Bashkohen PS-PD-LSI, spiunët e Sigurimit dhe UDB do qëndrojnë në krye të shtetit, shpëtojnë Sali Berisha dhe Gramoz Ruçi

ru%C3%A7i3-750x375.jpg



Rama dhe Basha tërhiqen nga miratimi i ligjit që përjashtonte nga politika Berishën, Ruçin, Xhafajn, Brahon dhe ushtrinë e spiunëve, hetuesve dhe veglave të Ramiz Alisë nga shteti dhe politike shqiptare, nxjerrin në skenë Ulsi Manjën dhe Aleket Hysenin për të rruar ligjin e Mylsim Murrizit
Edi Rama ka qetësuar më në fund Sali Berishën, Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn, Spartak Brahon dhe të gjithë grupin e madh të spiunëve të Sigurimit të Shtetit, agjentëve të UDB-së, ish-hetuesve dhe ushtarëve të Ramiz Alisë, të cilët kanë 30 vite që kontrollojnë politikën dhe shtetin shqiptar. Pas shantazhimit dhe kërcënimit për arsye të paqarta, Rama nxori dje Ulsi Manjën dhe Alket Hysenin, duke rrëzuar ligjin e propozuar nga Myslim Murrizi, për lustracionin në Shqipëri. Rrëzimi i nismës së deputetit Murrizi konfirmoi edhe një herë se klasa politike e Tiranës është e bashkuar dhe e unifikuar, për të mbrojtur nga çdo rrezik anëtarët e saj, të përbërë nga nga ish-spiunë të Sigurimit, agjentë të shërbimeve të huaja, hetues, njerëz si Spartak Braho që ka dënuar me vdekje adoleshentë, mafiozë, urdhërues vrasjesh, koka korrupsioni, trafikantë, tutorë prostitutash, bosë droge, koka të krimit të organizuar, ujqër tenderash, hajdutë të certifikuar të parave publike si Ilir Beqja etj.

Nisma e deputetit Murrizi për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit shqiptar tregoi edhe një herë se kjo lëvizje ishte thjeshtë një shantazh i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ndaj Ruçit, Berishës dhe gardës së vjetër që ka dalë nga zyrat e Ramiz Alisë, që të kenë kujdes dhe të rrinë në rresht. Pas mesazhit, Rama ka urdhëruar dy ushtarë të tij me dosjes të zeza krimesh zgjedhore dhe grabitjes pronash, si Ulsi Manjën dhe Alket Hysenin që të përgatisin një raport se pse ligji i lustracionit duhej rrëzuar, me pretendimin se shkel parimet kushtetuese dhe të drejtat e njeriut. Për rrëzimin e ligjit të lustracionit ka pasur një konsensus të plotë nga tre pandat politike që sundojnë Shqipërinë, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Megjithatë, Mylsim Murrizi ia arriti qëllimit duket treguar edhe një herë fytyrën e klasës politike shqiptare, e cila nuk shkëputet nga e kaluara komuniste. Ligji do të rrëzohet përfundimisht në seancë plenare, ku secili deputet duhet të shprehet me vonë pro ose kundra spiunëve të Sigurimit të Shtetit në politikë dhe zyrat e shtetit shqiptar. Klasa politike shqiptare, gjatë këtyre tre dekadave, ka sabotuar çdo ligj për largimin nga politike dhe administrata të spiunëve të Sigurimit të Shtetit dhe hetuesve të diktaturës.

Për t’i vënë kapak kësaj çështje, Edi Rama miratoi një ligj në vitin 2014, për të mos lejuar përfundimisht hapjen e dosjeve të Sigurimit. Për zbatimin e këtij ligjit është caktuar Gentiana Sula, gruaja e oligarkut Gentian Sula, i cili ka bërë pallatin e Monika Kryemadhit në Laprakë./Pamfleti
 
@Marla, kujdes me Pamfletin. Eshte portal anonim dhe shume i pabesueshem.

Partia Socialiste s'ka se si te jete me UDB-ne. Ndihmoi UCK-ne gjate luftes me stervitje, armatim, logjistike, dhe mbi te gjitha me sherbimin diplomatik duke bindur NATO-n qe te nderhynte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top