Berisha: Politika të pranojë verdiktin e qytetarëve

WxP

Staf në FV.AL
Kryeministri Sali Berisha pasi hodhi votën e tij në këto zgjedhje lokale ftoi të gjithë zgjedhësit shqiptarë që të kryejnë qetësisht detyrën e tyre si qytetarë, duke garantuar në emër të mazhorancës së do të respektojë votën e tyre.
Duke shprehur kënaqësinë për ecurinë e deritanishme të procesit, Berisha kërkoi prej votuesve që ta konsiderojnë 8 majin si ditë feste.

"Përshëndes të gjithë zgjedhësit shqiptarë, i ftoj ata që të tregojnë përgjegjësi ndaj vetes, familjes, komunitetit, bashkisë dhe komunës, të votojnë për kandidatët e tyre", tha Berisha.

Kryeministri i bëri apel të gjithë forcave politike që të kontribuojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë verdiktin e cdo vote të qytetarëve shqiptarë", tha Berisha.

Top - Channel
 
Pe: Berisha: Politika të pranojë verdiktin e qytetarëve

Në Shqipërsi procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka nisur i qetë por me disa probleme teknike që janë raportuar në disa qendra votimi në Tiranë por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Korcë, Shkodër, Mirditë. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi të cilat sipas ligjit janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00 të ditës së sotme.

KRYEMINISTRI BERISHA: PARTITث Tث PRANOJNث REZULTATIN, KOMISIONERثT VENDIMMARRSIT Mث KRYESOR
Ora 10:00- Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit numër 2 në Tiranë e instaluar në ambientet e Liceut Artistik në kryeqytet. Berisha është i shoqëruar me bashkëshorten e tij Liri berisha dhe pasi kanë takuar komisionerët e qendrës së votimit kanë ndjekur procedurat përkatëse të votimit dhe i janë drejtuar dhomës së fshehtë. Pasi ka votuar kryeministri Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, nëpërmjet të cilës I ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në votime pavarsisht se kujt I përket vota e tyre.
Berisha i ka bërë një apel të fortë të gjthë forcave politike pjesmarrese ne zgjedhjet e sotme vendore që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve si dhe të bashkëpunojnë për një proces sipas stadarteve.
“I garantoj votuesit se kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë votën e cdo qytetari shqiptar. Apeli për forcat politike është që të të kontribojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë cdo vendimin të votës së qytetarëve shqiptarë”,- theksoi kryeministri.
Ndërkohë që Berisha ka theksuar faktin se e rëndësishme është që në këto zgjedhje të arrihet standarteti ndërkombëtar si dhe ka vlerësuar punën e komisionerëve të të gjitha palëve duke i konsideruar si vendimmarrësit më të rëndësishëm.
“Shpreh respekt për gjithë pjesmarrësit dhe nuk paragjykoj vendimarrjen nga opozita. Unë shoh se komisionëerët e të gjitha forcave janë të gjithë. Ata janë vendimmarrësit më të rëndësishëm të votës, kryeministri sot është thjesht votues”,- nënvizoi Berisha.

Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top