اudi komunikimi e prodhuar nga Asus dhe Skype

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اudi komunikimi e prodhuar nga Asus dhe Skype

Komunikimi me video thirrje tani e tutje më nuk kërkon që domosdoshmërisht të ketë kompjuter dhe për këtë gjë meritore janë Asus e Skype të cilat kanë krijuar pajisjen AiGuru SV1.
Pos ekranit shtatë inçësh, kamerës së integruar, zmadhuesit dhe mikrofonit, lidhjes Wi-Fi kjo pajisje mundëson video thirrje pa pagesë të drejtuara kah shfrytëzuesit tjerë të Skype në mbarë botën, natyrisht, nëse gjendeni në vend ku jeni të mbuluar me rrjetë pa tela (wireless) të internetit.

Ky hap i bashkëpunimit në mes të Skype e Asus, sipas njeriut të parë të Skype, Jonathan Cristensen, do të zhvillohet edhe më shpejt edhe pse aktualisht 25 për qind e thirrjeve Skype-to-Skype përfshijnë atë video. Edhe pse pajisja është autonome si formë e komunikimit, nuk është edhe aq e lehtë dhe e vogël siç duket në shikim të parë.

Në fakt, AiGuru peshon 1.6 kilogram dhe është e lartë 25 centimetra, derisa minusin më të madh në të e paraqet bateria e cila pas dy orëve të mbushjes mundëson vetëm 20 minuta bisedë apo 30-minuta në formën stand-by.

Data e saktë e shitjes dhe çmimi i saj ende nuk janë bërë të njohur.Telegrafi
f.0918064716453_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top