Armstrong: Rrëfehem për të pastruar çiklizmin

cent

...Lontano
Lance Armstron është shprehur i gatshëm të rrëfejë të gjithë të vërtetën e mashtrimit të madh përballë një komisioni ndërkombëtar sportiv, por jo përballë Agjencisë Amerikane Anti-Doping.

ogx3z9.jpg

Kjo e fundit, që nga Kongresi amerikan ka marrë edhe statusin e autoritetit zyrtar të ruajtjes dhe vëzhgimit të rregullave në sportet olimpike, “fundosi” karrierën e Armstrong me dosjen e saj voluminoze ku përshkruhej saktësisht se si çiklisti amerikan fitoi me mashtrim shtatë Ture të Francës.

“Lance Armstrong është i gatshëm të rrëfehet për dopingun në çiklizmin profesionist përpara një komisioni ndërkombëtar, por jo përpara Agjencisë Amerikane Anti-Doping, USADA”, deklaroi të premten përfaqësuesi ligjor i amerikanit, Timothy Herman.

Ai e argumentoi këtë duke thënë se USADA ka juridiksion të kufizuar duke qenë se shtrihet vetëm për skuadrën amerikane. Klienti im, shtoi Herman, kërkon të pastrojë çiklizmin dhe për këtë autoriteti i duhur është Agjencia Botërore Anti-Doping ose Komiteti Ndërkombëtar i اiklizmit.

Tetorin e kaluar, agjencia amerikane anti-doping publikoi dosjen voluminoze sipas të cilës Armstrong ishte në qendër të një skeme të sofistikuar që i mundësonte dopiimin pa u vënë re nga autoritetet vëzhguese.

I vënë me shpatulla pas murit, çiklisti amerikan dorëzohet dhe para pak ditësh në një intervistë për Oprah Winfrey rrëfeu gjithcka, që nga mënyra se si siguroheshin substancat e ndaluara e deri tek skema e mashtrimit të kontrollit. /Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top