Berisha: Zgjedhësit mbështetën mazhorancën

WxP

Staf në FV.AL
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se me rezultatet e deritanishme në rang kombëtar,shqiptaret ne keto zgjedhje lokale mbështesin mazhorancën.
Duke zhvendosur vëmendjen nga gara e Tiranës, për të cilën kryeministri tha se ishte shumë e fortë, Berisha falenderoi shqiptarët, pasi sipas tij mbështetën qeverinë dhe reformat e ndërmarra deri tani prej saj.

"Falenderoj qytetarët shqiptarë, që politikën ia besuan kësaj mazhorance. Kundërshtari ynë e nisi fushatën elektorale duke e trajtuar votimin si një referenfum popullor ndaj qeverisjes sime. Sovrani foli në mënyrë më referendare, për mbi 6 përqind me shume vota në rang vendi. Në tërësi vota politike iu besua atyre që kanë politikat më të besueshme", tha Berisha.

Shefi i qeverisë tha se do të presë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, duke theksuar qeveria do të vazhdojë reformat e thella dhe mbajtjen e premtimeve duke shkuar e sigurt drejt zgjedhjeve të vitit 2013.

Top-Channel
 

Attachments

  • berisha-qeveri1212.jpg
    berisha-qeveri1212.jpg
    9.7 KB · Shikime: 32
Pe: Berisha: Zgjedhësit mbështetën mazhorancën

Ky o eshte, ose ben vete si i verber... Cfare thua o Z. Berisha?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top