Blomsbury, historia e një grupi biseksual

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Blomsbury, historia e një grupi biseksual

bi.jpg


Mesazhet e fshehta të dashurisë mes shkrimtares së njohur angleze Virginia Wolf dhe mikeshës së saj Vita West kanë nxjerrë në pah një tjetër anë të jetës së gruan që shihet ende sot si më e mira e letrave angleze, biseksualitetin e saj. Wolf nuk pëlqente vetëm burrat por edhe gratë.

Ajo u takua me Vita Sackville-West, gruan e Harold Nicolson më vitin 1922, e cila do të kthehej më vonë në një frymëzim letrar për të. Novela “Orlando” e V. Woolf (1928), e cila trajton identitetin gjinor, është frymëzuar dhe i është dedikuar Vitës. Shumë ngjarje janë marrë nga jeta e kësaj të fundit.Pavarësisht ndjenjave të thella që Vita ushqente për Virginian, ajo pati njëkohësisht edhe të dashura të tjera, shumica e të cilave më të reja në moshë. Virginia e vuajti këtë pjesë.

Shpesh ishte xheloze për to dhe ndihej e plakur, jo më e dëshiruar. Pavarësisht kësaj, të dyja ngelën mikesha deri kur Woolf vrau veten në Mars 1941. Vita vdiq pas diçka më shumë se 20 vitesh, në 1962.Pikërisht ky duazim i karakterit dhe jetës së Wolf do ta çonte atë drejt një fundi fatal. Por Wolf nuk është personaliteti i vetëm i shekullit të 19-të që ka pasur një jetë të tillë. Sipas një shkrimi të Joel Lucyszyn grupi i njohur Bloomsbury i Londrës ku u përfshinë intelektualë dhe filozofë të njohur të viteve 50-60-të ishte biseksual.

Sipas tij biseksualiteti i anëtarëve të tij ishte pushteti i fshehur i këtij grupi me ndikim në shekullin e 19-të. Biseksualiteti ishte një formë e cila u fsheh përmes shfaqjeve kulturore e qëndrimeve të tyre publike. Bloomsbury është një ndër grupet kryesore përsa i përket kësaj prirjeje seksuale për vetë raportet direkte që kishte me Kembrixhin. Shkrimtarë të këtij grupo si Virginia Woolf u mbështet me bursa për botime nga Kembrixh.

bi-1.jpg


Ti i ndjen menjëherë qëndrimet e saj homoseksuale teksa e lexon, dhe një kritik i mirë mund ta kuptojë se Woolf kishte një kontradiktë që e kishte origjinën tek seksualiteti i saj i dyfishtë. Duncan Grant anëtar i këtij grupi ishte në marrëdhënie dashurie me Jogn Keynes dhe Adrian Stephen përpara se të martohej me Vanessa Bell. Po kështu dhe Virginia Woolf dhe Vita West, ishin të martuara me burra por ndërkohë jetuan në fshehtësi një raport dashurie. Katherine Mansdield dhe Dora Carrington ishin të dyja biseksuale. Rupert Brooke i cili kishte marrëdhënie me femrat ka letra të fshehta me James Stranchey i cili ishte një tjetër anëtar i këtij grupi.

Biseksualiteti ishte i fshehur nën qasjen e tyre moderne në publik. Ata ishin shkrimtarë, piktorë, analistë që ofronin një qasje avangarde për kohën por nuk e pranuan asnjëherë të qënurit biseksual. Ndoshta kjo e fshehtë e përbashkët i bëri ata të mbështesnin njëri tjetrin dhe ti jepnin hov një mendimi përparimtar për kohën.


(gazeta-Shqip.com)
 
Perralla... e sajime...

Te gjitha figurat e shquara të kombeve, te te gjitha fushave, i kane bere dhe po i bejne keshtu...
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top