Bebi i sapolindur bëhet personi më i vogël që bën operacion në zemër

ShkodranNe

Dwell in possibility
arref.jpg

Një fëmijë vetëm një ditsh është bërë personi më i ri që kryen një ndërhyrje në zemër. Jasmine Carr, kishte vetëm 15% mundësi për të jetuar kur mjekët e operuan atë vetëm 17 orë pasi kishte lindur.

Ajo tani ndodhet në spital dhe prindërit presin që në prill të mund ta marrin në shtëpi. Mjekët zbuluan se foshnja kishte probleme me njërin krah të zemrës pasi nuk arrinte të funksiononte.

Gazeta britanike Daily Mirror raporton se ajo ka lindur me zemrë të vogël e cila ka përmasat e një arre.

Operacioni në zemrën e saj zgjati 11 orë. “Po kryqëzojmë gishtat që ajo të jetë në shtëpinë nga prilli. Ne po planifikojnë një festë për kthimin e saj në shtëpi”, tregon mamaja e saj.//albeu.com//
 
Titulli: Bebi i sapolindur bëhet personi më i vogël që bën operacion në zemër

Shyqyr qe e paskan shpetuar , funksionon mjekesia jasht .Te jet ne shqiperi kishte hik me kohe :(.
 
Pe: Bebi i sapolindur bëhet personi më i vogël që bën operacion në zemër

Sa gjynah...Bravo mjekeve...
 
Pe: Bebi i sapolindur bëhet personi më i vogël që bën operacion në zemër

Kesaj mund ti thuash tamam "zemra vogel" :(
uroj te bashkohet sa me pare me prinderit e nje jete te shendetshme ne vazhdim...
 
Titulli: Bebi i sapolindur bëhet personi më i vogël që bën operacion në zemër

o sa mir se ka shpetu shum suksessssssssssssssssss bebushit
 
Titulli: Bebi i sapolindur bëhet personi më i vogël që bën operacion në zemër

Me vertet mrekulli qe ka shpetuar.Por nje gje nuk kuptoj ,kam degjuar shume raste te tilla qe kur lindin jane me probleme ne zemer (zemer te vogel,vrim ne zemer etj) keto gjera nuk kuptohen qe kur eshte ne barkun e nenes ?
 
Pe: Bebi i sapolindur bëhet personi më i vogël që bën operacion në zemër

ta kete jeten e gjate, e shume te shendetshme... 1 big up per mjeket :)
 
Titulli: Bebi i sapolindur bëhet personi më i vogël që bën operacion në zemër

Me vertet mrekulli qe ka shpetuar.Por nje gje nuk kuptoj ,kam degjuar shume raste te tilla qe kur lindin jane me probleme ne zemer (zemer te vogel,vrim ne zemer etj) keto gjera nuk kuptohen qe kur eshte ne barkun e nenes ?

Po kuptohen qe ne barkun e nenes ( nqs bebushi rri ne pozicionin e duhur kur behen ekografite).
Gjithsesi, edhe nqs kuptohen, jane disa probleme qe kane shpetim me operacion.
Mbase ka njerez qe mendojne se sa ti bej operacion me mire abortoj dhe bej nje femije qe mos vuaj qe nga dita e pare?! Por ky eshte vendimi prinderve, keta femije kane te drejten per jete dhe aq kohe sa ekziston mundesia e mbijetimit, ekziston mundesia e reparimit te problemes, duhet bere gjithcka per ti ofruar nje jete normale ne vazhdim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top