Titulli: Bota materialiste e femres.
Atehere, sic e thash, te thuash bota materialiste eshte nje term sh i gjere dhe perfshin shume aspekte. Mua mu duk sikur ti e ke ngritur vetem ne aspektin e disa femrave te cilat nuk dite ta menaxhojne veten teksa perpiqen per te fituar nje pozicion te larte ne karriere dhe jepen pas rrugeve te dyta per te arrit qellimet e tyre. Ama po mundohem ti jap nje pamje me te gjere:
Se pari, te kuptojme rolin e gruas ne familje, shoqeri ,pune, dhe kudo.
Gruaja, ashtu si dhe mashkulli duhet te jene koshient ne natyren e ndryshme te tyre, dhe ne pozicionin qe kane ne kete bote. Ata jane te dy te barabarte para ligjit, para njeri tjetrit ama secili ne individualitetin e tij. Gerti tha bukur qe ne Egjipt Femra ishte e barabarte me mashkullin, ama ne c’aspekt? Sepse nga ana profesionale apo e karrieres nuk besoj se ajo kishte te njejtin pozicion me mashkullin.Thua ishte me lart Faraoni apo nusja e tij? Per mendimin tim pozita e femres nuk ka ndryshuar fare, perkundrazi ka marre forma t endryshme, ama ne fund perher ka qene femra gjini e diskriminuar ne cdo aspekt. Nga ana e punes fizike(sidomos punet e renda) ne asnje epoke dhe as ne ditet e sotme femra s’mund te jete njesoj si mashkulli, sepse vete krijimi ndertimi i tyre fizik, forca eshte e ndryshme.
Marrim gruan dhe burrin ne kontextin familjar si fillim, pasi nga familja fillon cdo gje.
Familja/organizatat/institucionet kane liderat e tyre dhe secili ne pozicione te vecanta. Ne familje burri eshte kryefamiljari, ai qe eshte pergjegjes per familjen sidomos nga ana ekonomike, eshte forca mbrojtese e jashtme e guackes. Gruaja, eshte kryetarja e famailjes, (ministrja e puneve te brendshme), ajo Paresore ka formimin e pergjithshem te gjithe familjareve. Vete natyra e femres eshte e tille qe te jete kujdestare me e mire se burri. Ka me shume dashuri, ka embelsine, ngrohtesine, perkushtimin qe nje burre smund ta kete. A e ben kjo gruan me te dobet? JO, sepse punen e saj burri smund ta beje kurre me mire. Pra te dy jane te barabarte secili ne rolin e tij. Per me teper barazia e tyre shikohet dhe tek filizi qe sjellin ne jete. Jane 2 persona qe sigurojne vazhdimesine e jetes, dhe Gruaja u zgjodh per ta mbart e nxjerre ne jete.
Cili eshte problemi ne familjet tona, qofte dhe jasht, ama ne vendet patriarkale. Femra fatkeqesisht shihet si nenshtruese e burrit. Eshte njeriu qe duhet te beje cfare i udherohet, sepse duhet ti bindet kryefamiljarit. Nqs ajo kudnershton ushtrohet dhuna mbi te. Pra frika ndaj forces ben qe gruaja te heshte perhere. Faji per kete kryesisht eshte i burrit, por dhe i femres vete. E cila duke mos patur formimin e duhur 1- Nuk eshte e afte te reagoje per pozicionin qe ka, dhe 2- nuk eshte e afte te rrise femijen e saj ne menyre te shendetshme,(te edukoje djalin se ai dhe motra jane njesoj jo vetem si femije, por dhe si vella e moter dhe si grua/bashkeshort ne te ardhmen); pra kjo hierarki kalon breza nder breza deri ne ditet e sotme.
Le te shkojme tek diskriminimi i pergjithshem:
E drejta e fjales, e votes, e punes. Duke qene shoqeri e cila ecen me parimin i forti mbyt te dobetin, Meshkujt gjate gjithe historise nuk e kane lejuar femren te ece paralelisht me to. Ne fund t efundit kush do te kundershtohet? Kush nuk do te ngrije pasuri? Dhe njerez te tille nuk duan tja dine c’mjete perdorin, keshtuqe pse te mos perdorim prostitucionin? Pse te mos Kemi luksin per te patur skllave qe plotesojne te gjitha deshirat e meshkujve?
Dhe e gjitha luhet rreth javes se epshit/materiales/dhe forces fizike.
Tani te rikthehemi ne kohen tone, ku femra para ligjit eshte njesoj si burri. Ka fituar te drejtat e saj dhe me ne fund shoqeria jone(perendimore kryesisht) u emancipua sic duhet. (nuk po flas tani per vendet e prapambetura se ato duhen ndryshuar qe ne rrenje)
Tani qe gruaja ka te gjitha te drejtat, Duhet te dije se pari cfare deshiron te arrije. A ka per synim per te dhene kontributin ne shoqeri? Apo ka synim mbushjen e egos se saj per tu dukur? Gruaja se pari duhet te dije, se barazia nuk eshte te punosh te njejten pune si mashkulli dhe ne shtepi te jesh po prap ti ajo qe ben cdo gje. (rast tipik shqiptar) Nqs,Gruaja e ndjen te nevojshme te beje karriere atehere duhet ndare cdo gje ne menyre te barabarte, gje e cila eshte jashtzakonisht e veshtire me meshkujt.
Gruaja duhet te jete koshiente qe duhet te luftoje jo vetem me aftesite konkrete profesionale por duhet te luftoje nje mentalitet te ngulitur me dekada, miliona vite ne kokat e cdo njeriu femre apo mashkull se femra eshte per ne shtepi, kuzhiniere, per te rrit femite e per te lare, nuk ka aftesi intelektuale apo drejtuese si mashkulli, etj etj. Pasi historia kete na ka treguar, Miliona shkencetar, perandor, president, filozof qe jane meshkuj dhe jo gra. Dhe ne fakt, nuk ka asgje te keqe qe njerezit me me emer te jene meshkujt. Grate nuk duhet te luftojne per te qene me te mira. Femrat duhet te luftojne per te bere ate cfare kane deshire per te permiresuar jeten e tyre dhe te komunitetit mbare.
Kete lufte duhet ta shikojne jo kunder meshkujve dhe t’u tregojne meshkujve se jane te afta. Kete lufte duhet ta bejne krah per krahu (se pari ne familje me burrin) dhe me vone me koleget ne pune per te arritur qellimin e perbashket.
Femrat, duke qene perher me deshiren e heshtur per te qene dikush,per tu vene re, e kane te lehte te bien pre e lekut, pushtetit, dhe kshu pranojne oferta kompromentuese nga shefat. Kjo vjen pasi 1- Eshte mashkulli i cili e shtyn te krijoje nje atmosfere te tille, dhe 2- natyra e njeriut qe jepet shpejt pas pushtetit(qoft burre apo grua). Dhe shkoj tek Pika ku thash ne fillim, se ne cdo epoke femra eshte keqperod nga meshkujt per te arritur ate qe donin. Nqs dje ajo ishte skllave ashiqare, sot po kjo bote maskiliste e ka zbukuruar skllaverine duke e mbuluar me komplimentet,famen,lekun qe femra po prap ti nenshtrohet ashtu sic duan ata.
Dhe ne mbyllje, s’po di si ta mbyll, Lol.. Por dua te them vetem kaq: Ndryshimi vjen pak nga pak. Mund te harxhojme ore te tera per te analizuar gjera qe dhe mund te mos i kemi ne dore, por ne, qe po lexojme keto komente kemi ne dore dicka, qe nqs e zbaton cdo njeri do arrijme shume neser pasneser.
Te jemi te qarte per rolin tone, Te kemi intelektin dhe formimin e duhur te vendosim pikat mbi i per jeten e te drejtat tona. Te kemi parim ndershmerine dhe zotesine.Te kuptojme cdo te thote emancipim, te mos shkelim mbi veten dhe te mos biem ne cfaredolloj kompromisi, qofte ai dhe sh i vockel. Te kemi synim ndertimin e nje shoqerie te shendetshme dhe jo perfitimet qe mund te arrijme prej saj. Te rrisim nje brez i cili di te cmoje njeriun dhe vlereson ne baze aftesie jo gjinie apo ngjyre.
E qepa tashi
Love &Peace