Berat, pjesëmarrja në qytet 20%, fshatrat me mungesë fletësh

WxP

Staf në FV.AL
Kuçovë dhe Urë Vajgurore
Gazetarja Erjola Azizolli raporton se në Urën Vajgurore, qendra e votimit në Ostrat ka pasur një mungesë prej 300 fletësh votimi. Pas denoncimit të problemit, mësohet se 300 fletët janë dërguar nga ana e KQZ-së. Mësohet se kjo qendër votimi ka 772 votues.
Për marrjen e 300 fletëve që mungonin, anëtarëve të QV-së i është dashur të bëjnë më parë një procesverbal. I njëjti problem është vënë re dhe në komunën اepan ku mungesa e 120 fletëve të votimit i ka detyruar votuesit të presin mbërritjen e fletëve nga një fshat tjetër.


Ndërkohë në Berat mësohet se është vënë re një rritje e pjesëmarrjes në votime. Në 74 qendra votimi mësohet se pjesëmarrja është mbi 20% deri në orën 15:30. Vështirësitë që janë hasur në nisjen e procesit të votimit kanë pasur të bëjnë me ndërrimin e anëtarëve të komisioneve.
***
Në Qarkun e Beratit votohet sot në Bashkitë Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Poliçan dhe اorovodë dhe komunat e tyre.
Policia e Qarkut të Beratit deklaroi sot se mesnatën e mbrëmshme përfundoi me sukses shpërndarja e bazës materiale në të gjitha njësitë vendore, ndërkohë që mëngjesin e sotëm u janë dorëzuar komisionarëve të gjithë njësitë e votimit dhe ato të numërimit të votave.
Në Bashkinë e Beratit votojnë 48 878 votues në 74 qendra votime. Gazetarja Erjola Azizolli raporton se procesi ka nisur me vonesë në disa qendra për shkak të mbërritjes së komisionerëve me vonesë. Një problem i tillë është vërejtur në qendrën e votimit me numër 3270 ku për shkak të mbërritjes me vonesë të komisioneres së LSI-së dhe PBDNJ-së procesi i votimit nisi në orën 07:20.
Procesi i votimit ende në orën 10:00 nuk ka nisur në qendrën e votimit me numër 3297/1 që ndodhet në lagjen "Uznovë" të Beratit. Për shkak të një problemi të shkaktuar me vulën e fletëve të votimit procesi ende nuk ka nisur në këtë qendër me 605 votues.
Kryetari i KZAZ-së Agron Mahmutaj na konfirmoi me telefon se është njoftuar nga komisionerët e qendrës së votimit se vula nuk është gjendur për disa minuta çka është bërë shkak që procesi i votimit të mos nisë në orën 07:00. Menjëherë kryetari i komisionit Mahmutaj mësohet se është paraqitur pranë kësaj qendre votimi ku dhe është gjetur vula e fletëve të votimit, por për të verifikuar situatën, procesi ende nuk ka nisur.
Në bashkinë e Beratit votohet sot për kandidatin e PS-së Aleanca për të Ardhmen Fadil Nasufi dhe kandidatit të PD-së të Aleancës për Qytetarin Ilir Deçolli. Nga informacionet e deritanishme mësohet se procesi i votimit po ecën normalisht në qendrat e tjera të votimit të kësaj bashkie.
Në bashkinë e Kuçovës mësohet se ka pasur probleme me zëvendësimin e komisionerëve për shkaqe shëndetësore. Por, procesi i votimit mësohet se ka nisur rreth orës 07:00 në 25 qendra votimi të kësaj bashkie ku do të votojnë 23 182 zgjedhës. Sot në këtë bashki votohet për kandidatin e PS-së Bardhyl Gjyzeli dhe kandidatin e PD-së Selfo Kapllani.


Shekulli
 

Attachments

  • Berati - houses in Mangalem (1).jpg
    Berati - houses in Mangalem (1).jpg
    67.7 KB · Shikime: 15
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top