Bardhyli i vogël në Botërorin e shahut

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
bardhylukshini133679818.jpg


Njëri nga talentet më të mëdhenj austriakë, shqiptari nga Kumanova, Bardhyl Ukshini, (jeton në Graz), i cili nuk ka më tepër se tetë vjet, do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror U-11 në shah, i cili gjatë muajit nëntor të këtij viti do të mbahet në Antali të Turqisë. Javorja austriake "Woche" (Java), përmes një aksioni të saj, ka arritur që nga politikanë të ndryshëm lokalë të sigurojë mbi 1000 euro për këtë qëllim, si dhe me kursimet e prindit të tij, Bardhyli do të udhëtoj për në KB. Futbolli, tenisi, çiklizmi apo basketbolli, sporte këto me të cilat çdo i ri merret në moshën e vet, Bardhylit nuk i interesojnë aq shumë sa i intereson sporti i tij: shahu. Djaloshi tetëvjeçar nga Kumanova, është duke mësuar në klasën 2a të shkollës popullore Jنgergrund në Straكgang dhe llogaritet si njëri ndër talentet më të mëdhenj të shahut në Austri. Si pjesëmarrës më i ri, gjatë muajit shkurt të këtij viti, ai e fitoi vendin e parë në Olimpiadën e shahut për juniorë dhe vendin e dytë në Kampionatin U-10 vendor. "ثndrra e tij më e madhe është të marrë pjesë në KB të shahut që do të mbahet në Antali të Turqisë gjatë muajit nëntor të këtij viti. Por, babai i tij momentalisht është i papunë dhe është prind edhe i tre fëmijëve të tjerë, kështu që familja nuk mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje në KB", kishte deklaruar Wilhelmine Riedl, drejtorja e shkollës popullore Jنgergrund, e cila është angazhuar jashtëzakonisht shumë për nxënësin e saj. Në një artikull të shkruar gjatë muajit maj të këtij viti, javorja austriake "Woche" (Java), kishte publikuar një shkrim përmes të cilit gazetari i kësaj gazete Dieter Demmelmair kërkonte publikisht sponsorë të mundshëm për Bardhylin e vogël. Le të shpresojmë se Bardhyl Ukshini do të fitojë ndonjërën nga medaljet në Kampionatin Botëror. /Reshat IBRAHIMI G.LAJM/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top