Ben Blushi ndërhyn edhe në histori: Ismail Qemali ishte ‘lekist’

Arfenilla

Themelues i Forumit
xxx_1446114865-2423772.jpg
Libri i ri i Ben Blushit “Kandidati” përveçse ka thumbuar kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini flet edhe për figura historike si Ismail Qemali dhe Fan Noli
Blushi e cilëson Qemalin si “lekist” ndërsa për Nolin thotë se i vetmi akt bamirësie që ka bërë ka qenë kur i fali qenin Lef Nosit para se të ikte në Amerikë.

Madje Blushi thotë se edhe këtë e bëri që të kursente paratë e udhëtimit për të blerë cigare, pasi transporti i kafshëve me anije në atë kohë kushtonte më shumë se sa sot.

“Që Lef Nosi mes shumë që kishte në koleksion mbante portofolin e Islamil Qemalit. Kam dëgjuar se Ismail Qemali ishte një lekist i zellshëm dhe prandaj e shtova. Por nga ky detaj, historia nuk ndryshon. Megjithatë Lef Nosin nuk e kam rënduar aspak. Po, i thashë, mirë ke bërë. ا’faj ka lef Nosi nëse portofoli i Ismail Qemalit ka qenë bosh. Më e shumta mund të akuzohet se ka lënë pa ngrënë qenin e Fan Nolit. Ndoshta nuk e beson, më tha, por ishte në Wikipedia. Mund të regjistrohet si i vetmi akt bamirësie që Fan Noli ka bërë në jetën e vet. Në atë kohë transporti i kafshëve me anije për në Amerikë kushtonte më shumë se sot dhe Fan Noli i kurseu paratë për të blerë cigare”, shkruan Blushi në romanin e tij.b ..expres
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top