Arrestohet gazetari që tronditi Greqinë

Love

βeℓℓe â๓e
  • Në listën “Lagarde” ndodhen 2059 emra të shtetasve grekë, të cilët kanë depozituar paratë e tyre në Zvicër
  • Në vitin 2010, Christine Lagarde ia dorëzoi listën Jorgos Papakostandinu, i cili e mbajti të fshehtë.

timthumb.php


Gazetari grek Kostas Baksevanis, është arrestuar në shtëpinë e tij në Athinë. Këtë lajm e bëri vetë të ditur gazetari nëpërmjet rrjetit social “Twitter”. Prokuroria kishte lëshuar një urdhër arresti për Baksavanis për shkak të publikimit të listës “Lagarde”.
Në këtë listë ndodhen 2059 emra të shtetasve grekë, të cilt kanë depozituar paratë e tyre në Zvicër.
Ndër të tjera në listë figurojnë edhe emrat e disa politikanëve të njohur grekë. Baksavanis e ka publikuar këtë listë tek revista Hod Doc.
Prokuroria mori shkas nga kjo për të lëshuar një urdhërarrest për gazetarin me motiv publikimin e të dhënave personale.

Lista e “zezë”
Ka qenë pikërisht drejtoresha e FMN, Christine Lagarde, që e ka nxjerrë këtë listë në vitin 2010, në kohën kur ajo ka qenë Ministrja e Financave në Francë. Lagarde ia dorëzoi listën homologut të saj grek Jorgos Papakostandinu. Por ky i fundit e mbajti të fshehtë dhe nuk ua dorëzoi autoriteteve kompetente.

Reagimet
Si brenda ashtu dhe jashtë shtetit grek, akuzat ndaj gazetarit kanë shkaktuar reagime të fuqishme. Qeveria greke vazhdon të theksojë se do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj personave që kryejnë evazion fiskal dhe korrupsion.
Burimi: shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top