Berlini: Kujdes, Stambolli objektiv i mundshëm terrorist!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Paralajmërimet vijnë pasi Turqia ka përshkallëzuar fushatën ushtarake kundër kurdëve dhe IS

turqia-kurdet_1.jpg


Ministria e Jashtme Gjermane ka paralajmëruar se mund të ketë sulme në metrotë dhe në linjat e autobusëve në Stamboll, pak pasi Turqia ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, sipas njoftimeve që vinin dje nga Berlini. “Mund të ketë rritje të aktivitetit të PPK-së”, ka thënë ministria gjermane në deklaratën e saj për shtyp, duke iu referuar Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

“Përtej kësaj ka indikacione për sulme të mundshme në metrotë dhe në stacionet e autobusëve në Stamboll”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë.
Po dje, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti i rajonit autonom kurd të Irakut, Massud Barzani, janë pajtuar që Turqia duhet të vazhdojë procesin e paqes pavarësisht rritjes së dhunës, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane.
Steinmeier dhe Barazani kanë folur në telefon më 28 korrik dhe janë “pajtuar se PPK dhe Turqia duhet të rifillojnë procesin e bisedimeve të paqes dhe se përshkallëzimi i situatës u përshtatet vetëm ekstremistëve”, ka thënë zëdhënësja. Gjithashtu, dje Parlamenti i Turqisë ka mbajtur një seancë të veçantë me kërkesë të opozitës, për të diskutuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). Presidenti Recepp Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Parlamentit që t’ua heqë imunitetin politikanëve që kanë lidhje me militantët.

Ndërkaq, avionët luftarakë të Turqisë kanë vijuar atë që konsiderohet si ofensiva më e ashpër deri më sot kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, që prej nisjes së sulmeve ajrore gjatë javës së kaluar, vetëm pak orë pasi Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se, procesi i paqes është bërë i pamundur. Sulmet goditën objektivat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), përfshi vendstrehimet, depot e armatimeve dhe shpellat në 6 zona të ndryshme gjatë natës, bëhet e ditur nga zyra e Kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu.
Një zyrtar i lartë i vendit tha për “Reuters” se ky ishte sulmi më i fuqishëm ndaj tyre, qëkur nisi fushata ushtarake. Iraku nga ana tjetër i ka dënuar sulmet ajrore të ndërmarra nga Ankaraja, duke i quajtur ato “një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një sulm ndaj sovranitetit të vendit”, e duke theksuar se Bagdadi do të angazhohet të sigurojë se sulmet e militantëve kurdë ndaj Turqisë, të mos kryhen asnjëherë nga territori irakian.
Turqia nisi sulme të njëkohshme ndaj kampeve të PKK-së në Irak dhe ndaj luftëtarëve të Shtetit Islamik në Siri gjatë së premtes së kaluar, në atë që Davutoglu e quajti si “luftë e sinkronizuar kundër terrorizmit”. Përfshirja në dy fronte konfliktesh është një strategji me rrezikshmëri të lartë për vendin anëtar të NATO-s, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj kërcënimeve për hakmarrje nga xhihadistët dhe militantët kurdë.
Turqia ka vënë gjithashtu edhe bazat ajrore të saj në dispozicion të koalicionit të udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara kundër Shtetit Islamik, duke iu bashkuar kështu vijës së parë të sulmit në betejën kundër xhihadistëve, pas muajsh të tërë ngurrimi. NATO ka dhënë mbështetjen e plotë politike ndaj Turqisë ditën e martë.
Por, sulmet e Turqisë ndaj PKK-së deri më tani kanë rezultuar edhe më të rënda sesa sulmet kundër Shtetit Islamik, duke shtuar dyshimet se axhenda reale e këtij vendi është ruajtja nën kontroll e ambicieve politike dhe territoriale të kurdëve, diçka që faktikisht qeveria turke e mohon.
Ndër 1302 personat e arrestuar së fundi, në atë që zyrtarët e vendit e kanë përshkruar si “betejë me të drejta të plota kundër grupeve terroriste”, 847 prej tyre akuzohen për lidhje me PKK-në dhe vetëm 137 për lidhje me Shtetin Islamik, siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Bulent Arinc.
g.shqip
 
Titulli: Berlini: Kujdes, Stambolli objektiv i mundshëm terrorist!

Kunder Isis eshte fjala, por qellimin e ka tek kurdet ky derr-dogani.
 
Titulli: Berlini: Kujdes, Stambolli objektiv i mundshëm terrorist!

Dhe une qe po mendoja te iki te vizitoj Stambollin, ne Shtator .. harroje.

Sot me thane qe zonen e kufirit te Turqise, e kane zaptuar ne mase - realisht nga afer..ISIS. Kurds do ti kerkojne k'to, Turqt.
Nga afer Kurds jane shume me te mire se Turqt... k'to Turqt ta shpifin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top