Bijë e Shkodrës martire e Kosovës.

Lauri

Anunnak
“Po, që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe اamërinë”, janë këto fjalët e vajzës nga Shllaku e lindur në Shkodër, fjalët që pohuan vendosmërinë e saj për të mbetur deri në fund një atdhetare ngadhnjyese. Ishin këto fjalë që do t'i kushtonin jetën, ishte kjo bindje që do ta ngjiste këtë vajzë në panteonin e nderit, do ta skaliste emrin dhe veprën e saj patriotike në memuarin e kohës
Shkodrania Marie Shllaku zuri një vend të rëndësishëm në lëvizjen ilegale në Kosovë, në atë lëvizje që të shkruahej me gërma gjaku dhe sakrificash simfonia e atdhedashurisë.

marie%20shllaku_zpsa6t4h0a6.jpg

Marije Shllaku lindi në Shkodër më 22 tetor 1922, nga babai Mark Simon Shllaku dhe e ëma Dile Shllaku. Ishte studente e filozofisë në Universitetin e Romës. E pamartuar. Një kohë punoi ndihmëse në اelen e Fishtës më vonë punoi si sekretare e Iliaz Agushit dhe Xhafer Devës. Ndërsa sipas deklaratave të dhëna në hetuesi, ajo kishte deklaruar se “Jam shqiptare, me nënshtetësi shqiptare, e pa martuar, studente e filozofisë, flasë e shkruaj shqip, latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, greqishten e vjetër dhe nga pak serbisht”. Maria ishte njëra ndër ato femra e cila me një guxim të rrallë doli në male krah për krah me burrat për ta ndalur copëtimin e Shqipërisë Etnike.
Qysh në fillim kur u detyrua të kaloi në ilegalitet, iu bashkëngjit grupit të Ukë Sadikut dhe Ndue Përlleshit. Së bashku me profesorin Ymer Berisha mori pjesë në themelimin e organizatës politike-patriotike “Besa kombëtare” në Dobërdol. Përndryshe në Kuvendin e Dobërdolit, ajo kishte mbajtur proces-verbalin e tubimit.
Ishte e dashuruar në Shqipërinë etnike, andaj edhe tërë punën dhe veprimtarin patriotike ia kishte kushtua asaj, sa që në fund edhe u flijua për të. Kosovën e deshi me shpirt, punoi për Kosovën, doli në male të Kosovës, mori pjesë në shumë aksione luftarake kundër okupuesit në Kosovë. Në betejën e Siçevës, më 12 shtator 1945 u plagos rëndë, por edhe në atë gjendje ajo nuk ishte dorëzua.
Edhe pse e plagosur rëndë, qëndronte stoike dhe me të gjitha ato plagë arriti që të çante rrethimin. Ishte strehuar në një shtëpi të fshatit. Ku më vonë u zbulua nga bashkëpunëtorët e OZN-es. Pas arrestimit të Marijes filloi edhe një etapë e re e jetës së saj me plotë ankth dhe vuajtje të rënda. Ajo në fillim nuk kishte pranua asgjë, nuk iu përgjigjët asnjë pyetjeje që i bënin hetuesit. Ata ishin shumë të pakënaqur, nga ajo kërkonin më tepër, kërkonin që të dinin për rrjetin e ilegalës, kërkonin luftëtarët,bashkëpunëtorët, jatakët e tyre e shumëçka tjetër. Ndaj asaj përdorën metoda të rënda torturuese nga ato më të ndryshmet e shkuan aq larg sa edhe i premtuan se poqese flet ate do e lirojnë. Marie Shllaku edhe pas të gjitha këtyre premtimeve, kishte heshtur, asnjë fjalë nuk kishte nxjerr nga goja.
Shkodranja e re, e vetmja femer mes burrave më të shquar të Kosovës, u gjend gjithnjë në krah të nacionalistëve të kohës, si: Rexhep Mitrovicës, At Benardin Llupi OFM, Ing. Xhafer Devës, Prof. Luan Gashit, Prof. Ymer Berishës, Ndue Përlleshit, Ukë Sadikut, Shaban Sadikut, Prof. Gjon Serreqit, Ibrahim Lutfiut, Mehmet Gradicës, Gjergj Dedës, Kolë Parubit, Gjergj Martinit e shumë luftëtarëve që kishin si qëllim të ngritnin popullin në luftë të armatosur kundër regjimit.
Shkodranja e dashuruar patologjikisht me Kosovën, iu përkushtua me gjithë qënien e saj, bashkimit të trojeve etnike, duke luftuar me armë kundër forcave komunsite. Ajo mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, që ishte thirrur me qëllimin final shpëtimin e Kosovës nga pushtimi kolonizatorëve komunistët serbo-malazias-shqiptarë.
Heroina, angazhohet për të organizuar një parti me emrin Lidhja Nacionale Kosova Etnike, duke u nisur nga inisiativa e fratit At Bernard Llupit OFM me 26 dhjetor 1944 e deri me 27 shkurt 1945, arrin të themelohet Komiteti Demokratik Shqiptarë, që synonte krijimin e një rezistencë aktive kundër armiqve shekullorë serb.

Gjykimi i grupit të madh të liridashësve të vërtetë shqiptarë zgjati 13 ditë. Ai u mbajt në ndërtesën ish Shtëpisë së Kulturës, duke filluar nga data 29 qershor 1946 e deri me datën 11 korrik të vitit 1946. Asokohe prokuror i përgjithshëm ishte Ali Shukriu. Gjatë seancës përfundimtare të gjyqit, në listën e të akuzuarve ishin 27 nacionalistë shembullorë. Në këtë shkrim, duke i respektuar të gjithë deshmorët e lirisë së Kosovës, po citoj vetëm të pushkatuarit, si: Marie Shllaku 24 vjeçe, At Bernard Llupi 60 vjeç, Kolë Parubi 41 vjeç, Gjergj Martini 29 vjeç, ku, të gjithë ishin nga qyteti i lashtë i Shkodrës, të cilët u denuan me pretencën finale me 15 korrik 1946, ndërsa pushkatimi u bë në nëntor të po atij viti.
Prokurori antishqiptar Ali Shukriu e akuzoi (sikurse thuhet në veprën ish të burgosurve dhe bashkëautorëve Ramiz Kelmendi dhe Viktor Gashit: “Shqipëria e Marie Shllakut…”, duke i rënditur asaj aktivitetin “armiqsor” (patriotik) në 11 pika.
1. Se në verë të vitit 1944, kur u vu në krye të Lidhjes së Dytë të Prizrenit Ing. Xhafer Deva, Marie Shllaku, ish sekretare e Ministrit të Punëve të Brëndshme Iljaz Agushit, u zgjodh sekretare e tij. Këtë detyrë e ushtroi deri në nëntor të vitit 1944, kur u “çlirua” Kosova. Ajo, edhe pasi iku Xhafer Deva jashtë shtetit, mbeti në Kosovë, për të luftuar kundër “sistemit të ri shoqëror”.
2. Se në nëntor të vitit 1944, pas “çlirimit” të Pejës, e la atë dhe bashkë me Mehmet Gradicën, Metë Danin dhe Adem Shalën tuboi disa qindra shqiptarë të armatosur dhe bashkë me ata doli në mal, në mënyrë që, me luftë të armatosur në prapavijë të frontit, të luftojë kundër partizanëve dhe sistemit të ri, duke “penguar kështu ushtrinë nacional–çlirimtare të ndërtojë pushtetin popullor dhe të rregullojë kushtet në Kosmet”.
3. Se nga mbarimi i vitit 1944, duke njohur mirë njerëzit, që kanë pasur lidhje me Ing. Xhafer Devën të cilët kishin mbetur vetëm, për të vijuar luftën, kundër partizanëve në prapavijë. Maria, punoi për bashkimin dhe lidhjen e tyre të ndërsjellë, duke marrë kontaktte me Ukë Sadikun dhe Ismail Goranin, prijës të “bandave” balliste, të cilët sulmuan Gjilanin, Ferizaj-n dhe vende të tjera.
4. Se në fillim të janarit 1945, pasi doli në mal dhe shkoi në Drenicë, punoi pareshtur për forcimin e radhëve të rezistencës, propogandoi që shqiptarët assesi të mos shkonin në armatën jugosllave, por të dilnin në mal për të zhvilluar luftë kundër partizanëve komunistë.
5. Se, po në janar të vitit 1945, mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, ku gjendeshin prijësit e njohur, si: Prof. Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Ahmet Shala, Ukë Sadiku, Major Qinisi, Shaban Polluzha, kapiten Rexhep Ismaili, Met Dine, major Kutova etj. Aty u vendos të sulmohen njësitë e ushtrisë nacional-çlirimtare në Drenicë dhe në minierën e Trepçës, si dhe u zgjodh udhëheqësia, që do t’i prijë kësaj lufte. Lufta e armatosur, që pasoi pas marrjes së këtij vendimi zgjati shumë ditë dhe shkaktoi viktima të rënda në jetën e njerëzve dhe në pasuri, betejë e cila ishte një goditje e rëndë për forcat tona, të cilat, asokohe zhvillonin luftra të rënda me gjermanët, në kufijtë e Sanxhakut.
6. Se, më të mbaruar Lufta e Drenicës e derisa u burgos, në vjeshtë të vitit 1945, vijoi me ngulm punën e saj në male me luftëtarët e rezistencës antikomuniste. Ajo mori pjesë në tubime të ndryshme me prijësit e tyre, ku, u morën vendime historike për të vijuar rezistencën me armë, dhe për të bindur popullin që të dilte në male, për t’u bashkuar luftëtarëve të Shqipërisë etnike; fshatarët t’i pranonin ato, t’i ushqenin, t’i mbanin dhe t’i ruanin në votrat e veta.
7. Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit (mbajtur në Llugën e Dan Pjetrit), në gusht të vitit 1945, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha aradhave të armatosura anti-komuniste, në të cilin u zgjodh Prof. Ymer Berisha si udhëheqës politik, kurse Ukë Sadiku si udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarëve të rezistencës në Kosovë, ndërsa vetë Marie Shllaku ka mbajtur procesverbalin e takimit historik.
8. Se mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me Prof. Ymer Berishën, i shkroi letra, njësoj si dhe me prijësit e tjerë, si Ismail Ymeri etj.
9. Se mori pjesë në betejat kundër njësive ushtarake jugosllave dy herë me radhë, ndërsa në Luftën e Siçevës, aty nga gjysma e shtatorit 1945, u vranë në luftime 11 oficerë dhe ushtarë të armatës jugosllave (në këtë luftë Marie Shllaku, u plagos në disa vende).
10. Se gjatë gjithë qëndrimit të saj në mal mbajti lidhje të vazhdueshme me fratin e Pejës At Bernardin Llupin OFM, ku, zhvilloi letërkëmbim me të, të cilët, u lidhën përmes korrierit, dhe mori nga ai para, ushqim dhe mesazhe.
11. Se e akuzuara Shllaku, ndonëse e plagosur dhe e stresuar në një shtëpi në Mitrovicë, u interesua për bandat, mbajti lidhje me ato dhe u kujdes për tërheqjen e tyre jashtë kufijve të vendit, sipas vendimit të marrë më parë, duke bërë kështu krim, që sanksionohen në nenin 3 pika 7 dhe 12, të ndëshkueshme, sipas nenit 4 alineja 1 të Ligjit mbi Veprat Penale kundër popullit dhe shtetit”. (Akuzat ndaj Marie Shllakut janë marr tekstualisht nga vepra e Ramiz Kelmendit dhe Viktor Gashit kushtuar asaj në faqet 15-17).
Për Marie Shllakun, janë shkruar disa vepra, si: “Shqipëria e Marije Shllakut” nga Ramiz Kelmendi e Viktor Gashi (Prishtinë, 1995); “Marije Shllaku-Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë” Ibrahim Metaj, Tiranë 1995; “Marie Shllaku-Bijë e Shkodrës martire e Kosovës” nga Tomë Mrijaj, (Nju Jork, 2004); “Heroina Marije Shllaku” Shefqet Kelmendi (Tiranë, 2004) etj. Përveç librave monografikë, kujtimeve, janë mbajtur shumë kumtesa, në takime përkujtimore dhe simpoziume historike shkencore, janë shkruar artikuj publiçistikë dhe mbajtur sipas rastit referate mbas viteve 1990…Marije Shllakut, Zhanë D’Ark-ës shqiptare.
A.Vataj
 
Titulli: Bijë e Shkodrës martire e Kosovës.

Interesante nuk e njihja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top