Brukseli rikonfirmon: Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Brukseli rikonfirmon: Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë
1583173166420.png



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Komisioni europian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit europian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.






“Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli, në Qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka patur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”, saktëson raporti.

Në mbledhjen e tetorit të Këshillit europian, presidenti francez Emanuel Macron vuri veton duke lënë pezull shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa kërkoi një rishikim të procesit të bisedimeve dhe vetë zgjerimit. Komisionit europian ju kërkua që të përgatiste një dokument të ri, i cili u prezantua javën e shkuar në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Harvelyi.

Me hartimin e metodologjisë së re, Franca duket se është e gatshme të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy javë më parë, në konferencën e sigurisë në Mynih, presidenti francez Emmanuel Macron e lidhi vendimin e ardhshëm të vendit të tij, pikërisht më raportin e sotëm të Komisionit. “Tani të gjithë presim në mars raportin e Komisionit rreth procesit për të dy vendet. Pra, duhet të shohim çfarë do të thotë Komisioni për progreset e pritura në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut për këto çështje, dhe në varesi të kësaj, konsideroj se në raport me para-kushtet që kisha vendosur, nëse rezultatet janë pozitive dhe është vendosur besimi, do të bëhet e mundur që të marrim vendim për hapjen e bisedimeve”, nënvizoi presidenti francez.



Top Channel
 
Eshte bo kjo puna negociatave a thu se do hamë me luge florini po u futem ne BE.

Ja e futen bullgarine dhe rumanine duke mbyll nje sy dhe sot jane katandis me papunsi te larte, ekonomi te dobet dhe emigrim masiv.
Nderkohe shqiperia i ka te treja kto akoma pa u fut ne BE. Futja do sillte thjesht nje thes me taksa shtese nga brukseli, boshatisje te vendit, disa investime italiano franko gjermane per te rrjep kromin, naften dhe pasurite e tjera te shqiperise, dhe popullit i rrofte BE.
 
Ne i kemi te poshter politikanet se te kishim nje atdhetar qe e do kte vend sdo kishim fare nevoje per lepirje karshi BE, por kur ke vetem hajduter te pangopur BE te duket si shprese qe shqiperia do behet nje dite.
 
Kanë nevojë për shfrytëzime të reja! Ohej ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top