Asnjë Qeveri dhe Kuvend nuk ka legjitimitet të prishë Teatrin

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2-38.jpg

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për ngujimin e protestueve brenda Teatrit Kombëtar, duke theksuar se asnjë argument i Qeverisë për prishjen e godinës nuk i qëndron arsyes.
“Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qendron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar! Asnjë! Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallik me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve! Por, nuk ka asnjë”, thotë Fuga.
Akademiku kërkon restaurim të godinës dhe paralajmëron se kush do të vejë dorë mbi Teatrin do të përgjigjet një ditë.
“Godina e vjetër? Restaurojeni! Skena jashtë standarteve të sotme? Modifikoheni për standarde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukodonosorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopësht zoologjik nuk bën! Do të urbanizohet i gjithë ai territor? Gjithçka duhet urbanizuar duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorje budallai, fare bosh, fishkëllimë! Duhet ruajtur Kalaja, Teatri dhe gjithçkaqë ka kujtesë historike! Kush do të vejë dorë mbi Teatrin një ditë do të përgjigjet përpara të vdekurve dhe të gjallëve, të gjithë kombit! E sigurt! Mos kujtojë njeri se kombi harron! Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëhere aleanca për Teatrin të vijnë shqiptarët të përmjerin mbi ato gërmadha! Mijëra currila do të rrjedhin mbi to”, shkruan akademiku.
Sipas Fugës, asnjë Qeveri dhe Kuvend nuk ka legjitimitet për të prishur godinën e Teatrit pasi ajo i përket të gjithë kombit.
“Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit! Nuk është i Tiranës ai, ajo ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi kujtesën tonë kombëtare, kush e ka tagrin ta bëjë atë? Kujtojnë ca qeveritarë qendrorë a lokalë që kanë pushtet për ca vjet se mund të venë dorë mbi historinë e kaluar edhe atë të ardhme të shqiptarëve! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi ndërgjgjen shpirtrore të shqiptarëve! Kush qeveri a kryetar bashkie ka marrë vota për këtë? Askush! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi historinë e kulturës dhe të artit shqiptar? Ka marrë gjë votat e shqiptarëve tê dikurshëm a të ardhshëm? Aspak! Cfarë e kujtojnë veten? Mos kujtojnë se janë të përjetshëm”, shprehet ai.
Për akademikun ndërhyrja e sotme e autoriteteve në ndërtesën e Teatrit Kombëtar është dhunë e pastër.
“Kush ka të drejtë të flasi në emër të artistëve? Kush e ka kontaktuar Pitarkën, Roshin, Frashërin, Imamin, Prosin, e pa fund mjeshtra të mëdhenj që janë në botën e përtejme dhe na shohin? Asnjë argument, asgjë! Pa legjitimitet! Prandaj sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër! Dhunë e pastër e shtetit me forca policore kundër trashëgilisë shpirtrore të kombit! Ku ka legjitimitet pushteti bashkiak kur votuesit e kanë braktisur në zgjedhje të na “menaxhojë” edhe botën tonë shpirtrore” shekullore? Një, një, një argument të vetëm po gjetën! Përndryshe është krim, dhunë, shkatërrim! Poqese një ushtri e huaj do të kishte guxuar ta bënte këtë gjithë kombi sot do të ishte këtu! Do të mblidhej këtu! Këtu! Këtu”, mbyll reagimin e Artan Fuga.

Top Channel
 
Attachments

  • Screenshot_2-38.jpg
    Screenshot_2-38.jpg
    45.6 KB · Shikime: 0
  • Screenshot_2-38.jpg
    Screenshot_2-38.jpg
    45.6 KB · Shikime: 0
Ky i shkreti ka ngele duke referuar pislleqet e tyre.
Por kot,eshte i vetem perball plehrave
 
Futi vincin hedhe ne toke ca e do.....sa mire do ishte masi ta prishin te falin mu nja 1 dylym toke se shtrenjte i shkon vlera bahem me leke ahhahahahaha
 
Kur prishjen e kërkon PS-ja, sigurisht që edhe ti do të jesh pro.
E prisja nje reagim te tille.... pse jeni kaq te lexueshem

nje pyetje ke qene ndonjehere ne teater? kur ishte hera e fundit?
e ke pare cfare kushtet te ofron?
nejse...mendoje e ashtu , nese mendon se kjo eshte menyra per te diskutuar!
 
Aktoret, nuk eshte se nuk duan teater te ri, thjesht duan mos te prishesh kete qe eshte.
Te riun bejneni diku tjeter.

Une jam shume dakort me ata, por qeveria ka rene dakort me ndertuesin qe pas (me demek teatrit te ri) duhen edhe ca kulla.
 
kurse mua me duket e tera e politizuar , si deja vu
Me kujton skenarin qe u ndoq per liqenin....tek parku i lojrave
edhe me pisqolla ne brez....

Po ate ta bejne kotec pulash?
Aktoret te vendosin njehere cfare dreqin duan , sepse turbina u be per kete pune dhe vetem kundershti ka patur ,
 
Jo ta rikonstruktojne e ta lene sic eshte. Ka vende boll per te ngriture nje teater te ri.

Nuk mendoj se lufta behet per arsye se qeveria ndihet e turperuar nga teatri, apo se i plas shume per teatrin.
 
Nuk thashe qe qeveria ska plane mbi shfrytezimin e pjeses private...por e thene fshatce @Bledi_Shady , personalisht sme plas fare!
Per mua ka rendesi qe kete ambiente qe tja vlej te shkosh , e kushte sic e meriton cdo qytetare qe shkon ne ambiente te tilla!

Personalisht e kam frekuentuar shume...u bene vite qe jo me!
Heren e fundit mora nje plevit qe mu deshen 10 dite antibiotik ta zhdukja!
 
Kur asnjerit nga ne nuk i plas, e pakta qe mund te bejme eshte te mbeshtesim kauzen e atyre qe kane kaluar gjithe jeten aty.

Ne jemi mesuar keshtu. Per aq koha sa nuk me cenon mua, nuk eshte puna ime, e nuk me plas se c'behet.
 
Une nuk mbeshtes kauza qe financohen nga te majtet apo te djathtet..... Askush nuk eshte i pazevendesueshem!
Edhe aktoret , do zevendesohen nje dite .....eshte memoria jone qe i kujton, shfaqjet e jo karriget apo skena ne vetvete!
Me Neritan Lico pata nje debat para ca kohesh ne Fb...dhe njeri me konfuz e pa pike etike ...skisha pare
U terhoqa nga debati vetem per respekt te figures se tij....duke ja bere me dije!
E ti me thua te mbroj kauzen e tij???

E tema e diskutimit nuk ishte as per teatrin jo...por per policen qe humbi gishtat nga kapsollat....
 
Per sa kohe qe eshte e pamundur te rikonstruktohet teatri ekzistues rruga me e mire (per mendimin tim) eshte te prishet dhe te ndertohet i riu...
Sa per keta qe dalin qe qajne sikur erdhi fundi i botes,nk me ndikojne fare.... me duken shume fallco.. :emoji_metal:
 
E prisja nje reagim te tille.... pse jeni kaq te lexueshem

nje pyetje ke qene ndonjehere ne teater? kur ishte hera e fundit?
e ke pare cfare kushtet te ofron?
nejse...mendoje e ashtu , nese mendon se kjo eshte menyra per te diskutuar!
Nuk kam qenë, por nuk ka gje qe nuk rregullohet. Sot rinovohen ndertesa qindravjeçare dhe me shumë kate, jo më ajo.
Vete lenia pas dore e asaj ndertese me rendesi, tregon se nuk duan.
Shteti ka aq para per te restauruar nje ndertese te vjeter.
 
Aktoret, nuk eshte se nuk duan teater te ri, thjesht duan mos te prishesh kete qe eshte.
Te riun bejneni diku tjeter.

Une jam shume dakort me ata, por qeveria ka rene dakort me ndertuesin qe pas (me demek teatrit te ri) duhen edhe ca kulla.
Thuaje me shkoqur... per ndertimin e teatrit te ri, kompanise private do ti jepet truall falas aty afer qe te ndertoje disa kulla.
 
Nuk kam qenë, por nuk ka gje qe nuk rregullohet. Sot rinovohen ndertesa qindravjeçare dhe me shumë kate, jo më ajo.
Vete lenia pas dore e asaj ndertese me rendesi, tregon se nuk duan.
Shteti ka aq para per te restauruar nje ndertese te vjeter.
Artin se ky mhb eshte bere ca thote njeri se thote tjetri, gjithkush thote ate qe do .
Por mesa di une (qe mbase sdi asgje) , sipas eksperteve te arkitektures dhe arkitekt te huaj e vendas , kane dhene opinionin se ajo ndertese nuk mund te mbaj me. Kushtet e saja jane amortizim total.
Mgjth edhe e zeme se nuk eshte kshu....c'pune me prish mua ,ty apo kujdo prishja e saj dhe ndertimi i nje te reje?
As vete aktoret thelle thelle po ti degjosh se kane tek godina por pronat e saj....pra ate cfare ka rreth e perqark saj.
Behet fjale per pjeset rreth e perqark teatrit, e jo teatrin si godine.
Pra ne fund te dites , per aq kohe sa nuk flitet me per teater , per memorie e per art.....per mua debati eshte i shterpe.
Ci duhet artisteve se cfare behet me disa prona qe jane shteterore e shteti ben e i perdor ne funksion te shtetit?

Kshuqe une prandaj jam dakort me prishjen e berjen nje te re...sepse jam publiku qe dua te shkoj te shoh shfaqjet , e jo te bej politike per ceshtje pronash.

Plus qe me berjen e nje teatri te ri, me sa kam pare arkitekturen (qe me duket ishte e ngjashme me nje teater tjeter) , do kete nje salle memorial per te gjitha shfaqjet, si dhe dhoma te vecanta per cdo aktor qe ka kontribuar ne ate teater......
edhe salla shfaqjesh nuk do ishte nje e vetme, por disa....
Per mua si publik te zgjedh se cfare dua te shoh...eshte kenaqesi!
 
Ore me gjithe mend e keni ju... Kjo qeveri eshte ilegjitime keshtu qe cfare i do Bukuroshi ben... Prishi gjykatat, perdhunoi kushtetuten, nuk la trafikant mielli pa e promovuar politikisht u keput se vjedhuri lek duke ndertuar aeroporte dhe autostrada verison 3 D dhe ju pretendoni se ska Faqa me shemb nje Teater... Do e shembe por prit sa te plas skandali i rradhes se me shembjen e teatrit do e sfumoje. ;)
 
Exactly!
 
Artin se ky mhb eshte bere ca thote njeri se thote tjetri, gjithkush thote ate qe do .
Por mesa di une (qe mbase sdi asgje) , sipas eksperteve te arkitektures dhe arkitekt te huaj e vendas , kane dhene opinionin se ajo ndertese nuk mund te mbaj me. Kushtet e saja jane amortizim total.
Mgjth edhe e zeme se nuk eshte kshu....c'pune me prish mua ,ty apo kujdo prishja e saj dhe ndertimi i nje te reje?
As vete aktoret thelle thelle po ti degjosh se kane tek godina por pronat e saj....pra ate cfare ka rreth e perqark saj.
Behet fjale per pjeset rreth e perqark teatrit, e jo teatrin si godine.
Pra ne fund te dites , per aq kohe sa nuk flitet me per teater , per memorie e per art.....per mua debati eshte i shterpe.
Ci duhet artisteve se cfare behet me disa prona qe jane shteterore e shteti ben e i perdor ne funksion te shtetit?

Kshuqe une prandaj jam dakort me prishjen e berjen nje te re...sepse jam publiku qe dua te shkoj te shoh shfaqjet , e jo te bej politike per ceshtje pronash.

Plus qe me berjen e nje teatri te ri, me sa kam pare arkitekturen (qe me duket ishte e ngjashme me nje teater tjeter) , do kete nje salle memorial per te gjitha shfaqjet, si dhe dhoma te vecanta per cdo aktor qe ka kontribuar ne ate teater......
edhe salla shfaqjesh nuk do ishte nje e vetme, por disa....
Per mua si publik te zgjedh se cfare dua te shoh...eshte kenaqesi!
Monikë, unë kam punuar vete ne restaurimin e ndertesave te vjetra, e te them se asgje nuk eshte e pamundur. Po te shohesh se me cfare dashurie dhe respekti i mirembajne ndertesat e vjetra, habitesh. Kolonave dhe traversave qe mbajne ndertesen, u futin brenda profile te gjata hekuri, kurse pjeset e tjera qe nuk kane rrezik, mund te zevendesohen pa problem. Keshtu qe nga ana teknike, asgje nuk eshte e pamundur, e nese nuk e bejne dot vete, mund t'ia japin ndonje firme te huaj qe ta bëjë.

Sa per hapesiren dhe ambientet, ka dy zgjidhje. E para, mund te ndertojne nje teater te ri, diku tjeter. E kështu le te kete dy teatro, një të ri e një të vjetër. Qytetet nuk duhet të kenë vetëm një teatër. Si shembull, qyteti i Shën Peterburgut ka mbi 100 teatro.

Një zgjidhje tjeter eshte restaurimi i te vjetres pa e prekur dhe zgjerimi me ambiente te reja, ne territorin qe duan ti japin falas kompanise private. Zgjerimi mund te behet ne te njejten arkitekture, ose pak me te re, ku te shkrihet bukur me vjetren. Kam pare projekte te tilla ku ndertesa zgjerohet e behet me funksionale, por pa e prishur te vjetren.

Sa per te tjerat qe thua me poshte, ti terthorazi po e pranon se ceshtja nuk qenka vjetersia e teatrit, por trualli rreth saj. Pra qeveria nuk e ka hallin tek vjetersia e teatrit, por tek trualli. Ketu e ka zanafillen e gjithe kjo iniciative qeverirrore "per kulturen", qe kerkon ti vere buldozerin teatrit.
 
Une kam punuar vete ne restaurimin e ndertesave te vjetra, e te them se asgje nuk eshte e pamundur. Po te shohesh se me cfare dashurie dhe respekti i mirembajne ndertesat e vjetra, habitesh. Kolonave dhe traversave qe mbajne ndertesen, u futin brenda profile te gjata hekuri, kurse pjeset e tjera qe nuk kane rrezik, mund te zevendesohen pa problem. Keshtu qe nga ana teknike, asgje nuk eshte e pamundur, e nese nuk e bejne dot vete, mund t'ia japin ndonje firme te huaj qe ta bëjë.

Nese behet fjale per ndertesa qe realisht ja vlen ti konstruktosh , por ne rastin konkret di te me thuash perse? Per relike?
Sepse sado ta konstruktosh dicka....e vjetra humb ,
Artin historia nuk humbet kurre!
Historine e mban vete arti e ngjarjet ne kembe...jo ndertesa
Per aq kohe sa te kemi memorie....aty eshte gjithcka

Sa per hapesiren dhe ambientet, ka dy zgjidhje. E para, mund te ndertojne nje teater te ri, diku tjeter. E kështu le te kete dy teatro, një të ri e një të vjetër. Qytetet nuk duhet të kenë vetëm një teatër. Si shembull, qyteti i Shën Peterburgut ka mbi 100 teatro.

Nese do me kishe lexuar me kujdes , do e merje vesh qe eshte ndertuar nje teater i dyte! Dhe jane po keta aktore qe nuk pranojne te japin shfaqje.

Një zgjidhje tjeter eshte restaurimi i te vjetres pa e prekur dhe zgjerimi me ambiente te reja, ne territorin qe duan ti japin falas kompanise private. Zgjerimi mund te behet ne te njejten arkitekture, ose pak me te re, ku te shkrihet bukur me vjetren. Kam pare projekte te tilla ku ndertesa zgjerohet e behet me funksionale, por pa e prishur te vjetren.

Sa per te tjerat qe thua me poshte, ti terthorazi po e pranon se ceshtja nuk qenka vjetersia e teatrit, por trualli rreth saj. Pra qeveria nuk e ka hallin tek vjetersia e teatrit, por tek trualli. Ketu e ka zanafillen e gjithe kjo iniciative qeverirrore "per kulturen", qe kerkon ti vere buldozerin teatrit.

Dhe fund po e ritheksoj.....Nuk e ka hallin qeveria shoku....qeveria i ka te dyja edhe gurin edhe arren.
Problemi qendron se per teka te disa "idealistave" partiak , po digjen te thate e te njome.
Qeveriu nuk po e prish e spo ben gje...por po i shfrytezon duke ngritur nje te ri.

E per mua ta thashe , sme interesojne pishinat apo fushat e tenisit qe duan te bejne aktoret per pasione te veta...por teatri te hapi dyert per te tjeret.

Kullat apo jo kullat ....kjo eshte ceshtje tjeter :)
 
Kullat qe do ngrej Fushaj jane gjithe strembullari kesaj historie. Jo se i qethet shume Rames e Lali Erit per teatrin.

Komuniste. :p
 
Kullat qe do ngrej Fushaj jane gjithe strembullari kesaj historie. Jo se i qethet shume Rames e Lali Erit per teatrin.

Komuniste. :p
Po une se perjashtova kete more.....
Une po them cme intereson mua....jalla
 
Ehe, po pse nuk te intereson qe ajo godine te restaurohet ose te ndertohet nje teater i ri diku gjetke pa u prekur prona publike?
Sepse tek prona publike fitohet leku i modh ... Atij vendi Ramazoni ja kish vene syrin qe ne 2002 por nuk ndihej aq i pushtetshem per te realizuar qellimin. Tani qe i ka te gjitha ne dore e ka me kollaj per te bere ate qe ka nderment te beje. ;)
 
Ehe, po pse nuk te intereson qe ajo godine te restaurohet ose te ndertohet nje teater i ri diku gjetke pa u prekur prona publike?
A ka nai shqiptar qe lexon aman hahahahahahahah

Eshte ndertuar para disa kohesh
Shiko fotografinë 1694390

Se aty po zhvillohen aktualisht pjeset teatrale, ceshtja eshte se nuk duan pikerisht keta qe sduan as teater te ri.
E nejse....
 
teatri_i_ri.jpg

Ky eshte projekti per teatrin e ri.
Për mua është një projekt i shëmtuar, e që nuk përputhet me qytetin

Kjo më kujton ate që ndodhi me aeroportin e Rinasit...

Nano, ish-komandanti i shkurter i PS, ia dha aeroportin nje firme te huaj, e cila ndertoi nje mini-aeroport, e që te aeroplani mund të shkohet vetëm me autobus. Nje aeroport te tillë, vendet e zhvilluara e kane vetem neper fshatra. Kuptohet qe ky ishte një karamele, sa per te thene qe ndertuam aeroport.

E në shkëmbim të këtij farë aeroporti, kompania e huaj mori të drejtën e monopolit për 25 vjet. Domethene per 25 vjet nuk mund te ndertohet asnje tjeter qe te konkuroje me çmime, duke sjelle kompani fluturimesh te lira.

Pastaj erdhi komandanti i gjate i PS, i cili premtoi qe do ta zgjidhte kete problem, por qe mbeti vetem tek fjalet.

Ashtu siç i genjyen shqiptaret me aeroportin-karamele, edhe tani duan t'u japin nje teater-karamele (dhe ky projekti i teatrit qenka vertet si karamele).
Pra u japim nje karamele, e u marrim token ne qender, per te ndertuar kullat tona.

Po rendesi ka që të jemi me Partine Socialiste, se cdo gje eshte e pertypshme.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top