Botërori i klubeve, Chelsea-Corinthias finalja

cent

...Lontano
Corinthias-Chelsea do të jetë finalja e madhe e Botërorit të Klubeve. Blutë e Londrës mposhtën 1-3 skuadrën meksikane Monterrey.
2uxy8p3.jpg
Juan Mata zhbllokoi rezultatin dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh 1-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit. Pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë, Torres dyfishon rezultatin, ndërsa 2 minuta më vonë, autogoli i Darvin Chavez thellon fitoren e skuadrës angleze.

Goli i nderit për miqtë shënohet në sekondat e fundit të takimit nga Aldo De Nigris. Një ditë më parë, Corinthias siguroi finalen pas fitores 1-0 ndaj kampionëve afrikanë të Al-Ahlit.

Kampionët e Amerikës së Jugut, Corinthias, siguruan vendin e tyrë në finalen e Botërorit të Klubeve, pasi mposhtën në gjysmëfinalen e luajtur në Japoni kampionët afrikanë të Al-Ahlit, me rezultatin 1-0. Finalja do të luhet të dielën më 16 dhjetor.

Corinthias fitoi edicionin e parë të Botërorit të Klubeve, ish-Kupa Interkontinentale, në vitin 2000, ndërsa skuadra londineze nuk e ka ngritur asnjëherë këtë trofe./Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top