Ateistet ??

BeniT

Donatorë
Duke vene re qe ne forum ka shume Ateiste ,
Cfare i shtyn keto persona qe te jene Ateiste,
Zhgenjimet ne jete ?
Zhgenjimet nga besimet fetare, si tek Priftat , Hoxhat , etj etj
Trashigimi familjare ?
Komunizmi qe kishim deri para 17 vitesh ?
 
Ne familjen time nuk eshte ushqyer shume feja ndoshta dhe kjo ndikon ...dhe qe kur kam filluar te kuptoj/te di feja nuk me duket dicka e rendesishme ne jete,madje as frytdhenese...ndoshta ndikojne dhe zhgenjimet ne jete per kete,por mendoj se cdokush lutet sipas menyres se tij...cdokush beson ne dicka te mbinatyrshme.....boh ka ca budalliqe ne cdo fe mendoj pa fyer asnje...ky eshte mendimi im
 
une per veten time sjam mare asnjehere me fete,me cdo lloj feje.as prinderit sme kane folur asnjehere per fe,as une sdo ti flas femijeve te mi per fe,kur te rriten le te behen cte duan vet.nuk eshte pune zhgenjimi,eshte pune si ndihesh dhe cfare maredheniesh ke krijuar ne femijerine tende dhe a je shtyre nga familja apo shoqeria.me mua ska ndodhur asgje nga keto.mund te them se jam gjysem agnostik gjysem ateist.
 
Beni, pershendetje fillimisht. :)

Prinderit e mi nuk jane fetare dhe per kete falenderoj rastesine. Pavaresisht se gjysherit mbajne emra muslimane ata asnjehere nuk kane qene besimtare apo praktikues feje.

Nese lind dhe rritesh ne nje ambjent ku ushtrohet, predikohet dhe propogandohet nje besim i caktuar fetar, femija qe ne moshe ende te njome, brumoset me ate ideologji.
Me pas duke u rritur, instiktivisht mundohet te ruaje traditen e tij duke gjykuar ne menyre te njeanshme argumentat. Si mundet qe nje femije te kuptoje Zotin, fene, krijimin e botes, kur ai nuk ka ende nje logjike.
Une jam shume tip kurioz dhe hulumtues dhe i kam studiuar te gjithe besimet e ndryshme fetare. Ajo qe kam arritur te kuptoj eshte se te gjitha jane shtojca te njera-tjetres, te pershtatura per kulturat e ndryshme ku kane lulezuar. Historia tregon se krijimi i feve ka ardhur vetem nga padituria dhe nga mosshpjegimi i dukurive me elementare ne natyre. Ajo eshte perdorur per pushtet dhe ne emer te ketij trilli ka mbajtur boten dhe qyteterimin ne nje erresire totale (Mesjeta).
Te gjitha argumentat e ketyre dogmave fetare mund te bindnin njerezit e atyre koherave ne te cilen u krijuan, por sot jane shume qesharake. Fete historikisht i kane percare njerezit dhe ate bejne dhe sot. Nuk jam kundra ekzistences se tyre, sepse ka njerez qe ver8 kane nevoje per nje "kercenim" qofte ireal, per tu mbajtur nen frere me anen e dhunes psikologjike. Nese perdoret per paqe dhe ndihmon njerezit ne nevoje, nuk ka asgje te keqe.
Nuk ka lidhje as prifti dhe as hoxha dhe as zhgenjimet. Per mua eshte logjike e paster. Mjafton te studiosh dhe gjithcka kthjellohet lehte.
Ndersa Zoti per mua eshte nje koncept imagjinar i kufirit te logjikes njerezore dhe ky i fundit dita-dites humbet terren.
Me mire nuk po hyj ne detaje, mua nuk me duhet nje terror psikologjik per te kuptuar qe ne jete duhet te sillesh drejt, te jesh i sjellshem, pozitiv. Kete ma meson familja, arsimi dhe shoqeria ku jetoj. :)
 
thjesht sps Zoti nuk ja plotson deshirat kur tju qohet atyne..nuk e kuptojn qe osht shum ma interesont me besu n'Zot bash ateher kur ki punt katastrof se me pas jeten fantazi te gjith jemi ne gjendje me besu te Krijuesi...
 
Ty ti ploteson Zoti deshirat kur te cohet ty ?Ti cfare kupton njehere, se une s'ta kuptoj mire ate qe shkruan. Dmth s'shoh lidhje logjike, me me pak pasion cara.
 
Thjesht nje gje njafton te shikosh ne tere boten ska nje gje te drejte kur ky "zoti" na qenka kaq zemer mire pse njerz vuajn akoma edhe vdesin ne menyrat me makabre.Pastaj mua me kane shtyre shume zhgenjimet ne jete deri tani kam qene shume i zhgenjyer nga shume gjera edhe nese deri para nja 3 vitesh besoja ne zot sot me siguri jo me sepse e pashe se kush me qendroi prane kur une kisha nevoje e pashe se si u zgjidhen problemet e mia ne jete keshtuqe,mbas nje fare kohe qe rrin e mendon per zotin arrin ne konkluzionin qe nuk ekziston edhe qe eshte nje frut i inmagjinates sone.
 
Ty ti ploteson Zoti deshirat kur te cohet ty ?Ti cfare kupton njehere, se une s'ta kuptoj mire ate qe shkruan. Dmth s'shoh lidhje logjike, me me pak pasion cara.

ncnncncncn:p:..mu nuk mi plotson gati kurr deshirat amo besoj shum thell, jon disa ateista qe nuk besojn n'Zot vetem sps bota nuk shkon qysh dojn ata..
 
Ej ti ke pare ndonje gje te mire nga zoti meqenese beson kaq thelle ne te?
 
ncnncncncn:p:..mu nuk mi plotson gati kurr deshirat amo besoj shum thell, jon disa ateista qe nuk besojn n'Zot vetem sps bota nuk shkon qysh dojn ata..

Ti i permblodhe te gjithe bashke dhe une mendoj se ti nuk po flet per nje ateist.

Besimi nuk ka arsye cara, keshtu qe mos u mundo te arsyetosh. Thjesht beson, une jam shume tip dyshues, nuk mund te tallem me veten.
 
Thjesht kuriozitet cfare??

vet fakti qe un zgjohen qdo mengjes shnosh e rahat, qe nuk m'mbet kurr barku that dhe qe nuk m'lag shiju se kom kulem mi kry...

Ti i permblodhe te gjithe bashke dhe une mendoj se ti nuk po flet per nje ateist.

Besimi nuk ka arsye cara, keshtu qe mos u mundo te arsyetosh. Thjesht beson, une jam shume tip dyshues, nuk mund te tallem me veten.

spo t'thom me besu patjeter se sbon, un thjesht shpreha mendimin tem, kshtu i shoh ateistet..a e kom gabim a jo kjo varet pej pikpamjes..
 
vet fakti qe un zgjohen qdo mengjes shnosh e rahat, qe nuk m'mbet kurr barku that dhe qe nuk m'lag shiju se kom kulem mi kry...
Nje Fakti qe ti cohesh shendosh e mire ne mengjes varet nga ty se ke nje shendet te mire edhe nuk je e semur se edhe une cohem shendosh e mire ne mengjes edhe pse nuk besoj ne zot.Fakti qe ti nuk mbet pa buk nuk e ka zoti ne dore po familja jote qe te cilet punojne tere diten e dites edhe sigurojne lek per te blere ushqime gje kjo qe nuk lidhet me zotin.Po catin mbi kry e ke sepse e ke edhe kete nga mundimi i prinderve te tu edhe jo nga zoti!
 
e po ju ateistet nuk kuptoni qe ka gjona qe krijesa njerzore nuk kontrollon dot, kto gjona varen kejt pej Zotit..ti bon te njejten jet qe boj une (edhe pse ti ateist e un besimtare) amo eshte ne jeten tjeter qe ne dy do kemi trajtim te nryshem..normal ti nuk e beson dhe kujton qe shpirti e trupi vdesin bashk dhee kjo o e drejta jote amo per mu osht absurd..
 
Ne vdekjen e trupit edhe t shpirtit bashke nuk ka asgje absurde eshte mese normale.Une bej te njejten jete si edhe ti por te pakten nuk perpiqem ta mbush me genjeshtra sic perpiqeni ju besimtare qe cdo gje e lidhni me zotin.
 
per ty jon rrena per mu t'verteta, secili zgjedh jeten e tij...Zoti na hapt rrugen e lumtunis tanve, Amin...
 
Jo faleminderit une rrugen time e krijoj vete jeta ime varet nga mua e jo nga te tjere!
 
m'vjen mire per ty..vreje qe kur vjen minuti i vdekjes dhe krijesen njerzore ja nis me kap tuta ateher ja nis mu kthy te Zoti, veq ishalla nuk osht shum von..
 
Me vjen keq une vesh xhinse e jo tuta sme pelqejne shume tutat.Une kure te vdes do vdes aq jete pata aq munda te jetoja skam pse te kerkoje meshire te asnjeri apo ti lutem qe te jetoje me shume
 
ti nuk di qa ki me bo ne te ardhmen amo shum krijesa, ateisat n'ri (ateher kur nuk mendojshin kur per vdekjen), kur vjen pleqnia ja nisin mu kthy kah Zoti...po nejse nejse se secili i din punt e veta, bon qa dush o hostel un as prift e as hoxh nuk jom per me bo propaganda fetare, ti i din punt e tua...
 
"Të mos e dish kuptimin e jetës, është më keq se t'a humbësh atë"

Shumë thonë që e kontrollojnë vetë jetën e tyre, është e vërtet secili nga ne e kemi lirinë e zgjedhjes, por a mund ta kontrolloni organizmin tuaj, a mund ta ndalni zemrën të mos rrah për 10 sekonda të paktën, a mund të qëndroni pa frymë për 5 min, kush mendoni që ju rrotullon natën përderisa jeni në gjumë, se po të mos rrotulloheshim gjatë kohës sa flemë në mëngjes do të zgjoheshim si copa akulli të ngrira, të gjitha këto që janë tepër pak në kundërshtim me ato që i ka nën komandë ZOTI, janë në komandën e ZOTIT fuqiplotë.

Feja nuk ndërhyn në veshjen e njeriut, asnjë besimtar nuk i lutet Zotit që "t'ja zgjat jetën" ç'absurditet!
 
Organizmi kontrollohet, zemra ndal edhe per me shume se 10 sekonda, pa fryme rekordi eshte mbi 8 min, rrotullimi i nates ne gjume eshte padyshim gudulisja qe na ben Zoti lol

Keto i quan argumenta e dashur Mett ?:kercim:

Nese ta lavazhojne trurin qe femije, ti thjesht vazhdon programin...
 
Loqkaman puna është me vetdëshirë, ok pra qëndro 5 or ap frymë dhe pa të rrahur zemra, mundesh ?!?!?!?!. Ta dish që spo e vazhdoj asnjë lloj programi unë asnjë nga prindërit e mi sikur të prindërit e tu nuk janë praktikant, unë kam vendosur vetë se cila është zgjedhja ime dhe me të vërtetë e kam gjetur lumturinë në ISLAM dhe vendos vetëm për vete. Dhe nëse sot i faleminderohesh rastësisë që nuk i ke pasur prindërit praktikant në ditën e gjykimit do t'i kapësh për fyti, që nuk të kanë vënë në rrugën e drejtë. E ti nëse mendon se je në atë rrugë të dëshiroj fat shpresoj ta shijosh lumturinë e jetës :p.
 
në ditën e gjykimit do t'i kapësh për fyti, që nuk të kanë vënë në rrugën e drejtë. .

edhe te doje ti kap prej fyti ai apo ndonje tjeter nga ne skemi ku ti gjejme prinderit se ata do kene ikur me kohe nga kjo bote:D
pse budallenj jane ata te rrine?e dine qe dikur do ti kapim prej fyti per ceshtjen e fese prandaj ikin para nesh,kane frike :D:D
 
Loqkaman puna është me vetdëshirë, ok pra qëndro 5 or ap frymë dhe pa të rrahur zemra, mundesh ?!?!?!?!. Ta dish që spo e vazhdoj asnjë lloj programi unë asnjë nga prindërit e mi sikur të prindërit e tu nuk janë praktikant, unë kam vendosur vetë se cila është zgjedhja ime dhe me të vërtetë e kam gjetur lumturinë në ISLAM dhe vendos vetëm për vete. Dhe nëse sot i faleminderohesh rastësisë që nuk i ke pasur prindërit praktikant në ditën e gjykimit do t'i kapësh për fyti, që nuk të kanë vënë në rrugën e drejtë. E ti nëse mendon se je në atë rrugë të dëshiroj fat shpresoj ta shijosh lumturinë e jetës :p.

Diten e gjykimit ?
Per mua cdo dite eshte e tille. :)

Ti gjithcka e ben nga frika e dites se gjykimit ? Ti jeton per te shkuar ne parajse, ky eshte qellimi yt. C'pret ? :lexim:
 
E mo se fundja per juve besimtaret eshte o ferri o parasja ,per ne vetem nje ka purgatori:D do jemi bashke te gjithe dhe ne ate bote :p
Hahahaa do t'i kapesh prinderit per fyti,hahahah ,ku i mesoni gjithe keto aman ,nje shoku im me pyeti nje dite:E ke lexuar biblen ????
Pergjigja ishte jo...
Dhe ai tha une e kam lexuar,madje dua te lexoj dhe kur'hanin (po nuk po e gjej dot te perkthyer mire ne gjermanisht)ka vertet perralla te bukura LOL
 
Diten e gjykimit ?
Per mua cdo dite eshte e tille. :)

Ti gjithcka e ben nga frika e dites se gjykimit ? Ti jeton per te shkuar ne parajse, ky eshte qellimi yt. C'pret ? :lexim:

Nuk e shikon dot, të duket që çdo ditë është e tillë, por në fakt nuk është, jeta ja vlenë të shijohet por jo në atë mënyrë, që të drogohesh, të pish alkool, të kthehesh i dehur në ora 4 të mëngjesit, këto nuk janë kënaqësi që shumë persona i cilësojnë si të tilla, tash spo them që edhe ti thua ashtu.

Jo të gjitha gjërat bëhen vetëm nga frika, shumë gjëra i bën sepse ndien kënaqësi apo jo. Qëllimi i çdo besimtari është që të kalojë një jetë të moralshme dhe të arrijë kënaqësinë e krijuesit të tij dhe si destinacion të fundit normal e dëshiron parajsën...
 
Epo mire, ashtu e leme. :motor:
 
Me duket mua apo besimtaret jetojne me shume per zotin sesa per vete???
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top