Bill Gates: Të jesh miliarder është mbivlerësuar.

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Ai është shpallur për të 18-in vit radhas njeriu më i pasur në SHBA, por për Bill Gates, një hamburger sërish është një hamburger.

Themeluesi i Microsoft, me një pasuri 59 miliard dollarë, u tha studentëve gjatë një bisede se pas një pike gjithçka të shijon njësoj.

Deklaratat e tij vijnë pasi Sean Parker, themelues i Napster dhe ish- president i Facebook, me një pasuri prej 2.1 miliard dollarë, u ankua se jeta ishte më e mirë më përpara se tani që ka shumë para.

I pyetur nga studentët, Bill Gates tha: “E kuptoj që ka njerëz që duan të kenë miliona dollarë. Kjo do të thotë njëfarë lirie. Por në momentin që shkon përtej kësaj, duhet t’ju them se është i njëjti hamburger”.

nga gazeta tema .

bill-gates.jpg
 
Pe: Bill Gates: Të jesh miliarder është mbivlerësuar.

I pyetur nga studentët, Bill Gates tha: “E kuptoj që ka njerëz që duan të kenë miliona dollarë. Kjo do të thotë njëfarë lirie. Por në momentin që shkon përtej kësaj, duhet t’ju them se është i njëjti hamburger”.

Me falni z. Gates c'fare eshte nje hamburger? :syze::shsh:
 
Pe: Bill Gates: Të jesh miliarder është mbivlerësuar.

Shume te drejte ka. Vjen nje moment ku arrin kulmin, cdo gje ne jete te plotesohet dhe s'ke pse kerkon me shume leke se ate jete qe gjithmone ke deshiruar te besh, ke mundesi ta besh. Dhe e ka demonstruar kte fakt biles duke dhene leke per bamiresi se s'ka ca te beje me me ato leke.
Ce do qe jo te gjithe mendojne si ky....eshte e veshtire qe dikush qe ka lek te madh te ngopet ndonjehere...Jane te rralle njerzit qe ndihen te ngopur.
 
Pe: Bill Gates: Të jesh miliarder është mbivlerësuar.

Edhe per mua qe skam kokerr leku, nje hamburger eshte po nje hamburger lol
Por meqe atij i kane dalur per hundesh dhe i jane merzitur te beje bamiresi nga ne :D
 
Pe: Bill Gates: Të jesh miliarder është mbivlerësuar.

Billit i rrofshin miliardat dhe gazetat qe shkruajne per te....

Kurse per ne shtresen normale them Falenderoni Zotin o njerez xpu2ia.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top