Bajerni pa “Robberi” argëtohet ndaj Maincit

cent

...Lontano
Bajerni i Mynihut ka re alizuar me sukses ambiciet e saj edhe pa prezencën e fantazistëve Roben dhe Riberi. Rekordmenët gjermanë vazhdojnë të mos ndalen edhe në ndeshjen e tretë të kampionatit, duke mos njohur as barazimin. Në sfidën në shtëpi, ekipi bavarez ka likuiduar më së miri skuadrën e Maincit, duke i mundur ata 3-1, si dhe blinduar kreun e tabelës me pikë të plota.
of3h9g.jpg
BAJERN MYNIH – MAINC 3-1
Golat: Manxukiç 2’, Shvajnshtaiger 13’, Kros 90’+2’/ Adam Szalai 59’ (p)
B.MYNIH (4-2-3-1): Nojer, Lahm, Boateng, Dante, Badshtuber, Shvajnshtaiger, Luiz Gustavo, Myler, Kros, Shaqiri (Martinez 75’), Manxukiç (Pizarro 88’) Trajner: Jup Hejnkes
MAINC (4-2-3-1): Vetklo, Pospeh, Bungert, Noveski, Zabavnik, Kirshhof, Baumgartlinger, M.Kaligiuri (Soto 37’), Rise (Szalai 37’), N.Myler, اupo-Moting (Ivanshic 79’) Trajner: Toms Tuhel
Gjyqtar: Markus Shmit
Kartonë të verdhë: Gustavo 60’/ Kishhof 40’, Bungert 85’
Stadiumi: “Alianc-Arena”
Spektatorë: 71000


Formacioni - Jup Hejnkes la jashtë formacionit dyshen Riberi-Roben, të cilët kishin probleme muskulore, ndërsa bënë tifo nga tribuna VIP. Në vend të tyre u aktivizuan përkatësisht Shaqiri dhe Myler. Ndërkaq edhe 40-milionëshi Martinez e nis nga stoli. Bëhet me dije se “Robberi” do të jenë të gatshëm ndaj Valencias në Champions, të mërkurën. Duke qenë besnik i rotacioneve, Hejnkes pozicionoi edhe Badshtuberin në krahun e majtë të mbrojtjes, duke lënë në qendër Boatengun dhe Danten.
Manxukiç, 120 sekonda – Pas shkelmimit të topit nga bavarezët, Lahm dhe Myler hidhen në kundërsulm, ku Myler pas 120 sekondash i jep asist bomberit Manxukiç, i cili shënon nga pesë metra larg. Goli i dytë do të vinte në minutën e 10-të nga Bastian Shvajnshtaiger, i cili shënoi me kokë pas një krosi të dhënë nga Badshtuber. Pjesa e parë përfundoi në avantazh të dyfishtë të vendësve.
Penalltia - Në minutën 59- të, Baumgartlinger i Maincit shfaqet rrezikshëm në zonën e rreptësisë të Bajernit. Teksa kapi topin me shpejtësi, mbrojtësi Dante i ndërhyn prapa kohe, duke shkaktuar faull dhe gjyqtari akordoi penallti. Adam Szalai ngushton diferencën në 1-2. Në minutën e 75-të vjen edhe aktivizimi i Martinezit, i cili zëvendëson Shaqirin, ndërsa Pizarro hyn në të 88-ën minutë dhe humb një rast flagrant para portierit. Më pas, Martinez i jep siguri dhe atraktivitet lojës. Në minutën e 77-të Myler gjuan topin drejt rrjetës, por dora e mbrojtësit Bungert devijon topin. Duhej dhënë penallti, por gjyqtari nuk e sheh. Në minutën e fundit shtesë, Martinez hidhet në kundërsulm, duke i dhënë asist Toni Kros dhe ky i fundit e gjuan direkt, duke shënuar golin e tretë dhe të fundit të takimit.

“Frenk Riberi, shembulli ideal i integrimit”
Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, i ka bërë thirrje ligës gjermane që të zgjidhë sa më shpejt problemet me integrimin dhe racizmin. “Liga gjermane duhet të zgjidhë problemet aktuale dhe të bashkëpunojë me klubet. Të gjithë së bashku duhet ta luftojmë racizmin dhe të eliminojmë rrëmujat e shkaktuar nga ultrasit nëpër stadiume. Të gjithë lojtarët duhet të ndihen të sigurt, po kështu edhe të huajt. 50 për qind e lojtarëve tanë të të gjitha moshave janë me origjinë të huaj. Shembulli më i mirë i legjionarëve është Riberi, i cili nuk e dinte nga binte Mynihu, por tani është dashuruar dhe nuk dëshiron të largohet prej këtej. Nuk është nga ata futbollistë që thotë: Të fitoj ca para e të largohem nga Gjermania”.

Jup Hejnkes
“Në 30 minutat e para ishim perfekt, ku rreziku dhe golat u përgatitën nga krahët. Në 15 minutat e fundit të pjesës së parë ishim pasivë, ndërsa pas pësimit të golit morëm frenat e lojës dhe krijuam shumë shanse për të shënuar. Suksesi 3-1 ishte i merituar. Meritën e shkëlqimit në 15 minutat e fundit e pati Martinez, i cili bëri një lojë inteligjente dhe dha asistin e golit të tretë. Ai i dha siguri lojës”, – deklaroi trajneri i Bajernit.
/E.I
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top