Asgjë nuk është më e vështirë, sesa t’i besosh dikujt

“E vërteta është që nuk më beson”, një frazë që, kur shqiptohet nga dikush që duam, dhemb më shumë sesa një gur mbi zemër, aq tmerrësisht e vërtetë sa është e frikshme

Sa me vret kjo kur ma thot ????
 
Sepse të besosh do të thotë të kesh besim, domethënë t’i besosh plotësisht veten personit tjetër, gjesteve dhe fjalëve të tij, të hapësh veten në një mënyrë gjithëpërfshirëse, të heqësh çdo forcë të blinduar dhe të japësh pak nga vetja. Dhe kjo është kaq e frikshme.
 
Temë e bukur @Marla ? dhe e kuptoj pse e ke postuar te të ndryshme.

Besimi është një fenomen që lind me kalimin e kohës. Është në natyrën tonë vigjilenca/syhaptësia si mekanizëm mbrojtës, por edhe aq vetëshkatrues në raporte të cilës do natyrë. Mosbesimi lind në ato momente kur dikush thotë diçka apo vepron në mënyrë që then besimin e krijuar, ose thjeshtë të kujton dikë tjetër që ishte i/e padrejtë ndaj teje.

Ndaj gjithmonë kam pasur udhërëfyese thënien:
‘Qëdro prore zgjuar ndaj syrit të paturpëruar, që mos të të befasojnë çastet kur mund të gabojnë ndaj teje’.
 
Por kjo nuk mund të jetë një arsye e mirë për të ndaluar dashurinë, vetëm sepse ato na lëndojnë nuk do të thotë se do të ndodhë përsëri, sepse jo të gjithë njerëzit janë njësoj. Dhe ata që do të jenë në gjendje të kujdesen për ne dhe të ledhatojnë plagët e zemrës dhe të shpirtit do të vijnë në jetën tonë derisa të pushojnë së lënduari.
Llastik korce :p
 
Shume nga ne besojne teper kollaj, shume te tjere jane me te arsyeshem, shume te tjere kerkojne prova per te dhene besimin te tjetri....meqenese karakteret tona jane te ndryshme, dhe grada e besimit qe japim eshte e ndryshme!
Po ama nje gje e kemi te gjithe te perbashket....nje dite humbim besimin te dikush dhe eshte teper e veshtire qe ta krijojme per se dyti.

Eshte ky zhgenjim per diçka qe e dhame me zemer dhe pa ndrojtje, diçka qe e besuam te paster dhe te sinqerte, diçka per te cilen kemi qene verberisht dhe marrezisht ne bindje te plote per tjetrin.

Nje shprehje qe e kam kthyer ne parim thote: "Besimi fitohet por nuk dhurohet"!
 
Nje gje e di sigurt. Besimi sa shkon e humbet, zbehet.
 
Un per vete besoj shum tek tjeret..ndoshta pse nga natyra jam kominikuse dhe nisem nga vetja..por ndodh nese e humbas besimin tek tjetri..ai do jet kapitull i mbyllur per mua..edhe nese kerkojn falje..se di e kam dreqin e madh mbase se nuk mund te kthej besimin me?‍♀️?
 
Personalisht jam shume perzgjedhes kujt i fal besimin tim.
Them fal sepse nga momenti qe mendoj se dikush e meriton besimin tim ja fal pa problem.
Pastaj eshte pune e tij/saj qe mos ta shperdoroje.
Nga momenti qe personi thyen besimin tim aty mbaron filmi?

Theksoj qe jam shume perzgjedhes ne personat qe me rrethojne por nese ben pjese ne rrethin tim atehere besimin ta kam fal direkt.
 
Un per vete besoj shum tek tjeret..ndoshta pse nga natyra jam kominikuse dhe nisem nga vetja..por ndodh nese e humbas besimin tek tjetri..ai do jet kapitull i mbyllur per mua..edhe nese kerkojn falje..se di e kam dreqin e madh mbase se nuk mund te kthej besimin me?‍♀️?
per pak rash ne dashuri, aq bukur ke fol :p
 
Donjehere themi, nuk besoj/me mo sepse me kane prer ne bese, ose jam zhgenjyer, por kur drejtojme gishtin nga njeri tjetri, harrojme qe shpejt qe dikush mund te na akuzoje dhe drejtoje dhe nga ne gishtin. Nuk ka person te pafajshem tani, e as viktima qe pretendon se I eshte thyer besimi, e as ajo qe I thojne nuk te 'besojme' pra Jeta eshte shkall sic ke vepruar do te veprohet dhe me ty. Koha ka ardhur qe as hijes tende nuk I ze bese, Jo ti besosh dikujt.
 
jam sociable sa ska me po shume selektive. Nuk fus kollaj njerez ne shpirtin tim ama nese ma
Thyen besimin ska shance me . A kerkoj falje kur jam gabim ? Po e bej Po mos e merrni per dobesi.
A i besoj kujt 100% ? Jo . Dhe te vetja dyshoj ndonjehere . Cit @Baba nga Durrsi ne cdo firme e tij .:))
Personit qe i fal besimin i fal shpirtin ama Kur me zhgenjen nuk ka kthim me . Nuk bej zhurme hic thjeshte i largohem ne heshtje .
 
une mendoj se te besosh qe @Arfenilla do ket mendim pozitiv per mua eshte njesoj si te besosh qe Shqiperia do shpallet kampion bote ne futboll apo qe Kamza do dale kampion ne superleague
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top