Ashpersi

O Odeone, a jam i ashper? Une ju them, ajo qe rrezohet, ka nevoje t`i japesh dhe nje shtytje!
gjithcka qe eshte sot, po rrezohet e po kalbet. Kush do te deshte ta mbante? Por une dua ta shtyj!
A e njihni vullnetin, qe rrokullis shkembin ne greminat e thella? Keta njerezit e se sotmes, veshtroj si rrokullisen ne thellesine time!
Une jam prelud i nje arti me te mire, Nje shembull! Veproni sipas ketij shembulli!

odeone a je i ashper?! une ju them qe ajo qe bie merr nje forme tjeter por serisht eshte! te ket nevoj ta shtyshe... do te thote trajten serish do i ndryshosh..por materia odeone mbetet e njejta.. e ajo qe quani vullnet eshte aftesia e te pershtatur trajtave te reja nga format e marra nga koherat,ererat,rrezimet apo shtytjet qe kerkon ...
asnje shembull seshte i imitueshem 100% ne fund do jepnin nje kllonim veprimtarish apo te menduari e pikerisht ai reagimi vetjak i bazuar ne arsytimin dhe llogjiken e te njohures apo te perjetuares te shikuares apo te kopjuares merr gjithmone nje nuance qe firmoset ne numrin njejes..
a jeni i ashper odeone??
me shume se ashpersi do e quaja nje grisje membrane ne sferen ne te cilen ngul thojt per nje vizion te ndryshem!

ps sorry per nderhyrjen!
 
اfare mund te premtoj
Mund te premtoj veprimet, por jo ndienjat, sepse keto jane te pavullnetshme. Ai qe i premton dikujt se do ta doje pergjithmone ose do ta urreje pergjithmone, premton gjera qe nuk jane ne doren e tij; por une mund te premtoj veprime qe zakonisht jane pasoja te dashurise, te urrejtjes, te besnikerise, dhe te cilat mund te rrjedhin edhe nga motive te tjera; sepse shume rruge dhe shume motive te cojne ne nje veprim. Pra, premtimi qe do ta dua pergjithmone nje tjeter, ka kete domethenie; deri sa do te dua, do te shfaq veprimet e dashurise; nese nuk do te dua me, megjithate ti do vazhdosh te marresh prej meje te njejtat veprime, edhe nese ato rrjedhin nga motive te tjera: keshtu qe, ne mendjen e njerezve te tjere, mbizoteron ideja se dashuria nuk ka ndryshuar dhe eshte gjithnje e njejta. Ne kete menyre, premtoj kohezgjatjen e dukjes dashuri, ne nje kohe qe, pa u verbuar para vetes sime, ti premtoj tjetres nje dashuri te perjetshme.
 
Ah, cfare jeni ju, mendimet e mia te shkruara dhe te shprehura! Nuk ka kaluar shume kohe kur ishit ende aq te larmishem, te rinj dhe te keqinj, te mbushur plot me thumba dhe gjera te fshehta sa te me benit te teshtija dhe te qeshja; po tani? Tani jeni zhveshur nga risia juaj dhe kam frike se disa nga ju jane te gatshem per t'u bere te verteta: Aq shume te pavdekshem duken tashme, aq shume te ndershem sa te kepusin shpirtin, aq shume te merzitshem! Por a ka qene valle ndonjehere? Cfare shkruajme dhe pikturojme ne mandarinet me penel kinez, ne te perjetshmit e gjerave qe lihen te shkruara, cfare jemi te zote ne te pikturojme vete? Ah, gjithmone vetem ate qe deshiron te fishket dhe qe fillon te humbase eren! Ah, gjithmone vetem stuhi qe davariten, ndienja te vonuara te mbaruara dhe te zverdhura! Ah, gjithmone vetem zogj qe kane fluturuar dhe fluturuar deri sa jane lodhur dhe qe tani e lene veten te kapen edhe me dore, me doren tone! Ne pavdeksojme ate qe nuk mund te jetoje dhe te fluturoje per nje kohe te gjate: Mendimet e mia te shkruara dhe te pikturuara, per te cilat vetem kam ngjyra, ndoshta shume ngjyra, shume delikatesa te larmishme dhe pesedhjete ngjyra te verdha, kafe, jeshile dhe te kuqe: por askush nga ata nuk e merr me mendje se c'pamje kishit ju ne mengjeset tuja, ju shkendija te papritura dhe mrekulli te vetmise sime, ju mendimet e mia te lashta, te dashura... te keqia!
 
Ne Sarande: Lukove

Ne castet e perendimit te diellit, degjova nga nje kulle nje tingull te gjate kembane: nuk donte te ndalej dhe tingellonte, si i pangopur me veten, permbi zhurmen e rrugeve ne qiellin e mbremjes dhe ne ajrin e detit, kaq i tmerrshem, njekohesisht kaq femijeror, kaq i mbushur me trishtim. Atehere une mendova me fjalet e Nietzsches dhe befas i ndjeva ato ne zemer 'Ne teresi ajo qe eshte njerezore nuk meriton nje seriozitet te madh; e megjithate....

Ta kryesh me vone, me gjakfohtesi dhe me qetesi, ate qe ke thene, premtuar, vendosur ne nje çast pasioni-eshte nje nga peshat me te renda qe rendojne mbi Odeonin. Te te duhet te njohesh per te gjithe te ardhmen pasojat e inatit, te hakmarrjes flakeruese, te perkushtimit entuziast--kjo mund te ngjalle ndaj ketyre ndienjave nje hidherim shume te madh, sepse kudo, dhe vecanerisht mes Odeoneve, pikerisht keto ndienja jane objekt i nje kulti idhujtar. Odeonet u japin shume rendesi pasioneve dhe kane bere gjithnje keshtu; sigurisht, ata nderojne edhe kenaqesite e tmerrshme te pasionit, ne te cilat kenaqet nje njeri, pra ato shperthime hakmarrjeje qe pasohen nga vdekja, gjymtimi, mergimi, si dhe nenshtrimi i zemres se thyer. Ne c`do rast, ata e mbajne te zgjuar kureshtjen per pasionet, sikur te donin te thoshin: Ju nuk keni jetuar, nese keni jetuar pa pasione--Ngaqe jeni betuar per besnikeri, madje edhe ndaj nje krijese imagjinare, sic eshte Zoti, ngaqe ia ke premtuar zemren tende nje princi, nje partie, nje gruaje, nje urdheri fetar, nje artisti, nje mendimtari, kur ke qene ne nje gjendje iluzioni verbues i cili ushtronte mbi ty nje magjepsje dhe te bente qe te dukeshin ato krijesa si te denja per cdo nderim, per cdo sakrifice--mos valle je lidhur pazgjidhshmerisht me te? Mos valle atehere je mashtruar? A do te ishte e nevojshme qe ne Odeonet, per t'iu shpetuar ketyre dhimbjeve, te ruheshim nga shperthimi i ndienjes sone? Me mire te bindem dhe te pyes veten per keto dhimbje te shkaktuara nga bindjet e mia drejt ndienjes.
 
O shtegtar, kush je ti? Une te shikoj te ecesh ne rrugen tende pa gaz, pa dashuri, me sy te palexueshem; te lagur dhe te pikelluar si nje thellesi-mates i nxjerre perseri ne drite, i pakenaqur nga te gjitha thellesite; çfare kerkoje atje poshte? Me gjoksin qe psheretin, me buzet qe fshehin percmimin e tyre, me doren tashme te ngadalte kur kap dicka; kush je ti? اfare ke bere? اlodhu ketu: ky vend eshte mikprites per te gjithe, çlodhu! Dhe keshtu qe te jesh, çfare do deshiroje tani? اfare i nevojitet çlodhjes tende? Mjafton qe te flasesh: gjithcka kam une do ta jap! “per tu çlodhur? Per tu çlodhur? Fol! Nje maske asgje me tej, se vetem keshtu u jetoka mire pasi une s’di te genjej.
Ndoshta eshte shenje e lartesise kur nje filozof hesht dhe ndoshta dashuri kur ai kundershton veten. Eshte e padenje per zemrat e medha te perhapin turbullimin qe ndienje. Kush eshte i/e ditur mund ta kuptoje miresjelljen time.
 
Gjera qe nuk jane shkruar kurre, nuk jane ndier kurre, nuk jane vuajtur kurre. Keshtu vuan nje zot, nje Odeon. Une isha mes njerezve si mes fragmenteve te se ardhmes, te asaj te ardhmjeje qe shikoj une. Dhe gjithe shkrimet e mia jane kto, qe une ngjis ne nje njesi dhe ve bashke gjithçka eshte fragment, enigme dhe rast i tmerrshem. E si do te duroja te isha njeri, nese njeriu nuk do te ishte poet, zgjidhesh enigmash dhe shpetimtar i rastit? te shpetosh te kaluaren dhe ta shnderrosh te gjithe " ate qe ka qene" ne nje " une dua qe te jete keshtu" pikerisht ky quhet per mua shpetim.
Te mos duash me, te mos vleresosh me, dhe te mos krijosh me: oh, kjo lodhje e madhe qendron gjithnje larg meje!
Edhe tek kerkimi une ndiej vetem gezimin e krijimit dhe te te berit qe provon vullneti im, dhe nese ne ndergjegjen time ka pafajesi, kjo ndodh sepse ne te eshte vullneti i krijimit. Por serish ky vullnet me shtyn gjithnje drejt njeriut, vullneti per te krijuar eshte ne kraharorin tim: keshtu cekici shtyhet drejt gurit.
Ah, o njerez, per mua nje statuje fle brenda gurit, statuja e statujave! Medet, ajo fle ne me te fortin e me te shemtuarin e gureve! Tani çekici im terbohet mizorisht kunder burgut te statujes. Nga guri ngrihen fragmente te pluhrosura, po c'rendesi ka kjo per mua? Une dua ta mbaroj statujen. sepse nje hije erdhi tek une-me e heshtura dhe e lehta nga te gjitha gjerat erdhi tek mua!
 
Sa do desha vertet te harroj e s'mundem, gjithcka shfaqet para meje si nje film i vjeter, diku i qarte diku i prishur, e gjithsesi ndjehem i trishtuar tek kap pjesezat me negative te filmit tim jete. Por kurre une Odeoni nuk rashe ne pesimizem pasi ne horizont ka plot dashuri te cilat ne njerezit s'mund tu japim vleresimin e duhur. Vlen vertet vlen te ngrihesh tek rrezohesh, packa se duart jane bere plage e shpirti gjak rrjedh, kjo eshte qe mban gjalle tek mua ate bote ate bote.
Para disa ditesh pashe henen te plote nepermjet xhamit te makines tek ngjitesha lart ne nje maje mali te thepisur e cuditerisht i qesha asaj bukuroshe te trishtuar qe me ndiqte pas sikur desh te me tundonte perseri, ehhh nuk e bej me ate gabim me kete henez lozonjare qe kurre s'me la ti afrohesha packa se une vrapoja drejt saj. Kaloi kaloi edhe ky trishtim nen tingujt melankolike te nje kenge te trishtuar greke qe une here pas here e degjoj per te blatuar shpirtin tim teper te vrare.
Por kurre nuk bie pre e ndienjes deri ne verberi sepse i perngjaj ariut ne mal, pra me mire te fle ne lekure bualli dhe i qete sesa nen lule qe gjembat fshehin poshte.
 
E konsideroj si fat te dores se pare qe kam jetuar ne kohen e duhur dhe pikerisht mes Odeonesh, per te qene i pjekur ne keto shkrime medituese, kaq larg shkon tek mua kurioziteti i psikologut. Bota eshte e varfer per ate qe nuk ka qene kurre mjaft i semure per kete ''kenaqesi sketerre''... Besoj se i njoh me mire se cdokush tjeter mrekullite qe mund te beje Nietzsche, pesedhjete botet e ekstazave te cuditshme per te cilat asnje pervec tij nuk do te kishte flatra. Dhe ky qe jam une, aq i forte sa te kthej ne avantazhin tim edhe gjerat me problematike dhe te rrezikshme, e quaj Nietzschen mireberesin e madh te jetes sime per mesimet e tij, sepse ky njeri me mesoi te perballoj cdo furtune e goditje ne jete.
 
O shtegtar, kush je ti? Une te shikoj te ecesh ne rrugen tende pa gaz, pa dashuri, me sy te palexueshem; te lagur dhe te pikelluar si nje thellesi-mates i nxjerre perseri ne drite, i pakenaqur nga te gjitha thellesite; çfare kerkoje atje poshte? Me gjoksin qe psheretin, me buzet qe fshehin percmimin e tyre, me doren tashme te ngadalte kur kap dicka; kush je ti? اfare ke bere? اlodhu ketu: ky vend eshte mikprites per te gjithe, çlodhu! Dhe keshtu qe te jesh, çfare do deshiroje tani? اfare i nevojitet çlodhjes tende? Mjafton qe te flasesh: gjithcka kam une do ta jap! “per tu çlodhur? Per tu çlodhur? Fol! Nje maske asgje me tej, se vetem keshtu u jetoka mire pasi une s’di te genjej.
Ndoshta eshte shenje e lartesise kur nje filozof hesht dhe ndoshta dashuri kur ai kundershton veten. Eshte e padenje per zemrat e medha te perhapin turbullimin qe ndienje. Kush eshte i/e ditur mund ta kuptoje miresjelljen time.

tumblr_o7qtoi8b1I1ukk0b1o1_500.gif

E kesaj ane pergezoj,,,,,,,, Odeonet . :)
 

Attachments

  • tumblr_o7qtoi8b1I1ukk0b1o1_500.gif
    tumblr_o7qtoi8b1I1ukk0b1o1_500.gif
    981.7 KB · Shikime: 0
  • tumblr_o7qtoi8b1I1ukk0b1o1_500.gif
    tumblr_o7qtoi8b1I1ukk0b1o1_500.gif
    981.7 KB · Shikime: 0
Ne imoralistet!
Kjo bote, qe na perket neve, ne te cilen ne kemi pse te trembemi dhe dashurojme, kjo bote gati e padukshme, e pakapshme me rregulla te holla, bindje te holla, nje bote e "pothuajse" nga cdo pikpamje, e vrazhde, tinezare, te mprehte, te bute: po, ajo eshte e mbrojtur mire nga shikues te pagdhendur dhe nga kureshtja besimplote! Ne jemi zene brenda ne nje rrjete te shtrenguar dhe ne nje thes detyra dhe nuk mund te dalim qe andej: Ne brendesi te tyre jemi pikerisht "qenie me detyre" edhe ne! Eshte e vertete, nganjehere vallezojme ne "zinxhiret" tane dhe midis "shpatave" tona; me shpesh, nuk eshte me pak e vertete, nen peshen e tyre ne kercellijme dhembet dhe jemi te padurueshem per cdo kembengulje te fshehte te fatit tone. Por mund te bejme ate qe duam, torollaket dhe pamja e jashtme na thone: "Keto jane qenie njerezore pa detyra". Kunder nesh kemi gjithmone torollaket dhe pamjen e jashtme.
 
"Po cfare me ka ndodhur"? "Nuk e di" thashe me dy mendje "Ndoshta mbi tavolinen time kane kaluar shtrigat" Sot, here pas here, ndodh qe nje njeri i bute, i matur, kokeforte per te vrare mendjen papritmas, per te thyer pjatat, per te permbysur tavolinen, per te bertitur, per te fyer te gjithe; dhe me ne fund per t'u terhequr, i turperuar, i mbushur gjithe inat kunder vetvetes. Ku? Me c'qellim? Per te vdekur nga uria ne nje cep te larget? Per tu mbytur ne kujtimet e veta? Ajo qe provoi lakmite e nje shpirti me te larte e perzgjedhes, rralle here do ta gjeje sofren e shtruar, ushqimin gati. Por sot ajo eshte e jashtezakonshme. E perplasur ne nje epoke te zhurmshme dhe harbute, me te cilen nuk preferoi te hanim ne nje tas, ajo me lehtesi mund te vdese nga uria ose nga etja ose, ne rast se vendos "per te zgjatur duart" nga neveria e papritur e imja. Ka te ngjare qe te kemi ngrene te gjithe neper mensa ne te cilat nuk benin pjese me te drejtet; dhe pikerisht me shpirteroret se ne, ato me te veshtirat per t'u dashuruar, e njohin ate crregullim te rrezikshem sentimental qe lind nga nje mendim dhe nga nje zhgenjim i papritur per ndienjen tone dhe per ata qe kemi prane. Kjo eshte neveria kunder ndienjes.
 
Isha 7 vjec kur u deha per here te pare. Babai ishte me sherbim ne nje poste kufitare rreth 1 kilometer larg shtepise sone ne fshat, Ishte vape dhe mema me dergoi ti coja buke, bashke me buken edhe nje shishe raki.
E perfytyroj ende: ishte nje nga ato shishe qe perdoren per qumesht me tape te gjere plastike. Ndersa ecja ecja me hapa te shkurter ne ngjitjen e asaj kodre, lengu grafullonte dhe pika te tij binin ne kembet e mia te zhveshura. Perpiqesha per te mos derdhur shume dhe nderkaq mendoja: kaq e çmuar duhet te jete Rakia, kaq e mire, shume e mire, aq sa ma kane ndaluar gjithnje ta pi?! Kisha shijuar fshehurazi shume gjera te ndaluara dhe me ishin dukur te mrekullueshme, Sidoqofte shishja ishte mbushur fytas, lagesha shpesh, perse ta coja dem nje gje kaq te cmuar. per me teper kur nuk do ishte e mundur te merrej vesh nese e kisha pire une apo ishte derdhur. Isha aq i vogel sa, per te arritur te pija, m'u desh te ulesha, ta vija ne preher shishen e te thithja me buze. Provova pak: çfare zhgenjimi! Nuk shijoja asgje, shija nuk me pelqente aspak. Provova ende pasi te medhejte e pinin me fund sic thonin, dhe ketu duhet te kish dicka, bobobo me keq se kurre! Gjithsesi vazhdova te pija, deri sa arrita lart u hodha ne sulm kunder shishes edhe disa here. Me ne fund arrita: Babai hengri shume i uritur dhe bashke me shoket e tij e mbaroi shishen e rakise, nderkohe une kisha humbur drejtepeshimin dhe vija verdalle si nje krric i plagosur duke pellitur. Mbaj mend duart e forta te tim eti tek me cuan ne nje shtrat dhe neverine time per shijen e keqe qe ndieja ne stomak, e kuptoja kisha vepruar mjaft keq. Fjeta deri pasdite vone dhe pasdite kur mema ime me zgjoi isha nje femije teper i semure.
Te medhejte kishin te drejte, rakia nuk eshte per femijet, dhe vertet nese fati do kish vendosur ndryshe do te kisha bere pa te deri diten e vdekjes. Por ja qe ngado qe shkoja ne cdo tavoline me ndiqte kjo e uruar, deri sa nje dite u brumos tek mua pasioni i fshehte per kete Horre.
 
Dua te arrij dicka te sigurte ne kete bote, dhe kete metoj ta arrij nepermjet nje perqendrimi te patundur. Jam i interesuar per nje gje unike dhe thelbesore: اlirimin e vetvetes. Deshiroj te cliroj veten nga te gjithe kuvlite dhe frikat e mia, e jo t'i jap nje sekt apo nje fe me shume, apo te formulizoj teori a filozofi te reja.
Une skam dishepuj, nuk kam apostuj, as mbi toke, as ne mbreterine e frymes. Nuk me grish etja per para e as deshira per nje jete te qete. Qellimi im i vetem eshte ta bej veten teresisht dhe absolutisht te lire. Ky eshte synimi i nje Odeoni i cili sheh, degjon, perjeton, caste te kendshme ashtu si edhe te hidhura.
Por une perseri hidhem ne sulm Odeonik mbi gjithe ata njerez te cilet pajtohen me fatin e tyre: Asgje nuk eshte me e padurueshme per njeriun se qendrimi ne nje pushim absolut, pa pasione, pa pune, pa argetim, pa perkushtime. Atehere ndien asgjene e tij, braktisjen, pamjaftueshmerine, varesine, pafuqishmerine, boshllekun.
Prej fundit te shpirtit te tij deshiron te dale sa me shpejt merzia, tmerri, trishtimi, dhimbja, bezdia, deshperimi.
Nese jetohet pa kerkuar keto qe une shpreh te cilat une i quaj nje verbim i mbinatyrshem, eshte vertet e tmerrshme te vazhdosh te jetosh keq duke besuar ne Zot.

Dedikuar shpirtit te Lire.
 
Ne shkrimet e nje vetmitari degjohet gjithmone edhe dicka nga jehona e shkretetires, dicka nga peshperimat dhe nga veshtrimi i druajtur i vetmise; nga fjalet e tij, nga vete britma e tij oshetin ende nje menyre heshtjeje e re dhe me e rrezikshme per te ruajtur nje te fshehte. Eshte e fshehta e Odeonit te cilen e ruaj fort aq me teper tani tek e mbeshtjell me deboren e ketij miku (Dimri). Tani jam mbyllur ne vetvete e vuaj bashke me veten. Ngrita koken drejt qiellit ehhh, eshte ajo lozonjarja e ndritshme, eshte ajo e perbashketa qe me perulje ndihme i kerkoj. Mrekulli tani te dalloj qarte te ulur, ashtu sic uleshe lirshem me mua, por kesaj rradhe je ulur atje tej buze detit tend. Veshtrimi eshte po ai, depertues e i bute, vetem pak i lagesht. Edhe buzet jane po ato,hunda, veshet, trupi e gjithcka e jotja. Je ti. Zgjas doren te te prek, por dora ndesh vetem ne zbrazetiren e ftohte, e prap ti je aty pa levizur.
Nje kercitje me permendi dhe me solli ne boten ku jemi ne te dy, as ne qiell, as ne toke. Do jetoj Jete, normale do e perballoj edhe kete rradhe te fundit. Tashme ti e di, ti me me njeh, do te shkoj atje lart si perhera prane miqve te mi te atmosferes, ku me te miret jane ata me te ashprit te cilet me dhimbjet qe me shkaktojne me nderojne.
Kete se kisha provuar kurre me pare. E sa gjera te tjera qe nuk i njoh do te provoj? Kush do jem une ketej e tutje? Le te behet si te behet. Jashte ka debore e pisha jeshile, kisha deshire te veshtroja vec ato e te mos mendoja me per gje tjeter.
 
Odeonet qe jane fate, qe duke mbajtur veten e tyre mbajne fate, gjithe lloji i mbajtesve heroike te peshave, oh, me sa deshire qe do shlodheshin njehere e mire nga vetja e tyre! Sa shume nevoje do te kishin per zemra dhe mendje te forta, per te hequr qafe, te pakten per ndonje ore, ate qe i shtyp! Dhe ndjejne me kot etje per kete!...
Odeonet presin, shikojne per hesap te tyre gjithcka qe kalon, por askush nuk u vjen ne ndihme qofte edhe me nje fije vuajtjeje apo pasioni, askush nuk e merr me mend se ne c'mase presin ata... Me ne fund, me ne fund ata mesojne urtesine e pare te jetes se tyre: te mos presin me, dhe menjehere me pas te dyten: te jene te perzemert, te jene modeste, qe tani e tutje te durojne te gjithe e gjithcka, shkurt, te durojne ende edhe pak me shume nga sa kane duruar deri tani.
 
Odeon me zemer, i cili e ka ate te fshehte te madhe, zot tundues dhe fyelltar magjik gjahtar ndergjegjesh, zeri i te cilit di te zbrese ne boten sketerre te cdo shpirti, qe nuk thote asnje fjale, nuk hedh asnje veshtrim ne te cilin te mos kete nje perkujdesje dhe nje thellesi te joshjes, ne mjeshterine te te cilit ben pjese fakti qe eshte i zoti te shfaqet, dhe jo per ate qe eshte, por per ate qe, per ata qe e ndjekin.
Odeon me zemer i cili ben te heshte cdo zhurme dhe cdo kenaqesi dhe qe meson ndonje per te degjuar, qe lemon shpirtrat e vrazhde dhe u jep atyre per te shijuar nje deshire te re, ate te qendruarit ne heshtje si nje pasqyre ne te cilen pasqyrohet qielli i thelle;
Odeon me zemer qe i meson dores se ngathet dhe te nxituar te prese dhe te kape me kujdes;
Odeon me zemer qe e merr me mend thesarin e fshehur dhe te harruar, piken e shpirtmiresise dhe te karakterit te embel shpirteror nen akullin e erret dhe te trashe. E pra te tilla jane Odeonet, te kendshem, te guximshem, krijues, te tille sa jane te afte te dalin nga çdo labirinth, te mposhtin çdo pasion, te afte te vuajne me vetveten.

Kushtuar meditues-ve
 
Redaktimi i fundit:
Nuk me vjen mire, qe rrufeja nuk beri me shume deme, dhe as qe rropatem ta shmang. Ajo duhet te mesoje te punoje per mua. Dija me rritet e zgjerohet e me teper, si nje re qe mbledh rrebesh, ajo behet gjithnje me e heshtur dhe me e erret. Keshtu ndodh me te gjitha dijet, nga te cilat shkrep rrufeja.
Per njerezit e sotem s'dua te jem drite, dhe as te quhem drite. Ata dua t'i verboj. Rrufe e dijes, verbojua syte!
Por .... Eh, ku ike kohe? Nuk u gremise ne pusin e thelle? Bota fle.
Ah, qeni leh, hena ndrin. Kam mall te vdes te vdes perpara sesa te them c'me mendon zemra ne mesnate.
Kam vdekur. Gjithcka mbaroi. Merimange, perse po end rreth meje rrjeten? Ke etje per gjak? Ah, po bie vesa, erdhi casti, casti kur ngrin trupi, casti qe te pyet e te pyet: "ا'i ka mbetur akoma zemres per te bere? Kush do te jete bashkeudhetari yt. Kush deshiron te thote keshtu: keshtu duhet te mbarojne historite e vogla e te medha!"
Casti afroi! degjo. Kjo ligjerate eshte per veshet e holle, per veshin tend--C'thote mesnata e thelle?
 
O Rreze, mos deshiron te izolohesh? A deshiron te gjesh rrugen per tek vetvetja? Prit dhe pak dhe degjome.
Armiku jot me i rrezikshem, eshte gjithmone vetvetja qe ti perhere do te takosh, sepse ti intrigon kunder vetes ne pyje e shpella.
O vetmimtare, ti i ke hyre rruges per tek vetvetja! Rruga jote kalon para teje dhe para shtate djajve te tu. Ne syte e vetes heretike, shtrige, magjistare dhe palace do te behesh, dyshuese, e ndyre, dhe e lige.
Ti duhesh te djegesh brenda vetes flaken tende, s'mund te rilindesh e te rinovohesh po su bere se pari vete hi!
O vetmimtare, ti ndjek rrugen e atij qe krijon, ti do te krijosh nje zot prej shtate djajve te tu.
O vetmimtare, ti ndjek rrugen e atij qe dashuron, ti e do veten, dhe prandaj e percmon, ashtu sic do te percmoje ai qe vertet te dashuron ende.
Ai qe dashuron, deshiron te krijoje, prandaj percmon! Ku merr vesh nga dashuria ai qe s'ka mundur te percmoje ate qe dashuron!
Me dashurine tende dhe me krijimin tend, izolohesh, o rreze, dhe vec me vone do te ndjeke me pas drejtesia.
Me lotet e mia shko ne vetmi, e rrezja ime. Une e dua ate qe do te krijoje mbi veten, dhe per kete vdes.

Dedikuar Rrezeve diellore.
 
I dua ata qe, s'dine te rrojne pa perenduar, se ata kalojne ne anen tjeter.
I dua ata qe, s'kerkojne tej yjeve arsye per te perenduar, per t'u sakrifikuar, por i sakrifikohen tokes, qe kjo nje dite ti takoje atyre.
E dua ate qe, dashuron virtytin e tij, se virtyti eshte vullneti per te perenduar, nje shigjete deshire.
E dua ate qe, nuk ruan per vete asnje pike shpirt, por do qe te jete i gjithi shpirt i virtytit te tij keshtu ai kalon, si shpirt, jeten e tij.
E dua ate qe, virtytin qe ka e ben prirje dhe fatalitet te vetin: keshtu ai do qe te jetoje me tej, e te mos rroje me vetem per dashurine e virtytit te vet.
E dua ate qe, ka shpirt e zemer te lire, keshtu mendjen e ka bark te zemres se tij, dhe zemra, zemra e shtyn te perendoje.
E dua ate qe, ka shpirt aq vlues, sa te harroje veten me gjithcka; gjithcka behet atehere perendim per te.
E dua ate qe, hedh fjale floriri para veprave te tija dhe fjalen mban me shume se sa premton, se ai do qe te vdese.
E dua ate qe, nuk do te kete shume virtyte. Nje virtyt vlen me shume se dy, sepse eshte nyje me e forte ku lidhet fati.
I dua te gjithe ata qe jane si pika te renda shiu, e qe bien nje e nga nje nga reja e zeze qe rri varur mbi njerezit; ata lajmerojne rrufene, dhe vdesin si lajmetare.

Por mbi te gjitha une dua Miqte e mi te atmosferes, furtunen, acarin, rrufene, deboren, sepse vetem ne keta miq te ashper une gjej sinqeritet, qofte ky i shprehur dhe me egersi.
 
Te jesh i vertete, pak dine. dhe ai qe di, nuk do qe te jete. Me pak nga te gjithe e dine te miret.
Ah, keta te mire!- Njerezit e mire nuk thone kurre te verteten. Te jesh i mire keshtu si keta, eshte nje semundje per shpirtin. Prandaj une sot hidhem ne sulm kunder njerzve te mire, sepse sot me shume se kurre po vleresohet harbuteria, te cilen une kurre s'desha ta njoh. Prandaj une sot kam mik dimrin, kete bablok qe nuk genjen me ashpersine e tij. Une ndihem vecanerisht keq ne mengjes, ne oret e para, kur rrotat e makines kercasin ne akullin e forte, tek eci ne rrugen e hirte. Me padurim pres atehere, qe qielli te ndricohet, qielli dimeror me mjeker te bardhe, ky plaku me koke te thinjur, ky qiell heshtak, qe shpesh edhe diellin e detyron te heshte!
E mesova ndoshta prej tij kete heshtje te gjate e te ndritur? Apo ai ka mesuar prej meje? Apo secili nga vetja e shpiku?
Eshte gje e mire, gjithashtu, heshtja e gjate, dhe njelloj si qielli i dimrit te veshtrosh me pamje te qete dhe sy te kthjellet, si ai te fshehesh diellin tend dhe vullnetin e pathyeshem te tij. E kam mesuar mire kete marifet dhe kete djallezi te dimrit. Eshte dinakeria dhe marifeti me i dashur, qe ka mesuar heshtja ime, per te mos e tradhetuar.
Me tringellime fjalesh e zaresh kam mundur me dredhi ata qe presin ne solemnitet. Per te gjithe keta vigjellues te rrepte, duhet te jene te panjohura vullneti dhe synimi im. Qe asnje te mos shohe ne brendesine time dhe ne vullnetin tim te hekurt, kam shpikur heshtjen time.
 
Romanca, kjo genjeshter.
Akoma nuk ka ardhur per mua casti i betejes se fundit, apo mos do vije tani? Se deti dhe jeta me veshtrojne perreth me bukuri tinzare.
Oh, mesdite e jetes sime! Oh, lumturi qe i paraprin nates! Oh, liman ne det te hapur! Oh paqe e pasigurise! Sa ruhem nga ju!
Sa i ruhem bukurise tinzare! Une i perngjas te dashurit qe ruhet nga buzeqeshjet perkedhelese. Ashtu si shtyn ai larg vetes te dashuren, i bute ne ashpersi dhe xheloz, keshtu shtyj larg meje sot kete rreze diellore qe nuk me meriton me.
Larg meje, o rreze diellore! Me ty do te me vije nje lumturi e padeshiruar. Une jam ketu i gatshem per te ndjere dhimbjen me te thelle. Ti mund te kthehesh tek mua jo ne kohe.
Larg meje, o rreze e lumtur! zgjidhe me mire banesen tende atje poshte tek paragjykimet e tua, nxito dhe bekoji me lumturine time, para se te bjere mbremja!
Lumturia me eshte qepur nga pas keto kohet e fundit. Perse nuk u qepem grave, lumturia eshte nje grua.
 
Shkel shtigje te reja, gjuhe e re me vjen; u lodha, si te gjithe krijuesit nga gjuhet antike. Shpirti im nuk deshiron me te ece me kepuce te vjetra.
Sa e ngadalshme eshte per mua çdo shprehje; ne makinen tende po hip, o stuhi! Edhe ty dua te fshikulloj me ligesine time! Si britme gazi dua te kaloj dete te larget, deri sa te gjej ishujt e bekuar ku banojne miqte e mi.
Dhe armiqte e mi, mes tyre! Sa e dua cilindo me te cilin mund te flas! Edhe armiqte i perkasin lumturise sime. Dhe kur dua t'i hip me te egrit nder kuajt qe kam, heshta ime me ndih me shume se gjithcka; ajo eshte sherbetore perhere e gatshme e kembes sime. Heshta, qe ju hedh armiqve! Sa i falenderoj ata, qe me ne fund munda ta hedh!
E rende, teper e rende ishte ngarkesa e rese sime; mes te qeshurash vetetime vershime bresheri te hedh dua, dhe thelle. Me te vertete si stuhi me vijne lumturia dhe liria! Por miqte e mi do te duhet te besojne se '' i Ligu " po ç'fryn mbi kokat e tyre! Po dhe ju do te trembeni, o miq, nga dituria ime e eger, e ndoshta do te arratiseni prej saj, bashke me armiqte e mi. Ah, sikur te dija t'ju therrisja me fyej baritore! Ah, sikur dituria ime luaneshe te mund te mesonte te buronte embelsisht! Bashke , bashke shume gjera ne mesuam.
Dituria ime e eger u mbars mbi male vetmimtare; mbi shkembinj te ashper lindi beben e saj, beben e saj te fundit. Tani si i çmendur vrapon mes shkretetires se pameshirshme dhe kerkon nje plis te bute me bar--ajo, dituria ime e eger. Mbi plisin e bute te zemrave tuaja, o lexues, ne dashurine tuaj, do doja te perkundja diturine time!.
 
Sa larg, eshte kjo "e larget" lumturi Odeonike? Per kete nuk e vras mendjen! Une qendroj fort me te dyja kembet ne kete themel, ne kete themel te perjetshem, ne keta shkembinj te ashper, ne kete mal te larte e te patundur, ku bashkohen te gjitha ererat si tek sinori i tyre, duke pyetur: Ku? Nga ku? Per ku?
Qesh e shkulu se qeshuri dinakeria ime e ndritshme dhe e shenjte. Nga lartesia e malit flakero qeshjen shpotitese e shkreptimtare!
Dhe ndillme me karremin tend, me prehtesine tende mua, peshkun njerezor! Vertitu jashte, o grepi im! Futu thelle e me thelle brenda, karrem i lumturise sime! piko lengun tend te embel, mjalte i zemres! Kafsho, o grepi im, ne barkun e te gjitha hidherimeve te erreta!
Shih perjashta, syri im! Sa dete me rrethojne, sa perendime te ardhshmesh njerezore! Mbi mua, ç'qetesi e trendafilte dhe ç'heshtje pa nje re!
 
Ka nje Djall brenda shpirtit qe me sjell drejt teje, magjia dhe praktika e tij bejne per mua. Nje djall per t'u vrare qe rruge sdhpetimi nuk ka me, s'do jete fundi i botes se preku fundin, ehh me mire keshtu. Ka nje djall brenda shpirtit tim qe c'do dite ha brenda meje, eshte mbase jashte c'do logjike por mbase ai eshte, nje mesazh per te kuptuar per te ndjekur nje piste te re sepse ne bejme pjese ne te njejten vuajtje. Eshte mbase kohe per ndryshim qe ti themi jetes si engjej apo si vrases qe c'do njeri ne te kaluaren pati fatin e tij. Ka nje djall brenda meje qe c'do nate me flet per ty, ne librin e tij ka nje formule per mua, kam nevoje per dashurine tende, kam nevoje te ndjehem mire se une s'dua indiference pra pak me shume koshience.
Por une jam nje shpirt i lire, dhe a jetojne dot shpirtrat e lire bashke me femrat? ne pergjithesi une besoj se do me pelqente te thoja te verteten: Do pelqeja me shume te fluturoja vetem.
 
Tani ulem e prehem ne cdo siperfaqe, dremis neper pasqyra dhe xhame dritaresh si pluhuri i lodhur. Te gjithe me terheqin per diku, asgje s'me dhurojne, dhe per dreq, jam katandisur kaq hollak dhe thatak, sa, per pak, ngjaj si nje hije. Por ti je Odeon, qe prej kohesh te ndjek kemba kembes. Megjithese me fshihesh, kam mbetur ende hija jote me e mire. Kudo ku je ulur, jam ulur dhe une. U enda me ty ne botet me vetmimtare e me te ftohta, si nje fantazem qe s'e ka per gje te vrapoje mbi cati dimerore e mbi debore.
Me ty i bera pluhur e hi te gjitha ato qe me adhuronte zemra, i shkallmova te gjithe kufijte dhe perfytyrimet, duke ndjekur deshira me te rrezikshme. Njehere kalova mbi te gjithe mekatet. Me ty c'mesova t'u besoj fjaleve dhe vlerave te emrave te medhenj, kur djalli nderron lekuren, a nuk nderron edhe emrin? sepse lekura eshte edhe emer. Djalli vete, ndoshta , eshte lekure.
''Nuk eshte e vertete, gjithcka lejohet!" i flisja vetes per t'u cytur. Ah, ku me iku miresia, turpi dhe besimi tek te miret? Ah, ku me humbi kjo pafajesi e hijshme qe kisha njehere, pafajesia ndaj te mireve dhe genjeshtrave fisnike? Mjaft gjera m'u zbuluan, nuk me interesojne me. Asgje nuk eshte me e gjalle, sesa ajo qe dua. Si munda ta dua perseri vetveten? "Te jetoj si ma do qejfi, apo hic fare!", ja ç'dua. Kete e do edhe me shejtori. Ah, si do mundem te provoj serish kenaqesine? A kam akoma nje qellim? Nje liman, ku te me endet anija?
E pra jetoj perseri rrebeluar kunder gjithckaje, tashme eshte koha te fal dhe marr serish kenaqesi.
 
O romance, vegel ligesie, me i pafajshem nga te gjithe! Isha gati per vallen me te bukur; kur frymezimin me notat e tua me vrave! Vetem ne vallezim di te shpreh simbolet e gjerave supreme- dhe tani simboli im suprem ngeci ne fyt, i pathene!, e pazgjedhur me mbeti shpresa ime me e madhe! Dhe me vdiqen te gjithe perfytyrimet dhe kenaqesite e rinise sime! Si durova? Si u sherova, si mbijetova ato plage? Si u ngjall shpirti im prej varresh te tille?
Une kam dicka te pacenueshme, te pavarrosshme, dicka qe shkembijte derrmon: ky quhet vullnet, vullnet i hekurt Odeonik.
I heshtur . i pandryshuar viteve mbeti. Vullneti im plak te ece me kembet e mia; i pazemer, mizor dhe i pacenueshem eshte fundi i tij. I pacenueshem une jam vec ne thember. Akoma ti rron, dhe i barabarte me veten qendron, o shembull durimi! Edhe njehere rrugen cave mes te gjithe varreve! Rron akoma tek ti ajo qe sm'u zgjidh gjate rinise; dhe si rini dhe jete akoma ti ketu rri, mbi germadha verdhacake varresh duke shpresuar.
Po, ti je ai qe te gjitha varret germadha i ben; te pershendes, o vullneti im! Se vec ku ka varre, ka edhe ringjallje.
Me degjuan o vullneti im, por pak me besuan, menduan se une luaja lojen e duhur! Tashme e mesuan e kane te qarte qe une jam i vertete dhe flaka gjithcka pas sepse; Apostulli im Nietzsche tha: Dicka qe eshte buze gremines rrezoje ajo nuk ka shpetim, ne djall te shkoje pra.
Si stuhi fluturojne Odeonet ne rruget e tyre, kjo eshte ecja e tyre. Ndjekin vullnetin e tyre te paepur: kjo eshte ftohtesia e tyre.

Duhet te mesoje te ndertoje ne male ai qe njeh! Per shpirtin pak eshte te luash malet-a e dinit kete?
 
Tani ulem e prehem ne cdo siperfaqe, dremis neper pasqyra dhe xhame dritaresh si pluhuri i lodhur. Te gjithe me terheqin per diku, asgje s'me dhurojne, dhe per dreq, jam katandisur kaq hollak dhe thatak, sa, per pak, ngjaj si nje hije. Por ti je Odeon, qe prej kohesh te ndjek kemba kembes. Megjithese me fshihesh, kam mbetur ende hija jote me e mire. Kudo ku je ulur, jam ulur dhe une. U enda me ty ne botet me vetmimtare e me te ftohta, si nje fantazem qe s'e ka per gje te vrapoje mbi cati dimerore e mbi debore.
Me ty i bera pluhur e hi te gjitha ato qe me adhuronte zemra, i shkallmova te gjithe kufijte dhe perfytyrimet, duke ndjekur deshira me te rrezikshme. Njehere kalova mbi te gjithe mekatet. Me ty c'mesova t'u besoj fjaleve dhe vlerave te emrave te medhenj, kur djalli nderron lekuren, a nuk nderron edhe emrin? sepse lekura eshte edhe emer. Djalli vete, ndoshta , eshte lekure.
''Nuk eshte e vertete, gjithcka lejohet!" i flisja vetes per t'u cytur. Ah, ku me iku miresia, turpi dhe besimi tek te miret? Ah, ku me humbi kjo pafajesi e hijshme qe kisha njehere, pafajesia ndaj te mireve dhe genjeshtrave fisnike? Mjaft gjera m'u zbuluan, nuk me interesojne me. Asgje nuk eshte me e gjalle, sesa ajo qe dua. Si munda ta dua perseri vetveten? "Te jetoj si ma do qejfi, apo hic fare!", ja ç'dua. Kete e do edhe me shejtori. Ah, si do mundem te provoj serish kenaqesine? A kam akoma nje qellim? Nje liman, ku te me endet anija?
E pra jetoj perseri rrebeluar kunder gjithckaje, tashme eshte koha te fal dhe marr serish kenaqesi.

Me nje kok turbullire,gjej veten neper coperzat e shpirtit Odeonik.
Mos pushoft dora juaj se pruri ato qe kumbojne si farketari godet mbi metalin e tij. :)
Faleminderit!
 
Nder ata qe shkruajne, dua vetem ata qe shkruajne me ndienjen e vet. Shkruaj me ndienje, e do te mesosh qe ndienja eshte shpirt.
Nuk eshte e lehte te kuptosh ndienjen e tjetrit, prandaj une urrej ata qe lexojne per te kaluar kohen. Ai qe shkruan me ndienje dhe me fjale te urta, nuk duhet vetem te lexohet, ai duhet mesuar permendesh.
Nder male udha e drejte shkon nga maja ne maje, atje do te fleje Odeoni sepse ne maja te larta thuhen majat. Ai qe ngjitet ne malin me te larte, qesh me te gjitha dramat, serioze apo te shtira. Mosperfilles, kryengrites, dhunues-keshtu, keshtu na dashuron mençuria; ajo eshte femer, dhe femra dashuron gjithnje luftetarin.
Ju me thoni "jeta eshte e veshtire, jeta nuk durohet". Atehere perse e keni ate krenari ne mengjes dhe ate doreheqje ne mbremje? Jeta eshte e veshtire, jeta nuk durohet por mos u shitni delikate! Te gjithe jemi te hijshem, por edhe gomere ngarkese. E ç'kemi te perbashket ne me gonxhen e trendafilit, qe dridhet kur ne trupin e saj nje pike vese bie? E vertete eshte: e dashurojme jeten, ama jo sepse jemi mesuar me te, po sepse jemi mesuar te dashurojme. Gjithnje ka pak çmendi e dashuri. Por gjithnje ama, ka ca arsye ne çdo çmendi. Dhe mua, qe te shtrejte e çmoj jeten, me duket se para gjithçkaje, marrin vesh nga lumturia fluturat dhe flluskat e sapunit, si dhe gjithçka e ngjashme me to, qe egziston mes njerezve. Do te besoja vetem ne nje Zot qe do te dinte te kercente. Dhe kur pashe djallin tim, e gjeta serioz te sakte, thelle, solemn. Ishte shpirti i ndienjes tek ai.
Nuk vritet me inat, por me gaz. Hajde djema te vrasim ndienjen, ate te rendeses. Mesova te ec; po qe atehere bej si bej e vrapoj. Mesova te fluturoj; qe atehere nuk pres te me godasin, per te levizur nga vendi.
Tani jam i lehte, tani fluturoj, tani nje Nikol me perdor per te kercyer. E pra Odeoni gjeti serish qetesine dhe lirine, tashme jam i lire te fluturoj serish.
 
Rreth drites se lirise vertitem, dhe Odeonet e rinj. Por sa me shume shtyhem ne moshe, aq me teper me ftohet e hollohet gjaku. Tani me ha malli per qetesine, erresiren, peshperitjet dhe soben e ngrohte.
Ndoshta me eshte zbehur kurajoja, meqe vetmia me ka gelltitur si nje balene? Ah, gjithmone jane te paket ata qe kane ne zemer nje kurajo te gjate e te zellshme dhe ata qe kane nje shpirt durimtar. Gjithcka tjeter mbetet eshte vec poshtersi.
Kush eshte nga soji im Odeonik, do t'i takoje ne udhen e pervojes, dhe keta do jene amoralet dhe pehlivanet, me pas do takoje besniket, e keta do jene jo pak, plot dashuri, plot cmenduri, plot adhurim feminor.
Me keta besnike nuk duhet te lidhe kush zemren ne mes te njerzve, eshte nga soji im i kesaj vere mes luadheve plot ngjyra. Mund te veproje edhe ndryshe, mund te deshiroje edhe ndryshe. Gjysma sebashku me gjysmen e prishin te teren. Fletet fishken, perse te ankohesh!
Leri te ikin e te bien, Odeon, dhe mos u anko! Apo me mire shushuri me eren nen to.
Fryj nen kete gjethe, Odeon, qe gjithcka e fishkur t'ia mbathe me vrap para teje!
 
Qe lartesia e vetmuar te mos jete perjetesisht e shkrete dhe e vetekenaqur, qe mali te zbrese ne lugine, dhe ererat e kreshtave te fryjne ne rrafshultat: Oh, kush do ta gjeje emrin e pershtatshem per te pagezuar nje frymezim te tille! "Virtyt qe te nenshtron", keshtu e quajti nje here Odeoni kete te paemer. Dhe atehere ndodhi, per here te pare, qe fjala e tij te levdonte egoizmin, te shenjtin dhe te mirin egoizem, qe buronte nga shpirti i fuqishem. - Nga shpirti i fuqishem, te cilit i perkiste nje trup i larte, i hijshem, ngadhenjimtar, plot me jete, qe per gjithcka behet shembelltyre. Trupi i lakueshem e joshes, valltari simbol i te cilit eshte shpirti i gezuar i tij. Gezimin egoist te ketij trupi e te ketij shpirti e quajti"virtyt". Me fjalet e tij per te miren e per te keqen, ky gezim egoist mbrohet nga vetja, sikur t'i rrinin rreth e qark si nje pyll i shenjte. Me emrat e lumturise se tij ai debon nga vetja gjithcka perbuzese. Duke debuar nga vetja gjithcka qe ka frike, ai thote: e keqe - Kjo eshte frika. E perbuzshme i duket gjithcka qe lengon, psheretin, ankohet dhe grumbullon perfitime te vockela. Ai perbuz edhe urtesine ankimtare, sepse, ne te vertete ka nje urtesi qe lulezon ne erresire, nje ultesi me hije nate, qe gjithnje psheretin: "Gjithcka eshte e kote!". Ai nuk cmon pabesine e frikesuar dhe ata qe duan betime ne vend te syve dhe te duarve; dhe as urtesine teper te pabese, sepse ky eshte qendrimi i shpirtrave frikacake. Sajdia i duket akoma me e ulet. Bushter qe shtrihet menjehere ne kurriz, e pervuajtur. Kete i shkakton edhe urtesia e pervuajtur qenerore, e devotshme dhe plot respekt. Ai urren gjer ne neveri ate qe nuk do te mbrohet, qe gelltit peshtyma me helm e veshtrime te liga, durimtarin qe doron gjithcka e nga c’do gje eshte i kenaqur. Keto jane vetem veprime sklleverish. Te keqe ai quan gjithcka qe eshte e ulet, e perulur dhe servile, syte qe te miklojne me frike, zemrat e shtypura, qendrimin e shtrire e burracak, qe te puth me buzet e gjera me druajtje. Urtesi te rreme, keshtu quan ate qe sherbetoret, pleqte dhe te sfiliturit e shtrydhin nga shpirti dhe mbi te gjitha c’mendurine absurde e pedante te femrave. Sa dem shkaktojne me intrigat egoiste dijetaret e ceket e te rreme, femrat, te lodhurit nga jeta, dhe ata qe e kane shpirtin si te grave e te lakejve. Ky duhet te jete e te quhet virtyt, te ngriturit kunder egoizmit!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top