Barcelona 3-1 përballë Juves ngre trofeun e 5 në Champions

cent

...Lontano
Barcelona shpallet kampione e Europës duke mbajtur Champions League përsëri në Spanjë. Katalanasit mundën Juventusin 3-1 duke siguruar tripletën e dytë pas 2009, duke qenë kështu ekipi i parë që fiton dy herë gjithçka brenda edicionit. Juventusi nuk arriti të përballonte furinë spanjolle. E veçantë ishte sfida për Xavin që largohet me triumf, ndërsa Pirlo dhe Buffon nuk arritën të ngrinin trofeun. Përsa i përket treshes së spanjollëve, Neymar dhe Suarez ishin në lartësinë e pritur, ndërsa Mesi u mbulua mirë nga italianët, të cilët mund të ngushëllohen me pritjet e Buffon dhe golin e nderit të Moratës, por që nuk mjaftoi.
175739_1.jpg
Pjesa e parë
Barcelona dhe Juventusi e nisën ashtu sikur kishin mbërritur në finale, spanjollët duke imponuar stilin e tyre të lojës përmes mbajtjes së topit, ndërsa italianët me mbrojtjen e hekurt për të shpresuar te kundërsulmet e shpejta. Por, ajo që nuk pritej aq shpejt dhe nga ai që pritej më pak se kushdo tjetër në një natë të tillë ndodh në minutën e 4 me Rakitic që shënon për Barcelonën. Neymar pason për Iniestën, ky i fundit hap korridorin për Rakitic që mposht Buffonin duke e detyruar që të nxjerrë topin nga rrjeta. Goli çorienton pak bardhezinjtë, por Alegri ngrihet nga bankina duke bërë thirrje për qetësi. Më shumë se kushdo tjetër në aspektin psikologjik e pësoi Vidal, që ndërhyri disa herë ashpër ndaj Alvesh, Mesit, Iniestës dhe Neymar, por deri në fund të pjesës së parë ia hodhi me një të verdhë. Rastet më të mira për të shënuar Juventus i kishte me Markizion, që lëshoi dy silura nga jashtë zone duke shkaktuar drithërima te spanjollët. Protagonist ishte edhe turku اakir, teksa dy ekipet pretenduan për penallti, fillimisht Barcelona për një prekje të Lishtanjer, të pavullnetshme, ndërsa Juve kërkoi pikën e bardhë pas një ndërhyrje ndaj Pogbasë, e cila ishte e gabuar dhe jashtë zone, por për gjyqtarin nuk ishte asgjë.

Pjesa e dytë
10’ nga fillimi i pjesës së dytë Morata barazon për Juventusin, teksa spikati pasimi i Markizios në mesfushë. Barcelona nuk u dorëzua kurrsesi duke marrë shumë shpejt në dorë frenat e lojës dhe rezultatit me Suarez në të 68’, i cili dërgoi në rrjetë topin e kthyer nga Buffon pas gjuajtjes së Iniestës. Juventusi tentoi reagimin për të barazuar me Moratën, Tevez, Pogba dhe Lorenten, por nuk ishin të saktë para portës. Arbitri vendosi 5’ shtesë dhe shpresë për Juventusin për të dërguar sfidën në shtesë, por zhvendosja në sulm solli golin e tretë nga Neymar duke vendosur vulën e finales, ndërsa Mesi nuk arriti të linte gjurmë.

Më shumë për ndeshjen

Golat për Barcelonën: Rakitiç 04′ , Suarez 68' , Neymar 95'

Golat për Juventus: Alvaro Morata 55'
Formacionet zyrtare
Juventus 4-3-1-2: Bufon, Barzali, Bonuçi, Lihshtanier, Evra, Pirlo, Markizio, Pogba, Vidal, Tevez, Morata
Barcelona 4-3-3: Ter Shtegen, Pike, Maskerano, D.Alvesh, Alba, Buskets, Rakitiç, Iniesta, Nejmar, Suarez, Mesi

Gjyqtar: Cuneyt Cakir

Kartona të verdhë: Vidal 10′

Minutat:
95' Shënon Neymar, goli i rregullt këtë herë 3-1
72' Shënon Neymar, por anullohet ka prekje me dorë
68' Barcelona kalon sërish në avantazh. Shënon Suarez
55' Barazon Juventus, 1-1 me Barcelonën
21:34 Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Juventus-Barcelona
25′ Markizio lëshon një predhë nga distanca por topi kalon shumë pranë kuadratit të Ter Shtegen
24′ Juventus tenton të kërcënojë duke krijuar raste, Morata provon me të majtën nga brenda zone pas një kombinimi me Tevez por goditja e tij përfundon jashtë
13′ Sërish kërcënuese Barcelona. Dani Alvesh niset nga krahu i djathtë dhe i afrohet zonës, kthen pak më mbrapa për Suarez i cili gjuan menjëherë por Bufon bën mrekullinë duke devijuar topin
10′ Vidal ndërhyn ashpër ndaj Buskets dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë
07′ Nejmar tenton nga distanca por goditja e tij kalon shumë pranë kuadratit të Bufon
06′ Juve mundohet të reagojë dhe pas një zbritje të shpejtë Vidal provon nga jashtë zonës por topi kalon mbi tra
04′ GOL BARاA, Kombinime të bukura nga katalanasit në krahun e majtë të cilët i afrohen zonës, Nejmar pason te Iniesta, ky i fundit e kthen në qendër te Rakitic që gjuan menjëherë dhe e dërgon topin në rrjetë
02′ Shkëndijen e parë e jep Juventusi, Tevez provon nga jashtë zone por por goditja është e dobët dhe kontrollohet nga Ter Shtegen

22:52 Barcelona fundos juventusin me golin e tretë Neymar në 95'
22:10 Barcelona kalon sërish në avantazh. Shënon Suarez në 68'
22:00 Juventus barazon me Barcelonën 1-1 në minutën e 55'. Goli u shënua nga Alvaro Morata.
10 minuta pas fillimi të pjesës dytë së barazoi me anë të Alvaro Moratës. Por vetëm 13 minuta ka zgjatur barazimi i Juventus pasi Suarez ka nxjerrë në avantazh sërish Barcelonën.
20:54 Barcelona në avantazh minutën e 4 të ndeshjes duke kryesuar këtë finale të madhe plot emocione.Ka qënë Rakitiç i cili ka nxjerrë skuadrën në avantazh

20:49 Qindra tifozë të dy ekipeve kanë ndjekur nga ambientet e kryeministrisë, ku kreu i qeverisë e kishte kthyer lulishten pas kryeministrisë në një “stadium” për tifozeritë dy ekipeve finaliste të Champions League.

Por Rama si një tifoz i deklaruar i bardhezinjëve duhet të ketë mbetur i zhgënjyer nga rezultati 3-1 për Barcelonën, e cila ngriti trofeun e 5-të të Champions League këtë herë në Berlin të Gjermanisë./Shqiptarja
asasasasa.jpg
 
Titulli: Barcelona 3-1 përballë Juves ngre trofeun e 5 në Champions

Se di nuk e pash neshjen isha n'pun , besoj se mungesa e chillinit ishte dhe shkaku qe hupi juventus ishte dhe faji I mbrojtjes por dhe treshja e barcelones nuk mbahen ato siq kan bere neshjet tjr
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top