Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë

Love

βeℓℓe â๓e
Bota po tregohet gjithnjë e më e etur për dije, gjysmën e dytë të shekullit XX, numri i atyre që zotërojnë një diplomë është rritur me 200 për qind

study-in-canada-150x150.jpg


Edukimi është krenaria e një populli fisnik, që di të jetojë dhe të kuptojë jetën dhe që për më tepër ka dëshirë të kontribuojë në ngritjen e nivelit kulturor botëror. Cilat janë vendet me përqindje më të lartë të njerëzve të edukuar në mënyrë elitare? Duket se diplomat universitare gjatë gjysmës së shekullit të XX kanë pësuar një rritje 200 për qind në shumicën e vendeve të botës. Ja dhjetë shtetet më të zgjuara në botë.

Kanadaja renditet e para kur bëhet fjalë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka një diplomë bachelor ose master. Sipas Yahoo, 68 për qind e kanadezëve të moshës 15-vjeçare dhe më lart ka një edukim mbi shkollën e mesme. اdo vit shpenzimet publike dhe private mbi arsimin arrijnë 2.5 për qind të GDP-së. 71 për qind e femrave të moshës nga 25-44 vjeçe e kanë plotësuar arsimin e tyre në nivele të larta, e njëjta gjë vlen edhe për 65 për qind të meshkujve. Ndërkohë, përqindja e individëve që zotërojnë një diplomë është rritur nga 10.9 për qind në vitin 1990 në 22.5 për qind në vitin 2012.

Izraeli renditet i dyti në listën e shteteve më të zgjuara dhe më të edukuara. Vite më parë, në Izrael, edukimi ishte një privilegj i pak njerëzve, vetëm 1600 studentë kishin fatin të edukoheshin në universitet. Në vitet e fundit, kjo shifër ndryshoi në mënyrë drastike në 206.000 studentë, 61 për qind e të cilëve studiojnë brenda vendit. Të diplomuarit e Izraelit kanë arritur të futen mes liderëve më të mëdhenj botëror në fusha të ndryshme që nga shkenca, te fizika, teknologjia, inxhinieria dhe ekonomiksi.

Japonia është e njohur në të gjithë botën, për arritjet e saj në teknologji dhe shkencë, ndaj nuk është çudi që renditet e treta për sa u përket vendeve më të edukuara. 44 për qind e 127.9 milionë e njerëzve që janë pjesë e popullatës së Japonisë kanë mbaruar studimet e larta. Vendi ka nxjerrë 15 nobelistë në fusha si fizika, kimia dhe mjekësia, si dhe në lidhje me teknologjinë robotike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen si të katërtat në listën e shteteve më inteligjente dhe të edukuara. Në vitin 2009-2010 në të gjithë Amerikën Veriore numëroheshin rreth 4.495 universitete. ثshtë interesant fakti që gjithnjë e më shumë femra bëhen pjesë e nivelit të lartë të edukimit dhe i kanë tejkaluar meshkujt kur bie fjala për mbarimin me sukses të studimeve. Mendohet se femrat zotërojnë 58 për qind të diplomave bachelor, 60 për qind të diplomave master dhe 49 për qind të doktoraturave. Intelektualët amerikanë janë të njohur në të gjithë botën për kontributin e vazhdueshëm që japin në të gjitha fushat e shkencës dhe jetës.

Zelanda e Re është shteti i pestë më i zgjuar dhe i edukuar në renditjen botërore. Shkalla e personave që dinë të shkruajnë e të lexojnë mes të rriturve është 99 për qind. Mendohet se 40 për qind e të gjithë popullatës zotëron një diplomë universiteti.

Koreja e Jugut renditet në vendin e gjashtë. Edukimi në këtë shtet është shumë strikt. Punësimi dhe statusi i çdo njeriu varet në mënyrë të pandashme nga niveli i arsimimit dhe arritjet shkencore, gjë që shton shumë konkurrencën mes studentëve. 39 për qind e popullsisë ka një diplomë universiteti. Koreja e Jugut së bashku me Finlandën janë shtetet e vetme ku më popullore nuk janë degët si shkenca shoqërore, drejtësia dhe biznesi. Studentët atje zgjedhin të studiojnë shkencat humane dhe art.

Norvegjia, Finlanda, Britania e Madhe dhe Australia zënë të gjithë vendin e shtatë për shkallën e zgjuarsisë dhe edukimit. Në të gjitha këto shtete 37 për qind e popullatës ka diplomën e mbarimit me sukses të universitetit. 23 për qind e shpenzimeve të Norvegjisë shkojnë për arsimin e lartë dhe programet bachelor ndiqen nga 60 për qind e të gjithë atyre që mbarojnë shkollën e mesme. Në Finlandë, shumica e studentëve përzgjedhin degë si inxhinieria, industria e prodhimit dhe ndërtimit. Nga ana tjetër, Australia tërheq një numër të madh të studentëve nga e gjithë bota, kjo prej nivelit të lartë të edukimit të ofruar. E njëjta gjë ndodh edhe me Britaninë e Madhe, e cila është e preferuar prej shumë studentësh nga e gjithë bota.

Estonia dhe Irlanda e ndajnë vendin e tetë mes tyre. Në të dyja këto vende, 36 për qind e popullatës mbart një diplomë universiteti. Estonia ka një numër të madh institucionesh, të cilat ofrojnë një larmi kursesh si shkencat e mjedisit, teknologjia dhe semiotika. Nga ana tjetër, Irlanda është shtëpia e shumë intelektualëve që kanë dhënë kontribut botëror. Robert Boil është një nga zbuluesit modernë në kimi, Xhon Tindall zbuloi shkakun se përse qielli është blu dhe Xhorxh Stonei që shpiku termin “elektron”.

Luksemburgu dhe Zvicra janë në vendin e nëntë të shteteve më të zgjuara. Edhe pse Luksemburgu ka vetëm një universitet, 35 për qind e popullatës ka diplomë universiteti. Nga ana tjetër, Zvicra krenohet me vendin e rëndësishëm që zë në organizata ndërkombëtare si OKB, Organizata Botërore e Shëndetit dhe për Organizatën Europiane për kërkime nukleare.

Danimarka renditet në vendin e dhjetë të shteteve më të edukuara. ثshtë shumë i çuditshëm fakti se Danimarka është ndër shtetet e pakta që i paguajnë studentët e tyre për të ndjekur universitetin. Këto rregulla aplikohen vetëm për qytetarët danezë dhe jo për të huajt, të cilët duhet të paguajnë shuma të larta. Pavarësisht këtij përfitimi që mund të përdorin studentët, vetëm 34 për qind e popullsisë ndjek studimet e larta universitare.

  • Kanadaja renditet e para kur bëhet fjalë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka një diplomë bachelor ose master
    Të diplomuarit e Izraelit kanë arritur të futen mes liderëve më të mëdhenj botërorë në fusha të ndryshme, që nga shkenca, te fizika, teknologjia, inxhinieria dhe ekonomiksi
    Punësimi dhe karriera në Korenë e Jugut ka lidhje të drejtpërdrejtë me nivelin e arsimit dhe arritjet shkencore, këtu edukimi është shumë strikt
    Danimarka është nga vendet e pakta që i paguan studentët të ndjekin universitetin, megjithatë vetëm 34 për qind e popullsisë e shfrytëzon këtë mundësi
G.Shqip
 
Titulli: Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë

Shtetet me te edukuara do ishte me e sakte...se zgjuarsia s'matet vetem neper ane te diplomes.
 
Titulli: Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë

Per te mos rene ne sy e kan renditur Shtetin e tyre te dytet. -Deuid


Per zgjuarsi ma kadal se Armenia ka futur dhe Shahun si lend arsimimi,apo nuk esht aleati ketyre qe renditen ketu?
 
Titulli: Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë

Ne mungojmë?Të mendosh se edhe gomerët i kemi me diplomë?Kemi më shumë juristë se U.S.A aq sa shumicën i kemi kamarierë,dhe nuk jemi në këtë përzgjedhje?E çuditshme,të mungojmë ne dhe Kosova,kjo është me hile,nuk ka mundësi.
 
Titulli: Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë

Shtetet me te edukuara do ishte me e sakte...se zgjuarsia s'matet vetem neper ane te diplomes.

ke shume te drejte jane me te edukuarit po jo me te zjuarit , mendoj se ne shqiptaret jemi vertet te zjuar kudo neperbot ku kemi shkuar kemi mesuar gjuhen jemi ambjentuar jemi shkolluar madje shpesh ua kemi kaluar dhe vendasve :D
 
Titulli: Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë

Per te mos rene ne sy e kan renditur Shtetin e tyre te dytet. -Deuid

Sigurisht ! Per drejtimet Ekonomi dhe Juridik , neve as Kanada as Israel nuk na kalon . Ne jemi 2 milion ne Kosove , mbrenda vitit afer 10 studenta regjistrohen ne keto drejtime .

Cka po me ben pershtypje , se jane rendite ne kete 10 -teshe vetem vendet te ashtuquajtura ''perendimore'' ! Mendoj se Turqia ka nivel te larte te arsimit . Eshte dashur te renditet aty ka mesi dikund .
 
Titulli: Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë

Eh nuk eshte e vertet,do te pranoja se jane me te kulturuar,me te respektuar.
 
Arsimimi eshte fizionomia e nje kombi
 
Bota po tregohet gjithnjë e më e etur për dije, gjysmën e dytë të shekullit XX, numri i atyre që zotërojnë një diplomë është rritur me 200 për qind

study-in-canada-150x150.jpg


Edukimi është krenaria e një populli fisnik, që di të jetojë dhe të kuptojë jetën dhe që për më tepër ka dëshirë të kontribuojë në ngritjen e nivelit kulturor botëror. Cilat janë vendet me përqindje më të lartë të njerëzve të edukuar në mënyrë elitare? Duket se diplomat universitare gjatë gjysmës së shekullit të XX kanë pësuar një rritje 200 për qind në shumicën e vendeve të botës. Ja dhjetë shtetet më të zgjuara në botë.

Danimarka renditet në vendin e dhjetë të shteteve më të edukuara. Është shumë i çuditshëm fakti se Danimarka është ndër shtetet e pakta që i paguajnë studentët e tyre për të ndjekur universitetin. Këto rregulla aplikohen vetëm për qytetarët danezë dhe jo për të huajt, të cilët duhet të paguajnë shuma të larta. Pavarësisht këtij përfitimi që mund të përdorin studentët, vetëm 34 për qind e popullsisë ndjek studimet e larta universitare.

G.Shqip
Disa informacione shtesë.
Danimarka ka ngritur përqindjen e notës mesatare për t´u pranuar nëpër shkolla vijuese, që nga shkolla e mesme. Pastaj këtu ka dy drejtime të shkallës së dytë akademike: masteri dhe kandidati. Shteti paguan për kandidatët që janë tipike ndër shtetërore dhe si vijim direkt nga bachelori. Masteri është internacional dhe edhe studentët vendas e paguajnë vetë (në shumicën e rasteve), por që kërkohet së paku dy vite përvojë pune ( e kushtëzuar kjo).
Njëra nga arsyet kryesore për renditjen në vend të dhjetë është mungesa e krahut të punës. Rekrutimin e fillojnë që në klasë të nëntë me organizime të ndryshme nëpër shkolla fillore dhe ka efektin e dëshiruar. Të ardhurat pra, sepse një punëtor ndërtimtarie, shembull, të ardhurat mujore i ka të barabarta me një akademik. Pra, krijohet një barazpeshë ndër shtetërore.
Mjaft të zgjuar danezët, do të thoja. :)
 
Sipas informatave, une kam degjuar se Finlanda ka femijet me te zgjuar tani per tani dhe gjithashtu nje sistem arsimor shume shume te sotistikuar, nje nder planprogramet me te mira ne bote.
 
Titulli: Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë



Sigurisht ! Per drejtimet Ekonomi dhe Juridik , neve as Kanada as Israel nuk na kalon . Ne jemi 2 milion ne Kosove , mbrenda vitit afer 10 studenta regjistrohen ne keto drejtime .

Cka po me ben pershtypje , se jane rendite ne kete 10 -teshe vetem vendet te ashtuquajtura ''perendimore'' ! Mendoj se Turqia ka nivel te larte te arsimit . Eshte dashur te renditet aty ka mesi dikund .
Shume pak qenkan 10 studenta ne vit ne keto drejtime :p.

Aksesi ne shkolle, informacion e formim eshte njera, zgjuarsia eshte tjetra.
Besoj qe artikulli duhet te formulohej me shume per vleren e dipllomes ne keto shtete se sa ne zgjuarsi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top