Arvizu: Të numërohen votat e njësisë. 5

WxP

Staf në FV.AL
KZAZ nr. 49 të njësisë bashkiake nr. 5 ku aktualisht numërimi vazhdon në mënyrë të ngadaltë dhe shpeshherë ka pasur incidente e tensione, e ka vizituar orët e vona të mbrëmjes ambasadori i SHBA-ve Aleaksandër Arvizu.

Mbërritja e papritur e tij, sic raportoi gazetari i NEWS 24 Arbër Hitaj bëri që komisionerët e përfshirë në debate t’i rikthehen numerimit të kutive. Sherri i nisur mes komisionerëve u bë për një fletë votimi, që kamera nuk e tregoi në lexim.

I pyetur nga gazetarët për situatën e krijaur aty, Arvizu u shpreh se është me rëndësi që qytetarët të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Njerëzit duan që votat të numërohen, njerëzit meritojnë që votat të numërohen. Ne po bëjmë punën tonë që votat të numërohen”, shtoi ambasadori SHBA.
 

Attachments

  • numerimi6.jpg
    numerimi6.jpg
    10.9 KB · Shikime: 19
Pe: Arvizu: Të numërohen votat e njësisë. 5

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka vizituar në mbrëmje njësinë bashkiake numër 5, ku procesi i numërimit po calon. Në një prononcim për mediat, Arvizu ka theksuar se komisionerët duhet të numërojnë cdo votë të hedhur në kuti nga qytetarët.

“Njerëzit meritojnë që votat e tyre të numërohen dhe ne po punojmë që kjo gjë të ndodhë. Falenderoj të gjithë për vëmendjen që i keni kushtuar”, ka deklaruar Arvizu për mediat.

Gjatë paradites, ambasadori i Shteteve të Bashkuara takoi kryeministrin Berisha dhe liderin e PS Edi Rama, të cilëve u ka dhënë mesazhe të qarta mbi ecurinë e procesit zgjedhor.



Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top