Bisedime për qeverinë e re shqiptare

redi-

Anëtar i Respektuar
Dy ditë para takimit të paralajmëruar midis kreut të maxhorancës së djathtë Sali Berisha dhe atij të LSI-së, Ilir Meta, partia e dytë më e madhe e së majtës shqiptare, vazhdojnë bisedimet intensive për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.
Kryeministri aktual Berisha, i cili do të udhëheqë edhe qeverinë e re, duket se do të ftojë në përbërjen e saj jo vetëm pjestarë të partive parlamentare, por edhe të partive të tjera aleate me të cilat PD ishte në koalicion në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Në nivel ministriash do të jenë përfaqësuesit e PD-së, PR-së dhe PDI-së, ndërsa ata të partive jo parlamentare do të jenë në qeveri në nivele më të ulta.

Nga ana e saj Lëvizja Socialiste për Integrim, ndoshta për shkak të ndryshimit të kursit të saj në raport me të djathtën, nuk po shfaq detyrimin për të sjellë në qeveri partitë e koalicionit të saj të majtë.

Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë bërë të ditur se ajo synon që në qeverinë e re të drejtojë dikasteret e shëndetësisë, arsimit dhe ekonomisë.

ثshtë bërë gjithashtu e ditur se kreu i kësaj partie Ilir Meta, do të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm, por njëkohësisht do të drejtojë dhe partinë.

Sikurse është bërë e ditur, qeveria e re që pritet të krijohet, do të quhet “qeveria e integrimit europian”. Ajo është qeveria e tretë e përbashkët midis të majtëve dhe të djathtëve, pas qeverisë së stabilitetit në vitin 1991 dhe asaj të pajtimit kombëtar në vitin 1997, qeveri të cilat janë përfolur mjaftë për bashkëpunimin midis të majtës dhe të djathtës.

Qeveria e re parashikohet të ketë shumë objektiva. Nëse ju referohemi deklaratave të kryeministrit Berisha, prioritet do të jetë punësimi, zhdukja e varfërisë, vazhdimi i veprave të mëdha infrastrukturore, ndërsa epërsi të LSI-së paralajmërohet të jenë integrimi, arsimi, ekonomia, shëndetësia dhe bujqësia.
 

Attachments

  • Kryeministria.jpg
    Kryeministria.jpg
    8.8 KB · Shikime: 19

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top