Berisha: Une, fushate fituese si Barak Obama

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ne nje interviste ne emisionin "Opinion" me gazetarin Blendi Fevziu, mbreme ne Tv Klan eshte shprehur se nuk e mendon humbjen dhe se do te vijoje ne mandatin e dyte perfundimin e projekteve te nisura dhe realizimin e projekteve te reja, per nje Shqiperi Evropiane. Ai nuk ka munguar te flase per investimet, mbajtjen e premtimeve, akuzat ndaj familjes se tij per afera korruptive, kryetarin socialist Rama. Njeheresh ai eshte shprehur se nuk do te kete asnje lloj koalicioni me PS apo me LSI-ne.

Nuk jeni i lodhur nga mitingjet, keni 20 vjet qe beni mitingje ne Shqiperi?

Nuk lodhem kurre.

Mitingjet nuk po i ndryshoni asnjehere si forme komunikimi. Eshte kjo forma me e mire?

Jo, nuk eshte se s'i kam nderruar. Nese marrim kete fushate, une kam pasur komunikimin me shumeplanesh me publikun. Ne c'kuptim? Se pari, ka qene fushata e mitingjeve me te medha ne historine e te gjithe fushatave.

Nuk besoj se kane qene me te medha se ato te vitit '92...?

Me te medha kane qene.

As si ato te Kushtetutes ne '94?

Me te medha. Pakrahasimisht, Elbasani, Vlora, Shkodra, Fieri, Korca...

Opozita eshte shprehur se ju i keni mbushur sheshet me punonjes te administrates shteterore...?

Te me fale opozita, por une ne menyre kategorike dhe absolute, asnje njeri nga sherbimi civil, nga forcat e armatosura, nga policia e shtetit, nga doganat dhe tatimet, nuk kane marre pjese...

... Po nxenesit e shkollave dhe mesuesit...?

Do te flas edhe per kete. Une mund te numeroj dhjetera mesues qe jane aktivist te flakte te Partise Socialiste. Une gjykoj se nuk kam te drejte t'u them atyre pse rrini aktivist te PS-se.

Po nxenesit jane perdorur per fushate elektorale?

Nese me gjen nje miting pa nxenes dhe femije, ma shtro kete pyetje. Por femije dhe nxenes ke ne te gjitha mitingjet, pa asnje lloj dallimi. Une s'mund te them qe s'ka femije dhe nxenes, cfare te bejme ne, mitingjet te jene te ndaluara per mesuesit dhe nxenesit. Por, urdhri ka qene i prere, asnje njeri i sherbimit civil, urdhri im per strukturat ka qene i prere, asnje njeri nga ai organ ne takime. Nga ushtria ke degjuar ndonje ankese, ke degjuar ankese nga policia, as me te voglen, per sherbimin informativ, jo.

SHISH s'e keni ju, varet nga Presidenti...

Jo, me ane te ligjit, varet vetem nga Kryeministri.

Sipas nje pjese e shtypit rruga Durres-Kukes nuk eshte hapur ne te gjithe gjatesine e saj, pra eshte nje bere nje inaugurim elektoral, pasi rruga ka ende nevoje te ndertohet...

Rruga perben nje nga arritjet me madhore te ketij kombi, ne historine e tij. Ky komb ka pasur nje problem madhor, nuk ka ndertuar dot vepra publike te domosdoshme per te dhe te krahasueshme me kombe te tjera. Ky komb, me kete veper, ka marre nje certifikate te nje kombi, te mundesive te medha.

Por zoti Rama ka thene ne nje takim elektoral ne Kukes se me keto para mund te shtronit te gjithe rruget dhe fshatrat e Shqiperise...

Zoti Rama eshte deshmuar nje nga armiqte me te eger te rruges, se eshte pjese e historise se ketij kombi, e suksesit dhe e veshtiresive, rruga nuk eshte nje gje e thjeshte. Jo! Gradualisht shqiptaret do te kuptojne se cfare eshte ajo rruge. Ne kuptimin qe, rruga pati kundershtare shume te eger.

Filloi segmenti Milot-Rreshen me ndihmen e ushtrise?

Kjo eshte qesharake, ajo ishte tallje me rrugen, ajo ishte nje tallje me rrugen. Nje repart xhenio do te ndertonte rrugen, qesharake. Pikerisht kjo ishte ne masken e bllokimit te rruges. Rruga ka shume atribute, po njeri kryesor i saj eshte se transformon politiken e rajonit.

Kjo mbetet per t'u verifikuar...

Jo, kjo eshte automatike. Automatike, sepse kjo ben nje rajon nga Bullgaria Perendimore, Maqedonia, Serbia jugore, Bosnja lindore, e ben te terin krejtesisht tjeter, sepse ofron ujerat e Shqiperise.

Po, por ofrojme nje port qe nuk ka kapacitet te medha, perfundon ne kufi ku pjesa kosovare nuk e ka ndertuar pjesen e saj nga Morina ne Prishtine...

Ata qe ndertuan rrugen, ata do te ndertojne dhe portin.
1210578090-1210430449-kalajarozafa.jpg
 
Qeveria shqiptare...

Pa diskutim qe Shqiperia do te kete nje nga portet me te medha ne rajon.

Ku do t'i gjeni parate ne nje kater vjecar qe mund te jete shume i veshtire per rrugen...?

Aty ku e gjetem per rrugen!

Keni thene qe do te luftoni korrupsionin dhe informalitetin. Ka akoma korrupsion, qe mund te luftoni?

Kemi fituar betejen, por jo luften. Kurre s'mund te pretendohet c'rrenjosja totale e korrupsionit. Nje beteje ne e kemi fituar, kjo qeveri eshte shpallur kampion ne luften ndaj korrupsionit.

A ndjeheni ju pergjegjes personalisht per Gerdecin?

Cfaredo pergjegjesie qe kam pasur une, i kam marre, i kam shprehur dhe mendoj se ne rast se hierarkia ligjore e nje vendi nuk i jep mundesi kryeministrit per informacionin qe ka, qe duhet te kishte kryeministri, nuk mund te kete pergjegjesi. Cdo njeri qe me ligj perjashtohet nga nje informacion...

...Pavaresisht kesaj, a mendoni se do te keni kosto elektorale per kete ngjarje?

Une mendoj se pergjigjen me te shkelqyer i ka dhene Kashari ketij problemi.

Ka qene nje gje qe lidhej direkt me Gerdecin, por per imazhin qe sjell ne Shqiperi, Gerdeci...

Vende shume me te medha kane pasur aksidente shume here me te medha, edhe s'u kane dhene kosto elektorale.

Nese humbni zgjedhjet cfare do te beni?

Cfare the?!

Nese shqiptaret do te japin nje rezultat ne favor te opozites, cili do te jete qendrimi juaj?

Se pari njehere, kur mendon te pakendueshmen...

...Kete ma ke thene disa here, por zgjedhjet jane zgjedhje...

... Duhet t'i japesh vetes kohe. Ne c'kuptim? Per shembull, do te ndertojme rrugen kam thene, mu desh kater vjet per te bere realitet ate. Pra, por sic e sheh ti, shqiptaret e kane ndare mendjen, do te votojne per projektin e Shqiperise evropiane.

Kam marre vesh se edhe ti si zoti Obama po perdor blackberry...?

Po e perdor jo per te imituar, por se ka nje kapacitet shume te madh ne komunikim.

Sa sms merrni ne dite?

Mbi 100, ka raste marr 500. Kur jane urimi, qindra. Por une i lexoj, i lexoj...

Kur i lexoni, duket sikur...

E kam diten te gjate une.

I bie qe kryeministri te luaje me celular gjithe diten...

Jo, kam nje ore te vonshme qe i lexoj. Nuk e mbyll diten pa e lexuar.

Mendoni ju qe shqiptaret mund te jene lodhur nga qendrimi juaj 20-vjecar ne politike?

Jo. Do te vij une. ... Cdo politikan ka mesuar nga fushata e Obames, ishin pergjigjet instantale. Nese njeriu i Zhvarcenegerit qe mori Mekein, solli pergjigjen e shpejte, reagimin e shpejte, Obama futi reagimin e menjehershem, me spote, me te gjitha.

Prandaj e keni mbushur te gjithe median elektronike me spote...?!

... E dyta, presidenti Obama pati nje dimension te fuqishem diletant ne fushaten e tij, me e-mail dhe mesazhe, ndaj une mora nje nga zyrtaret qe ka punuar ne fushaten e tij, se na mungonte ne kete drejtim, une doja ta zhvilloja kete, respekt per qytetarin.

A e keni modifikuar ndopak fushaten sipas modelit te zotit Rama, ju kam pare heren e fundit qe dilni ne miting bashke me Ciljeten, Sonin dhe "Elita 5"...?

Ne fakt ai e ka marre nga une sepse une kam dale me "Elita 5", ne te gjitha fushatat e mitingjeve te kaluara. Dy gjera ka marre ai nga une, ka marre kete dhe te bertituren ne mitingje. Po se pse e mori kete te dyten s'e mora vesh.

Si ndiheni mes kengetareve dhe ritmit te muzikes?

Natyrisht ndihemi i entuziazmuar.

Vetem se s'ju kam vene re qe te kendoni sic kendonte zoti Rama?

Himnin, kjo fushate ka pasur himnet me te bukura. E dini studimin, por qe une do t'ua them njelloj, 67% pelqenin fushaten e PD-se, me e bukur...

... Dhe me e shtrenjte.

Jo, jo me e shtrenjte. Kush ishte me e shtrenjte 33 grupet e festes qe bojkotoi Tirana, ajo ishte me e shtrenjte. Te kontraktosh 33 grupe, ne e kemi te kontraktuar nje grup.

... Zoti Berisha, nese i humbni zgjedhjet?

Qe te vije pergjigja duhet te kete nje feksje, nuk ka asgje te vertete, asnje feksje. Tani, une jam i vendosur te respektoj verdiktin e qytetareve ne cdo kohe, ne menyren me absolute, ky eshte qendrimi. Qe do te thote...

...Kjo do te thote qe ne perputhje me rezultatin do te merrni vendim tuaj...

Ka nje standard ne boten e qyteteruar dhe drejtimi i politikanit behet nga zgjedhesit, vleresimi i tij behet nga zgjedhesit. Ky eshte standardi perendimor dhe ky eshte standardi...

Qe do te thote nese humbni zgjedhjet do te largoheni...

... Prit nje minute. Do te dal tek 20-vjecari. Po nuk ka nje njeri me te votuar se une.

Cfare do me thene?

Nese shqiptaret kane vendosur miliona, miliona, miliona, vota mbi nje njeri, ky eshte Sali Berisha. Pasi jane 20 vite suksesi.

Ka poshte dhe lart ne keto 20 vite sa...

Po keto qytetaret i vleresojne. I numeroj te gjitha une ato. Qytetaret shqiptare kane nje histori me Sali Berishen dhe kjo histori eshte shembja e murit te Berlinit, shembja e diktatures, jane skemat piramidale, per te cilat ai dha doreheqjen. Pse dha doreheqjen, se u tha shqiptareve qe nje borxh qe nuk eshte marre nduk do te paguhet, kundershtari im u tha se do t'i jape qindarke per qindarke. Kryeministri Meta dhunoi ne menyre monstruoze zgjedhjet dhe shqiptaret kuotuan logon e PD-se. Tete vite e bente Shqiperine qe te kishte nevoje per opoziten, se opozite s'kishte, ne qendruam. Ata qe erdhen ne pushtet, i larguam me vote, me 2005.

Si shpjegohet qe ne te gjitha sondazhet, kur behet fjale per moshat, PD ka nje mbeshtetje nga 18-49 vjec dhe eshte pothuajse e dobet nga mosha 49 vjec e siper, si ka mundesi qe moshataret e juaj nuk ju votojne?

Une s'jam moshatar me ata, jam me keta. Ka disa mosha, por moshen e lirise e kam me keta... Me keta e kam moshen... Po flas per moshen e lirise, mosha e lirise eshte moshe lirie...

Te gjithe njelloj e kemi...

Jo, pak me shume.

Nese dilni parti e pare, por nuk keni numrin e nevojshem te votave per te krijuar qeverine, ku do t'i gjeni keto vota?

Une ju garantoj qe do te dalim parti e pare dhe do te kemi numrin e nevojshem te votave.

Ju mendoni se do te fitoni mbi 70 vota?

Une mendoj se po kthehet 1992, cfare do te thote, mire do te ishte te mos kthehej, vote plebishitare. Me fal pse plebishitare votat? Pse po cahen sheshet ne mitingjet e mia.

Po eshte edhe Ciljeta...

Une e shoh qe sa here jam ne skene me te, i drejton syte andej, ajo aty vjen per publikun dhe eshte nje kengetare dhe artiste shume e preferuar. Sheshet po cahen dhe pjesemarrja eshte e jashtezakonshme, njerezit pane qe kjo qeveri ka mbajtur premtime te medha.
 
Cilat premtime?

Anetaresoi Shqiperine ne NATO, perfundoi rrugen e Kombit, asfaltoi 5900 kilometra rruge, nuk ke faj ti qe ne bulevard, shko pak ne Cakran.

...Por deklaruat qe do te denonconit dosjet e korrupsionit te mazhorances qeverises, asnjera nuk ka shkuar ne prokurori, ku jane?

400 dosje jane ne prokurori, por ajo po fle mbi to, aty jane.

Ju premtuar drita 24 ore ne 2007 dhe ka nje qendrim te opozites, e cila eshte shprehur ne kete studio qe 24 ore drita eshte siguruar nga shiu dhe jo se kjo qeveri..?

Une e kam degjuar ne kete studio qe te thote se eshte koha me e varfer ne 100 vitet e fundit, e kam degjuar te thote qe ketij qyteti, packa se kryetari i bashkise ka falenderuar qeverine, nuk u eshte dhene nje qindarke, e kam degjuar qe mesuesit marrin 260 mije lek.

Ju siguroni qe dritat do te sigurohen 24 ore?

Ne menyre absolute. Viti 2008 ka qene vitet e thatesires me te madhe ne Shqiperi, jane prodhuar teresisht vetem 3.8 ke/ore energji, jane konsumuar 6.2 miliarde ke/ore, jane importuar 2.4 miliarde, jane importuar qofte edhe me nje euro, me cmimin me te shtrenjte te mire.

Meqe jemi tek keto, kemi deshtuar me legalizimet, pronat...

...Prit, prit. Premtuam reformen ne arsim, mirepo arsimi eshte tjeter shkolle, ne te kater anet e ketij vendi shkollat jane me internet, jane dyfishuar numri i studenteve. Profesioni i mesuesit eshte nje profesion i kerkuar.

Me ato paga?

Pagat...

E ke hequr rrogen e 13 zoti Berisha, e keni rritur taksen e sheshte ?

Jo. Perkundrazi, bonusi qe marrin ne fund, i shuan te gjitha.

Keni deshtuar me pronat, keni deshtuar per legalizimet, dy reforma qe ne fakt perjashtojne njera tjetren?

Legalizimet po ecin me shpejtesi te rrufeshme. Ju do te shikoni se, ne menyre absolute ne cdo mbledhje te qeverise, ne 3-4 muajt e fundit, jane mbi 5 mije deri ne 7 mije banesa te legalizuara. Por ka nje vonese, sepse Edi Rama, pasi nuk votoi ligjin ne parlament, e coi dy here ne Gjykaten Kushtetuese.

Cila ka qene ajo qe keni dashur te beni, po qe nuk e keni bere dot ne keto 4 vjet?

Pyetjet nuk mund te me shtrohet ne kete menyre. Pyetja eshte se: Cilat kane qene tejkalimet qe keni bere? Une ne fakt ndjej nje keqardhje per malin e falsifikimit qe gjeta ne prona. Por nuk mund ta konsideroj kete ceshtje nje deshtim. Eshte ekzagjerim. Une gjeta nje "mal Dajti" falsifikimesh, po merrem me cdo dosje. Ne qofte se ne themi qe te zgjidhim me shkopin magjik nje mal me falsifikime, kjo s'behet. Kjo behet me shqyrtime me analiza me fakte. Se dyti fondet per kompensimin fizik jane shtuar disa here. Se treti, eshte pergatitur nje fond prej 4500 hektare, i cili do te vihet ne dispozicion te pronareve.

Nderkohe qe pronaret nuk po kompensohen, po jepet toke me 1 euro. A jane keto ne kontradikte me njera-tjetren?

Aspak, sepse nuk po jepet hektare toke nga tokat publike, ne fshatra turistike.

Kur do te filloje kompensimi i pronareve?

Do te filloje pas zgjedhjeve. Pronaret nuk mund te votojne Edi Ramen.

Por pronaret kane nenshkruar marreveshje me "Polin e Lirise"?

Kush tha. Ata nuk jane pronare, ata jane njerez qe u kane marre vellezerve te tyre tokat.

Qendrojne akuzat qe behen mbi familjen tuaj?

Cdo akuze mbi familjen time qe do te mund te faktohet ne dokumentin me te vogel, jam gati te pergjigjem.

Kane vajza dhe djali juaj pergjegjesi, per aferat publike?

Ne menyre kategorike, jo. As edhe nje te vetme. Ata jo vetem qe nuk marrin pjese ne oferta publike, por edhe aktivitetin ne sektorin jo publik, jane te detyruar ta ushtrojne ne perputhje te plote me ligjin. Le te jape dikush faktin me te vogel se studio e tyre eshte marre me elementin me te vogel publik ose qe ka shkelur ligjet. Kane lakuar emrat e femijeve te mij, 400 mije here, 1 milion here dhe t'i lakojne 10 milione here, por gjer me sot ka vetem nje fakt, nje fakt te falsifikuar qe eshte ne gjykate dhe ka zero fakte. Ju siguroj qe do te kete zero fakte. Standardi im, i Sali Berishes, eshte ne radhe te pare ne familjen time, nese duan qe ata te mos merren as me veprimtari private, atehere kjo eshte armiqesore.

Jeni te sigurt se ata nuk bejne trafik influence me qe babai i tyre eshte kryeminister?

Ne menyre kategorike, ne asnje rast. Kjo opozite u mor me rrogen e vajzes time, nje vit rresht, sepse ajo kishte marre 8 apo 9 mije dollare rroge ne muaj, si punonjese ligjore e UMNIK-ut. Ajo s'kishte marre asgje nga Shqiperia dhe fakti qe keto beheshin te marra se bashku 1 milion, ishte katastrofa e opozites. E ftoj opoziten te publikoje nje gazete me titull "Familja Berisha", cdo dite te vjelle te shaje, te beje c'te doje. Ndersa une nuk jam marre me keto gjere.

Keni bere spote negativiste zoti Berisha. Mjafton te hapesh televizionin dhe shikon qe kreu i opozites eshte ne qender te spoteve negativiste te PD-se?

Deri tani kemi bere 26 spote.

Me cfare parash?

Me para, te gjitha transparente. Ka nje ligj per transparencen dhe ai eshte zbatuar plotesisht. Kontrollin tashme e ben KQZ-ja. Nga keto. Tre spote jane gjysme negative, por mbartin te verteta absolute.

Te nxjerresh shefin e opozites duke ngrene makarona eshte negativiste...

Po kush i tha atij te fus nje garuzhde makarona ne goje. Ne i nderuar zoteri, nuk i cuam kameren sic ia beri ai tjetrit ne mes te nates. Ate foto e ka bere vete ai, e ka shperndare vete kudo foton. Ne po te donim te benin spote negative per te, e di vete se cfare do te nxirrnim. Ka te tjera me shume se 2007-ta. Ai eshte nje arkiv i pafund. Ne se ai 70% te lejeve ia jep dy studiove, kjo eshte forma me flagrante e korrupsionit. A po genjejne gje spotet tane.

Jane jeta private ato..?

Po djali im c'eshte qe del neper spote. Une jam zotuar se do te bej nje fushate mbi te verteta. Si tu duk ty spoti mbi Gerdecin, i "telebelindes". Me spotet tona po merret partia, as edhe nje nuk ka bere qeveria.

E keni transparencen financiare per keto spote?

Absolutisht qindarke ne qindarke. Te mbash 33 grupe, kerkon nje shume perrallore, ne mezi sa po mbajme nje grup..

Ju ku i gjetet parate qe paguani gjithe ata kengetare, qe dalin perkrah jush?

Jane te gjithe se bashku ata jane autore te ndryshimit. Jane te gjithe bashke ata qe kane bere kengen. Me spotet kam detyre t'ju them shqiptareve te verteten. Shqiperia per lejet e ndertimit, eshte e 173-ta ne bote, eshte ne fundin e fundit dhe kete e paguajne te gjithe qytetaret shqiptare.

Me kete taktike Rama ju ka mundur 3 here ne Tirane...

Ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, dhe kur ka fabrikuar me qindra dhe mijera certifikata. Ajo qe them une eshte, se Rama eshte nje nga manipulatoret me te tmerrshem te zgjedhjeve.

Kush ju garanton se ai nuk do t'i manipuloje prape..?

ID-ja, leternjoftimi i ri. I kalli daten leternjoftimi atij. Leternjoftimi i zhduku certifikatat. Ne cdo gje, morali im politik eshte se, ate qe besoj une me te vertetee. A mund te dale ne shtepi nje fatkeq, i cili ka firmosur dhe ndjej dhimbje shume te madhe per ate familje. A mund ta manipulosh ti ate qe te thote qe qeveria nuk me ndihmoi, kur ai banon ne nje shtepi te qeverise. E ka ndertuar shtepine me paret e qeverise. Keto nuk lejohen dhe jane amorale.

Nese nuk do keni votat e mjaftueshme per qeverine a do te beni koalicion me LSI-ne apo PS-ne?

Kategorish jo. Shqiptaret nuk me votojne mua per koalicionin e PS-se, kjo do te ishte nje tradhti e madhe ndaj besimit te tyre. Eshte e papajtueshme te besh koalicion me Edi Ramen, me modelin me te shemtuar te korrupsionit ne Evrope. Me njeriun qe nderton sot qytezen e Delijorgjit, kurre nuk e bej aleancen. As me LSI-ne, se molla e kalbur ndahet me dysh.

Duhen 71 deputete...?

Une do te perseris fitoren e 22 marsit te 1992-shit. Do te votojne me qindra dhe mijera qytetare qe nuk kane votuar kurre, do me votojne pertej pensioneve dhe legalizimit te shtepive, ndertimit te rrugeve.

Por edhe Meta ka bere pune kur ka qene kryeminister..?

Ne i kemi nisur Fushe-Kruje -Lezhe, te gjithe trasene e kemi gjetur ne te shtruar. Ne e asfaltuam dhe ne '97 deshem ta inauguronim, por shume pak gjere te vogla i mungonin. Ne ate rruge PS nuk ka bere as 2% te punes. Te gjitha rruget qe jane vazhduar nga socialistet, kane nisur gjate qeverisjes time. Kjo qe beri Meta ishte se siguroi nje grup huliganesh dhe beri ate qe beri me zgjedhjet e 2001-shit. Kaq. Nuk kane shanse per koalicion me PD-ne. Sipas te gjitha gjasave une i kaloj votat, nuk bazohem as te sondazhet. Kam mbeshtetje te gjithanshme.

Nese fitoni do e mbani fjalen qe qeveria juaj do te jete me e vogel dhe si do ja dilni se tani ministrite jane lemsh?

Do e mbaj. Ministrite nuk jane lemsh, kane funksionuar. Qeveria do te zvogelohet dhe do te thelloje dieten. Eshte koncepti i konsolidimit te nje praktike. Me e vogel dhe ne diete do te jete qeveria ime.

Cili do te jete ekipi juaj nese fitoni. Do e ndryshoni apo do te vazhdoni me te njejtin ekip?

Per ekipin do te flasin me vone. Une ekipin do e formoj por nuk kam fshehur ministrat e mi kane pasur impaktin me te mire ku do qe kane shkuar. Por nuk mund te them se do te jene te njejtet.

Do te jete PBDNJ-ja ne qeverine tuaj, nese i fitoni zgjedhjet dhe formoni qeverine?

Une kam nje koalicion te gjere, une e kisha PBDNJ-ne dhe kam perfaqesues te minoritetit.

Zonja Topalli dhe ministri Olldashi kane bere thirrje qe te mos votojne per aleatet, por vetem per PD, bashkoheni dhe ju me kete thirrje?

Thirrja ime eshte e prere. Te gjithe te votojne 10-ten. Eshte me e verteta.
 
Ju ka ngjallur zili stafi i ri politik i Edi Rames?

Ku, cilet jane. Te them te drejten nuk me kane impresionuar fare. Une nuk shoh ekip te ri. Nese ti e merr moshen dhe vetem ate, atehere ajo eshte tjeter gje. Ekipi i ri eshte ai qe ne moshe te re, ka deshmuar nje performance. Kete vleresoj une. Une kam afruar te rinj dhe ne 2005 por ata kane pasur nje performance te shkelqyer. Cilet jane te rinjte e Rames. Nese me thua se eshte ky i ri, pa asnje dite pune dhe asnje gje konkrete. Une pashe 0 alternative te te rinjte e Rames. Pse nuk sollen alternativa keta. Ata jane thjesht punonjes bashkish. Ata u bashkuan me nje parti pa alternative.

Ju tremb humbja?

Mos bej shaka. Te jem i sinqerte kam bindjen me te thelle per nje fitore plebishitare. Si kurre ndonjehere nuk kam pare ne sheshet e ketij vendi me mijera prozhektore drite qe buronin nga syte e qytetareve.

Do zhgenjeheni nese humbni?

Une do te kem fitoren me te thelle qe nga '92 e deri me sot. Nga vitet '92 e deri me sot, nuk keni gjetur nje proces zgjedhor te ndershem qe une kam humbur. Nese me gjen nje proces te tille, atehere une kam humbur.

Cili eshte mesazhi i fundit qe do ti jepni qytetareve shqiptare?

Nje ftese miqesore, vellazerore ne keto zgjedhje te bashkohemi. Ftoj te gjithe ata qe besojne endrren e tyre evropiane dhe keta jane te shumte. Jane shume me teper se mbeshtetesit e PD-se. Ftoj te bashkohemi per ta kthyer kete enderr ne realitet. Ne e kemi faktuar kete me NATO-n qe eshte sot realitet. I ftoj te gjithe ata qe i besojne kesaj endrre te bashkohen me ne per ta bere ate realitet. Sepse ne menyre absolute duke u bashkuar, do te votojne per rrogat dhe pensionet e tyre, do te votojne per nje vend me rruge moderne, per nje qeveri qe u shpall kampione ne luften kunder korrupsionit, do votojne per 160 mije vende pune te reja. Te garantoj se te henen ne mbremje do te me gjesh me nje entuziazem te madh sic eshte fitorja jone. Coje dhe nje kamer ne Peze.
Koha jone
 
As te thoi si vjen dot politikes amerikane ky tipi :D
Gjen qorra qe e votojne pa ta shikonte krahasimin ky
 
As te thoi nuk i shkon politikes se amerikaneve ky tipi
Gjen qorra ky qe e votojne e mburret si plaka ne maje te malit :D
 
hahahahha Ky as tek maja e gishtit si vjen Obamës në botë jo më që ska as 1% tru e ç'na gjeti me këtë kanalin Klan dihet se kur bën lajmë të tilla do ti bjerë publiku dhe teleshikuesit
 
Me keto artikujt te merr ne qafe ky LOL por kur e degjon duke folur esht per te ardhur turp se si nje idiot i tille qe sdin te flase ne menyre letrare e te nxjerre nje fjali me kuptim e jo vetem juuuuuuuuuuuu neeeeeeeeeee atooooooooo fitorrrrrrrrre LOL LOL ah mjer shqiperia...
 
po pse edi kafsha din kshu???
e ke degjuar ndo 1 her kur bertet o dooktoooooooooooooooooooooooooooooor
ne fakt ke te drejte kur thua :mjer shqipria,po vec nqs do sillte ne pushtet nje si ai
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top