• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

As sot Qeveria nuk do të vendosë për orën policore për Bajram

legjenda

Tetova

Qeveria e Maqedonisë së Veriut as sot nuk do të diskutojë dhe të vendosë për propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të ketë orë të zgjatur policore gjatë fundjavës, mëson TV21 nga burime qeveritare. Mbledhja me shumë gjasa do të mbahet nesër. Ora policore, ashtu si është propozuar nga Komisioni, mund të përfshijë edhe dy ditët e para të festës së Fitër Bajramit./TV21
 

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Covidi tregohet i mire ne raste festash nuk infekton njerezit 😆
Eshte pune tjeter ne maqedoni, nje dit pas festes sdo ket mo ore policore , + edhe pak ka zgjedhje parlamentare. Para 1 jave kishin fest krishteret ku masovikisht u festua, pra marin vendime sipas ndjenjave nacionaliste dhe etnike :) .
 

legjenda

Tetova
Nesër vendoset për orën policore për Bajram në Maqedoninë e Veriut
Publikuar 22:01 21 Maj, 2020




Gjatë ditës së nesërme do të ketë vendim të Qeverisë se çfarë orë policore do të ketë për fundjavë. Po bëhen konsultime, deri më tani janë respektuar rekomandimet, ne i ndjekim mendimet e ekspertëve. Do të duhet të shkojmë drejt lehtësimit të masave, por kjo do të thotë respektim të masave tjera jo restriktive. Por, ato masa nuk respektohen, nuk mbahen maska, nuk respektohet distanca. Nëse dëshirojmë të kemi zvogëlim të masave, duhet të respektohen rekomandimet.
Këtë e deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në emisionin e sontëm ku ishte mysafir në TV 24, duke potencuar se lehtësimi i masave është në proporcion të drejtpërdrejtë me respektimin e rekomandimeve.
“Ajo që mund të vërehet këto ditë ka rritje të vogël të numrave në nivel botëror. Autoritetet tona shëndetësore i dinë saktë klasterët dhe nuk kemi vatra të panjohura. Një pjesë e të infektuarve janë nga liturgjia në Strugë, si dhe nga darkat për Iftar. Prandaj nëse duam të lehtësohen masat do të duhet të rritet përgjegjësia personale përmes respektimit të masave për mbrojtje”, ka thënë Mançevski.
Theksoi se sot ka 40 të infektuar të rinj, duke shtuar se jemi larg nga ditët kur ka pasur mbi 100 të infektuar.
“Prandaj mendoj se ajo që do të rrjedhë nesër nga Shtabi i krizës, nga Komisioni për sëmundje infektive dhe nga seanca qeveritare do të jetë qëndrim kyç. Nga njëra anë kërkojmë lehtësim të masave, nga ana tjetër kemi kritikë se shëndetësia nuk përballet mirë me krizën. Unë mendon se shkëlqyeshëm përballemi me pandeminë. Rol kyç kanë edhe mediumet të cilat rregullisht i transmetojnë masat. Ne si shtet ishim ndër të parët me masat, me karantina shtetërore… MPB-ja konkretisht ministri në televizion tha se dikush e shtyn t’i dënojë qytetarët, ndërsa ai nuk ka dashur t’i dënojë”, deklaroi Mançevski.
Për të, mungesa e sanksioneve nga ana e MPB-së ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektojnë masat krijon trajtim të pabarabartë.
“Një pjesë e të infektuarve janë nga liturgjia. një pjesë janë nga festa e MPB-së, ndërsa këto dy javët e fundit siç nuk është ndërmarrë asgjë për ngjarjet ku nuk respektohen masat, nuk kemi informacione nëse Kontrolli i brendshëm i MPB-së bën hetim për nëpunësit të cilët ishin në terren, ndërsa nuk kanë ndërmarrë asgjë. Edhe atë qytetarët janë në pasiguri, gjegjësisht ndjejnë se nuk ka trajtim të barabartë ndaj të gjithëve. Të gjithë edhe institucionet edhe qytetarët, tani kur lehtësohen masat gjithkund, të apelojmë të respektohen masat për mbrojtje”, theksoi Mançevski.
 

legjenda

Tetova
BFI publikon masat për Fitër Bajramin
BFI publikon masat për Fitër Bajramin



Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar masat që propozon për Fitër Bajram. Ata sugjerojnë që namazi i sabahut të falet në shtëpi ndërsa namazi i Bajramit të bëhet në xhami, por të mos zgjasë më shumë se 15 minuta.
BFI po ashtu rekomandon që maksimalisht të shmangen kontaktet fizike, të shmangen vizitat në varreza, ndërsa vizitat tek familjarët për festën të jenë sa më të pakta.

Sponsored Content
 

legjenda

Tetova

Ora policore të dielën nis nga ora 11:00
Alsat2020-05-22T18:15:52+02:00
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që ora policore gjatë festës së Bajramit, respektivisht ditën e diel të nis nga ora 11:00 deri të martën në ora 05:00. Sa i përket ditës së shtunë, ora policore do të vazhdojë me orar të njëjtë, gjegjësisht do të nis nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ditën e nesërme.https://alsat-m.tv/
 
Top