Aromë gruaje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tetë gra të bukura mishërojnë natyrën e botës femërore, duke u marrë “hua” nga firmat më të njohura të botës së modës dhe kozmetikës, për t’u bërë imazhi i aromave, duke filluar që nga klasiku “Chanel n. 5” dhe deri te më i riu prej parfumeve “True Star”.

Pasi fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë protagoniste për filmin "Monster", Charlize Theron u kthye në një nga aktoret më të kërkuara të Holluvudit. E lindir më 7 gusht 1975, i përket shenjës së Luanit, shenjë e zjarrit, pasiononte dhe krenare. Një arsye që “Dior” e ktheu në imazh të parfumit të tij më të rafinuar, “J'adore”.


Menaxherët e “Chanel” nuk kanë pikë dyshimi për Nicole Kidman. Eshtë perfekte për të qenë imazhi i parfumit të parë të krijuar nga Mademoiselle Coco, “Chanel n. 5”. E lindur më 20 qershor, nën shenjën e Binjakëve, aktorja bionde mishëron sharm dhe inteligjencë.


Britney Spears “noton” në botën e parfumeve. Ka firmosur me Elizabeth Arden një kontratë licence për të prodhuar dhe hedhur në treg parfum që mban firmën e saj: Curious. Princesha e pop-it, e lindur nën shenjën e Shigjetarit është një bombë energjie dhe optimizmi, por edhe brishtësie.

Beyoncé është fytyra e parfumit të ri të Tommy Hilfiger, “True Star”, një parfum për ato femra që duan të ndihen spektakolare (kështu e përshkruan vetë stilisti parfumin e ri). Ashtu siç është edhe amazona e re e muzikës pop Beyoncé, e lindur më 4 shtator 1981, nën shenjën e Virgjëreshës.

Stili dhe loo-ku i Kate Moss është i imituar nga të gjitha vajzat. E lindur më 16 janar 1974, Kate i përket shenjës së Bricjapit. Shenjë e tokës, që e bën topmodelen të jetë mishërim i gruas ambicioze që di mirë se ç’kërkon në jetë. Jo rastësisht “Cacharel” e zgjodhi për imazh të parfumit më të famshëm “Anais Anais”.


E lindur më 24 korrik 1969, nën shenjën e Luanit, Jennifer Lopez, këngëtare dhe aktore, është njëkohësisht edhe prodhuese e një parfumi që mban emrin e saj. J.Lo është simbol i bukurisë latine dhe imazh i gruas energjike e plot grintë që nuk njeh pengesa. Në fakt edhe në jetën e saj private Jennifer Lopez është një ciklon i vërtetë. S’është pak të martohesh tri herë.

Liv Tyler ka lindur më 1 korrik 1977 dhe i përket shenjës të Gaforres. Magjikja Arwen tek "Zotëria i unazave", është simbol i femrës së ndjeshme dhe plot emocione. Prandaj Givenchy e ka kthyer në imazh të parfumit Very Irresistible.

Falë pamjes së saj seksuale dhe fizikut të mahnitshëm, Catherine Zeta-Jones, është zgjedhur nga Elizabeth Arden si imazh i parfumit të saj Provocative Woman. Parfumi u dedikohet femrave që u pëlqen bukuria natyrale. Ashtu Catherine, e cila ka lindur më 25 shtator 1969, dhe di t’i shprehë aq mirë karakteristikat e shenjës së saj, Peshores.

Jo për të qenë në rrymën e vitit të lindjes dhe as sepse yjësitë u kanë destinuar tiapre të mirëepërcaktuara të shenjave të horoskopit. Por thjesht sepse janë gjendur aq mirë nën tisin e disa aromave (kryesisht firma të njohura të botës së parfumeve) disa nga femrat më të njohura edhe në Shqipëri kanë vendosur të mos dalin kurrë pa u spërkatur më parë nga falkonët e Chanel n.5, siç bën Diana اuli, Van Cleef & Arpel siç bën Fjodora Fjora, apo edhe duke u besuar aromën e lëkurës disa parfumeve siç bën Enada Hoxha apo Majlinda Bregu

Revista Jeta
 
Aroma e vertet e gruas ndihet vetem ne preher te nenes...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top