BE: Qeveria e re te ece me reformat

xxl

IT Professional
Nisur nga kjo, Bashkimi Evropian inkurajon nje dialog konstruktiv mes partive politike, sa i takon procesit te zgjedhjeve dhe formimit te nje qeverie te re te perkushtuar ne agjenden e reformave dhe progresit te metejshem drejt Bashkimit Evropian.

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka mirepritur zhvillimin e zgjedhjeve te qeta e paqesore te 28 qershorit ne Shqiperi. Presidenca uron qytetaret shqiptare per kete arritje, duke theksuar se nepermjet procesit elektoral votuesit kane treguar lidhje te forta me vlerat demokratike.

Ne deklaraten e saj prej 6 pikash, presidenca vlereson progresin e arritur ne regjistrimin e votuesve dhe procesin e identifikimit si dhe kuadrin ligjor te arritur ne menyre konsensuale nga dy forcat e medha politike. Po keshtu, presidenca suedeze shprehet se ka mbajtur shenim deklaraten e OSBE-ODIHR per zgjedhjet ne Shqiperi, duke theksuar rendesine e madhe qe procesi numerimit te votave te mbyllet ne menyre te rregullt, pasi nga kjo do te varet edhe vleresimi perfundimtar.

Po ashtu, Presidenca suedeze e BE, e cila filloi dje mandatin e saj 6-mujor, ka shprehur shqetesim per situaten paszgjedhore ne Shqiperi. Ne deklarate, qeveria suedeze u beri thirrje partive politike ne Shqiperi, "qe te bejne nje dialog konstruktiv per procesin zgjedhor dhe per formimin e nje qeverie qe te jete perkushtuar ndaj axhendes se reformave dhe rruges se progresit drejt BE-se".

"Procesi i numerimit te votave, qe ende nuk ka perfunduar, eshte me rendesi te madhe", - perfundon deklarata e presidences suedeze qe citohet nga radio Dojce Vele.

***

Perfundimi i ketij procesi dhe dalja e rezultatit zyrtar perfundimtar nga KQZ mbahet peng nga tri kuti votimi te qendres se votimit Nr. 20, ne Libofshe, ne komunen e Fierit. Procesi i numerimit ne kete qender u bllokua mbreme nga komisioneret e PD-se pasi, sipas tyre "fletet e votimit kishin parregullsi teknike, gje qe e bente te pamundur numerimin dhe te domosdoshem dergimin e tri kutive te votimit ne KQZ ne Tirane".

Ky qendrim u kundershtua nga komisioneret e Partise Socialiste, qe nuk pranuan te kishte pasur parregullsi teknike. Per me teper dergimin e kutive ne Tirane ata e perceptuan si "nje mundesi per komisioneret e PD qe te manipulojne gjate rruges rezultatin e ketyre tri kutive." Rezultati ne Fier deri tani eshte ne favor te PS, 9 me 6.

Ne mbeshtetje te komisionereve socialiste shkuan ne oret e para te mengjesit te djeshem, shume militante te PS, qe rrethuan qendren e votimit ne Libofshe te Fierit dhe penguan transportimin e kutive te votimit drejt Tiranes. Acarimi i situates solli deklarata ekstreme te tilla si ato te deputetit socialist, Gramoz Ruci, se "do te mbrojme voten me cdo cmim".

Situata eshte qetesuar vetem pak ore me pas, me ardhjen e nje eksperti nga KQZ dhe me konfirmimin nga KQZ se tri kutite do te shoqeroheshin drejt Tiranes nga komisioneret socialiste te Fierit.

Suedia ne krye te BE, MPJ siguron vijimin e reformave

Ministria e Puneve te Jashtme pershendeti dje, marrjen e Presidences se radhes se Bashkimit Evropian nga Suedia. Data 1 korrik shenoi kalimin e Presidences se radhes se Bashkimit Evropian nga Republika Ceke tek Suedia. Me kete rast, Ministria e Puneve te Jashtme deshiron te pergezoje Cekine per perfundimin me sukses te presidences se saj ambicioze, e cila u perball me sfida jo te vogla. Kjo presidence pati nje domethenie te madhe per Shqiperine, pasi gjate ketij gjashte mujori marredhenia jone me BE kaloi ne nje nivel te ri partneriteti me hyrjen ne fuqi te MSA-se, depozitimin e aplikimit per anetaresim, si dhe u arrit progres thelbesor ne procesin e liberalizimit te vizave. Kontributi i Presidences ceke ne keto momente te rendesishme ka qene tejet i cmuar.

Ministria e Puneve te Jashtme tha se pershendet ne menyre te vecante faktin qe Presidenca suedeze ka garantuar se Ballkani Perendimor do te vazhdoje te jete ne fokusin dhe axhenden e saj. "Ne jemi te bindur se gjate ketij 6 mujori, Shqiperia do te avancoje ne etapat e metejshme te rrugetimit te saj evropian", - thuhet ne deklaraten e posacme te MPJ. "Sigurojme te gjithe partneret tane evropiane, - vijon deklarata, - se Shqiperia do te vazhdoje te shenoje progres thelbesor ne te gjitha fushat, pasi rruga jone eshte tashme e pakthyeshme dhe vullneti yne per te ecur me reformat eshte thellesisht i bazuar ne vokacionin e popullit shqiptar per t'u bere pjese e familjes evropiane".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top