Arsyeja pertej ndjenjes...

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Leter per T.

E dashur…
Nuk e di perse te quaj akoma e keshtu?! Ndoshta sepse per mua mbetesh akoma e dashura ime. Une akoma i mbyll syte me imazhin tend te stampuar mbi retinè, me puthjen tende qe prehet mbi buzet e mia, me gervishjen e thonjve te ty qe me kacavirret mbi lekure..
E di, fjalet e mia s'do t'i degjosh, je lodhur nga rruga e gjate e arsyes
qe ndjenja ta vrau pa dashur. Dhe padashur ti bere nje zgjedhje, zgjodhe arsyen para ndjenjes.
Si?!
Nuk ishte pikerisht keshtu?! A nuk e mbyte ti ndjenjen tende per hir te asaj qe ty tu duk e arsyeshme?! Apo si zakonisht gabohem une …
Po, per ty une jam fajtori, une s'te desha aq sa duhej, aq sa ti e meritoje.
Po, une te genjeva, te mashtrova, te hodha hi syve. Une, po po, per ty une isha ose me sakte jam djalli i veshur njeri.
Por ama i njejti djall qe deshe ti… I njejti djall i shkrete qe pa ty ferrin ka mbreterine e vete.
Po si dashka nje djalle a e ke pyetur veten?!
Oh zot sa te kam dashur une s'do te mundesh ti ta duash veten. S'do te mundesh dot zemer s'do te mundesh. Ashtu si s'mundem dot une te mbushem me fryme, dhe ngjiret zeri, dridhet qerpiku dhe lind nje lot.
Por jo lotin e vras, e vras pa lindur, e vras padashur.
Se te betohem ajo qe dua eshte, te qaj … T'i qaj te 7 shpirtrat dhe te bucas gjoksi im nga ky maraz, nga ky trishtim qe rrenjet i ka te thella dhe shkojne tej e pertej ne berthamen e tokes. Por s'po mundem, s'po mundem dot te shperthej si vullkan kryenec, me zjarre e flake, por po shuhem, shuhem si enderr kur syte i hap.
Dhe belbezoj ato dy tri fjale, “me mungon e dashur, me mungon” .
Me mungon aroma jote, shije luleshtrydheje mbi buze rreshkitur mbi lekure, kacavjerrur neper floke, shperndare si polen neper ajer.
Me mungon buzeqeshja jote permbi buze si vese e pare e mengjesit mbi lule, me mungojne syte e ty, atje ku loti qeshte, qeshte e qeshte me mua.
Oh shpirt me mungojne edhe ato qukat e tua si yje te vegjel ne qiellin e pafund te bukurise tende.
Sa t'i desha ato quka t'i desha porsi syte… Me ka marre malli te te shikoj ndersa fle, te te mbuloj nga frika mos ftohesh, te te puth e te te perqafoj deri sa gjumi te me zere edhe mua.
Me ka marre malli per zerin tend. Thuame nje fjale shpirt, thuame nje fjale, belbezoje midis buzeve psheretimen e fshehur te ndjenjes, thuame edhe vafsh ne djall, thuama te lutem, kam nevoje per te.
Kam nevoje te me shikosh ne sy, dhe ne syte e mi te shikosh sesi digjen kometat, permbysen botet, por imazhi yt mbetet gjithmone aty.
E di s'do te me thuash asnje fjale, heshtja jote eshte ndeshkimi im. Ndeshkimi im se te desha pertej arsyes, se te dhashe edhe ate qe s'mund te te jepja, dhe ti doje te me merrje ate qe une nuk mund te te jepja.
Doje te me mbaje ne jete duke me vrare pak nga pak, pa e kuptuar, pa e ditur se fryma po me zbehej, pa e ditur se mund te me merrje trupin, zemren , te gjithe jeten por shpirtin jo.
Ate djallit do ja kisha shitur per ty, do ta kisha grisur si leter pa vlere, do ta kisha djegur, thekur dhe buzeplasur, fjalemekur pa shpirt do jetoja per ty, se kujtoja se shpirti yt mjaftonte per dy.
Se ti ishe drita ime, drite te thoja, se per mua drite ishe.
Dhe kur me merrte malli te peshperisja.
Tullumbace a e di sesa te dua ne te vertete, per te ta treguar nuk me mjafton vetem nje jete. Do te duhet 100 a 100 mije per te te dashur ashtu si duhesh ti. Vazhdoj akoma flas per ty, cdo mengjes, cdo hap, cdo frymemarrje, cdo enderr.
Cdo gjest kur leviz duart, perplas qerpiket, nuhas aromen e veses, prek agime, degjoj fishkellimen e eres midis gjetheve, ndjej driten henes mbi lekure, cdo gje me sjell tek ti.
Dhe te dua ashtu si te desha diten e pare, ndoshta me shume, ndoshta shume me shume…
Ndonjehere kthehem ne kohe, mbyll syte dhe te shikoj ty ndersa me perqafon, ti dridhesh e tera dhe gjethet ndalen per nje cast, shushurima e tyre u shua, nuk psheretinin me, dridhja e zemres tende i mjaftonte. Aty te desha, ne ate perqafim te pare une njoha parajsen e s'kish Zot te ma mohonte dot, e s'kish djall qe te me tundonte, nuk kish…
Dhe ju luta Zotit, ju ula ne gjunje, por ai heshti porsi ti.
Ju luta serish e serish dhe heshtja e tij me vriste, indiferenca u be si bishe dhe me shqeu gjoksin. Nuk degjoja asgje vec kete rrahje konstante zemre qe emrin tend kish perendi, edhe ajo e heshtur. Cudi… Per te marr statusin e perendise duhet te jesh i heshtur thoja me vete, memece qenka madheshtia , hyjnorja , perendite sfliskan kurre. Por ne i lutemi serish , atje ne gjynje , dhe qajme e qeshim per hire te nje perendie te heshtur. Dhe i kerkojme zotit te heshtur te na ndihmoje, atje i prehim frikat, atij i themi endrrat qe kemi ne sirtar dhe perendia hesht dhe vetem hesht.
Por fjala ime nuk heshti kurre, here here e ngaterruar neper labirintet e zemres, ne konjukturat e ndergjegjes, ne notat e ndjenjes, ne shuplakat e jetes.
Nuk mundem me, perplas dyer te cilat me mbyllen ne fytyre, dhe rruget behen me te gjata, ikin e ikin pa fillim e pa fund dhe une humb neper dritehije kujtimesh, neper copeza fotografish qe s'pata guxim t'i gris kurre. Por e dija, te desha me shume sec duhej me shume sec mundet, por ty s'te mjaftonte asnjehere dhe lumenjte rridhnin e rridhnin drejt detit tend por s'munden dot kurre ta mbushnin.
Por u lodha zemer, kjo largesi shpirtrash me vret me shume sesa distanca qe na ndan.
Kjo heshtje e shurdher qe bren e gerryen si erozion po me mund.
Po me merr frymen, shpirtin, jeten po ma merr nga pak.
Dhe nuk mundem mè, nuk mundem… Keshtu po te shkruaj per te te thene lamtumire, ate lamtumire qe s'pata guximin te te thoja kurre. Megjithese ti me the qe kapitulli u mbyll une vazhdoja ta mbaja hapur librin e jetes time per ty.
Jetoja me shprese, ushqehesha me ndjenja, perqafoja kujtime dhe vrisja lot. Lamtumire e dashur, zemren time e lash atje tek ti, ti ne daç vrite, ne daç flake, ne daç bej c'te duash.
Jam i lodhur zemer, kjo rruge e gjate me sfiliti, qepallat jane te renda, por s'dua te fle, atje eshte mbushur plot me endrra dhe une s'dua te fle sepse zgjimi te vret, te vret zemer.
Ika, mbetsh mire, jetofsh ne tjeter zemer, ndriçofsh tjeter jete, lamtumire drite, harresa po na pret…
( Adrian Sulo )
20048_270909738967_926739_n.jpg


 
Titulli: Arsyeja pertej ndjenjes...

Po vuaj shume qe nga ajo dite kur bash pime ate kafe qofte e mallkuar, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj te shfryj sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk me ftove me se paku edhe per nje tjeter kafe? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
Nqse e lexon kete leter do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(megjithese e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja shume qe ne qastin kur te pashe hyre thelle ne zemren time.
 
Titulli: Arsyeja pertej ndjenjes...

E ckuptim ka te vajtosh mbi dicka qe ka mbaruar, qe ka marre fund???
Ne vend qe dhimbjen ta kthejne ne force per tu ngritur ne kembe e te vazhdojne neper rrugicat e perditshme te jetes... marrin lapsin e vajtojne mbi dicka qe eshte vec nje kujtim obsesiv ne mendjen e tyre.
Ne fund te fundit cdo gje ka nje mbarim..ka nje ndarje..ne kete bote.
Skam as nerva ta lexoj mgjs kshu duket e bukur dhe e shkruar plot emocione LOL LOL

PS per Sulon e lulekuqeve mbi mur: hajt mer se ka qene me e hajrit kshu :p :p
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top