se do t’i dërgojmë këto ditë Azotikun, ndërsa për Lushnjën do të dërgojmë më vonë atë të plasmasit. Me që kam dëgjuar se janë punëtorë të mirë po u çoj një vapor me kazma e lopata.
-Dakord jam,-fola dhe u zgjata drejt tij për ta puthur në ballë.
-Ndërsa krahinës tënde o اome vëllai do t’i dërgojmë nja dy vagona me stema me fytyrën time. Le të vërë çdo njeri nga juve sa të dojë. Do tu dërgoj edhe ca kapota ushtarake e ca dyfeqe se kaq doni ju e bëni përpara, tutje, por ama me një kusht mos t’i mbani të gjitha për vete. I jepni ca Mallakastrës e ca Skraparit se u bëhet qejfi dhe atyre.
-Aman o Mao!- ju luta, -plotësomë edhe një dëshirë tjetër se kemi ca shokë të mirë nga Përmeti, dërgo ndonjë edhe për ta
-Përmeti, Përmeti, Përmeti....ah po,-tha Mao duke e rrutulluar gjithandej rruzullin e qeltë që mbante në dorë. -Ah po!, -vazhdoi -janë ata që u bien qemaneve, janë qjfllinj të ahengut. Le tu dërgojmë ndonjë gërnetë e ndonjë def, u del e u tepron atyre .
Sa mbaroi së foluri, u ngrita menjëherë në këmbë e nisa t’i lexoja disa këngë për të, të bëra nga populli ynë. Për njërën që e pëlqeu më ndërpreu e më tha:
-Pa përsërite edhe njëherë këtë të fundit .
Dy luanë që ka sot bota,
Një Azia një Evropa...
Më ndali përsëri duke më thënë:
-Mirë një luan jam unë, po tjetri kush është o اome?
-Legjendari ynë, i pagjumi ynë, ditëshumi ynë-ia ktheva.
-Pse ashtu thotë ai , që është luan, le që nejse, nejse. S’ka ndonjë krahësim më të butë se krahësimi me egërsira s’më pëlqen.
ا’t’i thoja! E mbylla gojën jo se nuk gjeja se me çfarë kafshe ta krahësoja, por s’më dukeshin me vend zëvëndësimet në teks. S’ma nxinte dhembi psh, të thosha , dy buaj, dy derra, apo dy maçokë ka sot bota. Ndërkaq u hap njëra derë dhe brenda u futën pesmbëdhjetë vajza si yje, kështu dhe muhabetin e luanëve e harruam.
Vajzat mbanin në duar shporta me lule dhe nisën të këndonin në dy gjuhë, në shqip e kinesçe.
Mao më goditi lehtë në sup. Ktheva kokën.
-Të pëlqejnë?- më tha.
-Më pëlqejnë sa s’ka, -u lëpiva unë si dhelpra para pulës s ë majme dhe i them në vesh. -Amerikanët shkruajnë se ti ke arem dhe shkon me to kur të doj qejfi.
Mao qeshi, por e qeshura e tij ishte tepër e hidhur.
-Mos u beso përrallave të amerikanëve.
Në çast grupi i vajzave yje nisi të këndojë internacionalen që me këtë rast do të thoshte shkoqur se dhe takimi ynë po merrte fund. U ngritëm dhe unë me kryetarin në këmbë, me grushtin ngritur nisëm të këndonim sejcili në gjuhën e tij, apo të bënim sikur të këndonim, se shumë herë zërat tanë stononin me ato të vajzave. Për Maon nuk e di nëse e dinte të plotë teksin, por unë për vete dija vetëm dy vargjet e para e rreth tyre sillesha si dielli rreth tokës ose më shqip si kapaku rreth tenxheres. Ky ishte takimi i vetëm me të, por edhe i paharrueshëm për mua, me të cilin nuk do të takohesha më fizikisht, por në një mënyrë tjetër shumë enigmatike vite e vite më vonë -e mbylli tregimin e tij xha اomja.
 
Nga Bujar Muçaj


Në zbritje





اoç kishte ndodhur në udhëheqjen e lartë, atje në Tiranën e kuqe. Tradhëti e madhe thoshin, dhe vetë ministri me shumë portofole, dikur pa portofol që më kishte nisur në Kinë kohë më parë më thirri urgjend në zyrën e tij.
-Nuk i kemi punët mirë, -u zbraz që në fillim. Ka marrë të krisur, seç ka dalë një grup komplotistësh nga radhët e birosë të lidhur me kinezët dhe kam frikë se mos të kanë futur në listë edhe ty si bashkpunëtor. Nuk e di çfarë të them more اome, por vetë ai i madhi më tha të vije dhe kërkon të flasë me ty. Dëgjo! -se mos të thotë goja nga frika emrin tim se na more më qafë pastaj. Tani shko, por me mënd në kokë ama!
Shkova me një frymë i shqetësuar se nuk ishte e paktë të vinin damkën e armikut e të tradhëtarit të kombit.
-Erdhe o اome?-më tha “Zeusi”dhe në këtë kohë goditi me vrasësen plastike një mizë që zhurmonte mbi një pjatë me rrush në tavolinën që binte menjëherë në sy nga forma si yll.
-Erdha, mos ardhça -i ktheva përgjigje me kokën ulur, duke u dridhur e tëri si ai qëngji para ujkut.
-Ata kinezët s’po na dalin burra të mirë, dhe ti më duket siç e kam shkruar edhe në ditarin tim, ke qënë ca ditë atje, gjoja si zëvëndësministër i industrisë, u takove atje edhe me “timonierin” e pagabueshëm Mao. I thuaj troç Partisë në ta mbanë, se mos ke shkelur mbi ndonjë dërrasë të kalbur, apo mbi ndonjë bajgë se të mori dreqi dhe e theve qafën pastaj, do të thiesh ashtu si e kanë thyer qafën të tjerë para teje.
-Se ha اomja atë koqe ulliri o komandant-iu përgjigja dhe nuk preferova t’i thoshja shoku Enver, pasi më dukej vetja si para një gjyqi të vogël, të parakohshëm dhe fjala shok mund vetëm të prishte punë, ndaj e thirra si në kohë të luftës që si do të ishte ai mbetej gjithmonë në distancën e komandantit ndaj një “dezerori” siç mund të quhesha unë.
-Fol, fol!- e mori sërish fjalën ai-ashtu të thom u, mos i mbaj të fshehtë Partisë, asnjë gjë se ndryshe do të ma hash atë të gjatin se dhe Partisë me të futur ia ke patur ti.
-Kë të gjatë?-ndërhyra unë i bërë piperkë e kuqe në fytyrë
-Atë more, ah që s’po në kujtohet tani.
-Panxharin e Maliqit -fola me gjysmë zëri dhe prisja të më thoshte:Bravo e gjete!
-Jo more اome nuk e gjete, nuk është panxhari dhe as sallatori, është ca më i gjatë dhe në krye është i kthyer ashtu si krrabë, padyshim që është edhe më i hollë.
-Shkopin e policit -thirra si Arkimedi Eureka, i zhytur në thella, për të gjetur enigmën që po mundonte aq shumë komandantin. Vetja po më dukej në ato pak çaste si të isha në një konkurs dhe jo dosido, duke harruar se nga ai takim mund të dilja edhe si Ali pashë Tepelena pa kokë a më keq, pa varr, pa nam e nishan. Të paktën tepelenasi i kishte dy varre.
-Qafën e patokut o اome se tani m’u kujtua, por ajo është lule e kaluar lules para atij që të merr drejt e në ballë.
-Partia e di, por ti komandant març nga ditët tona e tu bëftë dita njëmijë-fola pa e vështruar në sy. Më hip një e qarë e lotët nisën të binin sumbulla-sumbulla mbi tapetin e kuq.
-E boll u përlote e ta dish se s’jam dakort me tia -vazhdoi i nxehur dialogun me mua, duke tundur dhe kokën në shënjë mosaprovimi, -ti ditët e tua dhe unë të miat, ashtu de, pastaj mos na del se i ke premtuar “Matufit Mao” për ca ditë se tani i duhen atij, se është duke vdekur. Mirë, mirë o اome,-vazhdoi ai-do të çojmë në bazë, jo në bazë anijesh siç shive ca kohë. Na ta bësh dhëmbin! Në baltë, direkt në prodhim, që të nxërë daulle e kokës. Në dalç i përlyer e di seç të pret, s’është nevoja të ta them. Në prodhim që thua ti, do të kalitesh se ke nevojë ca, se qafa të është trashur e të është bërë më e trashë se e demave të kooperativës që i mbajnë vetëm për të mbarsur lopët. Ndaj të falenderosh Partinë dhe mua pesonalisht, që po të japin dorën dhe nesër të vesh që me natë atje ku të kemi çuar na biroja. Një ndjenjë frike, por edhe gëzimi ma përshkuan trupin në ato çaste, por më shumë ndjeja gëzim se nuk ishte e lehtë të dilje pa u lagur nga ato listat, ndaj një këngë më doli vetiu nga goja, apo ishte përgjigja e falenderimit që ma kërkoi komandanti vetëm dy minuta më parë, sot të them të drejtën s’jam në gjendje t’i ndajë:
Rrofsh o komandanti inë
Doli fjala që na the.
Mirë po sa u nisa për të dalë nga studioja e tij, një lëmsh m’u mbështoll në grykë e s’po flisja më. Provova t’i thosha mirupafshim “portierit”, por goja s’m’u bind.

ا’ më gjeti kështu!-pyesja veten, tani në pleqëri e gjei të mbetem gagaç. Në shtëpi ishte vënë kuja, por unë plus hallit tjetër gagaçllëkut ç’t’i bëja ?
Të nesërmen u paraqita për të marrë detyrën e re, drejtor në një ndërrmaje ku shumicën e përbënin gratë. Salla ishte mbushur plot, kuptohet me gra. E ndjeja veten si të isha ulur, mbi gjemba sepse i druhesha bindjes së gojës pa sa për atë të dënimit tim fundi- fundit punëtorët e mi qenë
Dëgjoja gratë që pëshpërisnin me njëra-tjetrën:
-Domethënë ky na qenka shoku اo-Ma-Nge o mos duroftë! E morët vesh pse e sollën këtu? E ka dashur t’i a fus partisë ujin nën rrogos rrufjani, pa le pa le e kishte ca dorën të gjatë me ato kinezkat.
E bela me këto gratë, mendoja duke dëgjuar bisedat e tyre. Mirë që më akuzojnë për të pandershmen, por edhe emrin ma kthyen si të isha kinez. Një tjetër thoshte se në Kinë, Maoja me اunë dhe Du Bi Unë më kishin bërë për vete, ndaj më kishin sjellë këtu për tu edukuar nën çekanin e kllasës.
U ngrita.
Kam ardhur këtu t’ju drejtoooooj juve, ndaj nuk dua pooooshtë e lartë fjalë pa bukë. Mos ma hani bbbbbesën. Dua bashkë të qqqqqqqqqajmë hallllet tona, ndryshe...
-Duket qenka racë e zgjuar- më përqeshi një bukuroshe që kisha përballë, duke i zgjatur tamam si unë rrokjet e fjalës së fundit
-Do biografinë time ti shoqe? Gjyshi im ka qenë mutttttttesarif në kohë të B aba Qemos, babai i m ishte një kaaaaaaarrocier i ndershëm. Edhe unë s’jam kaaaaaqol fare, jam njeri me nder e ssssssedër. Të punosh mes grave e të dëgjosh porooooositë e tyre, prapë është muuuuuuundësi për të ecur para.
Gratë zunë të qeshnin. Ika e lashë sallën që gumëzhinte duke folur nëpër dhëmbë për to: “Ju keni futur shejtanin në shishe e jo më një اome”
Kaluan ditët e para, javët, muajt dhe u bënë tre vite në atë kolektiv deri sa dola në pension. Goja sa vinte e më bindej sai puna e asaj mushkës xanxare pak e nga pak. Me djersë e mund ia ndryshova faqen ndërrmarjes, sa gratë zunë e betoheshin për kokën time. Qafa e pastokut s’më doli dhe aq keq se pati nga shokët tanë që hëngrën tetëdhjetëlekëshin(plumbin) kokës. Kur iku komandanti nga kjo botë vajta dhe unë e i çova një tufë me lule mbi të. Po bëhesha gati të ikja kur dëgjoi një zë që po vinte poshtë mermerit.
-اome,اome! Sa burrë i mirë që jeshe, por unë dhe biroja kam bërë ca gabime me tija. Dekoratat që të dha Plaku i Moskës njërën e mbajta unë e tjetrën ja dhashë shoferit tim që të mburrej kur të vente në fshatin e tij. Edhe atë të gjatin a të gjatën nga unë e hëngre, por ia shpërbleve Partisë.
Amanet Partinë seç po ndjej që lëvizin ca hije ashtu tinëzisht në kurris të saj. Ngrita grushtin lartë duke i thënë:
-Të betohem o komandant se do të jem deri në vdekje me ju,. Kur zura fjalën vdekje në gojë, dëgjova përsëri zërin e tij, por kësaj here më të largët:
-Epo ditët ia fale Maos, s’m’i fale mua.
-Hajde o burrë boll u zgërlaqe, -dëgjova të më thotë ime shoqe në vesh(në vesh se kishte اeçua biçak. Përreth nëpër varre silleshin kalecat). Nxito se ai ishte që të hoqi nga kolltuku e të vërviti baltrave të Myzeqesë.
-Atë e di Partia, komplotiste- i thashë gruas(dhe unë në vesh se eheeee biçaku i اeços ishte me dy presa) në kohën që ajo po më tërhiqte prej kollares.
-Jo moj jo, nuk iki unë që këtej!
Në këtë kohë gjeta një moment dobësie në duart e saj duke i lënë hijen e duke u shtrirë sa gjerë gjatë mbi varr të legjendarit.
-Ej ti rrip!-dëgjova një zë të ngjirrur mbi kokën time- do të ngrihesh të qerohesh që këtej apo si e ke hallin!? Dëgjo! Aty poshtë është një varr bosh, nxorën një të padëshiruar para ca ditësh, meqë ke dëshirë po të hedhim dhe ty atje, se është gjunah të ngelet bosh.
U çova, kapa gruan prej krahu e bëra teposhtë Tiranës. Që atëhere s’kam vajtur më në Tiranë. Kohë tjetër solli pas nëntëdhjeta, dhe ne se hedhim dot çapin me ritmin e saj o tu bëftë pepja. Gjatë kësaj kohe më ngarkuan me një detyrë goxha të rëndë, atë të kryetarit të përvuajturëve politikë. Ndejta ca kohë e më pas ika. Për këto do të dëftenjë ndonjë ditë tjetër. Ti -m’u drejtua mua -shkruaj këto se je kalemaxhi e do t’i duhen historisë, si do që unë اomja s’isha ndonjë figurë kushedi se çfarë, paçka se ndonjë thotë për mua se mos të kisha ngrënë atë qafën e patokut, ndoshta do të isha president i sotëm.















Erdhi dita të ngrihemi


-اome, اome!-ngriu o derëzi se rrëmujë e madhe është bërë në sheshin e qytetit tënë.
-ا’thua moj lugate se më trembe, gjakun ujë ma bëre- i fola gruas me inat dhe desha s’desha u çova nga krevati ku isha shtrirë e po lexoja për të perstën herë një libër për fëmijë, “Lepurushi veshkaushi”.
Hapa dritaren ku puhiza më solli deri aty thirrjet:Liri-Demokraci. U vesha e dola. Ora ishte rreth njëmbëdhjetë. Sa hapa derën në fun d të shkallëve më prisnin dy burra që së largu i njihja, por pa këmbyer një fjalë me ta. Më kapët prej krahësh duke më thënë:
-Po ku je more اome, se s’kemi lënë vend me të kërkuar, vate dielli tre hostenë e ti akoma fle. Brodhëm gjithandej e mezi të gjetëm. Je mbyllur në shtëpi si ariu në shpellë, ke frikë se mos të rrëmbejnë.
-ا’ju kam bërë unë o të uruar!?-fola i friksuar.
-Hajde na pri, po rrëzojmë atë që na rrinte si hije e keqe kaq e kaq kohë. Gjindja është ngritur, do të bëhet dhe një miting ku do të flasim edhe na si të persekutuar. Para se të vemi atje, nuk do të na e prishësh, kemi një mendje, duam të ngremë që sot shoqatën e të përvuajturëve apo të persekutuarëve siç thuhet shpesh. E dimë se ai qeratai në Tiranë s’të kishte me sy të mirë ndaj të degdisi baltrave të Tërbufit.
Desha ta kundërshtoja e të thosha se s’më takonte mua ai nder, por ma mbyllën gojën.
-Tjetër njeri përveç teje s’vëmë, njeriu ynë je, botën e ke parë me sy, ne të paktën deri në Roskovec bie fjala e kemi hedhur çapin.
Ndërkohë në derë u shfaq plaka ime, e cila duke më parë në mes të dy burrave që si njihte ia dha ulërimës:
-Lëreni اomen e gjorë, që ju lëntë zoti pa sy, ç’iu ka bërë ai që edhe breshkës kur i del përpara i thotë-kalo!
-Më marrin për mirë, po futu brenda se do ftohesh s’kam ku të gjejë plakë tjetër që të më ngrohë krevatin- i thashë duke buzëqeshur.
Rrugës veshët më gumëzhinin dhe para syve herë pas here më bëheshin e më dilnin tërë udhëheqja me fytyrë ufosh të lidhur dorë për dorë dhe unë mes tyre që doja të dlja e s’dilja dot. Më bëhej vetja si të isha kec e veç blegërija be, be, be.
Të gjithë më nxirrnin gjuhën, ngrinin duart lart dhe në të njëjtën kohë më flisnin në kor:
-E drodhe اome! Të lumtë kur s’të dhamë gjysmën e lekut atëhere.
Nga këto vegime të mprapshta më tërhoqi vemendjen Dulja që me shoqëruesin tjetër dukeshn si të ishin vëllezër, vetëm se Dulja, kishte mustaqe të vogla si ato që mbante qëmoti Hitleri.
-Vëllezër jeni? -I pyeta me këtë rast.
-Jo!-m’u përgjigj tjetri që quhej Rreme, -kushurinj, - por do të thosha edhe unë si im kushëri Dulja, e kemi pleqëruar që të bëjmë njëherë atë tonën, pastaj shkojmë në miting ku pritet të vijnë edhe zotërinj nga Tirana.
-Ku do të mblidhemi? -pyeta - në ndonjë shtëpi a ku!?
-Kam unë çelsat e këndit të kuq të ndërrmarjes sime, -u hodh e tha Rremja duke më tundur si tespie një tufë çelsash para syve.
Shkuam. Në hyrje të këndit të kuq ishte një grup i shpërdarë njerëzish, të njohur e të panjohur për mua, të cilët sa na panë nisën të mblidhen dhe filluan pa ndonjë komandë të brohërisnin :Liri-Demokraci.
U emocionova, ngrita grushtin të përshëndesja, por Dulja që më gjindej gjithandej pranë ma uli me zor, duke më thënë me zë të ulët pa ndonjë ngarkese inati:
-Na turpërove, ule grushtin e ngri dy gishtat!
U futëm brenda. E kuqja sundonte sendet gjithandej, duke filluar nga perdet deri tek karriket. Në krye rrinte i paharruari në bronx i veshur si gjeneral.
-Po me këtë ç’do të bëhet? -i them Dules.
-Shëëëët!-ma bëri, -ule zërin se nuk i dihet si gdhihet nesër, mirë është aty, prej bronxi është, bukë s’na kërkon, të drejtë vote s’ka.
Askush s’u kujtua më për të. Të gjithë rendën kush e kush më parë të zinin vend në tribunë. Për mua që mendonin se isha “i madh” e do të isha udhëheqësi i tyre i ardhshëm e lanë të lirë kreun e nderit. Numëroj të vertëngjiturit në presidium, gjithsej bëheshim katërmbëdhjetë së bashku me mua. I hedh një sy shkarasi sallës tejembanë e më dalin gjashtëmbëdhjetë. Qesha dhe mora fjalën:
-Afrohuni, të gjithë në rreshtat e para, të bëjmë siç e bënë Europa, tavolinë të rrumbullakët, ndonëse kjo e jona është me cepa. Nga ana protokollare u ngrit Dulja, i cili pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe arsyen e këtij tubimi, me shumë delikatesë e me dorë në zemër ma dha sërish fjalën mua.
Ato ditë kisha dëgjuar në radio e televizion, kisha lexuar në revista e gazeta, se këtej e tutje ishte mirë t’i thërrisnim njëri-tjetrit me zotni, zonja e në veçanti zonjushe për të pamartuarat. Kështu e nisa dhe unë fjalën time. Do ti që të gjithë u ngritën në këmbë e filluan të duartrokisnin dhe të thërrisnin emrin tim:اomja, اomja,اomja dhe më tej tre apo katër të tjerë:Evropë, Evropë,Evropë.
-Jam shumë i mallëngjyer vëllezër të më besoni- dhe m’u varën lotët si breshër faqeve. Dikush u shkëput nga mesi i sallës e më dhuron një tufë me lule të egra ku midis tyre bënte mu tërfili dhe jonxha e livadheve. I mora dhe desha të shijoja në çast aromën e tyre, por siç duket lulet më bënë alergji dhe tështiva aq fortë sa që më shpërthyen jargët shatrëvan dhe disa stërkala vajtën dhe iu ngjitën në tullë njërit që kisha përballë. Su ndje i gjori. Nxori shaminë dhe e fshiu më nge “ciklonin” tim.
-S’ka gjë-më tha,-mos u prek nga ky çast, gjera që ndodhin!
Fillova të flasë përsëri dhe nuk lashë gjë pa përmendur. Pas meje e mori fjalën një ish shef dege, i cili kishte qënë dënuar tre muaj me punë kolektonjëse në tharjen e Kënetës së Tërbufit, se kishte marrë disa herë rrshfete dhe se e kishin gjetur dy tri herë me këmbë të mpleksura me dëshirë me llogaritaren. Pas tij u ngrit një shul i gjatë me syze të errta i ngjashëm me vëllezërit bluz që s’foli, por ia mori këngëssë njohur:
ا’i uli supet kalaja,
Ulet mali se vjen maja.
-Mjaft!- i bëtirtën nja dy çuna të bëhshëm që u ngritën në këmbë me dy gishtat përpjetë duke vërshuar drejt tij arsenalin e mundshëm të fjalëve.
-Provokator! Spiun i të kuqëve! Lamash i kokëkallçukut! Legen materniteti!
Shuli se prishi terezinë fare, hoqi syzet, tundi kokën si të ndonjë hajvani brenda në trastën e tagjisë e doli atje ku donte ai.
-Pse s’jemi mbledhur të mbrojmë atë burrë atje,-dhe drejtoi gishtin drejt njeriut prej bronxi.
Salla nisi të ulërijë në ekstazë:?Jashtë!jashtë!jashtë!
Shuli iki nën vërshimin e të sharave që s’kishin të mbarur, që fillonin nga nëna dhe përfundonin tek pulat e shtëpisë. Me ikjen e shulit u ngritën dhe tre pleq, të cilët kishin ngatërruar edhe ata vendin e mbledhjes së veteranëve të qytetit.
-Ama kështu qenka puna-u shpreh i pikëlluar njëri prej tyre-të na fani se në tjetër livadh kullosim ne.
Pleqtë nuk i shau njeri, por ra në sy shterja e tubuesve. Tani më shumë ishin në presidium se sa në sallë.
-اohu ti!- po i thonin një plaku që dukej më i vjetër se unë në moshë,-çohu se ti ke vuajtur njëzet vjet burgjeve të diktaturës. Plaku u çua, dhe sot më kujtohet mirë emri i tij Sherif. Sherif i Nju Jorkut i thërrisnin të gjithë, nofkë kjo e marë nga një film policor që kishte bërë bujë, në ato kohëra.
-E ndjejmë që po jep shpirt diktatura , por ne që kemi vuajtur nën thonjtë e saj e ndjejmë më tepër dhe e dëgjojmë rrukullimën e saj mijra kilometra larg.
E pyes Rremën:
-ا’shkollë ka mbaruar se foli bukur e me kulturë Sherua?
-Shkollën e hajdutit –m’u përgjigj.
-Por ç’farë vithte kërcuri?
-ا’t’i zinte dora, pula,derra, gomerë. Herën e fundit e kapën me një derë haleje në kurris, e kishte marrë në një shkollë. Këtë punë ka bërë ai, sa dilte, rrinte një javë qetësi e shkonte prapë në shtëpinë pa qera.
Sherifi u ul nën duartrokitjet frenetike, të zjarrta të sallës që u ngrit e tëra në këmbë. Në mëndje më ka mbetur Sokrati, Sokrat Palloshi. Me mbiemrn jo të vërtetë Palloshi njihet më tepër, pasi është mbiemër i marë ose një lloj çmimi Gines i vogël për shkak të hundës së madhe, më e madhe se e zakonshmja. Atëhere Lloshua ishte një burrë rreth të gjashtëdhjetave, thinjosh vetëm në tëmthat, i cili për arsye se i bënte keq klima atje ku kishte qënë bujti një mëngjez të largët e të bukur në qytetin tonë. Eh ç’fjalim që ka mbajtur atë ditë! Bilbil e kaluar bilibilit ishte nga goja. Ai fliste dhe të pranishmit zunë të lotonin të gjithë.
-Ta marrim në kryesi-i them Dules dhe Rremes tepër i emocionuar, dhe në vazhdim u kërkova shkakun, ku kishte vuajtur i fatziu, i cili me shumë e me shumë modesti foli për vuajtjet shokëve se sa të tijat.
-Drejtor burgu ka qenë-erdhi përgjigja rrufe e Dules.
-Domethënë ka qenë “Babai i të burgosurëve”, iu ktheva unë- kështu i bie apo jo!
Ndërkohë një e trokitur në xham na bëri të ngriheshim të gjithë në këmbë.
-Policia -mundi të thotë dikush dhe ja dha vrapit pas kories me plepa që vinte mbrapa Këndit të Kuq. Me atë veprim djaloshi ishte për ne si filli i Arianës për të dalë nga ai lloj labirinti. Në sallë nisi rrëmuja dhe njerëzit filluan lëvizjet për të dalë jashtë pas gjurmëve të djaloshit.
-Vëllezër!-bërtita unë-Mos lëvizni vendit, dhe ju që dolët hajdeni brenda se ia gjej unë ilaçin dhe telat kësaj meseleje!
Ashtu u bë. U nisa drejt bustit të bronxit me hap gati rreshtor, i hodha duart në qafë dhe nisa të këndojë drithërueshëm me grykë:
Pyesin popujt nëpër botë,
Një yll drite është në Evropë
Të tjerët në fillim u stepën, por pastaj e vazhduan krahas meje këngën. Në pragun e e derës u dukën një grup policësh me skafandra në kokë e shkopinj gome nëpoër duar, të cilët sapo u futën brenda u qeshi buza, kënduan dhe ata me ne pa i hequr pajimet, e së fundi u larguan duke na kërkuar të falur për keqkuptimin dhe shqetësimin.
Më pas erdhi lajmi që miting nuk do të kishte dhe ne u shpërndamë me premtimin se do ta gjenim njëri - tjetrin si do që të ishte puna. Më vonë dihet seç ndodhi tek ne e në tërë lindjen. Për pesë vjet kryesova shoqatën, më vonë dhashë dorheqjen dhe sot më kanë lënë si biçim kryetar nderi si i thonë. Ju do të pyesnit se kush të zëvëndësoii në atë detyrë të nderuar?! Flokëthinjuri Sokrat, Sokrat Palloshi, legjenda e burgut, legjenda e hundës së madhe ose e thënë me fjalë më tingëlluesee letrare, “Babai i të burgosurve”.
 
Ha haha e donte dhe dopjo kocimaren Comja :D
Kur qajne Shqipatret duhet te mendosh te kunderten LOL LOL LOL

Sua trimi Comja , donte dhe dekoraten e luftes trete boterore hahahaha, me lot kam qesh
hahahahh Te kam si Lenin , o Come LOL LOL

Të keqen nëna o Stalin.
Shokë i ngushtë me اomen tim. eehhhhhhhhhh
 
Ndërsa krahinës tënde o اome vëllai do t’i dërgojmë nja dy vagona me stema me fytyrën time. Le të vërë çdo njeri nga juve sa të dojë. Do tu dërgoj edhe ca kapota ushtarake e ca dyfeqe se kaq doni ju e bëni përpara, tutje, por ama me një kusht mos t’i mbani të gjitha për vete. I jepni ca Mallakastrës e ca Skraparit se u bëhet qejfi dhe atyre.
LOL LOL LOL

Aman o Mao!- ju luta, -plotësomë edhe një dëshirë tjetër se kemi ca shokë të mirë nga Përmeti, dërgo ndonjë edhe për ta
-Përmeti, Përmeti, Përmeti....ah po,-tha Mao duke e rrutulluar gjithandej rruzullin e qeltë që mbante në dorë. -Ah po!, -vazhdoi -janë ata që u bien qemaneve, janë qjfllinj të ahengut. Le tu dërgojmë ndonjë gërnetë e ndonjë def, u del e u tepron atyre .

Ja dhe qemanve tona u paka vajt nami deri te Maoja LOL LOL LOL LOL

BUKUR
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top