Beckham hap Lojrat Olimpike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Superylli i futbollit anglez, dhe një nga më të respektuarit në ishull, Davide Beckham do të bëj hapjen e Lojrave Olimpike.
“ثshtë shumë mirë të jem pjesë e hapjes së kësaj ceremonie, me të cilën unë me të vërtetë ndihem i nderuar që jam i involvuar, sepse unë isha i përfshirë në këtë proces para shtat viteve”ka thën Beckham duke mos dashur të shpalos detaje të tjera.
Organizatorët e Lojërave Olimpike janë shprehur se imazhi i David Beckam përfaqëson shumë për sportin. Ata kanë shtuar se kjo ka qenë arsye pse ata e kanë përzgjedhur atë për ta bërë hapjen e Lojërave Olimpike “Londra 2012”./Kohasport/
 
Titulli: Beckham hap Lojrat Olimpike

[h=1]Fillojnë Lojërat Olimpike[/h]

Hapja solemne filloi me goditjen e këmbanës së madhe olimpike, të cilën e bëri fituesi i garës prestigjioze të çiklizmit ‘Tour de France’, Bredli Vigins, kampion i trefishtë olimpik. Më pas në skenë doli kori i fëmijëve, të cilët kënduan këngë karakteristike për katër kombet të cilat e përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Kosova nuk do të marrë pjesë në këtë Olimpiadë, pasi Komiteti Olimpik i Kosovës nuk është ende anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, por në stadium me ekipin olimpik shqiptar do të defilojë edhe xhudistja jonë e talentuar, Majlinda Kelmendi./Kohasport/
 

Attachments

  • Londra-2012-488x325.jpg
    Londra-2012-488x325.jpg
    30.1 KB · Shikime: 61
Titulli: Beckham hap Lojrat Olimpike

[h=1]Londër, Lojrat Olimpike 2012[/h]
Londra po mirëpret rreth 10 mijë atletë, qindra mijëra vizitorë dhe një audiencë botëtore për hapjen e Lojërave Olimpike sot.

Organizatorët janë marrë me problemet e minutës së fundit, duke përfshirë mobilizimin e një personeli të mjaftueshëm sigurie, pasi një kontraktues privat nuk arriti të siguronte numrin e duhur të njerëzve për këtë qëllim. Por në koncertin e vendosjes së Pishtarit Olimpik në parkun Hyde, kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson e siguroi botën dhe kandidatin amerikan për president Mitt Romney, i cili vuri në pikpyetje gatishmërinë e Britanisë, se qyteti është i përgatitur për lojrat.

“ثshtë një njeri i quajtur Mitt Romney, i cili do të dijë nëse jemi gati. A jemi gati? Infrastruktura është gati. Siguria është gati. Policia është gati. Sistemi i transportit është gati”.

Kryeministri britanik David Cameron thotë se ndonëse lojrat po i organizon Londra, kjo ngjarje është burim krenarie për tërë Mbretërinë e Bashkuar.

“Pishtari Olimpik demostron se nuk janë lojrat londineze apo angleze. Ato i përkasin Mbretësisë së Bashkuar. Javën që vjen do të shkoj në Irlandën e Veriut, Skoci dhe Wales që të theksoj këtë pikë.”

Ndërkohë zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama ka vizituar atletët olimpikë amerikanë në Londër në prag të ceremonisë së hapjes. Ajo u tha atletëve se ata janë një frymëzim për amerikanët.

Zonja Obama do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, pas një pritjeje të organizuar nga Mbretëresha Elizabet dhe një takimi me nxënës shkollash.

Garat në 26 sporte do të zgjasin deri më 12 gusht. Parada e atletëve do të fillojë me Greqinë dhe do të përfundojë me Britaninë. Ceremonia e hapjes do të drejtohet nga Danny Boyle, regjisor i filmit fitues të çmimit Oskar, Slumdog Millionare./VOA
 
Titulli: Beckham hap Lojrat Olimpike

Bota me sytë nga Londra, detajet e ceremonisë

londer12.jpg
Pas shtatë viteve përgatitje, Londra është gati të nisë sot në orën simbolike 21:12 minuta (me orën tonë) lojërat olimpike me një ceremoni madhështore në stadiumin olimpik të qytetit, ceremoni e pagëzuar si "Ishulli i çudirave" 80 mijë persona do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër spektaklin e hapjes, ndërsa miliona do të ngulen para televizorit.

I gjithë spektakli 3 orësh i hapjes i është besuar producentit Danny Boyle. Për mediat e interesuar në këto orë të fundit para nisjes së shumësportëshit ai tha se ceremonia e hapjes e Londër 2012 do të jetë e paparashikueshme e plot risi, ashtu si populli britanik.

Ceremonia do të nisë me mbërritjen në stadiumin olimpik të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabetë e cila do të pritet nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge. Më pas Londër2012 mbërrin parada e atletëve sipas rendit alfabetik të shteteve, përvec Greqisë e cila hyn e para në olimpiada dhe vendit organizator, në këtë rast Britania e Madhe që hyn e fundit.

Menjëherë pas mbërritjes së sportistëve, kreu i komitetit olimpik ndërkombëtar, Rogge do të mbajë një fjalim. Në përfundim ai do të ftojë Mbretëreshën Elisabetë për të deklaruar “çeljen zyrtare të lojërave olimpike”.

Një tjetër moment i rëndësishëm i ceremonisë së hapjes është edhe mbërritja në stadium e flakës olimpike. Me flakën olimpike, që ka përshkruar mijëra e mijëra kilometra, ndizet kupa e zjarrtë që do të qendrojë e ndezur përgjatë gjithë ditëve të olimpiadës.

Organizatorët kanë angazhuar një personel prej 15 mijë vetash për ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes së lojërave olimpike dhe parashikojnë një audiencë prej 4 miliard personash në mbarë botën.

Kjo është olimpiada e 30-të ku marrin pjesë 204 shtete dhe rreth 10 mijë e 500 atletë që do të garojnë në sportet përkatëse deri më 12 gusht, ditën e fundit të lojërave. /TCH
 
Titulli: Beckham hap Lojrat Olimpike

Starton Londër 2012

londer-rrathet.jpg
Në Londër startuan Lojrat Olimpike, të tretat që zhvillohen në Britaninë e Madhe që nga viti 1908.

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe për rreth 2 orë ofroi një spektakël të madh për miliona teleshikues në të gjithë botën duke risjellë historinë e një shekulli.

Me mijëra sportistë janë gati për të nisur garat, ndërsa lider të vendeve pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë po ndjekin nga afër ceremoninë.

Hapja përfshinte koreografinë e saj historinë e Britanisë duke nisur nga epoka e industarilmizt deri në ditët e sotme.

Një rol

të veçantë pati edhe komediani i njohur Roëan Atkinson ose i njohur ndryshe si Mr.Bean i cili nuk ka la pa shkatuar të qeshura tek shikuesit.

Aktori i njohur britanik Daniel Craig që së fundmi ka luajtur agjentin sekret më të famshëm në Botë, James Bond ishte i pranishëm gjithashtu. E vecanta e rolit të tij kishte pjesmarrjen aq shumë të pritur të Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeta II, e cila simuloi edhe një hedhje nga helikoperi së bashku me aktorin, teksa pak caste më pas u pa në tribunën kryesore se bashku me bashëkshortin e saj Princin Filip.

Muzika ndër vite kishte një vend të vecantë së bashku me dritat e shumta që pëfshinë stadiumin olimpik të Londrës, pa lënë mënjanë fishekzjarret dhe efeketet e ndricimit që lanë të mahnitur të pranshmit në shfaqje, por jo vetëm, teleshikuesit që e ndoqën në kohë reale evenimentin më të madh sportiv në botë.

Parakalimi i delegacioneve pjesëmarrëse ishte gjithashtu filluan te prezantoheshin me një xhiro rreth pisës së stadiumit.

Delegacioni ynë prakaoloi i treti në radhë me peshëngritësen, Romela Bega që mbante edhe Flamurin Kombëtar./TCH
 
Titulli: Beckham hap Lojrat Olimpike

Starton Londër 2012


"Le të fillojnë lojërat". Me këtë frazë të mbretëreshës Elizabeta II dhe ndezjen e flakës, pas një ceremonie elektrizuese në Londër startuan Lojrat Olimpike, të tretat që zhvillohen në Britaninë e Madhe që nga viti 1908.

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe për më tepër se 4 orë ofroi një spektakël të madh për miliona teleshikues në të gjithë botën duke risjellë historinë e një shekulli.

Me mijëra sportistë janë gati për të nisur garat, ndërsa liderë të vendeve pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë ndoqen nga afër ceremoninë.

Hapja përfshinte koreografinë e saj historinë e Britanisë duke nisur nga epoka e industrializmit deri në ditët e sotme. Një rol të veçantë pati edhe komediani i njohur Rowan Atkinson ose i njohur ndryshe si Mr.Bean, i cili nuk ka la pa shkatuar të qeshura tek shikuesit.

Aktori i njohur britanik Daniel Craig që së fundmi ka luajtur agjentin sekret më të famshëm në Botë, James Bond ishte i pranishëm gjithashtu. E vecanta e rolit të tij kishte pjesmarrjen aq shumë të pritur të Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeta II, e cila simuloi edhe një hedhje nga helikoperi së bashku me aktorin, teksa pak caste më pas u pa në tribunën kryesore se bashku me bashkëshortin e saj Princin Filip.

Nuk munguan sir Pol Mcartney, Muhamed Ali, David Beckham, Artick Monkeys etj. ndersa flaka olimpike per here te pare ndizej ne qender te stadiumit. Pasi u soll jashte stadiumit me nje motorskaf te drejtuar nga Beckham, flaka u percoll brenda impiantit nga 5 here fituesi i Medaljes se Arte Olimpikee, Sir Steve Redgrave qe ia kaloi nje grupi atletesh te rinjsh qe paten nderin ta conin ate deri ne destinacionin final, nje grup pishtaresh gjigande, ku do te qendroje e ndezur per te shoqeruar lojrat ne 17 ditet e ardhshme.

Muzika ndër vite kishte një vend të vecantë e shoqeruar së bashku me ngjyrat e shumta që pëfshinë stadiumin Olimpik të Londrës, pa lënë mënjanë fishekzjarret dhe efeketet e ndricimit që lanë të mahnitur të pranishmit në shfaqje, por jo vetëm, dhe teleshikuesit që e ndoqën në kohë reale evenimentin më të madh sportiv në botë.

Parakalimi i delegacioneve pjesëmarrëse ishte gjithashtu nje nder pjeset kryesore te hapjes teksa atletët dhe stafet filluan te prezantoheshin me një xhiro rreth pisës së stadiumit.

Delegacioni shqiptar parakaloi i treti në radhë, me peshëngritësen, Romela Bega ne krye që mbante edhe Flamurin Kombëtar ne duar.

Tashme vendin e ze kompeticioni. Lojrat filluan ne menyren me te mire te mundshme, ndërsa Londra e dha sinjalin e saj te pare, qe do te jete nje Olimipadë e paharrueshme. / TCH

londer-rrathet.jpg

londer-hapja.jpg

londer-hapja2.jpg


londer-hapja3.jpg

londer-hapja4.jpg
 
Titulli: Beckham hap Lojrat Olimpike

[h=1]Prezantohet Shqipëria dhe Majlinda[/h]
Shqipëria ka defiluar në prezantimin zyrtar të Lojërave Olimpike. Në mesin e garuesve shqiptarë ishte edhe Majlinda Kelmendi.

Nën prezantimin e flamurit kuq e zi, Majlinda së bashku me sportistët tjerë nga Shqipëria kanë bërë defilimin zyrtar duke na dhënë shpresë që në këto Lojëra Olimpike garuesit tanë, së bashku me Majlindën të kthehen me medalje. Garuesja nga Kosova Majlinda Kelmendi do të garoj me datë 29 korrik./Indeksonline/
 
Pe: Beckham hap Lojrat Olimpike

Majlinda ishalla me naj medalje, do ishte gja e mire per ne,

plus qe une e pelqej ate disipline sporti Judo e kam praktikuar edhe vete dhe kam Rrypin e Zi, me prof kampionin olimpik italian.....
 
Titulli: Beckham hap Lojrat Olimpike

lojrat_olimpike_londer_2012_fo.jpg

lojrat_olimpike_londer_2012.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_1.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_2.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_3.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_4.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_5.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012






lojrat_olimpike_londer_2012_6.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012





lojrat_olimpike_londer_2012_7.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_8.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_9.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_10.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_11.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_12.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_13.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_14.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_15.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012




lojrat_olimpike_londer_2012_16.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012



lojrat_olimpike_londer_2012_17.jpg
Lojrat Olimpike Londër 2012
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top