Brace: PD, skemë presioni komisionerëve

WxP

Staf në FV.AL
Deputeti socialist Erjon Brace ka akuzuar mazhorancën se po orkestron vonimin e numërimit të votave në njësinë numër 5, me qëllim manipulimin e votave. “Në orët e vona të pasdites u vu në funksionim skema e tërheqjes së komisionerëve. Një skemë e mirëfilltë presioni, me synim tentativën për manipulimin e votave gjatë numërimit të tyre në njësinë numër 5”, ka deklaruar Brace.

Ai ka theksuar se komisionerët e PS nuk do të tërhiqen dhe do të mbikëqyrin deri në fund numërimin e cdo vote, që sipas tij do t’i japë fitoren PS-së.

“Tani që numërimi po mbyllet, ne jemi të vendosur të numërojmë cdo votë, me drejtësi dhe ndershmëri. Kemi atje komisionerët tanë dhe jemi të gatshëm të punojmë pa ndërprerje deri në votën e fundit”, ka pohuar Brace.

“Pala tjetër po demonstron se nuk e ka këtë vullnet dhe ky është problemi i madh që vë në dyshim standartet e zgjedhjeve”, ka vijuar ai.

Më tej deputeti socialist i ka bërë thirrje eksponentëve të qeverisë që të heqin dorë nga tentativat e tyre, pasi sipas tij humbja e PD është e pashmangshme.

“Përsëris apelin për Berishën, Bashën dhe hajdutët e tjerë, që të heqin dorë nga këto tentativa, sepse janë të humbur. Ne nuk tërhiqemi. Do numërojmë cdo votë që do materializojë fitoren e Ramës në njësinë numër 5 dhe në gjithë Tiranën”, ka shtuar Brace.





Top-Channel
 

Attachments

  • brace-info.jpg
    brace-info.jpg
    13.4 KB · Shikime: 35

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top