Bashkinë e Tiranës apo Bashkimin Europian?

eGo0sTyle

System Engineer
genc-burimi.jpg


Nga Genc Burimi

ثshtë një situatë surrealiste që ka mbërthyer Greqinë dhe Shqipërinë me probleme sa të largëta aq dhe të njëjta. Në të dyja rastet një parti politike duhet të bëjë një lëshim që i kushton politikisht por që i shërben vendit kolektivisht. E para është në stadin e falimentimit. I kërkohet klasës politike greke, mazhorancës dhe opozitës, të ulin kokën , të harrojnë kush e ka mirë dhe kush e ka keq, e të votojnë unanimisht planin buxhetor që do t’i hapte dritën jeshile një çeku prej 12 miliard eurosh që i nevojiten patjetër Greqisë para fundit të korrikut. Në ekrane televizive kemi parë këto ditë drejtuesit më të lartë politike dhe të organizmave financiare ndërkombëtare, duke përfshire dhe vete Obamën, t’u bëjnë thirrje klasës politike greke se fjala po bën fatin e kombit grek ! Më në fund duket se parlamenti grek e ka kuptuar mesazhin. Në Shqipëri presioni ndërkombëtar nuk është absolutisht i këtij lloji, pasi ajo që po ndodh me Shqipërinë nuk kërcënon fatet e mbarë bursave në botë siç rrezikohet me Greqinë. Por thelbi i problemit është i njëjtë me atë të fqinjit helen. Nëse Greqia miraton planin buxhetor të ndërkombëtarëve, asaj i bëhet një çek. Nëse Shqipëria miraton në parlament reformat e kërkuara nga BE-ja, edhe ajo do të marrë çeqet e radhës që rrjedhin institucionalisht nga fitimi i statusit të vendit kandidat të BE-së.



Diplomacia europiane s’mund të jetë më e qartë

Ekuacioni është katërçipërisht i njëjtë në Greqi dhe në Shqipëri: ose palët politike merren vesh, dhe njëra “humbet politikisht” por vendi fiton financiarisht ; ose palët vazhdojnë në këtë rrugë dhe të gjithë humbasin, si partitë politike dhe populli që ato përfaqësojnë. Kemi të bëjmë në këtë rast me atë që strategët e quajnë “lojë më shumë negative”: “unë humbas, por dhe ti humbet”, sipas teorisë së strategjisë me autorë Neumann dhe Morgenstern. Tre ambasadorë të lartë të BE-së në Tiranë, këtë mesazh i dhanë pak a shumë klasës politike së Shqipërisë. Vërtetë ngërçi aktual është provokuar nga problemi i Bashkisë së Tiranës, por të huajt as nuk duan t’ia dinë dhe as nuk duan të implikohen në këtë debat, u vodhën apo nuk u vodhën votat, drejtësia është apo jo e pavarur. Këto gjëra duan kohë të ndahen, axhenda e integrimit është akute. Sado Serbia justifikohej se nuk e dinte se ku ndodhej Mlladiç, apo ajo ishte punë e drejtësisë, një moment iu tha qartë Beogradit : Mlladiç apo Europën me avantazhet që rrjedhin prej saj. Serbët, dhe ata më radikalet në politikë e kuptuan, më mirë vonë se kurrë. Në Shqipëri, Europa kërkon që ligjet për anëtarësim të votohen në parlament sa më shpejt. Kjo përparësi është marrë peng nga debati për Bashkinë e Tiranës. I takon një pale të klasës politike të bëjë lëshim që parlamenti të mbledhë 3/5 e votave që nevojiten për ligjet e anëtarësimit. Kjo palë që do të tolerojë, do të jetë ose PD-ja që e rikthen votën e opozitës në parlament duke “i lënë” Bashkinë e Tiranës, ose do të jetë PS-ja që merr lartësinë e duhur dhe e ndan dosjen gjyqësore mbi Tiranën nga reformat në parlament për Shqipërinë. Për ndërkombëtaret kjo është “kuzhinë” e brendshme shqiptare dhe ata nuk japin asnjë orientim se kush duhet të tërhiqet duke u mjaftuar me shprehjen lakonike të radhës, topi është në krahun e politikanëve. ثshtë i njëjti refuzim që manifestojnë ndërkombëtarët për të hyrë në debatin grek mazhorancë/opozitë nëse duhet apo nuk duhet taksuar kjo kategori sociale, apo kadastrale. E rëndësishme është që Greqia të tregojë se arrin të mbledhë taksa në mënyrë që të vazhdohet t’i jepet asaj borxh.



Kush duhet të hapë rrugë: “gjykimi i Salomonit”

Në Greqi , më së fundi lëshimin po e bën opozita. Ajo po humbet ndoshta pikë politikisht pasi nuk po i gëzon simpatizantët e saj që kërkojnë bllokimin e planit buxhetor të ndërkombëtarëve. Por ajo ka vendosur t’i bëjë shërbim vendit. Një gjë është e sigurt opozita greke e ka kuptuar se po e bllokoi mazhorancen sot dhe kjo e fundit do ta bllokojë njësoj, nesër sikur rolet të shkëmbeheshin me zgjedhje të parakohshme dhe vendi njësoj do të shkonte në falimentim. Më mirë në opozitë në një vend në këmbë, sesa kryetari i një humnere. E djathta greke në opozitë, po ul pra kokën, të paktën në këtë pikë të financimit të borxhit që prek fatet e të gjithë grekëve. Veçse në Shqipëri, duket më e vështirë që opozita të imitojë atë greken pasi e jona lë qartazi të kuptojë se është jashtë çdo logjike që ajo të bëjë dy lëshime në vend të njërit: edhe humbjen e Bashkisë së Tiranës, edhe votimin e ligjeve të mazhorancës në parlament. Në Greqi pushteti i Papandreut nuk kishte rrugë tjetër veçse t’i lutej opozitës për hatër të vendit, pa pasur mundësinë e dhënies së një « karrote ». Në Shqipëri mazhoranca e ka një xhoker: të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’i kushtohet BE-së. Në këtë kontekst duhet kuptuar mesazhi i letrës së I. Kadaresë. Kandidati nobelist shqiptar nuk i thoshte Bashës që ke humbur, dhe as Ramës që ke fituar. Ai vihej në një plan më pragmatik: të vendosej me marrëveshje një ekuilibër pushtetesh (mazhoranca pushtetin qendror, opozita kryeqytetin) dhe t’u tregohej ndërkombëtarëve që na propozojnë të avancojmë në integrimin europian se jemi gati. ثshtë pak a shumë si ai çift që po zihet e grindet ashpër në dyert e gjykatave gjatë divorcit se kujt i takon apartamenti bashkëshortor, kur papritmas zbulojnë në një akt noterie pasurinë që u ka lënë një gjysh i harruar me kushtin që të jenë të martuar. Sa për sy e faqe, çifti do të qëndronte i martuar legalisht edhe sikur secili të bënte jetën e vet. اdo lloj sondazhi mund të na e tregojë këtë. PD dhe PS duhet ta kuptojnë rëndësinë që ka për ne zbatimi i « aktit të noterisë » së BE-së : nëse duam integrim dhe të mirat materiale që rrjedhin prej tij, ligjet përkatëse të votohen sa më parë në parlament dhe nga të dyja palët.

Po sikur letra e Kadaresë t’i drejtohej Edi Ramës ? Ajo do të kishte të njëjtën vlerë për kombin, megjithëse do t’i duhej një makijazh i vogël. Askush nuk i kërkon Partisë Socialiste të heq dorë nga lufta e saj legjitime dhe me mjete legale për Bashkinë e Tiranës. Por ligjet mbi integrimin e vendit në BE nuk ka pse të flijohen në altarin e një dueli partish. Elektorati vetvetiu do të respektojë më shumë politikanin që i hapi rrugën integrimit sesa fituesit të kryebashkisë. Heroi i vërtetë në politikë nuk është ai që fiton beteja elektorale por ai që në një moment të caktuar të historisë së një kombi di të vendosi interesin e përgjithshëm mbi atë personal. Mos të harrojmë legjendën e tonë një popull para dy politikanësh që grinden. Kur dy nëna në hasmëri për një bebe dolën para Solomonit me argumentin se bebja ishte e njërës dhe jo e tjetrës, « le të pritet fëmija më dysh » gjykoi Solomoni, « dhe secilës femër t’i jepet një gjysmë ». Një nga dy gratë deklaroi atëherë se preferonte më mirë të hiqte dorë nga fëmija sesa ta shihte atë të sakrifikuar. Të ajo grua Solomoni pa nënën e vërtetë dhe ia dha asaj pa asnjë hezitim fëmijën e kontestuar. Një politikan vizionar duhet të shohë shumë më larg se e tashmja, shumë më lartë se personi i tij, duhet të shohë vetëm interesin e kombit të tij , si nëna e fëmijës. Le të kujtojmë një De Gol apo një Churchill që patën elegancën të fusnin egon në xhep edhe kur populli me mosmirënjohje i zbriti nga froni, ata, fituesit e vetëm në Europën perëndimore mbi nazizmin. Më 1946, De Gol e Churchill, u tërhoqën nga politika se kështu qe kuzhina e partive dhe mesazhi i popujve të tyre. Ai De Gol i madh e ngadhënjimtar, u mbyll për 12 vjet, nga 1946 më 1958 në një fshat të humbur të Francës pasi askush nuk kishte më nevojë për të. Nuk rrahu gjoksin për luftën që kishte fituar dhe për prestigjin që i kishte kthyer Francës. Nuk i hyri makinacioneve për t’u ngulur në politikë, iku me dinjitetet duke qëndruar në dispozicion të vendit të tij. Më 1958 kur klasa politike ziente nga mosmarrëveshjet, francezët e risollën sërish në pushtet, sepse vetëm ai kishte dhënë provën se sakrifikonte interesin personal për atë të përgjithshëm. Interesi i Shqipërisë sot është Europa dhe jo Bashkia e Tiranës.



اfarë është “çeku” i BE-së për Shqipërinë

Nuk është aspak fjala për ndonjë lëshim të veçantë që i bëhet Shqipërisë nga ana e euro-teknokratëve të shumtë që vizitojnë Tiranën këtë kohë. Procedura është e njëjtë për të gjitha vendet dhe Shqipëria përfiton nga parimi i barazisë dhe jo i hatërsisë. Kur një vend merr statusin e vendit kandidat ai automatikisht fiton akses në disa fonde europiane që peshojnë miliarda. ثshtë mjaft teknike për t’u shpjeguar këtu, por Europa funksionon me katër fonde bazë: fondi i zhvillimit rajonal (për infrastruktura të rënda), fondi social (ndihmë për të papunët, e më pak të arsimuarit), fondi i kohezionit (ndihmë në infrastrukturë dhe ndihmë sociale për vendet më pak të zhvilluara të BE-së), si dhe fondi i solidaritetit (ndihmë për një vend që preket nga një fatkeqësi qoftë Malta apo Gjermania). Të katërta këto fonde peshojnë rreth 100 miliard euro në vit! Ekzistojnë krahas tyre edhe mekanizma financiare të politkës së jashtme të BE-së, si fonde ndihmë për Ballkanin (nga ku përfiton Shqipëria sot) ashtu siç ka programe ndihmë për Afrikën a kontinente të tjera. Mekanizma që nuk peshojnë më shumë se “disa qindra milionë euro”. I gjithë interesi për Shqipërinë, është pra që të fitojë sa më shpejt statusin e vendit kandidat, pasi ky status e bën atë të pranueshëm pjesërisht tek fondet që peshojnë miliarda. Kroacia vend kandidat, kur u prek nga reshjet vitin e kaluar, i kërkoi BE-së , një çek të madh kompensimi në bazë të së drejtës europiane që bën që një vend kandidat të përfitojë nga fondi i solidaritetit të vendeve anëtare. Ky është një rast midis shumë të tjerësh. Rasti më tipik, fondi për anëtarësim në BE, IPA, i destinuar kryesisht Ballkanit bën një diferencim të dallueshëm financiar midis Maqedonisë dhe Kroacisë që janë vende kandidate dhe të tjerave si Shqipëria që nuk e kane ende këtë status. Vendi ynë merr ndihma simbolike nga BE-ja për drejtësinë apo policinë, ndërkohë që maqedonas dhe kroat, marrin thelën e luanit, fonde për rrugë dhe për bujqësi. Kam pasur rastin ta shkruaj në një artikull tjetër mbi eurobondet, që strategjia e Berishës që konsistoi të ndërtojë rrugë e autostrada përpara marrjes së statusit të vendit kandidat, ishte e gabuar për financat e vendit. Shqipëria do të jetë ndoshta vendi i vetëm në Europën e pas viteve ‘80, që po i ndërton infrastrukturat e rënda tërësisht me fondet e veta, ndërkohë që spanjollë, portugezë, irlandezë e sigurisht grekë, pritën njëherë të integroheshin dhe t’i ndërtonin rrugët me fondet europiane. Rumania para se te hynte në BE, kishte më pak autostrada se ç’ka Shqipëria sot, megjithëse ka 10 herë më shumë territor. Megjithatë rumunët me më shumë mjete buxhetore se vendi ynë, pritën integrimin për të ndërtuar rrugët, me taksat e europianeve dhe jo të qytetarëve të saj. Kjo strategji presupozon një taktike politike mirëkuptimi pozitë – opozitë për çfarëdo lloj ligji që prek integrimin e vendit. Dueli është fatal për të gjithë.

Në rastin tonë janë padyshim qytetarët që kanë dalë më të humburit. Qeveria jonë rrahu gjoksin se shpenzoi « me forcat e veta » një miliard euro për rrugën Durrës-Kukës dhe sa qindra milionë euro të tjera për tunelin në vazhdim të Elbasanit. Por misioni FMN-së i ka kërkuar qeverisë shqiptare si dhe asaj greke t’u ngrejë taksat shqiptarëve pasi miliardat në infrastrukturë duhet të dalin gjëkundi. Prandaj europianët nuk po arrijnë ta kuptojnë këtë çorbë mazokiste shqiptare. Kemi kaq nevojë për fonde. Ka aq fonde europiane me interes për xhepat e shqiptarëve. ثshtë kaq e thjeshtë që 12 kapituj negociatash me BE-në të votohen nga PD-ja dhe PS-ja në parlament. Por misionet e huaja që vijnë në Tiranë, në vend të monitorojnë këtë dosje strategjike humbasin kohën me kacafytjet për Bashkinë e një qyteti periferik të BE-së që shumë perëndimorë as nuk dine ta vendosin në një hartë.

“O tempora, o mores”, gulçonte Ciceroni përpara perversitetit të epokës së tij. Historia nuk do t’ua falë politkanve tanë nëse nuk e gjejnë mirëkuptimin. « Sakën se na prekni neve », kërcënojnë shoqata e biznese, që po e ndjejnë se taksa e sheshtë mund të kthehet shpejt në taksë me malore. Mbase është tepër vonë. Ky biznes të influenconte me lobing e mjete të tjera bindëse që politikanët tanë të merren vesh të paktën sa për sy e faqe para Europës, arka që mund të ishte marrë përsipër një pjesë të mirë të rrugëve tona. ثshtë e vështirë ta kuptosh sesi kryeministri nuk e ka lokalizuar se ku i qëndron interesi. Mund të thoshim edhe Rama, por kur papërgjegjshmëria të çon në anarki, duhet që ai që ka pushtetin t’i marrë gjërat në dorë dhe t’u dale fateve të kombit zot. Henri i katërt, që trashëgoi papritur fronin e Francës në vitet 1500, mund të kurorëzohej mbret në katedralen Notre-Dame të Parisit vetëm nëse konvertohej në katolik. Thënia e tij ka mbetur si leksion pragmatizmi në histori: “Të mbretërosh mbi Parisin, ia vlen të durosh një meshë”. Berisha dhe Rama të meditojnë: t’i dhurosh kombit afrimin me fondet europiane, në momentin kur ai rrezikon të shlyejë shtrenjtë me taksa veprat infrastrukturore, ia vlen të durosh përqafimin e rivalit para zotit Barrozo… Përndryshe duhen gjetur eurobonde të tjera për të shlyer ato të parat…

Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top