Loyalty
Anëtar i Nderuar
Tirana e së ardhmes, Boeri shpjegon planin për qytetin
20/06/2016
Për arkitektin italian, Stefano Boeri, Tirana do të ketë 5 unaza të lëvizjes, 9 qendra kryesore dhe të rrethohet në të gjithë perimetrinë saj nga një brez i gjelbër në mënyre që qyteti të rritet me natyrën.
Boeri vjen në Tiranë me propozimet e tij konkrete.
“Ka një sërë propozimesh që ndihmojnë ta shndërrojnë Tiranën në një qytet me shumë të gjelbër, me disa qendra kryesore, hapësira publike, lëvzishmëri, më pak ndotëse e orientuar drejt lëvizjes elektrike. Një nga idetë më interesante është të krijojmë një unazë për lëvizjen me biçikleta dhe këmbësoret ku kalon dhe një sistem lëvizjeje jondotëse. Kjo unazë të lidhet me një shesh që mund të ndërtohet në fund të bulevardit, e cila tregon historinë gjeopolitike të Tiranës”, thotë Boeri.
Në këtë shesh Boeri propozon të zhvendosen të gjitha selitë e institucioneve ndërkombëtare, ambasadat duke i afruar me dy portat hyresë, portin e Durrësit dhe Aeroportin.
Një tjetër unazë, mendon Boeri, të ndërtohet në funksion të 20 shkollave të reja që bashkia do të ndë në të ardhmen, të cilat të shërbejnë edhe si hapësira të tjera gjatë gjithë ditës për të gjitha grupmoshat.
“Të ndërtojmë një një pyll që rrethon të gjithë perimetrin e qytetit. Tirana nuk duhet që të rritet duke pushtuar natyrën dhe territorin”, deklaron arkitekti i njohur italian.
Këto ide do të propozohen në një konferencë të martën dhe sipas Boerit çdo mendim apo kritikë do të merret në konsideratë për të finalizuar në fund të muajit korrik planin rregullues.
Marre nga TCH