Arvizu: KQZ gabon

WxP

Staf në FV.AL
Ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të nxirrte rezultatin paraprak dhe jo të merrte rolin e një komisioni zonal zgjedhor. Në një intervistë të dhënë për televizionin Ora News, Arvizu ka dhënë dy mesazhe të forta në adresë, si të KQZ-së dhe të kryeministrit Berisha, duke deklaruar se duhet të nxirret rezultati paraprak në fillim dhe pastaj të vijohet me ankimimet. Dhe për Arvizun, rezultati paraprak dihet se cili është.

“Jam i çliruar që numërimi mbaroi dhe dukej që numërimi ishte mjaft i saktë, ndaj ishte kënaqësi që të shihja atë përfundim. Sigurisht, e dimë që rezultatet paraprake nuk u bënë zyrtare, por të gjithë e dimë se cilat ishin rezultatet paraprake. Në atë kohë, shpresoja që kjo do të formonte bazën mbi të cilën të gjithë do të ecnim të gjithë përpara. Shumë njerëz në atë kohë i përshkruan si zgjedhje të mira. ا’është më e rëndësishmja fitoi populli shqiptar”, ka deklaruar Arvizu.

“Koalicioni qeverisës vuri në dukje se kishte fituar shumë më tepër vota në nivel kombëtar, në të gjithë vendin. Mendoj se ishin të kënaqur edhe që morën shtatë nga njëmbëdhjetë minibashkitë, të paktën mendoj që fituan shtatë nga njëmbëdhjetë”, tha ai.

“Socialistët, jo vetëm mbajtën shumicën e qyteteve që kishin pasur, por edhe shtuan disa të tjera. Ndaj, mendoj se kanë qenë zgjedhje ku të dyja palët mund të shprehen në mënyrë legjitime se arritën rritje. ثshtë disi e pafat që sot jemi në situatën e tanishme”, është shprehur ambasadori.

Më tej zoti Arivu ka vijuar: “Mendoj që duhet të jemi të sinqertë, kjo është një situatë e vështirë. Shumë njerëz ndihen të frustruar dhe emocionalë. Mendoj që e rëndësishmja është, aq sa është e mundur, që të gjitha palët të përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor. Këtu përfshihet Kodi Zgjedhor, por edhe mjete të tjera ligjore. Problemi është që vetë Kodit i bëhen interpretime të ndryshme. E rëndësishmja është që cilido të përpiqet të qëndrojë sa më i qetë që të mundet. Askush nuk do të shohë ndokënd të lëndohet, qofshin protestues paqësorë, deputetë, kalimtarë, apo oficerë policie”.

“Nëse njerëzit përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor dhe nëse përpiqen të shohin përtej zgjedhjeve, të shohin përpara tek qeverisja, mendoj se përfundimi do të jetë i mire”, ka theksuar ambasadori amerikan.

“Mund të them këtë, mendoj që do të kishte qenë ide e mirë që KQZ-ja të kishte shpallur rezultatet zyrtare paraprake, qoftë edhe si pikënisje. Mendoj se do të kishte qenë një hap i dobishëm sepse do t’i kishte dhënë mundësi sfidave apo çështjeve pasuese, përfshirë ato lidhur me nëse duhen numëruar votat e devijuara apo të vendosura në kutitë e gabuara”, ka nënvizuar ai.

“Sigurisht, një tjetër problem, me sa e kuptoj unë, është që Tirana është unike në vend, në kuptimin që vetëm kryeqyteti nuk ka komisionin e vet zonal kushtuar atij. Duket sikur vetvetiu, KQZ funksionon si komisioni zonal për Tiranën. Shumica e ekspertëve me të cilët kam folur mendojnë që kjo nuk është ide e mirë, sepse i merr KQZ-së paksa nga misioni i saj qendror, funksioni qendror”, është shprehur Arvizu.

“Megjithatë, kështu është Kodi Zgjedhor; ka disa mangësi, por përbën bazën mbi të cilën të mund të zhvillohen zgjedhje. Mendoj se një gjë e tillë gjithashtu thekson rëndësinë kritike që ka të ecim përtej zgjedhjeve të tanishme dhe të përqendrohemi tek reformat, përfshirë reformën e Kodit Zgjedhor. Mendoj që janë nxjerrë shumë mësime mbi bazën e këtyre zgjedhjeve. Duhet që disa prej tyre të zbatohen”, ka shtuar ambasadori.



Top-Channel
 

Attachments

  • arvizu-prokuroria.jpg
    arvizu-prokuroria.jpg
    9.1 KB · Shikime: 93
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top