Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

cent

...Lontano
El Clasico ka Zot, kurse kampionati jo më. Barcelona fiton derbin e spektaklit me Realin e Madridit, duke zbritur nga kreu Los Blancos e duke mos i lejuar këta të fundit ta çojnë game over në garën për titullin. Messi është njeriu që me tre golat e tij jo vetëm i jep fitoren katalanasve pas një ndeshjeje të çmendur 4-3, por gjithashtu bëhet dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë sfidë duke parakaluar Di Stefanon.
2nlddn8.jpg
Si mund ta luash një El Clasico, kur ke aq shumë violina të para në dispozicion, hidhi të gjithë së bashku për të ndërtuar orkestrën. Pikërisht këtë gjë bëjnë si Ancelotti gjithashtu dhe Martino, që nuk kursejnë solot në fushë, madje argjentinasi rikthen në formacion dhe Neymar. Fillimi i sfidës është menjëherë “Muzika Maestro”, me të dyja skuadrat që performojnë notat e një futbolli spektakolar. Neymar i ngroh duart Diego Lopezit, ndërsa Benzema ia nxeh ato Victor Valdesit. Me një start kaq të vrullshëm nuk ka si të mungojë goli, dhe Carvajal në të shtatën stonon në mbulim, duke i lënë skenën Andres Iniestan, që me goditjen e tij fantastike bëjnë të zbresin “fantazmat e humbjeve të kaluara” në “Santiago Bernabeu”. Heshtja e impiantit është muzikë për këmbët e lojtarëve të Barcelonës, që në minutën e 14-të shikojnë yllin e tyre Lionel Messi të paraqitet i vetëm përballë Diego Lopez-it, por goditja e tij merr tjetër drejtim nga ajo e rrjetës duke përfunduar jashtë. Ndërkohë që vetëm dy minuta më parë, Benzema i kujtoi tifozëve kohët e gabimeve të tij të mëdha, kur fali një gol të sigurtë nga dy hapa. Me një shpërdorim të tillë, pak kush beson se Benzema do të bëhet heroi i Los Blancos përvecse Di Marias, që në të 20-tën, sërish kërkon duetin me francezin, që këtë herë fluturon aty ku nuk arrin askush për të çuar në ekstazë “Santiago Bernabeun”.

Festa e Realit duket sikur prishet nga Di Maria që këputet në fushë, por për lojtarin jo vetëm që nuk është diçka serioze por gjithashtu sapo prek topin e parë shërben sërish për Benzeman, që dhe njëherë tjetër i heq të drejtën e reagimit Victor Valdesit. اdo top që kalon në këmbët e Di Marias, duket sikur është i destinuar të përfundojë te Benzema, që këtë herë shikon Pique t’i mohoj tregolëshin mbi vijën fatale. Peshorja e forcës ka ndryshuar dhe Messi duhet të përshtatet me ritmin e ri. Argjentinasi e kap menjëherë ndryshimin dhe në mintuën e 42-të, pas një bashkëpunimi me Neymar ia mbush rrjetën Realit me golin e barazimit duke ngritur përpjetë dhe kaçurrelat e Pepes, që “xhentilesën” e tij e shfryn ndaj Fabregas.
Në fushë luhet tashmë El Clasico i nervave por për fat është fundi i fraksionit të parë dhe skuadrat shkojnë e qetësohen në dhomat e zhveshjes. Megjithatë nervat vazhdojnë të jenë të tendosuara, duke shërbyer si tela për violinën e Ronaldos, që në pjesën e dytë përpiqet të nis simfoninë e Realit duke manipuluar disi dhe vështrimin e kryesorit Mallenco, që akordon një 11-metërsh të paqënë për Los Blancos, të cilin portugezi e kthen në gol.

Mënyra më e mirë për të bërë muzikë është të mos bësh zhurmë, dhe zhurma e 11-metërshit të Ronaldos, shndërrohet në muzikë për Barcelonën, që në minutën e 64-tërt sheh Neymar të fluturojë në zonë pas përkëdheljes së Ramosit, që i kushton këtij të fundit kartonin e kuq, dhe Messit golin e 20-të në një El Clasico.

Superioritetin numerik Barcelona për pak sa nuk e kthen dhe në superioritet në rezultat, por goditja e Alves në minutën e 74-tërt stampohet në shtyll. Fati i El Clasicos megjithatë do të vendoset nga 11-metrat pasi Iniesta bëhet sanduiç në mes të mbrojtjesve madrilene. Protestave të Realit, Messi i përgjigjet në këtë mënyrë

Me fitoren 4-3 të Barcelonës mbyllet një El Clasico i çmendur, që rihap kampionatin por që më siguri do të ndezë dhe polemikat. Ai i fushës përfundoi këtu, por ai i deklaratave do të vazhdojë.

/S.Sport
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Qe kur kane filluar skedinat nuk shifet me futbolli, eshte bere thjesht biznes.

Mgjate Barca eshte skuadra ime i lumte urime :p
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Qe kur kam filluar ve baste (me shuma simbolike), futbolli me shijon me shume.

Megjithate prisja te fitonte Reali im, me formen e ketij sezoni :p

PS: Don't copy!
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Nuk e di, por ky Ançeloti qe ne kohen e Milanit mbetet i "pafat" ndaj Barcelones. Gjithsesi, ndeshja ishte spektakel, aqsa edhe repaly'it u benin me vonese, ngaqe ritmi ishte jashtzakonisht i larte.

Kisha kohe pa shikuar nje ndeshje te tille.
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Ndeshje shume e bukur ...gjynaf per realin por dhan spektakel si perher ...ke qef ti shikosh
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Tradita vazhdon, reali luan cdohere kunder 12 lojtareve ne loje te tilla. TURP !
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Ha Ha Ha...
Nje Super ekip qe nuk njef limiter nje super LINOEL MESSI.
Kjo eshte Barcelona dhe do mbetet ekipi me madheshtor ne bote.

Vamoss :)
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Para Barcaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

pershendetje i nderuar vella po e shoh qe e ke perjetu rend disfaten e realit dhe e paske sjell nje pjese te lojes kur akordohet penalltia per barcen por nese kjo nuk eshte penallti atehere ajo e realit as faull nuk ishte. shnosh spo ju takon gjithe me fitu , prap se prap perpara jeni .
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

As e ronaldos penall su kan gafi. Referat i keni gjith me veti, bravo Uefalona
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Loverboy, ja pergjigjen ne dyshimet e tua e sjell Carlo Anceloti:

Ancelotti: Messi na ndëshkoi
Publikuar: 10:16 / 24.03.2014

ancelotti-messi-na-nd-euml-shkoi_hd.jpg

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se skuadra e tij pagoi për gabimet e tyre, veçanërisht për shkak të një loje inspiruese nga Lionel Messi.

Pas një goli të Iniestas dhe dy golave të Karim Benzema, Messi shënoi golin e barazimit 2-2 për Barcelonën në fund të pjesës së parë. Por Cristiano Ronaldo riktheu avantazhin për Real Madridin pas një penalti kontroverse 10 minuta në pjesën e dytë.

Më pas Messi sërish doli në skenë, duke shënuar dy herë nga penaltia, dhe duke thyer rekordin e Alfredo Di Stefanos për më së shumti gola të shënuar në ndeshjet El Clasico.

Ramos dhe Ronaldo kritikuan gjyqtarin Alberto Undiano pas ndeshjes, por Ancelotti ishte më i kujdesshëm duke marrë përsipër gabimet e skuadrës së tij.

“ثshtë vështirë për mua të komentoj vendimet e gjyqtarit. ثshtë e vërtetë se Messi shënoi tre golat, por çdo gabim kundër një lojtari të kualitetit të tij gjithmonë do t’ju lëndojë”.

“Ne kemi edhe nëntë ndeshje të mbetura. Do të jetë intensive. اdo ndeshje do të jetë vendimtare”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Ju lutem lene mikun tim te vuaj per kete humbje se do humbasin prape me 16 prill per Copa del Rey e atehere fajet kan me i pas UFOT hahahhhaha
 
Aguero, ne Copa del Rey fajet per humbjen e bardhosheve do ta kete mbreti qe e ka leju te mbahet kjo gare hahhahhahaa
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Zoti e din ,veq me i honger 4 gola e me u anku ne referim te mdhaj jane keta ska fjale ,200 milionshat spo lujne po lune veq super Messii edhe magjistari Iniesta
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Sa dush jepni gaz, po ju shoh permas, po ju shoh permas ! +1 :D

Ju jeni perfuni neve, s'di pse folni :p
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Doja te fitonte Reali, pasi loja tike taka e Barcelones po behet e lodhshme!

Nuk arrij te kuptoj qe arbitrimi i ndeshjes u be nga i njejti arbiter i ndeshjes se shkuar. Pra, u perfol per mos dhenie penalltie ndaj Ronaldos, dhe po ky arbitron kthimin. E pa degjuar!!
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Ma shpjegon ndonjeri se si ka mundesi qe i njejti arbiter qe arbitroi ndeshjen e shkuar, arbitroi dhe kthimin?!
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Me kete arbiter, reali ka 5 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim me barcelonen.
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Ma shpjegon ndonjeri se si ka mundesi qe i njejti arbiter qe arbitroi ndeshjen e shkuar, arbitroi dhe kthimin?!

Per ate se eshte arbitri me i mire ne spanje edhe federata e ka konsideru se nuk ka gabime as ne sfiden e pare se gabimet i shohin veq HUMBESAT si gjithmone.
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Per ate se eshte arbitri me i mire ne spanje edhe federata e ka konsideru se nuk ka gabime as ne sfiden e pare se gabimet i shohin veq HUMBESAT si gjithmone.

Edhe barca hala ankohet per mbretin e spanjes frankun. Qe sa vjet e hala vajtojn
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Diego Simeone nuk e sheh skuadrën e tij favorite për titullin kampion në La Liga, por nuk harron të ngacmojë as Real Madridin. Tekniku argjentinas i Atletico Madrid ka ironizuar me deklaratën e "Los Blancos" se në Klasiken ndaj barcelonës u ndëshkuan nga arbitrimi.

"Kur dëgjova deklaratat se Reali ishte i dëmtuar nga vendimet e arbitrave, qesha shumë. Gjithsesi, ne duhet të përqendrohemi te puna jonë dhe nuk duhet të ndihemi nën presion. Sigurisht që nuk jemi favoritë, jo vetëm nga kalendari, por edhe duke krahasuar investimet e klubit tonë me ato të Realit e Barcelonës. Detyra që na mbetet është të japim maksimumin deri në sekondën e fundit të kampionatit dhe më pas të bëjmë llogaritë", është shprehur trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone.
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Krejt kemi me jau marre, tripleten kysmet :D
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Krejt kemi me jau marre, tripleten kysmet :D

Nik tkom haver po ishalla pshtoni prej sevilles sonte se per triplet larg jeni hahhahahaha
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Kemi mi qmontu nanush, qysh jemi mush prej hileve qe na kan bo lool. Priti nja 4 copa n'kajmak minimumi :p
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

ishalla ju nihmon zoti se nese leshoni pike na ngelet veq me i rreh papuqe edhe atletikon edhe me festuu hahahhhaa
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Jo s'bon kurrqysh me hup n'asni ndeshje, se ekipet ma t'lehta i ka barca n'vazhdim
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

e ka atleticon se per loje agresive barces sja don hiq ,nese luan atletico me qete tempo KAMPION e ki
 
Titulli: Barça fiton “El Clasicon” ndaj Realit, rihapet La Liga

Real Madridi është mposhtur nga Sevilla (2-1) në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, për të mbetur prapa në renditjen tabelare në La Liga.
Mysafirët e filluan mirë sfidën dhe kaluan të parët në epërsi. Cristiano Ronaldo dërgoi një gjuajtje të lirë që u devijua nga Bacca dhe përfundoi në rrjet (14’).

Mirëpo, shumë shpejt Carlos Bacca e barazoi rezultatin (19’). Edhe pse Los Blancos e dominuan fraksionin e parë, ata nuk ishin efektive para portës.

Skuadra e Carlo Ancelottit pati raste edhe në gjysmën e dytë, por nuk i shfrytëzoi. Përkundrazi pranoi gol.

Ivan Rakitic në mënyrë mjeshtërore ia humbi topin Pepes, dribloi përpara dhe asistoi te Carlos Bacca, i cili shënoi golin e dytë personal (72’).

Në ndërkohë, me një gol të Diego Costas (63’), Atletico Madridi e ka mposhtur Granadan për t’u shkëputur në krye të tabelës.

Pas kësaj xhiroje, Atletico Madridi është i pari (73 pikë), Barcelona në vend të dytë (72 pikë), kurse Real Madridi në vend të tretë (70 pikë). /Telegrafi
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top