Basha ‘shuplakë’ edhe nga Holanda: Sa keq që dogjën mandatet

Hera

Έτερος εγώ
Basha ‘shuplakë’ edhe nga Holanda: Sa keq që dogjën mandatet


Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës Ferdinand Grapperhaus gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me krerët e shtetit ka dënuar dhunën në protestën e opozitës, ndërsa ka kritikuar edhe vendimin për djegien e mandateve nga PD-ja dhe LSI-ja. “Së pari protestat janë një element shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i demokracisë dhe në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të shprehur mendimet e tyre, javën e kaluar kemi pasur një protestë në Holandë për sulmin terrorist apo cështje të tjera. [IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/basha201999.jpg"}[/IMG2]
Por më vjen keq, që kemi pasur raste dhune në Shqipëri në disa protesta, u bëj thirrje që të sigurohen për protesta në paqe, brenda limiteve të shtetit të së drejtës. Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin për të djegura mandatet, dalja nga kuvendi shkon kundër paimeve demokratike. Parlamenti është vendi, baza, themeli për trajtimin e cështjeve.

Holanda vijon që ta mbështesë të ardhmen Europiane të Shqipërisë. E inkurajoj Shqipërinë që të vijoj të tregojë rezultate të prekshme. Do të flas me kolegët e mi në qeveri dhe mbresat që më ka lënë qeveria. Ne do të punojmë së bashku. Ne duhet të luftojmë krimin e organizuar ndërkombëtar, me kriminelë shqiptarë, holandezë dhe nga vende të tjera të botës. Jam i impresionuar nga ajo si Shqipëria është zhvilluar në dekadat e fundit dhe vijon. Unë jam besimplotë se këto janë zhvillime pozitive që do të vijojnë edhe në të ardhmen e afërt” tha ai.
 
Last edited by a moderator:
Po po bash per te na mbeshtet per Ne BE,jemi Ne.
Medet.
 
Eh Lulke Lulke nuk vjen ndryshim me xhirro neper Tirane mor cun. :D
Mor po s'ka hic hije prej lidershipi ky derman. :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top