eGo0sTyle
System Engineer
Një makinë “Bugati” me motor të vjetër, që është blerë vetëm 60 paund, është kthyer nga një i pasionuar në një prej makinave më të bukura të garave të të gjitha kohërave. Ajo u shit për 430 000 paund. Bugati e vitit 1925 u gjet nga Xhek Perkins në një gjendje të mjerueshme në një aerodrom, në vitin 1950. Makinës blu me dy ulëse i kishin shkulur motorin dhe tapicerinë. Motori i saj iu ndërrua me një Vauxhall. Xhek u zotua jo vetëm t’i kthejë kësaj makine lavdinë e dikurshme, por ta bëjë Bugatin më të shpejtë të tipit të saj. Ai siguroi një motor 2,3 litërsh të tipit 35 dhe pjesët e tjera që i mungonin i mori nga Bugati. Revista e makinave e quajti atë “makina më e bukur e garave të 1920-s, në mos e të të gjitha kohërave”.
Panorama.